Ehli Sunneti dhe Xhemati
  Teuhidi ...
 

- Teuhidi El-Uluhije - Njësimi i All-llahut me adhurim -

Lloji i dytë i tevhidit është Tevhidu el-uluhije (Njësimi në adhurim), gjegjësisht është kuptimi i fjalës La ilahe il-lall-llah. Që kuptimi i saj shqip është: nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë pos All-llahut, ose nuk meriton askush tjetër të adhurohet pos All-llahut.

    Kjo fjalë e mohon adhurimin me të gjitha llojet e tij nga dikush tjetër dhe e pohon atë vetëm për All-llahun Një (subhanehu ve teala).

        Kjo fjalë është esenca dhe baza e fesë. Është fjala që Pejgamberi (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) e thirri popullin e tij e poashtu axhën e tij Ebu Talibin, por nuk besoi dhe vdiq në fenë e popullit të tij (krishtere).

        All-llahu (subhanehu ve teala) ka sqaruar kuptimin e kësaj fjale në shumë vende në Librin e Tij Fisnik.

        All-llahu (subhanehu ve teala) thotë: "Zoti i juaji është Një All-llah, nuk ka askush që meriton të adhurohet pos Tij. Ai është i gjithmëshirshmi mëshiruesi". (el-Bekare: 163)

        Gjithashtu thotë: "Zoti yt ka gjykuar që mos të adhurohet askush tjetër pos Tij". (el-Isra: 123)

        Poashtu thotë: "Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë". (el-Fatiha: 5)

        "E ata nuk janë urdhëruar ndryshe pos të adhurojnë All-llahun me sinqeritet, duke u larguar nga çdo adhurim tjetër". (el-Bejjine: 5)

        Te gjitha këto ajete e kometojnë këtë fjalë dhe e sqarojnë se kuptimi i saj është: mohimi i gjithë adhurimeve tjera pos All-llahut, dhe pohimi i adhurimit meritor vetëm për All-llahun Një (subhanehu ve teala).

        All-llahu (subhanehu ve teala) thotë: "Kjo, ngase All-llahu është Ai i vërteti, dhe atë që lusin ata pos Tij është e kotë. All-llahu është vërtet Ai i larti, i madhi." (el-Haxhxh: 62)

        "Kjo (dokumenton) se All-llahu është Ai (Zoti) i vërtetë, dhe se ajo që ata adhurojnë pos Tij është gënjeshtër, e All-llahu është Ai i larti, i madhi." (Lukman: 30)

        All-llahu (subhanehu ve teala) është i vërtetë, thirrja e Tij është e drejtë, adhurimi i Tij është i drejtë e i vërtetë dhe çdo adhurim tjetër pos Tij (subhanehu ve teala) është i kotë dhe gënjeshtër.

        Nuk kërkohet ndihmë prej askujt tjetër pos Tij, nuk therret (Kurban) për dikend tjetër  pos Tij, nuk mbështet në askend tjetër pos Tij, nuk kërkohet shërim prej askujt tjetër pos Tij, nuk bëhet tavaf rreth asnjë shtëpie tjetër pos shtëpisë së Tij (Qabes) (subhanehu ve teala), e të tjera nga llojet e adhurimit.

        Ai është i vërtetë dhe feja e Tij është e vërtetë (subhanehu ve teala).

        Prandaj, ai i cili beson këto tri llojë të tevhidit, kujdeset për to, punon dhe vepron me atë që urdhojnë këto tri lloje dhe qëndron i paluhatur në kuptimet e tyre, e kupton se All-llahu është Një dhe i vërtetë, Ai është që meriton adhurimin e askush tjetër prej ksijesave të Tij, i tilli ka realizuar Islamin dhe është besimtar i vërtetë. Ai i cili e humbë njërin prej tre llojeve të tevhidit i ka humbur të gjithë, përshkak se këto lloje janë të lidhura ngushtë njëra me tjetren dhe nuk ka Islam ai i cili nuk i posedon këto lloje apo njërin prej tyre.

        Ai i cili i mohon emrat e bukur dhe atributet e larta të All-llahut nuk ka fe, dhe ai i cili pretendon rival me All-llahun në mbikëqyrjen e gjithësisë është pabesimtar me pajtimin (Ixhmain) e gjithë dijetarëve.

        Ai i cili pranon tevhidin rrububije dhe tevhidin e emrave e atributeve të All-llahut, por nuk e adhuron All-llahun Një, adhuron pos Tij dikend tjetër nga, pejgamberët, melekët, xhinët, yjet putat apo diç tjetër ai nuk është besimtar, përshkak se i ka bërë rival All-llahut (subhanehu ve teala) në adhurimin e Tij, dhe kështu atij nuk i sjellin dobi edhe nëse i beson dy llojet tjera të tevhidit përderisa t'i bashkojë tri llojet sëbashku.

        Ky lloj i tevhidit është tevhidi i adhurimit (ibadetit), të cilin e mohuan pabesimtarët e mëparshëm e poashtu e mohojnë edhe pabesimtarët sot dhe nuk besojnë këtë tevhid. Ata adhuruan me All-llahun edhe dikend tjetër. Adhuruan pemët, gurët, idhujt, evlijat, njerëzit e mirë etj. Kërkuan nga ata ndihmë dhe therrën për ta Kurban pos All-llahut (subhanehu ve teala), dhe adhurime tjera që veprojnë adhuruesit e varreve , idhujve etj. Ata me këtë adhurim janë pabesimtar (mushrikë) dhe nëse vdesin në këtë shirk, atyre nuk iu falet dhe do të jenë përgjithmonë në xhehennem.

        All-llahu (subhanehu ve teala) thotë: "S’ka dyshim se All-llahu nuk falë (mëkatin) t’i përshkruhet Atij shok (idhujtarinë), e përpos këtij (mëkati) i falë kujt do". (en-Nisa: 48)

        All-llahu i Lartësuar thotë: "Nëse ata i bëjnë shok All-llahut, do t'iu asgjësoet ajo që kanë vepruar". (el-En'an: 88)

        Poashtu thotë: "Sepse ai që i përshkruan Zotit shok, All-llahu ia ka ndaluar (ia ka bërë haram) atij xhennetin dhe vendi i tij është zjarri. Për mizorët nuk ka ndihmës." (el-Maide: 72)

        Pra, patjetër duhet të realizohet ky llojë i tevhidit, njësimi i All-llahut me adhurim, mohimin e rivalitetit ndaj Tij (subhanehu ve teala), qëndrimi në këtë, thirrja, dashuria për Të dhe urrejtja për hir të Tij.

        Për shkak të injorancës që është ndaj këtij tevhidi binë njerëzit në shirk duke llogaritur se ata janë të udhëzuar dhe në rrugë të drejtë.

        All-llahu (subhanehu ve teala) thotë: "Ata (idhujtarët) morën për miqë shejtanët pos All-llahut dhe mendonin se ata janë në rrugë të drejtë". (e të udhëzuar)." (el-A'raf: 30)

        All-llahu i Lartësuar thotë për të krishterët dhe të ngjashëm me ta: "Thuaj: “A t’ju tregojmë për më të dëshpëruarit në veprat e tyre?” Ata janë veprimi i të cilëve u asgjësua në jetën e kësaj bote, e megjithatë ata mendojnë se janë kah bëjnë mirë." (el-Kehf: 103- 104)

        Pabesimtari me injorancën dhe me zemrën e tij të prishur mendon se ai është i devotshëm (muhsin). Adhuron tjetër pos All-llahut, i lutet dikujt tjetër pos All-llahut, kërkon ndihmë nga dikush tjetër pos All-llahut, therrë Kurban jo për hir të All-llahut. Ai nuk e bënë këtë për diç tjetër pos nga i injoranca dhe mosshikimi me sytë e zemrës.

        All-llahu (subhanehu ve teala) thotë për ta: "A mendon ti se shumica e tyre dëgjojnë ose kuptojnë? Ata nuk trajtohen ndryshe, por vetëm si kafshë, bile janë edhe më të humbur nga e vërteta." (el-Furkan: 44)

        Poashtu thotë: "Ne krijuam shumë nga xhinët e njerëzit për xhehennem. Ata kanë zemra që me to nuk kuptojnë, ata kanë sy që me ta nuk shohin dhe ata kanë veshë që me ta nuk dëgjojnë. Ata janë si kafshët, bile edhe më të humbur, të tillët janë ata të marrët." (el-A'raf: 179) 

- Teuhidi Err-Rububije - Njësimi i All-llahut me veprat që i takojnë vetëm atij -

Tevhidu err-Rrububije është:  pranimi dhe dëshmia e veprave të All-llahut, të cilat i takojnë vetëm Atij. Mbikëqyrja e Tij që i bënë gjithësisë dhe veprimi i Tij në te ashtu siç do Ai.
    Pra, ky llojë i tevhidit, që quhet "Tevhidu Err-rrububije" e që është: pranimi se All-llahu është krijues, furnizues dhe mbikëqyrës i gjërave. 

        Jep dhe merrë, ulë njerëz dhe ngritëtë tjerë, bënë krenar kë të dojë dhe mposhtë kë të të dojë, merrë shpirtëra (i vdes) dhe ngjallë të tjerë dhe Ai është i fuqishëm të vepron çfarë të dojë.

        Këtë llojë të tevhidit në përgjithësi e kanë dëshmuar edhe pabesimtarët. Siç thotë All-llahu (subhanehu ve teala) : "E nëse ata i pyetë se kush i ka krijuar, ata do të thonë All-llahu" (ez-Zuhruf: 87).

        All-llahu (subhanehu ve teala) thotë: "Nëse i pyet ata (pabesimtarët) se kush ka krijuar qiejt dhe tokën, do të thotë All-llahu". (ez-Zumer: 38).

        All-llahu (subhanehu ve teala) thotë: "Thuaj: “Kush ju furnizon me ushqim nga qielli e toka, kush e ka në dorë të dëgjuarit e të pamët (tuaj), kush e nxjerr të gjallin nga i vdekuri e kush e nxjerr të vdekurin nga i gjalli, kush rregullon çdo çështje?” Ata do të thonë: “All-llahu”. Ti thuaj: “A nuk i frikësoheni?” (dënimit)." (Junus: 31).

        Ata dëshmojnë e i pranojnë këto gjëra, por kjo dëshmi nuk nuk iu solli dobi  në tevhidin e adhurmit (uluhije), por morën  pos All-llahut ndërmjetësues duke pretenduar e supozuar se ata i afrojnë tek All-llahu.

        All-llahu (subhanehu ve teala) thotë:

        "Ata pos All-llahut adhurojnë atë që nuk bën as dobi, e thonë: “Këta janë ndërmjetësuesit tanë te All-llahu!”. (Junus: 18)

        Por, All-llahu (subhanehu ve teala) ia ktheu atyre dhe u tha: “A po e informoni All-llahun me diçka që Ai nuk e di se ç’ka në qiej dhe në tokë?” E pastër është madhëria e Tij nga ajo që i shoqërojnë!" (Junus: 18)

        All-llahu (subhanehu ve teala) është i pa të meta dhe Një. Nuk i njihet Atij shok as në qiell e as në tokë. Ai është Një (subhanehu ve teala), i vetëm që nuk ka nevojë për askend dhe i vetmi që meriton të adhurohet (subhanehu ve teala) .

        All-llahu (subhanehu ve teala) thotë: "Ne ta shpallëm ty librin për hir të së vërtetës, andaj ti adhuroje All-llahun duke qenë i sinqertë në adhurimin e Tij! Ndërsa ata që në vend të Tij adhurojnë miq të tjerë (duke thënë): Ne nuk i adhurojmë ata për tjetër, vetëm që të na afrojnë sa më afër All-llahut". (ezz-Zumer: 2-3)

        D.m.th. Ne i adhuruam ata (zotat tjerë pos All-llahut) jo që ata sjellin dëmë ose dobi, apo krijojnë ose furnizojnë, ose ata mbikëqyrin gjithësinë, por i adhuruam ata që të na ofrojmë sa më afër tek All-llahu dhe të ndërmjetësojnë për ne tek Ai.

        Ky llojë i tevhidit quhet pra: tevhidu rrubujie e që ka për qëllim, njësimin e All-llahut me: krijim, furnizim, mbikëqyrje, ngjallje, vdekje dhe shumë vepra tjera të All-llahut (subhanehu ve teala), që vetëm Atij i takojnë.

        Pranimi i këtij tevhidi nga ana e pabesimtarëve njëherit  është argument kundër atyre, që mohuan njësimin e All-llahut me adhurim. Për shkak se pranimi i llojit të parë te tevhidit (njësimi i All-llahut me veprat që i takojnë vetëm Atij) është e domosdoshme që të pranohet edhe pjesa e dytë e tevhidit, që është njësimi i All-llahut me adhurim.

        Pra, për këtë All-llahu e ngriti ndaj tyre argumentimin me këtë pranim duke iu thënë: "A nuk po ia keni frikën All-llahut". (Junus: 31)

ose në ajetin tjetër: "A nuk logjikoni!" (Junus: 16),

ose në ajetin tjetër ku All-llahu thotë: "A nuk mendoni". (Junus: 3). 

- Njësimi i All-llahut është baza e qdo shpalljeje qiellore -

Besojmë se tevhidi i pastërt (njësimi i All-llahut) është krimjimtaria (fitre) që All-llahu i krijoi robërit e Tij në të. Ajo është baza e çdo shpalljeje qiellore, ndërsa ajo që ka ndodhur më vonë nga adhurimi i dikujt tjetër pos All-llahut, apo thënia se All-llahu ka djalë, apo bindja se All-llahu është shëdërruar në krijesat e Tij (imanentizëm), është nga shirku dhe ndryshimi i shpikur, nga i cili distancohen dhe largohen të gjithë Pejgamberët.

        All-llahu (subhanehu ve teala) thotë duke bërë me dije krijimin e gjithë robërve në tevhid (besim):

        "Përkujto kur Zoti Yt nxori nga shpina e bijve të Ademit pasardhësit e tyre dhe i bëri dëshmues të vetes së tyre (duke u thënë): “A nuk jam Zoti juaj?” Ata thanë: “Po, gjithsesi, dëshmuam!”. Të mos thoni në Ditën e Kijametit: “Ne nga ky (dëshmim) ishim të panjohur”. Ose të mos thoni: “Prindërit tanë më parë ishin idhujtarë, e ne ishim pasardhës të tyre. A do të na shkatërrosh neve për atë që bënë ata asgjësues të së vërtetës?” [el-A'raf, 172-173]

        All-llahu [subhanehu ve teala] na njofton se si i nxorri nga shpina e bijëve të Ademit pasardhësit e tyre dhe i bëri dëshmues ndaj vetëvetës së tyre, se All-llahu është Zoti dhe Sunduesi i tyre. Se Ai është Një, dhe nuk ka Zot tjetër që meriton adhurmin pos Tij.

        All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: "Feja e All-llahut (fitre) është ajo në të cilën i krijoi njerëzit, nuk ka ndryshim të krijesës së Zotit, por shumica e njerëzve nuk e dinë" [err-Rrum, 30]

        Komentatorët e Kur'anit janë unanim se qëllimi me fjalën fitre në këtë ajet është Islami.

        Pejgamberi [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: "Çdo fëmijë lind në Islam. Prindërit e tij e bëjnë jehudi, të krishter apo zjarrëputist" (mexhusi), siç e lindë kafsha të voglin e saj të plotë (shëndoshë), a vëreni në të ndonjë ndonjë të metë?! (Muttefekun alejhi)

        Pastaj Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu] thotë lexoni nëse doni: Feja e All-llahut në të cilën i krijoi njerëzit është Islami e nuk ka ndryshim të krijimit të All-llahut.

        Pra, kuptimi i hadihtit është se prindërit e bëjnë fëmiun jehudi, të krishtër apo mexhusi, pasiqë ai ishte lindur në Islam. Ashtu siç vritet kafsha apo sëmuret pasiqë është krijuar e shëndoshë dhe pa të meta.

        Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] në një hadith Kudësij thotë: "Unë i krijova robërit e Mi të pastërt (nga rivaliteti), mirëpo atyre u erdhën shejtanët, i larguan nga feja e tyre dhe iu ndaluan atë që e lejova për ta". (transmeton Muslimi)

        All-llahu [subhanehu ve teala] thotë në një ajet ku tregon pajtimin e të gjithë Pejgamberëve në thirrjen e tyre për adhurim ndaj All-llahut Një.

        "Ne nuk dërguam asnjë të dërguar para teje e të mos i kemi shpallur atij se nuk ka Zot tjetër që meriton adhurimin përveç Meje, pra më adhuroni!” [el- Enbija, 25] 

        All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: "Përkujto vëllain e Adit (Hudin) kur popullin e vet në Ahkaf e qortoi, megjithëqë qortime pati edhe para edhe pas tij, (u tha): “Të mos adhuroni tjetër vetëm se All-llahun, sepse unë i kam frikë dënimit tuaj në Ditën e Madhe!” [el-Ahkaf, 21]

        Në këtë ajet All-llahu [subhanehu ve teala] njoftoi se të gjithë Pejgamberët para Hudit dhe pas tij erdhën me adhurim të All-llahut Një dhe veçorinë e Tij me njëshmëri.

        All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: "Ne dërguam në çdo popull të dërguar që t’u thonë: “Adhuroni vetëm All-llahun, e largojuni djajve  (tagutit) (adhurimit të tyre)!” [en-Nahl, 36]

        Poashtu ky ajet tregon qartë se të gjithë Pejgamberët e All-llahut [subhanehu ve teala] erdhën me tevhid (njësimin e All-llahut) dhe me thirrje në adhurim të All-llahut Një, dhe largim nga çdo gjë që adhurohet pos Tij.

        All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: "Thuaju (o i dërguar): “O ithtarë të librit (Tevrat e Inxhil), ejani (të bashkohemi) tek një fjalë që është e njëjtë (e drejtë) mes nesh dhe mes jush: Të mos adhurojmë, pos All-llahut, të mos ia bëjmë Atij asnjë send shok, të mos e konsiderojmë njëri-tjetrin zotër pos All-llahut”! E në qoftë se ata refuzojnë, ju thoni: “Dëshmoni pra, se ne jemi muslimanë (besuam një Zot)”! [Ali-Imran, 64]

        Kjo fjalë i përfshinë ithtarët e librit nga jehuditë dhe të krishterët dhe ata të cilët janë sikur ata. Fjala e njëjtë në të cilën barazohen të gjithë, dhe nuk kanë diskutime rreth saj, është thirrja në njësimin e All-llahut me adhurim, dhe mos të marrin njerëzit njëri-tjetrin zot pos All-llahut.

        Pejgamberi [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: "Pejgamberët janë si vëllezër nga një baba me nëna të ndryshme dhe me një fe". (Muttefekun alejhi).
D.m.th. Janë pajtuar dhe janë unanim në tevhid edhe pse kanë ndryshime në dispozita dhe ligje.

        All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: "S’është e drejtë as nuk i takoi asnjë njeriut që t’i ketë dhënë All-llahu librin, urtësinë dhe pejgamberllëkun, e pastaj ai t’u thotë njerëzve: “Bëhuni robë të mi (adhuromëni mua) e jo të All-llahut”! Por (ju thotë): “Bëhuni dijetarë të mësimeve të Zotit, ngase u keni mësuar njerëzve librin dhe e keni studiuar atë. Dhe as që ju urdhëron ai (pejgamberi) që t’i adhuroni engjëjt, as pejgamberët për zota. Vallë, a ju urdhëroi ai juve mosbesimin pasi që ju jeni muslimanë?" [Ali-Imran, 79-80]

        Në këtë ajet All-llahu [subhanehu ve teala] na njofton se nuk i takon asnjë të dërguari që të thërras në adhurimn ndaj vetes së tij pos All-llahut. Prandaj, nëse kjo nuk i takon e as nuk është e drejtë e të dërguarëve të All-llahut, më primare është që mos t'i takoj dikujt që është më poshtë se këta nga njerëzit.

        All-llahu [subhanehu ve teala] e mohoi propagandën e jehudive se Isau [alejhis-selam] i thirri në adhurim të tij dhe nënës së tij pos All-llahut.

        All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: "Dhe kur All-llahu tha: “O Isa, bir i Merjemes, a ti njerëzve u the: “Më besoni mua dhe nënën time dy zota pos All-llahut!?” (Isai) Tha: “Larg asaj të mete je Ti (o Zoti im). Nuk më takon mua ta them atë që s’është e vërtetë. Ta kisha thënë unë atë, ti do ta dije. Ti e di ç’ka ka në mua, e unë nuk di çka ka në Ty. Ti je më i dijshmi i të fshehtave! Unë nuk u kam thënë tjetër atyre, pos asaj që Ti më urdhërove, ta adhuroni All-llahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj dhe sa isha ndër ta, kam qenë përcjellës i tyre, e pasi që më more mua, Ti ishe roje (dhe dëshmues) i tyre. Ti je dëshmitar për çdo send!” [el-Maide, 116-117]

        All-llahu (subhanehu ve teala) mohoi nga vetja e Tij djalin, dhe njoftoi se Ai është i pasuri që i takon gjithë ajo që ka në qiej dhe tokë.

        Thotë All-llahu [subhanehu ve teala]: "Ata (ithtarët e librit) thanë: “All-llahu ka fëmijë”!? I pastër është Ai nga kjo e metë! E Tij është gjithçka në qiej e në tokë, gjithçka i është nënshtruar Atij. Ai është shpikës i qiejve e i tokës (pa kurrfarë modeli të mëparshëm) e kur dëshiron diçka, ai vetëm i thotë: “Bëhu!”, në atë moment bëhet." [el-Bekare, 116-117]

        "(Pas të gjitha argumenteve) Ata (jobesimtarët) thanë: “All-llahu ka fëmijë”. Larg asaj është All-llahu, Ai s’ka nevojë, e Tij është çka ka në qiej dhe çka ka në tokë, ju nuk keni argumente për këtë (që ta thoni), a thoni për All-llahun çka nuk dini? [Junus, 68]

        "E ata thanë: “I Gjithëmëshirshmi ka fëmijë!” Larg saj qoftë madhëria e Tij! Ja, ata janë robër të ndershëm! Që nuk flasin para Tij, ata veprojnë me urdhrin e Tij. Ai (All-llahu) e di çka vepruan më parë dhe çka do të veprojnë, dhe ata nuk përpiqen të ndihmojnë pos për atë me të cilin është i kënaqur Ai, e ata nga frika prej tij janë të kujdesshëm. Ndërsa, kush thotë prej tyre se unë jam zot pos Tij, ndëshkimi për të është xhehennemi. Kështu i ndëshkojmë Ne zullumqarët. Ndërsa, kush thotë prej tyre se unë jam zot pos Tij, ndëshkimi për të është xhehennemi. Kështu i ndëshkojmë Ne zullumqarët." [el-Enbija, 26-29]

        Poashtu All-llahu [subhanehu ve teala] njoftoi se kjo shpifje që i bënë All-llahut, gati se binë qiej prej saj, çahet toka dhe shëmben kodrat.

        All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: "Ata thanë: “I Gjithëfuqishmi ka fëmijë”. Ju (jobesimtarë) vërtet sollët një fjalë shumë të shëmtuar. Aq të shëmtuar sa gati u copëtuan qiejt, gati pëlciti toka dhe gati u shembën kodrat nga ajo (fjalë). Për atë se të Gjithëmëshirshmit i përshkruan fëmijë. E të Gjithëmëshirshmit nuk i takon të ketë fëmijë. Nuk ka tjetër, vetëm se gjithë çka është në qiej e në tokë ka për t’iu paraqitur Zotit si rob. Ai me diturinë e vet i ka përfshirë të gjithë, dhe ka numëruar e evidentuar çdo gjë të tyre në mënyrë të saktë. Dhe në Ditën e Kijametit secili do t’i paraqitet Atij i vetmuar." [Merjem, 88-95] 

- Dobitë e dëshmisë së fjalës La-ilahe-il-lAll-llah në jeten e njeriut -

Prof. Ebu el-A'la el Mevdudi në librin e tij të vlefshëm i "Mebaduil Islam" i përmedë nëntë dobi apo gjurmë të fjalës la ilahe il-lall-llah.

    Këto dobi shkurtimisht janë:
    1. Besimari, i cili e dëshmon këtë fjalë është largëpamës përkundër atij, i cili dëshmon shumë zota dhe beson në ta, ose ai i cili e mohon këtë fjalë.

 

        2. Besimi në këtë fjalë: lindë në shpirtin e njeriut burrëri dhe krenari të shpirtit, gjë që nuk e zëvendëson diçka tjetër pos kësaj fjale. Për shkak se nuk ka dobiprurës e as dëmprurës tjetër pos All-llahut. Ai është i cili vdes shpirtëra dhe ngjllë të tjerë. Ai është zotëriu i gjykimit, udhëheqësisë dhe forcës. Kjo e nxjerrë nga zemra besimtarit çdo frikë tjetër pos nga Ai [subhanehu ve teala] dhe nuk e ulë kokën ndaj askujt prej njerëzve e as nuk i përulet atij, e as nuk frikësohet nga madhështia dhe kryelartësia e tij, përshkak se All-llahu është i madhi dhe i fuqishmi. Në të kundërtën e pabesimtarit dhe mohuesit të All-llahut.

        3. Besimi në këtë fjalë me krenarinë e shpirtit: lindë modesti pa nënçmim, krenari pa mendjemadhësi dhe gati që nuk ka mundësi që atë ta mashtrojë shejtani, përarsye se besimtari e din bindshëm se All-llahu i cili ia ka dhuruar atë të mirë mundet t'ia marrë nëse do. Ndërsa, pabesimtari bëhet mendjemadh dhe kryelartë nëse e ka ndonjë të mirë apo dhunti.

        4. Besimtari në këtë fjalë e din bindshëm se nuk ka rrugë të shpëtimit e as ngadhënjimit ndryshe pos me pastrim të shpirtit dhe me vepër të mirë. Ndërsa, pabesimtarët dhe mohuesit e kalojnë jetën e tyre në mendime të rrejshme. Disa prej tyre thonë: biri i Zotit ka flijuar vetën për pastrimin e mëkateve tona para babait të tij. Prej tyre thonë: ne jemi bijtë e Zotit dhe të dashurit e Tij, andaj nuk na dënon neve me mëkatet tona. Prej tyre thonë: ne ndërmjetësojmë tek All-llahu me të mëdhenjët dhe të devotshmit tanë. E prej tyre poashtu ka që therrin kurbana për zotat e tyre duke pretenduar se ai ka arritur privilegjin për të vepruar çfarë të dojë. Prandaj, pabesimtari, i cili nuk beson All-llahun dhe ka bindje se ai është i lirë në këtë dynja e jo i kufizuar me sheriatin e All-lahut, zoti i tij është epshi dhe pasioni i tij, që njëherit është rob i këtyre të dyjave.

        5. Shqiptuesi (me bindje dhe sinqeritet) i kësaj fjale nuk pikëllohet asnjëherë, e as nuk e humbë shpresën. Për atë se ai beson se All-llahut i takojnë depot e qiejve dhe tokës. Prandaj, ai gjithëherë është i kënaqur, i hareshën dhe jeton me shpresë edhe pse nganjiherë ngushtohen rrugët e furnizimit dhe i vështirësohet jeta.

        6. Besimi në këtë fjalë e edukon njeriun me fuqi të madhe, bindje, durim dhe mbështetje, atëherë kur ndeshet me çështje madhore duke kërkuar kënaqësinë e All-llahut. Ai ndien se pas tij është një fuqi e pronarit të tokës dhe qiellit, ku njëherit qëndrimi i tij, forca që ngërthen nga ky parafytyrim dhe bidnje është sikur kodrat e palëkundura. E prej nga pra shikru e kufri e kanë këtë fuqi dhe qëndrim?!

        7. Kjo fjalë e nxitë besimtarin dhe ia mbush zemrën me trimëri. Përarsye se faktorët që e frikësojnë dhe dobësojnë njeriun janë dy: dashuria e tij ndaj pasurisë dhe familjes, dhe bindja se ekziston edhe dikush tjetër që e vdes njeriun (ia merrë shpirtin pos All-llahut). Bindja e besimtarit në fjalën La ilahe il-lall-llah i nxjerrë dhe i largon nga ai këta dy faktorë të poshtërimit dhe e bën të bindur se vetëm All-llahu është mbikëqyrësi dhe zotëruesi i pasurisë dhe shpirtit të tij. Prandaj, kjo e bën besimtarin që të flijojë në rrugën për arritjen e kënaqësisë së All-llahut çdo send të shtrenjët apo të lirë.

 

        Ndërsa faktori i dytë nxjerrë nga zemra e tij se nuk mundet t'ia marrë jetën e tij pos All-llahut askush qoftë ai njeri, kafshë, shpatë, gurë apo diçka tjetër.
Përshkak të kësaj nuk ka mundësi që dikush në dynja të jetë më trim se sa ai, i cili beson All-llahun [subhanehu ve teala] dhe gati që nuk e frikëson atë përballja me ushtritë e as shpatat e mprehta dhe atëherë kur ai lufton në rrugën e All-llahut. Fuqia e tij shtohet për dhjetë herë apo më shumë se sa fuqia e pabesimtarit dhe atij që mohon All-llahun.

        8. Imani në La ilahe il-lall-llah: e ngrit vlerën e njeriut dhe e bënë të lartë, duke ia mbjellur kënaqësinë me pak dhe mosnevojën për atë që kanë njerëzit. Ia pastron zemrën e tij nga lakmia, zilia, ultësia dhe poshtërimi dhe nga shumë cilësi të këqija e të ulëta.

        9. Më e vlefshmja në këtë rradhitje është se Imani në këtë fjalë, e bën njeriun të kufizuar në sheriatin e All-llahut e të kujdesshëm për të. Besimtari beson me bindje të plotë se All-llahu din çdo hollësi dhe se Ai është më afër tij se sa damari i tij, dhe nëse ai mundet të ikë nga dënimi i tjerëve nuk mundet të ikë nga dënimi i All-llahut [subhanehu ve teala].

        Aq sa ky Iman është i ngulitur në mendjen e njeriut shtonë atë masë edhe i nënshtrohet ndaj dispozitave të All-llahut. Nuk bënë mëkate dhe ndalesa dhe shpejton në të mirë dhe në atë që ka urdhëruar All-llahu.

        Për shkak të kësaj është bërë Imani në fjalën La ilahe il-lall-llah shtylla e parë dhe më e rëndësishme që njeriu të jetë musliman. Muslimani është robi i cili pason dhe i nënshtrohet All-llahut dhe ai nuk është kështu pos nëse është besimtar me zemrën e tij se nuk ka askush që meriton adhurmin tjetër pos All-llahut. Kjo është esenca e Islamit dhe burimi i fuqisë së tij dhe çdo besim tjetër i Islamit dhe dispozitë ndërtohet mbi të. Besimtari nuk e arrinë fuqinë pos me Islam e nga Islami nuk mbetet asgjë nëse largohet dhe nuk ekziston kjo esencë dhe bazë me kushtet dhe domosdoshmëritë e saja. (Mebadiul Islam. fq. 87).

        Poashtu prej dobive dhe vlerave të kësaj fjale është fjala e Sufjan bin Ujejne [All-llahu e mëshiroftë] që e ka sjellur Ibni Rexhebi [All-llahu e mëshiroftë] ku thotë: "Nuk ka begatuar All-llahu rob prej robërve me ndonjë dhunti më të madhe se sa që ua mësoi (njohu) fjalën La ilahe il-lall-llah. Fjala La ilahe il-lall-llah për ata që dëshirojnë Xhennetin është sikur uji i freskët për banorët e dynjasë. Për shkak të saj është përgatitur shpërblimi dhe dënimi. Përshkak të saj janë urdhëruar Pejgamberët me xhihad. Ai i cili e thotë e ka mbrojtur gjakun dhe pasurinë e tij, ndërsa ai i cili kundërshton dhe mohon këtë fjalë, gjaku dhe pasuria e tij janë pa vlerë. Është çelësi i Xhenetit dhe çelësi i thirrjes së Pejgamberëve". (Kelimetul Ihlas. Fq. 53). 

- Fjala e Teuhidit -

 Kuptimi i fjalës La ilahe il-lall-llah është: nuk ka Zot tjetër që meriton adhurimin përveç All-llahut. Me këtë robi mohon çdo adhurim tjetër dhe pohon adhurimin e vetëm ndaj All-llahut Një.

    Thotë Shejhul Islam Ibën Tejmije (All-llahu e mëshiroftë): "Nuk ekziston gëzim e as kënaqësi e plotë askund tjetër pos në dashurinë e All-llahut dhe afrimin tek Ai me atë që e do.
 
        Kjo dashuri nuk arrihet ndryshe, përveç me distancim dhe largim nga çdo dashuri tjetër pos All-llahut.
 
        Pra, ky është kuptimi i vërtetë dhe i drejtë i kësaj fjale. Njëherit, kjo është feja e Ibrahimit (alejhi selam) dhe gjithë pejgamberëve të tjerë. Ky është kuptimi i pjesës së parë të kësaj fjale. Ndërsa, kuptimi i pjesës së dytë "Muhammedun resulullah është: pasimi i Pejgamberit (sal-lallahu alejhi ve sel-lem) në atë që urdhëroi dhe ndaloi.
 
        Me këtë nënkuptojmë se kjo fjalë përmban miqësi, armiqësi, mohim dhe pohim.
 
        Miqësi për All-llahun, fenë e Tij, Kur'anin dhe sunetin e Pejgamberit (sal-lallahu alejhi ve sel-lem).
 
        Ndërsa, armiqësi nga çdo gjë që adhurohet pos All-llahut (Tagut).
 
        All-llahu (subhanehu ve teala) thotë: "E kush mohon të kotën (Tagutin) dhe beson All-llahun, ai është kapur për lidhjen e fortë (të vërtetë)". [el- Bekare, 256]
 
        Thotë Imam AbdulVehabi (Allahu e mëshiroftë): Dije se njeriu nuk bëhet besimtar ndryshe, përveç nëse mohon tagutin. Argument për këtë është ajeti që u përmend më lartë.
 
        Fjala e tevhidit është miqësi e sheriatit dhe fesë së All-llahut.
 
        All-llahu (subhanehu ve teala) thotë: "Pasone atë që është zbritur nga Zoti juaj, e mos zini miq (përkrahës) askënd tjetër pos Tij. Pak është ajo që mendoni." [el- A'raf, 3]
 
        "Përqëndro vetvetën tënde sinqerisht në fenë, i larguar prej çdo të kote (ajo fe është) feja e All-llahut në të cilën i krijoi njerëzit". [err-Rrum, 30]
 
        Fjala La ilahe ilahe il-lall-llah është distancim e armiqësi nga gjykimi i injorancës.
 
        All-llahu (subhanehu ve teala) thotë: "A thua mos po kërkojnë gjykimin e kohës së injorancës, por për një popull që bindëshëm beson, a ka gjykim më i mirë se ai i All-llahut". [el- Maide, 5]
 
        Poashtu kjo fjalë d.m.th. largim nga çdo fe dhe besim tjetër pos Islamit.
 
        All-llahu (subhanehu ve teala) thotë: "E kush kërkon fe tjetër përveç fesë Islame, atij kurrsesi nuk i pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të humburit". [Ali- Imran, 85]
 
        Fjala La ilahe il-lall-llah ngërthen në vete pohimin dhe mohimin.
 
        Mohon katër gjëra dhe pohon katër të tjera.
 
        Mohon: zotat, tagutët, idhujt dhe rivalin.
 
        Zota ka për qëllim ata që adhurohen me synim të bërjes dobi dhe largimit të dëmit.
 
        Tagut është: Ai i cili adhurohet pos Allahut dhe është i kënaqur me atë adhurim.
 
        Niddë (rival) është ajo gjë që të tërheq (largon) nga Islami, si familja, pasuria etj.
 
        All-llahu (subhanehu ve teala) thotë: "Ata i konsideruan "ahbarët" (priftër jehudi) dhe "ruhbanët" (murgjit e krishterëve) zota pos All-llahut", [et-Tevbe, 31]
 
        Pohon katër gjëra:
        • synimin që d.m.th. qënia jote në mos synim me dikend tjetër pos All-llahut.
        • Madhërimin dhe dashurinë ndaj All-llahut (subhanehu ve teala).
All-llahu (subhanehu ve teala) thotë: "Ata që besojnë e dojnë më shumë All-llahun". [el- Bekare, 165]
        • Frikën dhe
        • shpresën.
 
        All-llahu (subhanehu ve teala) thotë: "Nëse, All-llahu të provon me ndonjë të keqe, atë s'mund ta largoj askush pos Tij, po nëse dëshiron të jep ndonjë të mirë, s'ka kush që mund ta pengojë dhuntinë e Tij". E shpërblen me atë që do nga robërit e Tij. Është Falës dhe Mëshirues". [Junus, 107]
 
        Prandaj, kush e di dhe kupton drejtë këtë fjalë i shkëput lidhjet tjera pos All-llahut dhe as nuk është mendjemadh ndaj urdhërave të Tij.
 
        Këto kuptime me vlera dhe rëndësi të madhe i realizoi i dërguari i All-llahut Ibrahimi (alejhis selam) me rastin e thyerjes së putave dhe distancimin e tij nga populli i tij dhe nga ajo që adhuronin ata. All-llahu (subhanehu ve teala) thotë: "Ju keni shembullin më të mirë te Ibrahimi dhe ata që ishin me të, kur u thanë popullit të vet ne tërhiqemi prej jush dhe prej asaj që adhuroni pos All-llahut, nuk besojmë, prandaj mes nesh dhe jush është hapur armiqësia e urrejtja deri sa të besoni All-llahun Një." [el- Mumtehine, 4]
 
        Kur'ani që nga fillimi e deri në mbarim të tij ka ardhur dhe sqaron fjalën la ilahe il-lall-llah. Mohon shirkun dhe atë që shpie në të, favorizon sinqeritetin dhe mirësitë e tij. Prandaj, çdo fjalë apo vepër e mirë që don dhe e pëlqen All-llahu është prej përmbajtjeve dhe domethënies së sinqeritetit.
 
        Si e mësuan dhe zbatuan shokët e Pejgamberit (sal-lallahu alejhi ve sel-lem) këtë fjalë?
 
        Transmeton Muhamed ibën Abdulmelik el-Mesisij i cili thotë: Ishim te Sufjan ibën Ujejne me çrast e pyeti një njeri për imanin? Tha: Imani është fjalë dhe vepër. E pyeti njeriu: A shtohet dhe pakësohet? Tha Sufjani: shtohet aq sa do All-llahu, ndërsa pakësohet përderisa të mos mbetet asgjë prej tij.
 
        All-llahu (subhanehu ve teala) e dërgoi Muhamedin (sal-lallahu alejhi ve sel-lem) tek njerëzit në përgjithësi që ata të thonin fjalën e tehvidit La ilahe il-laall-llah dhe se Muhamedi është i dërguar i All-llahut.
 
        Kur ata e thanë këtë fjalë ishte faktor në mbrotjen e gjakut dhe pasurisë së tyre, përveç me të drejtë të Islamit dhe llogaria e tyre është tek All-llahu. All-llahu (subhanehu ve teala) e dinte besnikërinë në zemrat e tyre dhe e urdhërojë të dërguarin e Tij qe ata t'i urdhëroi me namaz. I urdhëroi dhe e vepruan atë. Kështu All-llahu e urdhëroi të dërguarin e Tij që ata t'i urdhëroi me emingrim (hixhret) nga Mekja për në Medine dhe pastaj me kthim prap në të me qëllim për t'i luftuar baballarët dhe vëllezërit e tyre derisa ata të besojnë dhe të falin namazin.
 
        Pas kësaj All-llahu i urdhëroi me tafav rreth Qabes, rruarje të kokave të tyre në shenjë rrespekti, adhurimi dhe nënshtrimi ndaj All-llahut të Madhërishëm. I urdhëroi me zekat dhe sadaka e kështu me radhë derisa u plotësua feja e All-llahut (subhanehu ve teala).
 
        Pasha Zotin (vazhdon Sufjan ibën Ujejne) nëse ata nuk vepronin dhe nuk iu bindëshin sinqerisht dhe me besnikëri ndonjërit prej këtyre urdhërave nuk do t'iu bënte dobi shqiptimi i fjalës La ilahe il-lall-llah.
 
        Në këtë mënyrë, All-llahu i zbriti ligjet dhe dispozitat e Islamit dhe Imanit, plotësoi fenë dhe dhuntitë e Tij ndaj njerëzimit.
        "Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time dhe zgjodha për ju Islamin fe". [el- Maide, 3] 

- Tevesuli - Afrimi tek All-llahu [subhanehu ve teala] -

Tevesul në kuptimin gjuhësor do të thotë: Afrim. Nga ajo vjen edhe fjala e All-llahut:

أُولَـئِكَ الَّذِينَ يَدْعُونَ يَبْتَغُونَ إِلَى رَبِّهِمُ الْوَسِيلَةَ أَيُّهُمْ أَقْرَبُ

    "Të tillë (zotat) që këta po lusin (pos Zotit), vetë ata (zotat e tyre) kërkojnë afrimin (te Zoti i vërtetë)..." [El-Isra, 57]

 

        Tevesuli ndahet në dy lloj:

        • Tevesul i lejuar, dhe

        • Tevesul i ndaluar

 

        Tevesuli i Lejuar:

        Është afrimi tek All-llahu me atë çka Ai e dëshiron dhe e pëlqen nga adhurimet e obliguara apo vullnetare, pa marrë parasysh a janë këto vepra apo fjalë apo besime dhe ky është disa lloje:

        1) Afrimi tek All-llahu me emrat dhe sifatet e Tij.

        Thotë All-llahu i Madhëruar: "All-llahu ka emrat më të mirë, andaj Atë thirrnie me ata e hiquni nga ata që bëjnë shtrembërime me emrat e Tij. Ata kanë për t'u shpërblyer (me dënim) për veprimet e tyre." [A'raf, 180]

        Kështu që besimtari gjatë duasë e përdorë emrin e përshtatshëm për kërkesën e tij, si psh. bërja dua me emrin Er-Rahman (Mëshirues) gjatë kërkimit të mëshirës, apo Gafur (Falës) gjatë kërkimit të faljes, dhe kështu me radhë.

        2) Afrimi tek All-llahu me iman dhe njëshmërin e All-llahut.

        Thotë All-llahu i Madhëruar: "Zoti ynë, ne e besuam atë që e zbrite (shpalljen), e pasuam të dërguarin (Isain), pra shënona bashkë me ata që dëshmojnë (besimin e drejtë)!" [Ali Imran, 53]

        3) Afrimi me punë të mira, që ta lus besimtari Zotin e tij me punët më të mira tek ai, dhe më të zgjedhurat sikurse namazi, agjërimi, leximi i Kur'anit, ruajtja nga harami... e kështu me radhë.

        Argument për këtë është hadithi, që transmetohen Buhariu dhe Muslimi, që tre veta u nisën për në rrugë dhe hyrën në një shpellë ku iu rrokullis një gurë dhe ua zuri daljen. Kështu ata filluan ta lusin All-llahun me veprat më të mira që i kishin bërë.

        Gjithashtu njeriu mund të afrohet me varfëri apo ndonjë sprovë tjetër që e ka goditur.

        Thotë All-llahu i madhëruar për Ejubin, alejhi selam, në Kur'an: "Edhe Ejubin kur iu drejtua Zotit të vet me lutje: "Më gjeti belaja, e Ti je më Mëshiruesi ndër Mëshiruesi." [Enbija, 83]

        Sa i përket afrimit të lejuar qëndron në kategori të ndyshme te sheriatit.

        Ka nga ky që është i obliguar e Ai është Afrimi tek All-llahu me emrat dhe sifatet e tij, dhe ka që është i lejuar e Ai është: Afrimi tek All-llahu me veprat e mira, apo nëse të godet ndonjë bela, e kështu me radhë.

 

        Tevesuli i Ndaluar

        Ky është një afrim i shpikur dhe është afrimi tek All-llahu me atë çka All-llahu nuk e dëshiron dhe nuk është i kënaqur me të, pa marrë parasysh a janë vepra, fjalë apo bindje.

        Sikur që është afrimi tek All-llahu duke ua drejtuar lutjet të vdekurve apo të mospranishmëve, kërkuarja mbrojtje apo ndihmë nga ata, apo diçka të tillë.

        Kjo vepër është shirk i madh, e cili e nxjerr njeriun nga Islami.

        Duhet ta dimë se lutjet i drejtohen vetëm All-llahut, pa marrë parasysh a është lutje e kërkimit: si kërkimi mbrojtje nga ndonjë e keqe, apo lutje e adhurimit: Si nënshtrimi, përulësia, etj.

        Këto vepra nuk lejohet t'i kushtohen askuj tjetër përveç All-llahut. Drejtimi i këtyre lutjeve dikuj tjetër përveç All-llahut është shirk në dua (adhurim).

        Thotë All-llahu i Madhëruar: "Zoti juaj ka thënë: "Më thirrni Mua, Unë ju përgjigjem, e ata që nga mendjemadhësia i shmangen adhurimit ndaj Meje, do të hyjnë të nënçmuar në Xhehennem." [Gafir, 40]

        All-llahu në këtë ajet shumë qartë na e ka përshkruar gjendjen e atij që e lë adhurimin (këtu hyn edhe duaja) duke u bazuar në hadithin "Duaja është Adhurim".

        Thotë All-llahu i Madhëruar: "Lutnie Zotin tuaj të përulur e në heshtje! [El-A'Raf, 55]

        Këtu All-llahu na urdhëron që lutjet tona t'ia drejtojmë vetëm Atij.

        Thotë All-llahu për banorët e zjarrit: "97. Pasha All-llahun, njëmend ne kemi qenë krejtësisht të humbur. 98. Kur juve (idhuj) u kemi barazuar me Zotin e botëve." [Shuara]

        Çdo gjë e cila të bën që ta barazosh All-llahun me dikënd tjetër nga krijesat është shirk.

        Thotë All-llahu [subhanehu ve teala]: "5.Kush është më i humbur se ai që pos All-llahut lut diç që nuk i përgjigjen atij deri në kijamet, pse ata (që luten) janë gafilë ndaj lutjes së tyre. 6. E kur do të tubohen njerëzit, ata (zotat e tyre) do të jenë armiq të tyre (të adhuruesve) dhe do ta mohojnë adhurimin e tyre (të idhujtarëve)." [El-Ahkaf]

        Thotë All-llahu i Madhëruar: "E kush adhuron me All-llahun edhe ndonjë zot tjetër, për të cilin nuk ka kurrfarë fakti, përgjegjësia e tij është para Zotit të vet, e mohuesit nuk do të shptojnë." [Mu'minun, 117]

        All-llahu [subhanehu ve teala] e ka konsideruar atë, që shoqëron në lutjet e tij dikë tjetër përveç Tij, adhurues të zotit tjetër përveç All-llahut.

        Thotë All-llahu i Madhëruar: "14 ...e ata që i lutni në vend të Tij, nuk posedojnë as sa një cipë (e hurmave, fije). 15. Nëse ata i thërritni, ata nuk dëgjojnë thirrjen tuaj, po të zëmë se dëgjojnë nuk mund t'ju përgjigjen juve në ditën e kijametit, ata do të mohojnë adhurimin tuaj ndaj tyre. E askush nuk të informon ty si i Dijshmi (All-llahu)." [Fatir]

        All-llahu i Madhëruar na e ka bërë të qartë në këtë ajet se Ai është Zoti i vetëm që e meriton adhurimin sepse Ai është Sunduesi i Vetëm i Vërtetë dhe se të tjerët që  luten dhe adhurohen përposë All-llahut (idhujt, të vdekurit...) nuk dëgjojnë duatë e nevojtarëve, e mos të flasim fare për përgjigjen. Dhe sikur All-llahu t'i kishte bërë të dëgjojnë ata prap nuk do të mund të përgjigjeshin kërkesave të tyre, sepse ata nuk posedojnë as dëm as dobi e as nuk janë ata që vendosin.

        Kufri (Mosbesimi) i Mushkrikëve Arab, tek të cilët u dërgua Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], që t'i ftojë në fenë e pastër, ishte shoqërimi i të tjerëve në adhurim dhe lutje ndaj All-llahut. Ata kur ishin në gjendje vështirësie e lutnin vetëm All-llahun duke mos i shoqëruar dikënd tjetër, ndërsa kur ishin në qetësi dhe rehati i shoqëronin dikënd tjetër ortak.

        Thotë All-llahu i Madhëruar: "Kur hipni ata në anije (u këputet lidhja me tokë, dhe frikësohen) i lutën All-llahut sinqerisht, e kur i shpëton ata (dhe dalin) në tokë, qe, po ata të njëjtit lusin idhuj!" [Ankebut, 65]

        Gjithashtu thotë: "E kur ju kap juve paniku (frika) në det, i humbni (nga kujtesa) ata që i lutni, u mbetet vetëm Ai (All-llahu), mirpo pasi që Ai t'ju shpëtojë e të arrini në tokë, ia ktheni shpinën. Ashtu, njeriu është përbuzës." [El-Isra, 67]

        Gjithashtu thotë i Madhërueri: "Ai (All-llahu) ua bëri të mundshëm udhëtimin në tokë e në det, deri kur jeni në anije që lundrojnë me ta (me udhëtarët) me anë të një ere të lehtë dhe janë të lumtur me të (me erën e lehtë), ia beh një erë e fortë dhe nga të gjitha anët rrethohen nga valët dhe binden se janë shkatërruar, e lusin All-llahun pa farë përzierje të idhujve (duke thënë): Nëse na shpëton nga kjo (katastrofë), ne do të jemi gjithnjë falënderues!" [Junus, 10]

        Ndërsa sot, për fat të keq, tek disa njerëz shirku është më i madh sesa shirku i të parëve, sepse sot përveç duasë ata po ia drejtojnë edhe shumë adhurime tjera të adhuruarve tjerë përveç All-llahut, sikur që është frika, nënshtrimi, etj.

        E çka është edhe më keq, ata edhe nëse janë në vështirësi nuk i drejtohen All-llahut por i drejtohen të adhuruarve tjerë. All-llahu na mbroftë nga kjo humbje!

        Si përfundim do të dëshiroja të ceki edhe diçka me rëndësi : Kërkimi nga i gjalli (pa marrë parasysh sa besimtar i mirë është ai) që të ndërmjetsojë të afrohesh tek All-llahu gjithashtu është shirk.

        All-llahu e di më së miri.

- Islami që i ndanë muslimanët nga pabesimtarët -

 All-llahu i Madhëruar na urdhëron që ta njohim fenë tonë dhe të kemi njohuri për disa parime esenciale të besimit, e të mos mashtrohemi e të mbesim në injorancen, që na dërgon në devijim e pastaj të mos kemi arsy në Ditën e Gjykimit para Tij.

فَاعْلَمْ أَنَّهُ لَا إِلَهَ إِلَّا اللَّهُ

    "Dije pra, se La ilahe il-lallah (Nuk ka të adhuruar tjetër të merituar pos Allahut)!" [Muhamed, 19]

        Ka thënë dijetari i mirënjohur Muhamed bin Abdul Vehabi duke e njohur Islamin: "Islam është t'i dorrëzohesh All-llahut duke e njësuar vetëm Atë, t'i nënshtrohesh vetëm Atij me adhurim dhe duke u larguar nga shirku dhe pjestarët e tij." 1

        Gjithashtu thotë:

        "Esenca e Islamit është adhurimi që i kushtohet vetëm All-llahut duke mos i shoqëruar atij në adhurim asgjë, duke shprehur dashuri për pjestarët e Islamit dhe duke i konsideruar pabesimtarë ata që tërhiqën nga ai, duke tërhequr vërejtjen rrept që mos t'i bëhët atij shirk në ibadet dhe duke shprehur armiqësi dhe urrejtje për ata që i bëjnë atij shirk dhe duke i konsideruar pabesimtarë ata që e bëjnë këtë." 2

         Ka thënë dijetari Abdurrahman bin Hasen [Allahu e mëshiroftë]:

        "Askuj nuk i vlen Islami derisa mos ta njohin dhe ta dijnë se çdo të thotë kjo fjalë (fjala e Tevhidit-njejshmërisë së All-llahut). Fjala e Tevhidit është ta mohosh çdo shirk në Ibadet dhe të distancohesh nga ai shirk dhe nga ata që e bëjnë dhe t'i urresh ata, dhe t'ia drejtosh vetëm All-llahut ibadetin me sinqeritet duke mos i bërë Atij shirk dhe duke shprehur dashuri për pjestarët e Islamit." 3

         Abdullah ibën Abdul-latif dhe Ibrahim ibën Abdul-latif (dy djemt e Abdul-latifit) dhe Sulejman bin Semhan [Allahu i mëshiroftë të gjithë] kanë thënë:

        "E vërteta e Islamit, me të cilën All-llahu i dërgoi të Dërguarit e Tij të ndershëm dhe që thirrën në të, është: Domosdoshmeria e të nënshtruarit vetëm All-llahut me Ibadet sinqerisht dhe duke mos i shoqëruar atij rival në hakun e Tij. Të cilësohet dhe emrohet me atribute dhe emra të mirë, që Ai Vet e ka cilësuar dhe emëruar Vetën e Tij, me emrat dhe atributet më të larta dhe të plota, ashtu siç i takon.

        E kush e kundërshton mesazhin e tyre (të Dërguarve) dhe e mohon atë dhe e ç'vlerëson ai është pabesimtar, i humbur, edhe nëse thotë LA ILAHE IL-LALLAH dhe pretëndon se është musliman. Sepse ai më këtë vepër të shirkut e ka ç'vlerësuar fjalën LA ILAHE IL-LALLAH. Andaj, nuk i bën dobi kjo fjalë, sepse ai nuk veproi sipas parimit të kësaj fjale dhe nuk iu bind domëthënies së saj." 4

        Is-hak bin Abdurrahman bin Hasen [Allahu e mëshiroftë], thotë:

        "Ka thënë Muhamed bin Abdul Vehabi [Allahu e mëshiroftë] se vetëm të shqiptuarit e shahadetit (fjalës LA ILAHE IL-LALLAH MUHAMEDUN RESULULLAH) duke mos ia ditur kuptimin e kësaj fjale e as duke mos vepruar me parimet e saja nuk mund të jetë një përson musliman. Madje ky shqiptim do të jetë argument kundër tij. Islami nuk është vetëm shqiptim siç pretëndojnë disa." 5

        Dijetari dhe Muftia i Nexhdit në kohën e vet, Muhamed bin Ibrahim bin Abdul-Latif [Allahu e mëshiroftë] thotë:

        "Shumica e njerëzve pretëndojnë se i përkasin Islamit dhe shqiptojnë shahadetin dhe i praktikojnë shtyllat e dukshme të Islamit. Mirëpo, kjo nuk mjafton që ai të konsiderohet musliman dhe nuk është e lejuar të hahet therja e tyre, ngase ata i bëjnë rival-shok Allahut në ibadet. Ata kërkojnë dhe ua drejtojnë duan Pejgamberëve dhe njerëzve të mirë dhe kërkojnë ndihmë dhe shpëtim nga ata dhe bëjnë vepra të tjera që i qet ata nga Islami. Kjo ndarje mes pjestarëve të Islamit është çështje e ditur me argumente Kur'anore, sunnete të Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] dhe ixhma (pajtim i njëzëshëm) i dijetarëve të gjënëratave të para." 6

 

Kushtet që Islamin e bëjnë të vlefshëm tek një musliman

        Dijetari Muhamed bin Abdul Vehab [Allahu e mëshiroftë] thotë:

        "Dije, Allahu të mëshiroftë, se feja e All-llahut është në zemër duke pas besim; duke dashur për hir të All-llahut dhe duke urrejtur për hir të All-llahut, është me gjuhë; duke shqiptuar besimin dhe duke iu shmangur shprehjeve të kufrit, dhe është me vepra trupore; duke i praktikuar shtyllat e Islamit dhe duke iu shmangur veprave te kufrit. E nëse njëra nga këto të trija që i cekëm mungon, përsoni del nga Islami dhe konsiderohet pabesimtar." 7

        Abdullah bin Abdurrahman Ebu Batin [Allahu e mëshiroftë] thotë:

        "Të dëshmuarit e Tevhidit Rrububijeh është të keshë bindjen dhe besimin se All-llahu [subhanehu ve teala] është Krijues i çdo sendi, Zotërues i çdo sendi dhe Rregullues e Drejtues i çdo gjëjë. Këtë patjetër e dëshmon muslimani dhe qafiri. Mirëpo, më këtë besim dhe bindje nuk bëhët njeriu musliman deri sa ta plotësojë besimin e tij me Tevhidin Uluhijeh (të drejtuarit e çdo ibadetit vetëm All-llahut), tek i cili kanë thirrur të gjithë Pejgamberët, e këtë nuk e praktikuan e as e besuan mushrikët. Me këtë dallohet muslimani nga mushriku dhe banorët e xhennetit nga banorët e zjarrit." 8

        Sulejman bin Abdullah [Allahu e mëshiroftë] thotë:

        "Dije se të gjithë dijetarët islam janë të pajtimit se kush ia kushton dikujt tjetër pos All-llahut ndonjë dua apo kërkesë ai është mushrik, edhe nëse thotë LA ILAHE IL-LALLAH, MUHAMEDUN RESULULLAH, edhe nëse agjëron. Sepse Islami e ka kushtëzuar përmes fjalës LA ILAHE IL-LALLAH, MUHAMEDUN RESULULLAH që mos të adhurohet askush tjetër pos All-llahut. E kush e shqipton shehadetin dhe ia drejton ibadetin dikujt tjetër pos All-llahut ai nuk e ka realizuar këtë shehadet. Kështu është shembulli i Jehudëve, të cilët thojnë se nuk ka zot tjetër, mirëpo ata i bëjn rival All-llahut të Madhëruar. Andaj, vetëm të shqiptohet kjo fjalë me gjuhë, pa vepruar parimet e kësaj fjale e as besuar në bazat e saja, nuk mjafton për të qenë një përson pjestar i Islamit. Ky është mendimi i të gjithë dijetarëve." 9

        Dijetari Abdurrahman bin Hasen [Allahu e mëshiroftë] thotë:

        "LA ILAHE IL-LALLAH, MUHAMEDUN RESULULLAH, është çelësi i Islamit. Nuk i ka vlerë askujt Islami nëse nuk ka dituri për domëthënien e kësaj fjale dhe nëse nuk punon sipas udhëzimëve të saja. Ajo është që buron me sinqeritet ndaj All-llahut dhe duke mohuar çdo shirk. Ajo është fjalë e takvallekut – devotshmerisë." 10

Një fetva nga Komisioni i Përhershëm për Studime Islame dhe Fetva

        Pyetja nr: 10684:

        Cili është kufiri ndarës mes mosbesimit dhe Islamit? Dhe A konsiderohet në rradhët e muslimanëve çdokush që e shqipton shehadetin dhe falët pastaj bën vepra që e kundërshtojnë këtë fjalë (shehadetin)?

        Përgjigja:

        Elhamdulilah, falënderimet qofshin vetëm për All-llahun. Ndërsa salavat dhe selam mbi Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], mbi familjën e tij dhe mbi shokët e tij.

        Kufiri që e ndan Islamin nga mosbesimi është shqiptimi i shehadetit me dëlirësi dhe sinqeritet dhe të punuarit me këtë fjalë. E kush i realizon parimet e kësaj fjalë ai është musliman, besimtar. Ndërsa kush bën hipokrizi dhe nuk ka sinqeritet ndaj kësaj fjale nuk është musliman. Gjithashtu, edhe ai i cili e shqipton këtë fjalë pastaj bën vepra të shirkut, që janë në kundërshtim me këtë fjalë, p.sh.: Ai i cili kërkon ndihmë nga të vdekurit kur është në telashe apo kur është në rehati, ai i cili u jep përparësi ligjëve të vënë nga njerëzit para Ligjëve të All-llahut të Lartë, të cilat i ka zbritur, apo ai i cili tallët me Kur'anin apo diçka nga sunneti i Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], këta të gjithë janë qafira-pabesimtarë, edhe nëse e shqiptojnë shehadetin, apo falin namaz e agjërojnë.

        Kaq, nga All-llahu është suksesi. E lusim All-llahun që të dërgojë salavate dhe selame mbi Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], mbi familjën e tij dhe mbi shokët e tij."

- Frytet e besimin ndaj Sifateve të All-llahut -

Dije, All-llahu të dhashtë sukses ty dhe mua, se njohja e sifatëve të All-llahut azze ve xhel-le ashtu siç i takojnë Atij dhe besimi ndaj tyre jep fryte dhe dobi të mëdha. Njohja dhe besimi i tyre e bën njeriun që ta shijojë embësinë e imanit. Nga kjo mirësi u privuan shumë njerëz, prej tyre Muatilët (ata që shtrëmbërojnë emrat dhe sifatët e All-llahut [subhanehu ve teala] ), Muevilët (ata që i japin kuptim të padrejtë) Mushebihët (ata që i gjasojnë).


        Prej frytëve dhe dobive të njohjes dhe besimit ndaj sifatëve të All-llahut [subhanehu ve teala] janë edhe këto:
        1.  Njeriu orvatët që të cilësohet dhe të dekorohet me këto cilësi aq sa i takon një njeriut. Sepse është e njohur tek intelektualët se ai që do dike dëshiron t’i ketë cilësitë e atij që do, e poashtu ai që duhet nga tjetri i dëshiron t’i ketë cilësitë që ai posedon. E kjo tërheq njeiun të cilësohet me sifatet e të Dashurit të tij, të Adhuruarit të tij aq sa i takon. All-llahu është bujar (Kerim) i do bujarët. Është i mëshirshëm (Rrahim) dhe i do të mëshurëshmit. Është i butë (Refikë) i do të butit. E  kur njeriu t’i njeh këto, preokupohet që të dekorohet me cilësinë e bujarisë, mëshirës, butësisë. E kështu me radhë me cilësitë tjera, të cilat All-llahu [subhanehu ve teala] dëshiron që robi i Tij t’i ketë në mënyrën që ai ka mundësi t’i posedoi ato.
        2.  Njeriu kur të besojë se prej sifatëve të All-llahut [subhanehu ve teala] është Dashuria (El-Hub, El-Mehabbeh) dhe se Ai është i mëshirëshëm, dashamirës (Err-rrahim, El-Vedud) dëshiron që të jetë afër me këtë Zot dhe mundohet që t’i ofrohet Atij me ato punë, të cilat shtojnë dashurin dhe dashamirësinë e Tij. Siç thotë All-llahu në një hadith kudsij: “Vazhdimisht robi më afrohet Mua me nafile deri sa ta dua...” Dhe ai kështu vazhdon deri të jetë prej atyre që All-llahu thotë për ta: “O Xhibril, Unë e dua filanin duaje dhe ti atë! E do dhe Xhibrili atë e pastaj thërret në qiell: All-llahu e do filanin duane edhe ju atë! E dojnë edhe banorët e qiellit e pastaj i jepët atij pranimi në tokë.” Gjithashtu nga efektet e imanit ndaj kësaj cilsie madhështore është se ai që do të jetë i dashuri tek All-llahut [subhanehu ve teala] pason Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: “Thuaj: Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu t’ju dojë, t’ju falë mëkatet tuaja, se All-llahu është që fal shumë, mëshiron shumë.” [Ali Imran, 31] Dashuria e All-llahut  ndaj robit të vet është e lidhur me dashurinë e robit ndaj All-llahut. Kur të mbillet dashuria në zemër, të ujitet me ujin e sinqeritetit dhe me pasimin e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] jep fryte të shumta dhe në çdo kohë me urdhër të All-llahut [subhanehu ve teala].
        3.  Kur njeriu beson cilësinë e diturisë (El-Ilm) e gjithpërfshirjes (El-Ihata) dhe shoqërimit (El-Meijeh), kjo i mbjellë atij frikën nga All-llahu azze ve xhel-le, i Cili e mbikqyrë atë, e ruan dhe është dëshmitarë. E kur të besojë cilësinë e dëgjimit (Es-sem’u) e din se All-llahu e dëgjon atë dhe ai më nuk flet tjetër përveç të mirës. E kur të besojë cilësinë e shiqimit (El-Besar), e dukjes (Err-rru’je), të shiquarit (En-Nadhar) dhe se ai ka sy (El-Ajn) e din se All-llahu e sheh atë dhe nuk vepron tjetër përveç të mirës. Vallë, një njeri, i cili e din se All-llahu e dëgjon atë dhe e sheh atë dhe Ai është i Dijshëm se robi ç’thotë e ç’punon. A nuk është e duhur që këtë njeri mos ta gjejë All-llahu aty ku Ai ka ndaluar dhe mos t’i humbë ato që Ai e ka obliguar. Kur ta dije njeriu dhe ta besojë se All-llahu don dhe kënaqët, punon atë don dhe është i Kënaqur i Adhuruari dhe i Dashuri i tij. E kur të besojë se prej sifatëve të All-llahut është edhe hidhërimi (El-Gadabu, Es-Sehatu, El-Maktu, El-Esefu), urrejtja (El-Kurhu) dhe mallkimi, punon veprat që nuk e hidhëron Zotriun e tij dhe iu largohet veprave që Ai urren për të mos fituar hidhërimin e All-llahut [subhanehu ve teala], urrjetjen dhe mallkimin e Tij e ta largojë atë nga mëshira e Tij.
E kur të besojë sifatët e All-llahut se ai gëzohet (El-Ferah) dhe qeshët (Jed-hak) afrohet tek ky Zot, i cili gëzohet me robët e Vet dhe iu qeshet atyre. Vërtetë, s’ka më mirëse se sa të të qeshët Zoti.
        4.  Kur të njohet dhe të besojë sifatët e All-llahut si mëshirën (Err-rrahmeh, Err-rre’feh), pranimit të tevbës (Et-Tevbe), butësinë (El-Lutf), faljën (El-Afv, El-Magfireh), mbulimit të turpëve (Es-Sitr) dhe përgjigjës se lutjeve (Ixhabetu Ed-Dua) ai kurdo që bie në mëkat e lut All-llaun që ta mëshirojë atë, t’ia fal atij dhe t’ia pranojë pendimin. Dhe kështu nga All-llahu lakmon që këto t’ia mbulojë me butësinë e Tij. Pra, kjo gjithëherë e bën atë të kthehet tek All-llahu. Pesimizmi nuk gjen vend në zemrën e tij. Si të humbë shpresën nga mëshira e All-llahu ai që e di se prej sifatëve të All-llahut është dhe bujaria (El-Kerumu, El-Xhevdu) dhe dhënia (El-Ata)?!
        5.  Ai rob që e di se All-llahu është cilësuar me sifatin e nënshtrimit (El-Kahru) mundjes (El-galebeh), sundimit (Es-Sultanu), fuqisë (El-Kudreh), dominimit (El-Hejmeneh) dhe plotëfuqisë (El-Xheberutë), e di se nuk send që ai s’mundë ta bëjë. Ai është i fuqishëm ta shafojë tokën, ta denojë atë në dunja dhe ne ahiret. Ai është Nënshtruesi mbi robët e vet, Mbretërues me plotëfuqi dhe sundim të gjithëherëshëm. Andaj, i lartl është Zoti im i Madhëruar (Subhane Rabijel-Adhim).
        6.  Gjithashtu nga frytet e imanit ndaj sifatëve te All-llahut [subhanehu ve teala] se njeriu është gjithëherë në lutje të Zotit të vet. Kur ai bën mëkat, ai e lut All-llahun me cilësitë: e mëshirës, e faljes së gabimëve që ta falë atë dhe ta mëshirojë dhe t’ia pranojë pendimin. E nëse frikohet nga ndonjë armik tiran kërkon nga Ai me cilësitë: e nënshtrimit (El-Kahru) mundjes (El-galebeh), sundimit (Es-Sultanu), fuqisë (El-Kudreh), dominimit (El-Hejmeneh) dhe plotëfuqisë (El-Xheberutë), duke i ngritur duart kah qielli dhe duke thënë: O Zot, o Ti që posedon fuqi, sundim dhe nënshtrim, me ndihmo!
        E kur të besojë se All-llahu është sigurues (Kefil), rujatës (Hafidh), i mjaftueshëm (Hasibë) marrjes në kujdes (Vekilë), thotë: Na mjafton neve All-llahu se ai është kujdestar i mirë. I mbeshtët All-llahu Një (El-Vahid, El-Ehad), Zot që çdo krijesë Atij i mbeshtet për çdo nevojë (Es-Samed) dhe e di se All-llahu posedon krenari (El-Izeh) dhe Fuqi (Esh-Shideh, Ai e mbronë prej armiqëve dhe nuk do ta prekin me të keqe, bi-idhnil-lah. 
        E kur atë e kaplon varfëria i bën dua All-llahut duke kërkuar nga ai me cilësitë e Tij të pasurisë (El-Gina), bujarisë (El-Kerum, El-Xhevdeh) dhe dhënies (El-Ata). 
        E kur ai sëmurët i bën dua Atij sepse ai është shëruesi (Et-Tabib, Esh-shafi) dhe mjaftues (El-kafi). 
        E nëse atij i mungojnë pasardhësit-fëmijët kërkon nga All-llahu që t’i japë atij pasardhës të mirë sepse vetëm ai është që jep riskun (Err-Rrezzak) dhënës i madh (El-Vehhabë). E kështu me radhë çdo herë që ka nëvoj i bën dua All-llahut me cilësit e mira të Tij, që ai i njeh dhe i beson.
        7.  Kur robi i All-llahut mediton në sifatët e All-llahut: Madhështisë (El-Adhame) Lartëmadhërisë (El-Xhelal) fuqisë (El-Kuveh), dominimit (El-Hejmeneh) dhe plotëfuqisë (El-Xheberutë) i zvogëlohet vetja dhe atëherë e sheh se sa vlerë të vogël posedon. E kur ta dijë se All-llahut i takon e gjith madhëria (El-Kibrija) nuk shpreh kryelartësi ndaj askujt dhe nuk e cilëson vetën me cilësietë që All-llahu e veçoi Vetën e Tij.
        E kur e din se All-llahu është i cilësuar me pasuri (El-Gina), mbretëri (El-Mulk) dhe dhënijes (El-Ata) ndien nevojën e madhe për Zotëriun e tij, Mbretin e mbretërve, i Cili i jep kujt të do dhe ia ndalon atij që do.
        8.  E kur njeriu ka njohuri se All-llahu posedon fuqi (El-Kuveh), krenari (El-Izzeh) dhe mundje (El-Galebe) dhe në këto cilësi të All-llahut ka besim, ai e di se fuqinë qe e posedon e ka nga All-llahu dhe krenaria e tij vjen nga All-llahu dhe nuk i nënshtrohet pabesimtarit e as që nuk ndihet i nënçmuar para tij dhe e di se nëse ai është me All-llahun, All-llahu do të jetë me te dhe nuk ka kush që mund ta mundë.
        9.  Gjithashtu nga frytet e imanit ndaj cilësive te All-llahut është njeriu nuk e cilëson vetën e tij me cilësin e gjykimit (El-Hukm), adhurimit (El-Uluhije), ligjvënies (Et-Teshri), lejimit (Et-Tahlil) dhe ndalimit (Et-Tahrim) dhe nuk gjykon me tjetër pos me atë që ka zbritur Ai, e as nuk i ndan punën mes njerëzve përveç me atë që ka zbritur Ai, nuk e bën haram atë që All-llahu e ka lejuar e as e lejon atë që All-llahu e ka bërë haram.
        10.  Edhe sifatët e bërjes së kurthëve (El-Kejd, El-Mekr), e talljes (El-Istihza) e mashtrimit ndaj mashtruesve (El-Hada’) kur këto i bëson njeriu në mënyrën që i takon All-llahut [subhanehu ve teala] dhe madhërisë së Tij, e din se askush nuk mund t’ia hedh All-llahut ndonjë kurth sepse se All-llahu më mirë se askush bën kurtha, [subhanehu ve teala]. Dhe se askush nga robët e Tij nuk ka mundësi të tallet me All-llahun e as ta mashtrojë atë sepse All-llahu do të tallët me te dhe do ta mashtrojë atë. Nga dukuritë e talljes se All-llahut me robin e vet është që të hidhërohet me te dhe ta dënojë atë.

- Vlera e nijetit -

 Muslimani beson në peshën dhe rendësinë që ka nijeti në proporcion me veprat tjera të tija, qofshin ato fetare apo të kësaj bote, ngase të gjitha veprat formohen prej tij, sipas tij forcohen ose dobësohen, vlejnë apo nuk vlejnë, gjithnjë sipas tij. Ky besim i muslimanit në nevojën e nijetit në të gjitha punët si dhe obligimi i përmisimit të tij mbështetët:

        Së pari: në Fjalën e Allahut të Lartësuar : “E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin Allahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij” [El-Bejjine, 5]
        Gjithashtu: “Thuaj: "Unë jam i urdhëruar ta adhuroj Allahun, të jem i sinqertë në adhurimin ndaj Tij” [Ez-Zumer, 11]
        Së dyti: Në fjalën e Muhamedit alejhis salatu ve selam: "Veprat shpërblehën sipas qëllimit, e secilit i takon ajo çfarë ka pasë për qëllim" (Trans. Buhariu, Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Nesaiu.)
        Gjithashtu: "Allahu nuk shiqon fizionomitë dhe pasuritë tuaja, mirëpo shiqon zemrat dhe punët tuaja" (Trans. Muslimi dhe imam Ahmedi). 
        Shiqimi i zemrave është shiqim i nijeteve, ngase nijeti është nxitësi dhe shtytësi kryesor drejt veprës. 
        Thotë Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem: "Kush synon një vepër të mirë dhe nuk e bën atë, atij i shkruhet një e mire…" (Trans. Imam Ahmedi)
        Pra, vetëm synimi i mirë bën që vepra të jetë e mirë dhe me të të realizohet shpërblimi. Kjo për shkak të vlerës së nijetit të mirë. 
        Ndërsa në hadithin tjetër thuhet: "Njerëzit janë katër grupe: Një njëri të cilit Allahu i Lartësuar i dha dituri dhe pasuri e ky me diturinë e tij vepron mbi atë pasuri. Atëherë thotë një tjetër: Sikur të më kishte dhënë Allahu mua ashtu siç i dha atij do të veproja njejtë siç vepron ai, këta të dy në shpërblim janë të njejtë. Një njëri, të cilit Allahu i dha pasuri e nuk i dha dituri, e ky e nepërkëmbë atë pasuri. Atëherë thotë një tjetër: Sikur të kishte më dhënë Allahu mua ashtu siç i dha atij, do të veproja njejtë siç vepron ai, këta të dy në mëkat janë të njejtë.” (Trans. Tirmidhiu) 
        Që na jep të kuptojmë se i pari u shpërblye me nijet të mirë me shpërblimin e punës së mirë, ndërsa pronari i nijetit të keq mori mëkatin e vepruesit të punës së keqe. Pra, rezultat i gjithë kësaj ishte vetëm nijeti.
        Gjithashtu, nga hadithi i Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem, kur ai ishte në Tebuk: "Me të vërtetë në Medine gjinden disa njerëz, nuk kemi kaluar asnjë luginë, as s’kemi shkelur ndonjë vend, i cili i mllefos pabesimtarët, as s’kemi dhënë ndonjë lëmoshë, e as nuk na ka goditur uria vetëmse na kanë shoqëruar në të gjitha këto, e ata duke qenë në Medine". I është thënë atij: Si mundet kjo o i Dërguari i Allahut? Tha: "I ka penguar arsyeja, mirëpo kanë marrë pjesë me nijet të mire” (Trans. Buhariu dhe Ebu Davudi)
        Atëherë pra, nijeti i mirë e barazoj joluftëtarin me luftëtarin në shpërblim dhe e bëri jomuxhahidin të arrijë shpërblimin sikur shpërblimin e muxhahidit.
        Poashtu hadithi tjetër: “Kur të përleshen dy muslimanë me shpata, mbytësi dhe i mbyturi janë në zjarr”. U tha: O i dërguari i Allahut, kuptohet se njëri është mbytësi, mirëpo çështë puna me të mbyturin? Tha: "Ngase ai ka dëshiruar vrasjen e shokut të tij" (Trans. Buhariu, Muslimi dhe Nesaiu)
        Kurse në një transmetim tjetër të Buhariut qëndron: "Ngase ai ka qenë i përgaditur për vrasjen e vëllait të tij". Nijeti dhe dëshira e keqe barazoi mes mbytësit meritor për zjarr dhe mes të mbyturit po mos të ishte nijeti i tij i keq do të ishte prej banorëve të xhenetit. 
        Poashtu hadithi tjetër: "Çdo njeri, i cili i cakton një gruaje mehrin, Allahu e di se ai nuk do t`ia jep asaj atë, kështuqë e mashtron atë në emër të Allahut dhe ia bën vetës nderin e saj hallall në mënyrë të palejuar; e takon Allahun atë ditë kur e takon e ai llogaritet amoral (zinaqarë). Çdo njeri, i cili huazon nga një tjetër një borxh, Allahu e di se ai nuk do t`ia kthej atij, kështuqë e mashtron atë në emër të Allahut dhe ia bën vetës hallall pasurinë e tij në mënyrë të palejuar; e takon Allahun atë ditë kur e takon e ai llogritet vjedhës." (Trans. Imam Ahmedi dhe Ebu Maxhe)
        Me nijet të keq vepra e lejuar u shëndrrua në haram dhe e ndaluar, kurse ajo çka ishte jo e vështirë u bë më vështirësi.
        Krejt kjo përforcon atë çka beson muslimani në rëndësinë dhe peshën e nijetit. Për këtë arsye muslimani i ndërton të gjitha veprat e tij mbi baza të nijetit të mirë, siç jep mundin që të mos veprojë asgjë pa nijet, apo nijet të mirë ngase nijeti është shpirti i veprës dhe baza e tij. Ekzistenca e veprës mvaret nga rregullsia e tij ndërsa pavlefshmëria e saj është rezultat i nijetit jo të mirë. Vepra e shoqëruar pa nijet pronari i saj bën syfaqësi, është njeri artificial dhe i urrejtur. 
        Ashtu siç beson muslimani se nijeti është shtylla e veprave, poashtu ai sheh se nijeti nuk është vetëm fjalë goje (O Allah kam vendosur kështu ), por ai realizohet me shtytjen e zemrës drejt veprës së pranuar për një qëllim të mirë, qoftë ai përfitim i një dobie apo largim i dëmit, siç është dëshira e drejtuar drejt veprës për të arritur me të kënaqësinë e Allahut apo zbatimin e urdhërit të Tij.  
        Muslimani kur beson se vepra e lejuar (mubah) shëndrrohet përmes nijetit të mirë në vepër që meriton të shpërblehet, dhe se vepra e cila meriton shpërblimin kur i mungon asaj nijeti i mirë shëndrrohet në mëkat që meriton dënimin. Muslimani nuk beson se nijeti i mirë ndikon në gjynahe për t`i shëndrruar ato në punë të mira. Ai i cili përgojon një person për ti jep përshtypje të mirë në mendjën e një tjetri ai është mëkatar ndaj Allahut të Lartësuar dhe nuk i bën dobi atij nijeti i mirë në shiqimin e tij. Ai i cili ndërton një xhami me pasuri haram nuk shpërblehët për këtë. Ai i cili prezenton tubimet e vallzimit dhe paturpësisë, apo blen bileta llotarie me nijet të nxitjes së rrugëve të bamirësisë, apo për ndonjë dobi të xhihadit dhe të ngjashme, ai është kundërshtarë i urdhërit të Allahut, mëkatar dhe për këtë nuk shpërblehet.
        Poashtu ai i cili ndërton kupolla mbi varret e njerëzve të mirë, apo therrë për ta kurbanë apo ua përkushton atyre zotimet me nijetin e dashurisë ndaj të mirëve, ky është kundërshtarë i urdhërit të Allahut të Lartësuar, mëkatar për veprën e tij edhe nëse nijetin e ka pas të sinqertë, siç i duket atij. Ngase, fare mirë dihet se nuk shëndrrohet një vepër me nijet të mirë në vepër e cila shpërblehët përpos asaj vepre që është e lejuar (mubah) në veprimin e saj, ndërsa vepra e ndaluar (haram) nuk shëndrrohet në vepër të lejuar në asnjë mënyrë.

 
  Today, there have been 20 visitors (20 hits) on this page!  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free