- Definicioni i Nifakut - Hipokrizisë -
Thotë Hafidh Ibën Haxheri (All-llahu e mëshiroftë): "Nifaku (hipokrizia) në terminologji don të thotë: kundërshtimi i të mbrendshmës me të jashtmen. Nëse është kundërshtim në besim ai është nifak i kufrit (i cili të nxjerrë nga feja). Përndryshe është nifak në vepër (i vogël, i cili nuk te nxjerrë nga feja, syefaqësi)." (Fet’hul Barij)
Nifaku ndërtohet mbi mashtrim, devijim dhe gënjeshtër.
All-llahu (subhanehu ve teala) thotë: “Ka disa njerëz që thonë: “Ne i kemi besuar All-llahut dhe jetës tjetër (Ahiretit), po në realitet ata nuk janë besimtarë. Ata përpiqen ta mashtrojnë All-llahun dhe ata që besuan, po në të vërtetë ata nuk mashtrojnë tjetër, pos vetvetes, por ata nuk e hetojnë." [El-Bekare, 8-9]
Për këtë arsye ishte dënimi i munafikëve prej dënimeve më të dhimbshme në ahiret, dhe se ata janë në shtrsën më të fundit të xhehennemit.
All-llahu (subhanehu ve teala) thotë: "S’ka dyshim, munafikët do të jenë në shtresën më të ulët (në fund) të zjarrit dhe për ta nuk do të gjesh mbrojtës”. [En-Nisa, 145]
Shkaku i shfaqjës së munafikëve
Shkaku parë i shfaqjes së munafikëve është ngritja e shtetit Islam në Medinë dhe sundimi i muslimanëve në të.
Thotë Shejhul Islam Ibën Tejmije (All-llahu e mëshiroftë): Kur emigroi Pejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem) në Medinë dhe u bënë besimtarët të fortë dhe krenarë, hyrën shumë njerëz në Islam me dëshirë dhe nënshtrim. Ishin disa prej të afërmëve të tyre që e pranun Islamin dhe e shfaqën atë nga frika, që në mbrendësi ishin pabesimtarë. I pari i tyre ishte Abdullah bin Ubejj bin Selul që për shkak të tij dhe disa të tjerëve si ai prej munafikëve zbritën ajete ku tregojnë besimin dhe gjendjen tyre të mbrendshme.
|