Ehli Sunneti dhe Xhemati
  Imani ...
 

- Imani shtohet dhe pakësohet -

Imani shtohet dhe pakësohet. Shtohet me nënshtrim ndaj All-llahut dhe vepra të mira, dhe pakësohet e dobësohet me vepra të liga. Këtë e argumentojnë shumë ajete dhe hadithe.

     All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: "E besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, të të cilëve kur permendet All-llahu u rrenqethen zemrat e tyre, të cilëve kur u lexohen ajetet e Tij u shtohet Imani (besimi) dhe që janë të mbeshtetur vetëm të Zoti i tyre." [Enfal, 2]
        Si dhe ajeti: "E All-llahu ua shton besimin atyre qe u udhëzuan, e veprat e tyre të perjetëshme janë shpërblimi më i dobishëm të Zoti yt dhe përfundim më i mirë." [Merjem, 76]
        Në ajetin tjetër All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: "Ai është që në zemrat e besimtarëve dhuroi qetësinë për ta shtuar bindjen në besimin e vet qe kishin. Ushtritë e qiejve dhe të tokës janë vetëm të All-llahut, e All-llahu është shumë i Dijshëm dhe shumë Preciz." [Fet'h, 4]
        All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: "Kurse ata që gjetën rrugën e drejtë, Ai atyre u shton edhe më udhëzimin në rrugën e drejtë, dhe u ofron mundësi të jenë edhe më të matur." [Muhammed, 17]
        Dhe nga Ebu Seid El-Hudrij [radijallahu anhu] transmetohet se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] duke thënë: “Kush nga ju sheh një të keqe le ta ndryshojë me dorën e tij, e nëse nuk mundet ta bëjë, atëherë me gjuhën e tij, e nëse nuk mundet ta bëjë këtë, atëherë me zemrën e tij, porse ky është imani më i dobët”. [Muslimi]
        Si dhe në hadithin tjetër ku thotë: "Prej besimtarëve me iman më të plotë janë ata që kanë moral më të lartë." [Muttefekun alejhi]

        Fjalet e dijetareve te Ehli Sunnetit se imani shtohet dhe pakesohet
        Nga Ebu Derda [radijallahu anhu] transmetohet se ka thënë: "Imani shtohet dhe pakësohet." [Sunen ibn Maxheh]
        Dhe nga Ebu Hurejrah [radijallahu anhu] transmetohet se ka thënë: "Imani shtohet dhe pakësohet." [Essunneh li Abdil-lah]
        Si dhe nga ibën Abbasi [radijallahu anhu] se ka thënë: "Imani shtohet dhe pakësohet." [Sunen ibn Maxheh]
        Dhe prej Tabi'ineve transmetohet nga Muxhahidi se ka thënë: "Imani shtohet dhe pakësohet."
        Shejhul-islam ibën Tejmijjeh [Allahu e mëshiroftë] thotë: "Janë pajtuar selefet se Imani është fjalë dhe vepër, shtohet dhe pakësohet."
        Dhe Ahmed ibën Hambeli [Allahu e mëshiroftë] ka thënë: "Imani është fjalë dhe vepër, shtohet dhe pakësohet, sikur ka ardhur na hadithin:" Prej besimtareve me iman me të plotë janë ata që kanë moral më të lartë.” [Muttefekun alejhi]
        Ka thene Imam Euza'ij [Allahu e mëshiroftë]: "Imani është fjalë dhe vepër, shtohet dhe pakësohet. E kush thotë se imani shtohet e nuk pakësohet, ruanu prej tij se ai është bidatçi."
        Dhe Sufjani [Allahu e mëshiroftë] ka thënë: "Imani është fjalë, vepër dhe qellim, shtohet dhe pakësohet. Shtohet me nenshtrim ndaj All-llahut dhe pakësohet me mëkate."
        Ka thënë Ebu Zur'ah dhe Ebu Hatim Er-Razij [Allahu i mëshiroftë]: "I kemi arritë dijetarët e të gjitha vendeve; të hixhazit, irakut, shamit, jemenit dhe medh-hebi i tyre ishte se imani është: fjalë dhe veper, shtohet dhe pakësohet."
        Dhe për fund arrijmë që të konkludojmë dhe të definojmë se: "Imani është fjalë dhe vepër, shtohet dhe pakësohet. "

والحمد لله رب العالمين ، وصلى الله وسلم على نبينا محمد وصحبه وأتباعه إلى يوم الدين


- Të definuarit e Imanit sipas Ehli Sunnetit -

Fjala "Iman" në Kur'an dhe sunnet përmendet në njëjës dhe përmendet e lidhur dhe e bashkuar me Islamin. E kur përmendet e lidhur me Islamin, si në hadithin e Xhibrilit, alejhi selam, nënkupton Islamin në anën e jashtme dhe të dukshme, e ajo është bindja dhe nënshtrimi i robit ndaj All-llahut [subhanehu ve teala].

       Shtyllat e Islamit janë: "Dëshmia se nuk meriton të adhurohet askush tjetër perveç All-llahut [subhanehu ve teala] dhe se Muhammedi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] është rob dhe i Dërguar i Tij, falja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimi i ramazanit dhe shkuarja në haxh për atë që ka mundësi". 
        Ndërsa me Iman nënkuptojmë atë që është e brendshme dhe e padukshme, e shtyllat e imanit janë: "Besimi në All-llahun [subhanehu ve teala], në melaiket e Tij, në librat e Tij, në të Dërguarit e Tij, në Ditën e Gjykimit dhe në vendimin dhe caktimin e Tij, qofte ai i mirë apo i keq."
        E nëse përmendet në njëjes, si në ajetin: "E besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, të cilëve kur permendet All-llahu u rrenqethen zemrat e tyre, të cilëve kur u lexohen ajetet e Tij u shtohet Imani (besimi) dhe që janë të mbeshtetur vetëm të Zoti i tyre, dhe të cilët falin (rregullisht) namazin dhe nga ajo me çka Ne i furnizuam, ata japin." [Enfalë, 2-3]
        Si dhe në hadithin e Ebu Hurejres [radijallahu anhu], i cili thotë: Ka thënë Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: "Imani është gjashtëdhjetë e sa pjesë. Më e larta është fjala La Ilahe il-la All-llah, ndërsa me e ulëta është largimi i një pengese nga rruga. Dhe turpi është pjese e Imanit." Pra, nenkupton të gjithë fene.
        Nga kjo nxjerrim qe Imani është: fjalë dhe veper. Fjalë e zemrës dhe fjalë e gjuhes, dhe vepër e zemrës, e gjuhes dhe e gjymtyrëve.
        Fjalë e zemrës- siç është besimi në All-llahun.
        Fjalë e gjuhës -siç është deshmia ose fjala La Ilahe il-lall-llah etj.
        Vepër e zemrës- siç është dashuria ndaj All-llahut, frika ndaj Tij, sinqeriteti, etj.
        Vepër e gjuhës- leximi i Kur'anit, të përmendurit e All-llahut (dhikri), etj. Dhe, 
        Vepër e gjymtyrëve- siç është namazi, haxhi, xhihadi, etj.

                                                            
Argumentet nga Kur'ani dhe sunneti


        Nga argumentet e Kur'anit dhe sunnetit se prej Imanit është fjala e zemrës:
  
        - Ka thënë All-llahu [subhanehu ve teala]: "E ai qe e solli të vërtetën dhe besoi ne te, të tillët janë ata të ruajturit." [Zumer, 33]. 
        - Si dhe në ajetin tjetër ku thotë: "O ti i dërguar! Te mos brengos vrapimi në mosbesim të atyre që me gojët e tyre thanë: "Ne kemi besuar", e zemrat e tyre nuk kanë besuar." [Maideh, 41]
        Ebu Hurejrah [radijallahu anhu] thotë: I thash o i Dërguari i All-llahut, cilët njerëz do të jenë me të lumtur me ndermjetesimin-shefatin tënd në Ditën e Gjykimit? Tha [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: Kam menduar o Ebu Hurejrah se nuk do të më pyes askush para teje. Pasiqë e kam parë lakminë tënde ndaj hadithit, njerëzit më të lumtur dhe më të gëzuar me ndermjetësimin tim në Ditën e Gjykimit janë ata të cilët kanë thënë: La ilahe il-la All-llah-Nuk meriton të adhurohet askush tjetër pos All-llahut, sinqerisht nga zemra e tyre". [Buhariu]

 

        Nga argumentet e Kur'anit dhe sunnetit se prej Imanit është fjala e gjuhes:

        Ka thënë All-llahu [subhanehu ve teala]: "Dhe kur u lexohet atyre, thonë: Ne i kemi besuar atij, ajo është e vërteta prej Zotit tonë, ne edhe para tij kemi qene muslimanë." [Kasas, 53].
        Si dhe në ajetin tjetër ku thotë: "E s'ka dyshim se ata që thanë: "All-llahu është Zoti ynë", dhe ishin të paluhatshem, atyre u vijne engjejt (në prag të vdekjes dhe u thonë): të mos frikësoheni dhe të mos pikëlloheni, keni myzhde xhennetin qe u premtohej." [Fussilet, 30]
        Ibni Omeri [radijallahu anhu] thotë se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Jam urdhëruar që t'i luftoj njerëzit (pabesimtarë), derisa të dëshmojnë se nuk ka të adhuruar tjetër përveç All-llahut dhe se Muhammedi është i Dërguari i Tij, dhe derisa të falin namazin dhe të japin zekatin. E kur ta bëjnë këtë, atëherë e kanë të mbrojtur prej meje gjakun dhe pasurinë e tyre, pos nëse i kanë hyrë në hak Islamit, llogaria e tyre është te All-llahu.” [Muttefekun alejhi]


        Nga argumentet e Kur'anit dhe sunnetit se prej Imanit është vepra e zemrës:

        Ka thënë All-llahu [subhanehu ve teala]: "E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin All-llahun me nje adhurim të sinqertë ndaj Tij, që të largohen prej çdo besimi të kotë, të falin namazin, të japin zekatin, e ajo është feja e drejtë." [Bejjineh, 5]. 
        Si dhe në ajetin: "Po dashuria e atyre që besuan All-llahun është shumë me e forte." [Bekareh, 165]
        Si dhe ajeti: "Por All-llahu juve ua beri të dashur besimin dhe ua zbukuroi në zemrat tuaja, ndërsa mosbesimin, shfrenimin dhe kundërshtimin, ua bëri që t'i urreni. Të tillë janë ata që gjetën rrugën e drejtë." [Huxhuratë, 7] 
       Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: "Askush nga ju nuk beson (plotësisht) përderisa nuk dëshiron për vëllaun e vet atë që e dëshiron për vetvetën." [Buhariu dhe Muslimi].

 

        Nga argumentet e Kur'anit dhe sunnetit se prej Imanit është vepra e gjuhes:

        All-llahu [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotë: "Lexo çka të është shpallur ty nga libri i Zotit tend! Nuk ka kush qe mund t'i ndryshojë fjalët e Tij dhe pos Tij nuk mund të gjeshë strehim." [Kehf, 27]
        Si dhe ne ajetin: "O ju qe besuat, perkujtonie All-llahun sa me shpesh, dhe madhëronie Atë mengjes e mbrëmje." [Ahzab, 41-42]
        Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: "Me i miri prej jush është ai qe e mëson Kur'anin dhe ua mëson të tjerëve." [Buhariu]


        Nga argumentet e Kur'anit dhe sunnetit se prej Imanit është vepra e gjymtyrëve:

        Ka thënë All-llahu [subhanehu ve teala]: "Falnie namazin dhe jepni zekatin dhe falnu me ata qe falën (bini ne ruku me ata që bijne) ." [Bekareh, 43].
        Si dhe ne ajetin: "Dhe luftoni në rrugën e All-llahut kundër atyre që ju sulmojne e mos e teproni se All-llahu nuk i do ata që e teprojnë." [Bekareh, 190]
        Ibni Mes'udi [radijallahu anhu] thotë se i Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Asnjë pejgamber të cilin e ka dërguar All-llahu te një popull para meje - nuk ka qenë, e të mos ketë pasur havarijunë prej ummetit të vet dhe shokë që iu kanë përmbajtur sunnetit të tij dhe kanë ndjekur porositë e tij. Pastaj kanë pasuar pas tyre gjenerata (pasardhës) të cilët kanë folur atë që nuk e kanë vepruar dhe kanë vepruar atë që nuk u qe urdhëruar. Andaj secili që lufton kundër tyre me dorën e vet është besimtar, kush lufton kundër tyre me gjuhën e vet është besimtar, edhe ai që lufton kundër tyre me zemrën e vet është besimtar. Kush prej këtyre të triave nuk bën asgjë, tek ai nuk ka iman as sa kokrra e hardallit.” (Muslimi)

        Fjalet e dijetarëve të Ehli Sunnetit se imani është fjalë dhe vepër

        Ka thënë Imam El-lalikai se Imam Shafiu [Allahu e mëshiroftë] në librin e tij-el umm-ka thënë: "Ka qënë ixhma'i i sahabëve dhe tabi'ineve të cilët i kemi arritë se Imani është fjalë dhe vepër dhe qëllim."
        Ka thënë Imam Euza'ij [Allahu e mëshiroftë]: "Nuk qendron dhe mbahet imani përveç se me fjalë, dhe nuk qendron imani dhe fjala përveç se me vepër, dhe nuk qendron imani, fjala dhe vepra përveç se me qellim të pastër dhe pajtuar me sunnetin. Dhe kanë qenë selefet para nesh, të cilët nuk kanë bërë dallim ndermjet imanit dhe veprës, sepse vepra është prej imanit,d he imani përbehet prej vepres."
        Imam Abdur-Razzak [Allahu e mëshiroftë] thotë: "Mu'mer dhe Ibn Xherih dhe Theurij dhe Malik dhe Ibën Ujejneh, thonin: Imani shtohet dhe pakësohet. Dhe unë (Abdur-Razzaku) e them të njejtën: Imani është fjalë dhe vepër, shtohet dhe pakësohet, e nëse i kundërshtoj unë ata, atëherë kam humbur dhe nuk jam nga të udhëzuarit."
        Ka thënë Imam El-Begavij [Allahu e mëshiroftë]: "Janë pajtuar sahabet dhe tabi'inet dhe ata qe vijnë pas tyre nga dijetarët e sunnetit,ëse veprat janë prej imanit."
        Dhe thotë Hafidh ibën Abdul-Berr [Allahu e mëshiroftë]: "Kanë rënë në ujdi dijetarët e fikhut dhe hadithit se imani është: fjalë dhe vepër."
Imam El-Buharij [Allahu e mëshiroftë] thotë: "Kam shkruar nga një mijë e më shumë dijetarë, dhe nuk kam shkruar përveç se nga ata që thonë: Imani është fjalë dhe vepër, dhe nuk kam shkruar nga ata që thonë: Imani është fjalë."
        Fudajl bin Ijadi [Allahu e mëshiroftë] thotë: "Thotë Ehli Sunneti se Imani është njohje, fjalë dhe vepër."
        Imam Es-Sabunij [Allahu e mëshiroftë] thotë: "Dhe prej medh-hebit të dijetarëve të hadithit është se Imani është fjalë, vepër dhe njohje."
        Shejhul-Islam ibën Tjemijeh [Allahu e mëshiroftë] thotë: "Dhe nga kapitulli i fjalëve të selefit dhe dijetarëve të sunnetit në lidhje me imanin është se herë thonë: Imani është fjalë dhe vepër, e herë thonë: fjalë, vepër dhe qellim, e herë thonë: fjalë, vepër, qellim dhe pasim i sunnetit, e herë thonë: Imani është të shqiptuarit me gjuhë, të besuarit me zemër, dhe të vepruarit me gjymtyrë, dhe të gjitha këto janë të sakta."
        Kur është pyetur Imam Sehl bin Abdullah et-Testerij [Allahu e mëshiroftë] për imanin se çka është ai? Ka thënë: "Imani është fjalë, vepër, qellim dhe pasim i sunnetit. Kështuqë, nëse Imani është fjalë pa vepër atëherë është kufër, e nëse është fjalë dhe vepër, por pa qellim të pastër atëherë është nifak (hipokrizi). E nëse është fjalë, vepër dhe qellim i paster, por pa pasim të sunnetit, atëherë është bidat (risi ne fe)."

        Dhe për fund arrijmë që të konkludojmë dhe të definojmë se: "Imani është fjalë dhe vepër "  

    والحمد لله رب العالمين ، وصلى الله وسلم على نبينا محمد وصحبه وأتباعه إلى يوم الدين

 

 
  Today, there have been 7 visitors (7 hits) on this page!  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free