Menya Kryesore : |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
- Sjellja e mirë me të afërmit jo besimtarë -
Nëse muslimani vështron në Kur’anin Fisnik gjenë se krahas urdhërimit të kuputjes së miqësisë, dashurisë dhe ndihmës mes besimtarit dhe të afërmëve të tij pabesimtar, Kur’ani ka urdhëruar në mos këputjen e lidhjeve me ta, sjelljen e mirë dhe bëmirësinë ndaj tyre por jo miqësi dhe dashuri me ta.
All-llahu i Madhëruar thotë: “Ne e kemi porositur njeriun me sjellje të mirë ndaj prindërve të vet, e nëse ata të dy të shpiejnë që të më përshkruash Mua shok (zot tjetër) për çka nuk di asgjë, atëherë ti mos i respekto ata. Kthimi juaj është tek Unë, e Unë do t’ju njoftoj për atë që keni vepruar”. [El-Ankebut, 8]
Thotë Imam Begaviu (Allahu e mëshiroftë): Ky ajet dhe ajeti i pesëmbëdhjetë i sures Lukman e që është fjala e Allahut (subhanehu ve teala):
“E nëse ata të dy tentojnë që ti të më përshkruash Mua shok, për çka ti nuk ke kurrëfarë fakti, atëherë mos i respekto ata, po në cështjet e jetës së kësaj bote sillu mirë me ta, e ti ndiqe rrugën e atij që është i kthyer kah Unë, mandej kthimi juaj është tek Unë, e Unë do t’ju njoftoj për atë që keni punuar." (Lukman: 15), kanë zbritur për shkak të S’ad bin Ebij Vekasit (radijallahu anhu) dhe nënës e tij Hamnetu bint Ebi Sufjan. Sa’di ishte prej të parëve që pranoi Islamin dhe ishte bamirës dhe u sillte mirë me nënën e tij.
Nëna i tha atij: Çfarë është kjo fe që ke shpikur? Pasha Zotin, nuk kam për të ngrënë, e as për të pirë përderisa të kthehesh në atë fe që ishe, ose do te vdes (nga uria dhe etja) e ti do të mbetesh i tërpëruar sa të jesh gjallë, duke të thënë njerëzit: O bytës i nënës!
Qëndroi kështu nëna e Sa’dit (radijallahu anhu) pa ngrënë, pa pirë dhe pa hyrë nën ndonji hije për t’u freskuar. Kështu që u lodhë, por megjithatë në këtë gjendje qëndroi edhe një ditë dhe një natë. Pas kësaj i erdhi biri saj (Sa’di) dhe i tha: O nëna ime; edhe po ti kishe njëqindë shpirtëra dhe të dalin një nga një, nuk e lë fenë time (Islamin). Ha nëse do e nëse nuk do mos ha. Kur i humbi shpresat nëna e tij dhe e pa se nuk do të kthehet në fenë e saj filloi për të ngrënë dhe pirë. Pas kësaj ngjarje All-llahu (subhanehu ve teala) e zbriti këtë ajet, ku e urdhëroi të sillet mirë me prindërit e tij dhe të jetë bamirës ndaj tyre, me kusht mosrrespektimit e as nënshtrimit te tyre në shirk dhe mëkat.
Pejgamberi (sal-lallahu alejhi ve sel-lem) thotë: “Nuk ka dëgjim ndaj krijesës nëse i dëhet mëkat Krijuesit”.
(Hadithi është i vërtetë. Shiqo: Mishkatul Mesabih)
Atëherë, për këtë mbetet që miqësia e dashuria të jenë për All-llahun, fenë e tij dhe besimtarët gjë që nuk ka të bëjë me mëkatin e krijesës në kundërshtimin e Tij, ndërsa sjellja e mirë me të afërmin pabesimtar është diçka tjetër. Ka mundësi që kjo sjellje të jetë me qëllim të përfitimit të zemrës së tij ose shpresa e pranimit të Islamit nga ai.
- Miqtë e All-llahut dhe miqtë e shejtanit -
Paraqitja e miqëve të All-llahut dhe miqëve të shejtanit është çështje e vjetër që prej krijimit të Ademit [alejhis-selam] kur All-llahu urdhëroi melekët të bëjnë sexhde në shenjë nderimi ndaj Ademit. Melekët ranë në sexhde përveç Iblisit, i cili kundërshtoi dhe bëri mendjemadhësi.
Kur’ani Fisnik ka rrëfyer këtë tregim të armiqësisë mes Ademit dhe Iblisit në shumë kaptina
por nga më të dalluarat janë kaptina: el-Bekare, el-A’raf dhe Taha.
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: “E kur u thamë melekëve: përuluni (bini në sexhde) Ademit, ata menjëherë iu përulën, me përjashtim të Iblisit. Ai refuzoi dhe u mbajt në të madh dhe u bë pabesimtar. E Ne i thamë: “O Adem, ti dhe bashkëshortja juaj banoni në Xhennet, dhe hani lirisht nga frutat e tij kah të doni, po mos iu afroni asaj bime (peme) e të bëheni zullumqarë (të vetvetës suaj). Po shejtani i bëri ata të dy të mashtrohen në atë (pemë të Xhennetit që ishte e ndaluar për ta) dhe i nxorri nga ajo (e mirë) që ishin në të, e Ne u thamë: “Zbritni (dilni), jeni armik i njëri tjetrit, e ju deri në një kohë keni vendbanim dhe dëfrim. E Ademi prej Zotit të vet pranoi disa fjalë (lutje), pranaj Ai ia fali (gabimin), Ai është mëshirues dhe pranues i pendimit. Ne u thamë: “Dilni prej aty (Xhennetit) që të gjithë, e juve gjithsesi do t’ju arrijë udhëzim prej Meje, e kush pranon udhëzimin Tim, për ata nuk ka as frikë as që do të brengosen”. [el-Bekare, 34-38]
Poashtu në kaptinën el-A’raf rrëfehet tregimi ku sqarohet mospërulja e Iblisit ndaj Ademit [alejhis-selam].
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: (All-llahu) Tha: “Ç’ka të pengoi ty të bësh sexhde, kur Unë të urdhërova? Ai (Iblisi) tha: Unë jam më i vlefshëm se ai, më krijove mua nga zjarri, e atë e krijove nga balta”. [el-A’raf, 12]
Urdhëri i All-llahut ishte që Iblisi të bëj sexhde, mirëpo ai kundërshtoi All-llahu e mallkoftë, dhe bëri mendjemadhësi, duke përdorur analogjinë e tij të prishur se zjarri është më i mirë se dheu. Ai me këtë i bëri rival All-llahut [subhanehu ve teala]: All-llahu e thoshte këtë, ndërsa Ibsili thoshte se unë e shoh apo mendojë këtë. Dhe për këtë e meritoi mallkimin e All-llahut dhe largimin nga mëshira e Tij.
Prandaj, ndarja e njerëzve në grupin e udhëzimit dhe grupin e lajthitjes filloi prej këtu siç thotë All-llahu [subhanehu ve teala]: “Ai është që ju krijoi juve e nga ju ka mohues dhe ka besimtarë. All-llahu e sheh shumë mirë atë që e punoni”. [et-Tegabun, 2]
Pra, grupi i cili iu përgjigj thirrjes së pejgamberëve dhe besoi në librat e zbritura të All-llahut dhe Pejgamberët e Tij që ishin mëshirë për njerëzit, ishin miqtë e All-llahut. Ndërsa, grupi i cili kundërshtoi dhe bëri mendjemadhësi, ishin miqtë e Shejtanit.
Fillimisht, duhet të dihet se All-llahu u sqaroi në shumë vende në Kur’an robërve të Tij armiqësinë e Shejtanit edhe pas rrëfimit të tregimit të Ademit [alejhis-selam], që me këtë njëherit nuk e arszeton ankesën e njerëzve dhe argumentimin e tyre para All-llahut.
All-llahu [subhanehu ve teala] nuk e ka përmendur tregimin e Ademit dhe armiqësinë e Iblisit thjeshtë vetëm për rrëfim dhe njoftim. Por tregimi u sqarua bukur dhe ua tërhoqi vërejtjen bijëve të Ademit në shumë vende në Kur’an që mos të dëgjojnë Shejtanin dhe mos të binë pre dhe viktimë e intrigave dhe mashtrimeve të tij, e të largohen nga rruga e drejtë e All-llahut.
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: “O ju që besuat, hyni në Islam tërësisht, e mos e ndiqni rrugën e shejtanit, sepse ai është armiku juaj i hapur”. [el-Bekare, 108]
Pastaj vjen përkujtimi për njerëzit dhe tërheqja e vëmendjes së tyre në fjalën e All-llahut: “O bijtë e Ademit, të mos ju mashtrojë kurrsesi shejtani sikurse i nxorri prindërit tuaj nga Xhenneti, zhveshi prej tyre petkun që t’ju dalë në shesh lakuriqësia e tyre. Vërtetë ai dhe shoqëria e tij ju sheh, ndërsa ju nuk i shihni. Ne i kemi bërë shejtanët miqtë e atyre që nuk besojnë”. [el-A’raf, 27]
Nuk mjaftoi Kur’ani vetëm me këtë, por sqaroi planin e shejtanit dhe mashrtimet e tij në mënyrë që të shoh çdo njëri me sytë e tij dhe të mendojnë të zotët e mendjes.
Thotë All-llahu (subhanehu ve teala) për Iblisin: Atë e mallkoi All-llahu. Ai tha: “Unë do të përfitoj një pjesë të caktuar të robërve të Tu. Dë t’i shmangë (nga e vërteta), do t’i bëjë të shpresojnë në gjëra të kota; do t’i urdhërojë dhe ata do të shqyejnë veshët e bagëtive (do të bëjnë shenja në ta); do t’i urdhërojë dhe ata dë të shëmtojnë krijesën e All-llahut (formën në të cilën All-llahu i krijoi njerëzit). E kush e bën mik djallin, e jo All-llahun, ai ka dështuar sheshazi. Ai iu premton atyre dhe i bënë të shpresojnë, por djalli nuk premton tjetër vetëm se mashtrim”. [en-Nisa: 118-120]
Poshtu, All-llahu i përkujton njerëzit me një pamje prej pamjeve dhe ngjarjeve të Ditës së Gjykimit, atëherë kur pendohen miqtë e djallit dhe ata që i shkuan pas shejtanit.
All-llahu (subhanehu ve teala) thotë: “E tash, o ju kriminelë, ndahuni! O bijtë e Ademit, po a nuk u dërgova porosinë që të mos e dëgjoni djallin, se me të vërtetë ai është armiku i juaj i hapët!? (Ju porosita) Të më adhuroni Mua, se kjo është rruga e drejtë (e sigurtë).” (Jasin: 59-61).
Pamje tjetër me rastin e distancimit të Iblisit nga pasuesit e tij:
E pasi të kryhet çështja (xhenetlinjë ne xhennet e xhehenemlinjtë në xhehennem) djalli u mban (ligjëratë xhehenmlinjëve) dhe u thotë: “Vërtetë, All-llahu ju pat premtuar premtim të vërtetë, dhe unë ju pata premtuar dhe, qe, nuk zbatova premtimin ndaj jush. Po unë nuk pata kurrëfarë pushteti ndaj jush (që t’ju detyroj), përpos që ju thirra (në rrugë të gabuar) e ju m’mu përgjigjët; atëhrë, pra mos më qortoni mua, por qortonie veten. Unë nuk mund t’ju shpëtoj juve, e as ju nuk mund të më shpëtoni mua. Unë mohoj shoqërimin tuaj që më bëtë mua më parë (më adhuruat në vend të Zotit). S’ka dyshim, jobesimtarët kanë dënim të dhembshëm”. (Ibrahim: 22).
Nuk ka sqarim pas sqarimit të All-llahut. Siç thotë një proverb: gjërat kthehen në esencën e tyre. Përderisa Iblisi ishte armik i Ademit (alejhis-selam), pa dyshim se edhe pasuesit e Ibsilit dhe grupi i tij janë armiqë të miqëve të All-llahut dhe pasuesëve të Pejgamberëve. Andaj, nuk ka bashkim mes këtyre dy grupeve dhe as marrëveshtje e mirëkuptim.
Ajo është lufta, armiqësia, zilia, tallja, përqeshja, mashtrimi, dhe tradhëtia që Iblisi i inspiron pasuesit e vet kundër miqëve të All-llahut dhe besimtarëve të Tij dhe njëherit kjo është arma e shejtanit dhe miqëve të Tij.
Grupi i shejtanit janë, njerëz që presin të keqen për muslimanët dhe mundohen në çdo mënyrë që t’i largojnë nga përmendja e All-llahut (subhanehu ve teala). All-llahu na ka njoftuar për këtë në shumë vende në Kur’anin Fisnik.
All-llahu (subhanehu ve teala) thotë: “Atyre që nuk besuan, u është bërë e hijshme jeta e kësaj bote dhe bëjnë tallje me ata që besuan. Po ata që u rujtën (besimtarët) do të jenë më të lartë mbi ata (pabesimtarët) në ditën e kijametin. All-llahu i jep (shpërblim) pa masë atij që e do”. (el-Bekare: 112).
All-llahu (subhanehu ve teala) thotë: “Paria që nuk besoj nga populli i tij (Hudit) tha: “Ne po të shohim mendjelehtë dhe të kosiderojmë vërtetë rrenacak!”. (el-A’raf: 66).
“Mëkatarët ishin ata të cilët i përqeshnin ata që besuan. Dhe kur kalonin (besimtarët) pran tyre (idhujtarëve), ata i bënin me sy njëri tjetrit. E kur ktheheshin te familjet e veta, ktheheshin të këndaqur. Dhe kur i shihnin ata (besimtarët) thoshin: s’ka dyshim se këta (besimtarët) janë të humbur”. (el-Mutaffifin: 29-32).
Shiko në këtë gjendje të paraqitjes së Kur”anit armiqësinë e pasuesëve të shejtanit dhe atë që përmbajnë shpirtat e tyre kundër besimtarëve në fjalën e All-llahu (subhanehu ve teala):
“E kur u lexohen ajetet tona të qarta, në fytyrat e atyre që nuk besuan vëren urrjetje. Gati u vërsulën atyre që ua lexojnë ajetet tona. Thuaj: A t’ju tregoj për një më të keqe se kjo? Zjarri, të cilin All-llahu e caktoi për ata që nuk besuan. Sa i keq është ai vend ku do të shkojnë”. (el-Haxh: 72).
Këtu vërejmë një realitet me rëndësi, i cili është: armiqësia që ka ndodhur mes Ademit (alejhis-selam) dhe Iblisit është e hapur edhe tani mes Iblisit dhe bijëve të Ademit deri në Ditën e Gjykimit. E gjithë historia e njerëzimit nuk është ndryshe pos vërtetim i ndarjes së njerëzëve në grupin e udhëzimit dhe në grupin e epshit, pasionit dhe shejtanit.
All-llahu (subhanehu ve teala) thotë: “Ai është që ju krijoi juve e nga ju ka mohues dhe ka besimtarë. All-llahu e sheh shumë mirë atë që e punoni”. (et-Tegabun: 2).
Nga kjo kuptohet se nuk ka mirëkuptim e as miqësi mes dy grupeve as në dynja e as ahiret.
Thotë Shejhul Islam Ibën Tejmije (All-llahu e mëshiroftë): Prej suneteve të All-llahut është se: nëse All-llahu don ta shfaq fenë e Tij, përgatitë njerëz që e kundërshtojnë të vërtetën, por All-llahu e forcon të vërtetën me fjalët e Tij, e hedh hakun mbi të kotën, e asgjëson atë dhe ai shkatërrohet.
Shiko poashtu armiqësinë kundër pejgamberëve të popullit të Nuhit (alehis-selam), popullit të Hudit, Salihut, Shuajbit, Ibrahimit, Musës dhe në fund Muhamedit (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem). Poashtu, armiqësinë që e shfaqin dhe e realizojnë injorantët kundër atyre që besojnë deri atëherë kur All-llahu shkatërron tokën dhe atë që ka në te.
Nëse miqtë e All-llahut qëndrojnë të paluhatshëm në pasimin e udhëzimeve të Zotit të tyre, poashtu edhe miqtë e shejtanit qëndrojnë në vazhdim në errësirën e injorancës dhe të kotës, duke adhuruar takugin, qoftë ai tagut rival që adhurohet, apo epsh që përpiqët për ngopjen e tij, gjuhë, mbretëri, tokë apo pasim i një feje të baballarëve të parë.
All-llahu thotë:
“All-llahu është mbikëqyrës i atyre që besuan, i nxjerrë ata prej errësirave në dritë. E kujdestar të atyre që nuk besuan janë djajtë që i nxjerrin ata prej drite e i hudhin në errësira. Ata janë banues të zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.” (el-Bekare- 258).
Thotë prof. Sejjid Kutb (All-llahu e mëshiroftë): Sa i përket grupit të All-llahut, të cilët i përkasin Atij (subhanehu ve teala) dhe futen nën hijën e flamurit të Tij, e miqësojnë Atë dhe nuk e miqësojnë askend pos All-llahut. Ata janë nje familje, një popull të çdo gjenerate dhe shekujsh, të çdo vendi e atdheu dhe të çdo nacionaliteti e lloji.
Feja ka ardhur për ta ndarë të vërtetën nga e kota, Islamin nga injoranca (xhahilijeti). Dhe nuk e bëri bashkimin e njerëzve në bazë të llojit, ngjyrës, nacionalitetit apo dheut, ashtu siç e veprojnë këtë ligje të ndryshme injorante të vjetra dhe bashkëkohore. Mirëpo, e bëri bashkimin e njerëzve në besim në All-llahun ashtu siç e bëri dallimin mes tyre sipas veprave të mira të tyre dhe devotshmërisë.
All-llahu (subhanehu ve teala) thotë: “O ju njerëz, vërtetë Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, u bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmejt vete, e s’ka dyshim se tek All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai i cili ka devotshmëri, e All-llahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë”. (el-Huxhurat: 17).
Pejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem) është: “Nuk ka dallim mes arabit dhe të huajit (joarabit) e as mes të huajit dhe arabit, as mes të bardhit e të ziut, e as mes të ziut e të bardhit përveç me devotshmëri. Të gjithë ju jeni prej Ademit, e Ademi është prej dheut”. (Tran. Imam Ahmedi në Musnedin e tij).
Poashtu Pejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem) thotë: “All-llahu e hoqi nga ju mandjemadhësinë e injorancës (kohës para Islamit) dhe lavdërimin me baballarët, besimtar i mirë ose mëkatar i prishur”. (Transmeton Ebu Davudi në Sunenin e tij).
Pejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem) u distancua nga të afërmit e tij, të cilët nuk ishin në fenë e tij, në mënyre që të jetë shembull për besimtarët. Transmeton Amr bin el-As (radijAll-llahu anhu) i cili thotë: E kam dëgjuar Pejgamberin (sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem) duke thënë sheshazi pa u fshehur: “Familja e filanit (njerëz prej të afërmve të tij), nuk janë miqtë e mi. Mik i imi është All-llahu dhe besimtarët e mirë”. (Trans. Buhariu dhe Muslimi)
Gjithashtu tPejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem) thotë: “Njerëzit më të afërt tek unë janë të devotshmit prej nga do që të jenë dhe kudo që të jenë”. (Transmeton Imam Ahmedi ne Musnedin e tij dhe thotë se hadithi është i Vërtetë. Poashtu hadithin e gjejmë edhe në: Sahihul xhami’is-sagir).
Ky hadith është në përputhshmëri me fjalën e All-llahut (subhanehu ve teala): “All-llahu është Ai mbrojtësi i tij si dhe Xhibrili dhe besimtarët e devotshëm”. (et-Tegabun: 4).
Nga këtu: Muslimanët janë miqtë e All-llahut, të cilët i përgjigjën asaj që dëshiroi All-llahu dhe e pranuan Atë Një, dhe adhuruan All-llahun Një. Në të kundërtën e grupit tjetër të cilët çdo herë që i thirrte në fe ndonjë Pejgamber prej Pejgamberëve të All-llahut thonin: “E kur u thuhet atyre (idhujtarëve): Pranoni atë që All-llahu e shpalli!; ata thonë: Jo, ne ndjekim atë rrugë në të cilën i gjetëm prindërit tanë”. (el-Bekare: 170).
E kur u thuhet atyre: “Ejani te ajo që zbriti All-llahu dhe te (çka thotë) i dërguari, ata thonë: na mjafton ajo që i gjetëm prindërit tanë, (a mjafton) edhe nëse prindërit e tyre ishin që nuk dinin asgjë”. (el-Maide: 104)
Prej cilësive të miqëve të All-llahut është: përgjigja, dorëzimi ndaj gjykimit të All-llahut, sheriatit të Tij dhe pasimi i urdhërave të Tij.
All-llahu (subhanehu ve teala) thotë: “Kur thirren besimtarët për gjykim ndërmejt tyre te All-llahu dhe te i dërguari i Tij, e vetmja fjalë e tyre është të thonë: Dëgjuam dhe rrespektuam! Të tillë janë ata të shpëtuarit”. (en-Nur: 51)
Ndërsa sa u përket miqëve të shejtanit prej cilësive të tyre është: distancimi nga gjykimi i All-llahut, kthyerja shpinës sheriatit të Tij dhe pasimi i epshit dhe shejtanit.
All-llahu (subhanehu ve teala) thotë: “(Kur ata thirren në fe) thonë: ”Dëgjuam (fjalën) tënde dhe kundërshtuam (thirrjen tënde), dhe thonë: dëgjo mos dëgjofsh!, dhe (thonë) Raina (këto i thonë) duke përdredhur gjuhët e tyre dhe duke atakur fenë” (en-Nisaë: 47).
Gjithashtu thotë: “E kush është më zllumqarë se ai që këshillohet me ajetet e Zotit të vet, e pastaj u kthyen shpinën atyre? Ne me siguri do të hakmirremi kundër kriminelëve”. (es-Sexhde: 22).
Thotë Imam Ibën el-Kajimi (All-llahu e mëshiroftë): Secili që e përgënjeshtron Pejgamebrin (sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem), ia kthen shpinën pasimit të tij, distancohet nga sheriati i tij, largohet nga suneti i tij, nuk kapet për premtimin e tij, i gjenë arsyetim injorancës në veten e tij, epshit dhe të keqes në zemrën e tij, mohimit dhe kufrit në gjkosin e tij dhe bënë mëkate e kundërshton me gjymtyrët e tij , ai është mik i shejtanit”.
Prej cilësive dhe shenjave të miqëve të shejtanit poashtu është se ata:
Nëse ju vie e vërteta duke ju kundërshtuar rrugën e udhëheqjes së tyre e shkrinë atë dhe e shkelin me këmbët e tyre. Nëse nuk munden ta veprojnë këtë, nuk e pranojnë atë, e nëse poashtu nuk mund ta bëjnë as këtë e mbyllin atë në një rrugë e ata vet ndjekin rrugë tjetër. Ata janë të përgatitur për kundërshtimin e saj (të vërtetës) sa të kenë mundësi, por nëse nuk gjejnë mundësi dhe hile për këtë nuk e pranojnë hukmin dhe gjykimin e tij (hakut). Nëse ju vie atyre ndonjë ndihmëtar i mbështeten dhe e përkrahin atë dhe iu vinë atyre të nësnhtruar, jo që ajo është e vërtetë por për relizimin e epsheve dhe qëllimeve të tyre.
All-llahu (subhanehu ve teala) thotë: “E kur thirren që ndërmjet tyre të gjykojë All-llahu dhe i dërguari i Tij, një grup prej tyre nuk i përgjigjën asaj. Po, nëse është që e drejta u takon atyre (në atë gjykim), ata i shkojnë atij (pejgamberit) të bindur e me rrespekt. A thua janë të sëmurë në zemrat e tyre apo mos dyshojnë (në të dërguarin), ose mos frikësohen se All-llahu dhe i dërguari i Tij do të gjykojnë padrejtë kundër tyre! Por jo, ata vet janë zullumqarë”. (en-Nur: 48- 50).
- Metodologjia e Kur'anit dhe Sunnetit në mbledhjen e besimit të dashurisë dhe urrejtjes -
Prej relaliteteve të ditura në këtë çështje është se Islami gjithëherë është kujdesur që përkatësia e muslimanit të jetë vetëm për fenë e tij që nga momenti kur ai e shqipton dhe e shpallë fjalën La ilahe il-lall-llah dhe distancimin e tij nga çdo adhurues dhe pasues tjetër pos All-llahu [subhanehu ve teala]. Argumentet për këtë janë të shumta në librin e All-llahut dhe Sunetin e Pejgamberit të Tij [sal-lallahu alejhi ve sel-lem].
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: “E kush mohon të pavërtetën (tagutin) e i beson All-llahut, ai është kapur për lidhjen më të fortë, e cila nuk ka shkëputje.” [el –Bekare, 256]
"Dhe kapuni që të gjithë ju për litarin (fenë dhe Kur'anin) e All-llahut, e mos u përçani! Përkujtone dhuntinë e All-llahut ndaj jush kur ju (para se të pranoni fenë Islame) ishit të armiqësuar, e Ai bashkoi zemrat tuaja dhe ashtu me dhuntinë e Tij aguat të jeni vëllezër. Madje ishit në buzë të greminës së Xhehennemit, e Ai ju shpëtoi prej tij. Po kështu All-llahu ua sqaron argumntet e veta që ju të gjeni të vërtetën e lumtur." [Ali- Imran, 103]
Thuaj: “I vetmi udhëzim është ai i All-llahut, dhe se ne jemi urdhëruar që t’i dorëzohemi Zotit të botëve.” [el-Enam, 71]
“E kush kërkon fe tjetër përveç Islamit, atij kurrsesi nuk i pranohet dhe në botën tjetër është nga të humburit.” [Ali- Imran, 85]
“E kush është në rrugë më të mirë se ai që thërret në rrugën e All-llahut, që bënë vepra të mira dhe thotë: unë jam prej muslimanëve” [Fusilet, 33]
Këto tekste Kuranore e vërtetojnë shkallën e dhuntisë së All-llahut [subhanehu ve teala] ndaj muslimanëve me këtë fe, dhe dashuria për Të (All-llahun) është burim i fuqisë dhe krenarisë.
Kush kapet për këtë dashuri dhe realizon atë, ai është kapur për lidhjen më të fortë.
Transmeton Ebu Hurejre [radijallahu anhu] i cili thotë: “All-llahu ka ndaluar për ju mendjemadhësinë e injorancës dhe lavdërimin me baballarë. Besimtar i devotshëm ose mëkatar i prishur. Ju jeni bijtë e Ademit, e Ademi është nga dheu. Do ta lënë disa njerëz pej jush lavdërimin, ata janë lëndë djegëse e Xhehennemit ose do të jenë tek All-llahu më të ulët se sa (el xhi’lan) që i shtynë ndytësirat me hundët e saj”. (Trans. Ebu Davudi në Kitadul Edeb dhe Tirmidhiu në el-Menakib dhe thotë se Hadithi është i mirë (Hasen).
Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] u kujdes në edukimin e umetit dhe largimin e tij nga lavdërimi me fisin e të parët e tij, të cilat e zbehin fuqinë dhe përkatësinë e umetit në këtë fe të drejtë.
Në shumë raste shohim Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] duke i nxitur shokët e tij që përkatësia e tyre të jetë vetëm në rradhët e Islamit.
Trasnsmeton Ebu Ukbete- që ishte rob i persianëve, i cili thotë: mora pjesë me Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] në betejën e Uhudit dhe e godita një njeri prej pabesimtarëve. Thashë: merre nga unë, e unë jam fëmijë Persian. U kthye nga unë Pejgamberi [sal-lallah u alejhi ve sel-lem] dhe tha: "Ah, sikur të thoshe merre prej meje e unë jam djalë nga Ensarët". (Trans. Ebu Davud dhe Ibën Maxhe).
Synim i besimit Islam gjithëherë ishte njësimi i All-llahut me dashuri, madhëri, adhurim, pendim, frikë, shpresë dhe largimi i shpirtit nga çdo i dashur tjetër pos All-llahut [subhanehu ve teala].
Thotë All-llahu [subhanehu ve teala]: “Nëse All-llahu të provon me ndonjë të keqe, atë s’mund ta largoj kush pos Tij, po nëse dëshiron të japë ndonjë të mirë, s’ka kush që mund ta pengojë dhuntinë e Tij”. [Junus, 107]
Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] e porositi Abdullah bin Abasin [radijallahu anhuma] dhe i tha: “Dije se i tërë umeti nëse bashkohet për të të bërë dobi, nuk kanë për të bërë përveç me atë që e ka caktuar All-llahu për ty. Dhe nëse bashkohen për të të sjellur dëm, nuk kanë për të sjellur përveç atë që ka caktuar All-llahu kundër teje”. (Trans. Tirmidhiu dhe thotë se është hadith Hasen Sahih).
Nëse robi e realizon teuhidin bindëshëm në mbrendësinë e tij, nga zemra e tij del frika e çdokujt tjetër pos All-llahut dhe njëherit robi e njëson All-llahun me frikë, dashuri, mbështetje, pendim dhe kthim tek Ai. E sheh se mendimi për armikun dhe frika e tij është mangësi dhe zbehje e tevhidit dhe besimit të tij. (Kushtëzohet që robi mos t’i lë shkaqet, përarsye se shkaqet janë prej mbështetjes në All-llahun).
Atëherë, All-llahu e merrë përsipër ruajtjen dhe mbrotjen e tij (robit), përshkak se All-llahu i mbron dhe i ruan ata që besojnë. Ndërsa, teuhidi është mbrojtësi më i mirë që ai, i cili hynë në të është prej të sigurtëve.
Thonë disa dijetarë të Selefit: “Kush i frikësohet All-llahut, e siguron atë nga çdo gjë tjetër, e kush nuk i frikësohet All-llahut e frikëson atë nga çdo gjë”.
Kjo është një prej metodave të Kur’anit në mbjelljen e besimit të urrejtes në zemrat e besimtarëve.
Metodë tjetër vërejmë dhe shohim në paraqitjen e pamjeve dhe ngjarjeve të Ditës së Gjykimit, kur pasuesit largohen dhe heqin dorë nga prijësit e tyre në dynja, të cilët dashuruan dhe urrejtën sipas zakoneve dhe fesë së baballarëve të tyre e jo sipas asaj që ligjësoi dhe zbriti All-llahu [subhanehu ve teala] për njerëzimin.
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: “Dhe (sikur të shihnin) kur do të largohen ata që prinin prej atyre që ndiqnin (paria largohet prej atyre që i ndoqën), e të gjithë e shohin dënimin dhe këputen lidhjet e tyre. E ata, të cilët u patën shkuar pas do të thonë: "Ah, sikur të na lejohet një kthim (në dynja) e të largohemi prej tyre (prijësave) siç u larguan ata prej nesh!" Kështu All-llahu do t’ju paraqes veprat që janë dëshpërim për ta, e ata nuk do të dalin prej zjarrit”. [el- Bekare, 166, 167]
Kjë është gjendja dhe halli i atyre, të cilët moren miq dhe mbështetës dikë tjetër pos All-llahut dhe të dërguarit të Tij. Dëshironin për ta (prijësit), urrenin për ta, kënaqëshin për ta dhe hidhëroheshin për ta. Veprat e tyre janë të asgjësuara dhe dëshpërim për ta në Diten e Gjykimit, edhe nëse janë të shumta, nëse ai nuk kthehet me sinqeritet të dojë dhe të urrejë për All-llahun dhe të dërguarin e Tij.
Në këtë ditë këputet çdo lidhje, mjet dhe miqësi që ishte në dynja për dikend tjetër pos All-llahut dhe mbetet vetëm ai shkak që e lidhë robin me Zotin e tij.
Ai shkak dhe lidhje është, hixhreti për hir të All-llahut dhe të dërguarit të Tij, adhurimi i All-llahut Një, dashuria, urrejtja, afrimi tek All-llahu dhe pasimi i sunetit të Pejgamberit të Tij [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] dhe lënia krejtësisht e asaj që kundërshton sunetin dhe udhëzimin e tij.
Gjithashtu prej metodave të Kur’anit Fisnik në paraqitjen e besimit të urrejtjes dhe dashurisë është edhe sjellja e shembujve për këtë tematikë.
Prej shembujve më të dalluar dhe të qartë është shembulli i Ibrahimit [alejhis-selam] babait të pejgamberëve dhe mikut të All-llahut [subhanehu ve teala]. Ai është shembulli i parë në dashuri dhe urrejtje.
Nëse në zemrën e besimtarit ekziston dashuria dhe bindja e shtyen besimtarin në pranimin dhe nënshtrimin ndaj dispozitave dhe urdhërave të All-llahut [subhanehu ve teala].
Prej tyre si: luftimi i armiqëve të All-llahut, urrejtja e tyre, largimi nga ata dhe durimi gjatë giditjes së sprovave në rrugën e All-llahut.
Pastaj vazhdon Kur’ani Fisnik në metodën e paraqitjes së kësaj akide, duke sjellur shembuj të kërcënimit, pasi të jenë sqaruar argumentet e Zotit dhe të jetë bërë interpretimi dhe komunikimi i fesë tek njerëzit.
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: “O ju që besuat! Kush largohet prej jush nga feja e vet (i bënë dëm vetvetës), s’ka dyshim se All-llahu do ta sjellë një popull që Ai e do atë dhe ata e duan All-llahun, që është i butë ndaj besimtarëve, por i ashpër dhe i fortë ndaj pabesimtarëve. Lufton në rrugën e All-llahut dhe nuk i frikësohet kërcënimit të asnjë kërcënuesi”. [el- Maide, 54]
Ndërsa, sa u përket atyre që pranuan urdhërat e All-llahut dhe iu nënshtruan atyre, All-llahu i do ata dhe kujdeset për ta.
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: “All-llahu i do ata që luftojnë në rrugën e Tij të rreshtuar sikur të jenë ndërtesë e fortifikuar”. [es-Saf, 4]
“Sepse vetëm All-llahu është ndihmëtar i juaji dhe Ai është ndihmësi më i mirë”. [Ali-Imran, 15]
“Përmbahuni me All-llahun se Ai është ndihmëtari juaj. Sa mbrojtës i mirë dhe sa ndihmëtar që është”. [el-Haxh, 78]
Prej domosdoshmërisë së dashurisë së All-llahut është edhe pasimi i të Dërguarit të Tij [sal-lallahu alejhi ve sel-lem].
All-llahu i Madhëruar thotë: “Thuaj, nëse e doni All-llahun, atëherë më pasoni mua që All-llahu t’ju dojë dhe t’ju falë mëkatet tuaja”. [Ali- Imran, 31]
Thotë Shejhul Islam Ibën Tejmijeh [All-llahu e mëshiroftë]: “Pasimi i sunetit të Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] dhe sheriatit të tij në të jashtëmen dhe të mbrendëshmen është prej domosdoshmërisë së dashurisë së All-llahut, ashtu siç është xhihadi në rrugën e Tij, dashuria e miqëve të Tij dhe urrejtja e armiqëve të Tij realiteti dhe vërtetësia e saj (dashurisë së All-llahut).
Thotë Hasan el-Basriu [All-llahu e mëshiroftë]: “Disa njerëz pretenduan se e dojnë All-llahun, e All-llahu i sprovoi me këtë ajet”. “Thuaj, nëse e doni All-llahun më pasoni mua.”
Kur’ani dhe Suneti e edukuan umetin (sahabët) në atë masë saqë nëse njëri prej tyre të hedhet në zjarrë ishte më e dashur për të se sa të kthehet në mosbesim (kufër) pasiqë All-llahu e shpëtoi nga ai.
Thotë Shejh Hamd bin Atik [All-llahu e mëshiroftë]: “Nuk ka në Kur’an dispozitë me më shumë argumente të qarta se sa dispozita e dashurisë dhe urrejtjes pas teuhidit (njëshmërisë së All-llahut) dhe ndalimit të rivalitetit. Prandaj, nuk kanë hyrë franksione e drejtime të ndryshme sekulare e që prishin fenë në mesin e umetit përveç atëherë kur ka munguar nga muslimanët praktikimi i dashurisë dhe urrejtjes për All-llahun [subhanehu ve teala] dhe të Dërguarin e Tij [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] dhe mosdistancimi i tyre nga bestytnitë dhe tagutët.
- Drejtimi i Ehli Sunnetit dhe Xhematit në dashuri dhe urrejtje -
Patjetër duhet të përmendim besimin e Ehli Sunetit dhe Xhematit në dashuri dhe urrejtje në mënyrë që me këtë të dalin pasuesit e bidatit dhe drejtues të franksioneve të ndryshme, të cilët nuk mbështeten në argumente nga Kur’ani dhe Suneti i Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]
Thotë Shejhul Islam Ibën Tejmijeh [All-llahu e mëshiroftë]: " Besimtari detyrohet të dojë për All-llah, të urrejë për All-llah. Nëse është dikund një besimtar duhet ta dojë atë edhe nëse i bënë padrejtësi, përshkak se padrejtësia nuk e këput dashurinë e përgjithshme të besimit apo Islamit".
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: "Nëse dy grupe besimtarësh tentojnë të luftojnë ndërmjet vetes, ju pajtoni ata". [el-Huxhurat, 9]
Kështu All-llahu [subhanehu ve teala] i bëri vëllezër muslimanët duke ekzistuar në mesin e tyre lufta dhe padrejtësia. I urdhëroi me përmirësim mes tyre që e bën muslimanin të mendojë se besimtarin duhet ta duash edhe nëse të bën padrejtësi dhe sillet keq me ty, ndërsa, pabesimtarin obligohet ta urresh edhe nëse të bënë mirë (kjo nuk don të thotë që mos të sillesh mirë me të, por qëllimi është që mos ta duash atë dhe mos ta marrësh për mik). All-llahu [subhanehu ve teala] dërgoi Pejgamberët dhe zbriti librat në mënyrë që e gjithë feja të jetë vetëm për All-llah. Dashuria dhe krenaria të jenë për miqët e Tij, ndërsa poshtërimi, urrejtja dhe dënimi të jetë për armiqët e Tij.
Nëse te një musliman bashkohen e mira dhe e keqja, mëkati dhe adhurimi, suneti e bidati, e meriton miqësinë e dashurinë në atë masë sa ka të mirë në të dhe meriton urrejtjen aq sa ka në të nga e keqja. Kështu që te një person bashkohen elementet e nderimit dhe poshtërimit, sikur që hajdutit i prehet dora për vjedhjen e tij dhe i jepet nga arka e muslimanëve (bejtul mal) aq sa i mjafton për nevojat e tij. Kjo është esenca, në të cilën janë pajtuar Ehli Suneti dhe xhemati, ndërsa në këtë esencë i kanë kundërshtuar Havarixhët, Mu’tezilinjët dhe ata që u pajtuan me ta. (Mexhmul Fetava. Vëllimi 27).
Pasiqë themeli i miqësisë dhe armiqësisë u ndërtonte sipas esencës së dashurisë dhe urrejtjes, atëherë njerëzit sipas mendimit të Ehli Sunetit në bazë të dashurisë dhe urrejtjes janë tri lloje:
Lloji i parë: ai që duhet krejtësisht, është ai cili beson All-llahun dhe Pejgamberët e Tij, i vepron obligimet e Islamit dhe i realizon themelet e tij me dituri dhe bindje. Vepron me sinqeritet në veprat dhe fjalët e tij, i nënshtrohet urdhërave të All-llahut dhe ndalohet aty ku ka ndaluar All-llahu dhe i dërguari i Tij. Miqëson për All-llah, dashuron për All-llah, armiqëson për All-llah, urren për All-llah dhe i jep përparësi fjalës së Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] para çdo fjale tjetër pavarësisht se kush e thotë atë.
Lloji i dytë: ai i cili duhet nga një anë dhe urrehet nga një anë tjetër është ai musliman, i cili ka vepruar punë të mira dhe të këqija. Ky musliman duhet të miqësohet aq sa ka me vete prej të mirës (hajrit) dhe të urrehet aq sa ka me vete nga e keqja (sherri). Prandaj atij të cilit nuk i është hapur zemra për ta kuptuar këtë bën padrejtësi në këtë dhe prish më shumë sesa rregullon.
Argument për këtë është se transmetohet se Abdullah bin Himar [Allahu e mëshiroftë] që ishte prej shokëve të Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] dhe e pinte alkoolin. Ia sollën atë Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] (për ta zbatuar mbi të ligjin e All-llahut), me çrast e mallkoi një njeri dhe tha: ç’është me të, sa shpesh sillet kështu? Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] tha: "Mos e mallko! Ai e don Allahun dhe Pejgamberin e Tij". (trans. Buhariu)
Lloji i tretë: Ai që urrehet krejtësisht është ai, i cili ka mohuar All-llahun, melekët, librat, Pejgamberët e Tij dhe Ditën e Gjykimit. Nuk ka besuar në caktimin e All-llahut, të mirën dhe të keqën se çdo gjë është me caktim dhe gjykim të All-llahut [All-llahu e mëshiroftë] e ka mohuar ringjalljen pas vdekjes ose ka lënë njërën prej pesë shtyllave të Islamit, ose i ka bërë rival All-llahut në adhurim me ndonjërin prej Pejgamberëve të Tij, evlijave ose njerëzve të mirë duke u dedikuar ndonjë prej llojeve të adhurmit atyre si: dashuria, duaja, frika, shpresa, madhëria, mbështetja, kërkimi i ndihmës prej tyre, kërkimi i mbrotjes nga ata, therrje, betim, nënshtrim, dorëzim, dëshirë, apo zemra e tij është lidhur për ta, ose ka mohuar emrat dhe atributet e All-llahut. Ka pasuar jo rrugën e besimtarëve dhe ka ndjekur rrugën e njerëzve të bidateve e franksioneve të humbura, ose ka vepruar njërën prej dhjetë bazave që të nxjerrin nga Islami.
Ehli Suneti pra miqësojnë besimtarin e qëndruar në fenë e tij krejtësisht. E dojnë atë dhe e ndihmojnë me ndihmë të plotë. Distancohen nga pabesimtarët, mohuesit e atributeve të All-llahut dhe nga ata që dalin nga Islami pasiqë ishin në të. I armiqësojnë ata dhe i urrejnë krejtësisht. Ndërsa sa i përket atij që ka përzier veprën e mirë me të keqen, e dojnë atë aq sa ka me vete prej Imanit dhe e urrejnë aq sa ka me vete nga e keqja dhe padrejtësia.
Ehli Suneti dhe Xhemati largohen prej atij që e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij edhe në qoftë se është njeriu më i afërt.
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: "Nuk gjen popull që beson All-llahun dhe Ditën e Gjykimit, e ta dojë atë që e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, edhe sikur të jenë ata (kundërshtarët) prindërit e tyre, ose fëmijët e tyre, ose vëllezërit e tyre, ose farefisi i tyre". [el-Muxhadele, 22]
Gjithashtu thotë: "O ju që besuat, mos u ofroni miqësi (dashuri) prindërve tuaj, as vëllezërve tuaj, nëse ata vlerësojnë mosbesimin kundër besimit. E kush prej jush miqësohet me ta, ata janë mizorë. Thuaj (o i dërguar) "Në qoftë se etërit tuaj, djemtë tuaj, vëllezërit tuaj, bashkëshortet tuaja, farefisi juaj, pasuria që e fituat, tregëtia që frikësoheni se do të dështoj, vendbanimet, në të cilat jeni të kënaqur, (të gjitha këto) janë më të dashura për ju se All-llahu, se i dërguari i Tij dhe se lufta për rrugën e Tij, atëherë, pritni derisa All-llahu të vijë me çështjen (dënimin) e Tij, e All-llahu nuk udhëzon njerëzit e prishur". [et-Tevbe, 23-24)]
Thotë Shejhul Islam Ibën Tejmijeh [All-llahu e mëshiroftë] shkurtimisht për drejtimin e Ehli Sunetit dhe xhematit në dashuri dhe urrejtje dhe thotë: "Falënderimi, nënçmimi, dashuria, urrejtja, miqësia dhe armiqësia janë sipas gjërave që për to All-llahu ka zbritur ligj, ndërsa ligji për këtë është Kur’ani i Tij. Ai i cili është besimtar i obligohet dashuria e tij prej çfardo lloji të jetë dhe ai i cili është pabesimtar i detyrohet urretja e tij prej çfardo lloji të jetë.
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: "Mik (i afërt) i juaji është vetëm Allahu, i dërguari i Tij dhe ata që besuan e që falin namazin dhe japin zekatin duke bërë rukunë (duke qenë respektues). E kush ka për mik All-llahun, të dërguarin e Tij dhe ata që besuan, s’ka dyshim se pala e All-llahut është ngadhënjyese". [el-Maide, 55-56]
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: "O ju aë besuat! Mos zini miq as jehuditë as të krishterët. Ata janë miq të njëri-tjetrit". [el-Maide, 51]
Poashtu thotë: "Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri tjetrin". [et-Tevbe, 71]
Pra, ai i cili posedon Iman dhe mëkat dashurohet sipas Imanit të tij, dhe urrehet sipas mëkatit të tij. Nuk del krejtësisht nga Imani me veprimin e gjynaheve dhe mëkateve ashtu siç thonë Havarixhët dhe Mu’tezilinjtë.
Poashtu nuk bëhen të dërguarit, as besnikët, as shehidët, e as të mirët në shkallën e mëkatarëve në Iman, fe, dashuri, urretje, miqësi dhe armiqësi.
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: "Nëse dy grupe besimtarësh tentojnë të luftojnë ndërmjet vete, ju pajtoni ata, e në qoftë se ndonjëri prej tyre e sulmon tjetrin, atëherë luftone atë grup që vërsulet me pa të drejtë, derisa t’i bindet udhëzimit të All-llahut, e nëse kthehet, atëherë me drejtësi bëni pajtim ndërmjet tyre, mbani drejtësinë, se me të vërtetë All-llahu i do të drejtit. S’ka dyshim se besimtarët janë vëllezër". [el-Huxhuratë, 9-10]
Kështu pra All-llahu i bëri këta muslimanë vëllezër mes veti edhe nëse në mesin e tyre ka luftim dhe padrejtësi.
Për këtë pra Selefët edhe pse në mesin e tyre ekzistonte kjo, prap ata e donin njëri-tjetrin me dashuri të fesë dhe nuk i urrenin ata sikur urrejtja ndaj pabesimtarëve. Pranonin dëshminë mes veti dhe merrnin diturinë mes veti. U trashëgonin mes tyre, u martonin dhe bashkëpunonin me ta edhe pse në mesin e tyre kishte luftë, mallkim etj.
- Kuptimi i dashurisë dhe urrejtjes në Islam -
Thotë Shejhul Islami Ibën Tejmijeh [All-llahu e mëshiroftë]: "Miqësia është e kundërta e armiqësisë".
Esenca e miqësisë është: dashuria dhe afrimi.
Ndërsa, esenca e armiqësisë është: urrejtja dhe largimi.
Fjala (el- Velij), mik, ka për qëllim ai i cili është i afërt.
Thotë Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] "Shpërndane trashëgiminë atyre që u takon, ajo që ka mbetur i takon mashkullit më të afërt". (Buhariu dhe Muslimi)
Prandaj, nëse miku i All-llahut është ai i cili pason All-llahun dhe i nënshtrohet asaj që do All-llahu dhe pëlqen, urren atë që urren All-llahu, i dorëzohet asaj që urdhëron në të dhe largohet nga ajo që ndalon, nënkupton se urrejtësi i mikut të All-llahut njëherit është urrejtës dhe armik i All-llahut.
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: "O ju që besuat, mos zini mik armikun Tim dhe armikun tuaj, duke shpresuar ndaj tyre dashuri". [el- Mumtehine, 3]
Ai i cili urren miqët (evlijat) e All-llahut ai në fakt ka urrejtur dhe armiqësuar All-llahun, e kush urren All-llahuni ka shpallur luftë Atij.
Thotë Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: "Kush armiqëson një mik Timin më ka shpallur luftë." (Buhariu).
Termi urrejtje për "armiqët e All-llahut" përmbanë në vete degë të shumta dhe të ndryshme.
Prej tyre degëve ka që të nxjerrin nga Islami (me veprimin e tyre) dhe ka që janë më poshtë se këto me pozitë dhe rëndësi si: mëkatet dhe haramet.
All-llahu [subhanehu ve teala] e ligjësoi vëllazërinë, dashurinë dhe ndihmën ndaj muslimanëve dhe ndaloi dashurinë dhe marrjen për miq pabesimtarët qofshin ata jehudi, të krishterë, idhujtarë ose komunistë. Nga kjo kuptojmë se prej bazave të rëndësishme të sheriatit ndër muslimanët është se muslimani nëse largohet nga çdo gjë që e nxjerrë nga feja obligohet dashuria, miqësia dhe ndihma e tij (besimtari).
Çdo musliman, i cili vepron të kundërtën e kësaj, obligohet afrimi tek All-llahu me urrejtjen dhe armiqësinë e tij. Poashtu detyrohet luftimi i tij me gjuhë, penë dhe shpatë nëse është mundësia dhe forca.
Thotë Shejh Abdurrahman ibën Sadij [All-llahu e mëshiroftë]: "Përderisa miqësia dhe armiqësia pasojnë dashurinë dhe urrejtjen, bazë e Imanit tek muslimanët është t’i duash për hir të All-llahut Pejgamberët e Tij, dhe t’i urresh për hir të All-llahut armiqët dhe ata që i urrejnë Pejgamberët e Tij".
Thotë Abdullah ibën Abasi [radijallahu anhu]: "Kush do për All-llah, urrenë për All-llah, miqëson dhe armiqëson për All-llah, ka arritur dhe fituar kujsedin e All-llahut ndaj tij. Robi nuk e gjenë e as ndien ëmbëlsirën e Imanit edhe nëse falet dhe agjeron, përderisa ta veprojë këtë (të dojë për All-llah e të urrejë për All-llah). Në përgjithësi vëllazëria mes njerëzve është bërë për çështje të dynjasë dhe kjo nuk iu sjellë dobi dhe të mira.
Nëse ky sahabij i ndershëm përmend se vëllazëria në kohën e tij dhe dashuria janë bërë për hir të dynjasë duke patur parasysh se ajo kohë që jeton në të ky sahabij ishte koha e artë e Islamit. Ishin shekujt më të mirë dhe më të dobishëm për këtë umet, si qëndron fakti me kohën tonë qe shumica e njerëzve e kanë lidhur dashurinë për çështjet e dynjasë përveç ata që i ka mbrojtur dhe mëshiruar All-llahu?.
Nëse njerëzit lidhen dhe duhen për dynja, ose për shkak të saj, kjo dashuri shpejt tretet dhe asgjësohet, me tretjen dhe largimin e faktorëve që i ka bashkuar dhe lidhur. Njëherit nuk do të ketë për umetin qëndrim e as forcë në përballjen me armiqët e fesë dhe All-llahut.
Në fund:
Nuk do të ketë për umetin Islam ngritje dhe krenari ndryshe pos me kthim tek All-llahu dhe bashkim në dashuri dhe urrejtje vetëm për hir të Tij e atëherë gëzohen muslimanët me fitorën e All-llahut.
- Dashuria dhe urrejtja për hir të All-llahut [subhanehu ve teala] -
Dashuria për hir të Allahut, subhanehu ve teala, dhe urrejtja për hir të Tij, subhanehu ve teala, është shtyllë e rëndësishme prej shtyllave të besimit, andaj besimtari duhet të kujdeset për këtë dhe t'i përkushtojë rëndësi, ngase në hadith të vërtetë thuhet se hallka më e fortë e besimit është të duash për hir të Allahut dhe të urresh për hir të Allahut.
Për këtë Allahu, subhanehu ve teala, ka cekur shumë ajete në Kuran: "Besimtarët të mos i miqësojnë mosbesimtarët, e t'i lënë anash besimtarët. E kush bën atë, ai nga feja e Allahut nuk ka asgjë, përveç për qëllim ruajtja prej të keqës së tyre. Allahu ju tërheq vërejtjen me dënim prej Tij pse vetëm tek Allahu është e ardhmja" Sureja Ali Imran: 28
Disa komentues të Kur'anit thonë: "Besimtarët janë ndaluar t'i miqësojnë qafirat, qofshin ata farefis, miq që nga koha para Islamit apo shkaqe tjera të miqësimit dhe bashkëjetesës. Allahu, subhanehu ve teala, thotë: "në vend që të marrin besimtarët". Ky ajet aludon në atë se muslimanëve iu mjafton miqësimi i besimtarëve, duke mos iu dhëne përparësi para besimtarëve dhe kush e bën këtë është larg mbrojtjes dhe miqësisë së Allahut.
Kjo është e vepër e logjikshme, ngase miqësimi i besimtarit dhe miqësimi i armikut janë dy komponente të kundërta, nuk bashkohen vetëm se në rast mbrojtjeje prej tyre nga frika. Allahu lejoi miqësimin e tyre në rast se nuk mund të mbijetojë vetëm se me shtirje ose janë të robëruar, nuk mund të shprehin armiqësi ndaj tyre, atëherë lejohet bashkëjetesa formalisht, duke qenë zemra e mbushur me armiqësi dhe urrejtje, shpreson të largohet (anulohet) pengesa dhe të shpreh armiqësinë dhe urrejtjen, ashtu siç Allahu, subhanehu ve teala, thotë:"Me përjashtim të atij që dhunohet (për të mohuar) e zemra e tij është e bindur plotësisht me besim" Sureja En-Nahël: 106.
Ibën Abasi, radijallahu anhu, thotë: "Nuk është shtirja me vepër, por me gjuhë". Gjithashtu thotë: "Allahu i ndaloi besimtarët të sillen mirë dhe butë me jobesimtarët dhe t'i marrin për mbrojtës dhe miq, krahas besimtarëve vetëm nëse jobesimtarët janë ngadhënjyes, atëherë shprehim ndaj tyre butësi duke i kundërshtuar në fe. Argument për këtë është fjala e Allahut në suren Ali Imran ku thotë: "Mund të ju mbështeteni vetëm në qoftë se vetëm në qoftë se ndjeni rrezik prej tyre" (Ali Imran). Këtë e transmeton Ibën Xherri dhe Ibën Ebi Hatimi.
Allahu, subhanehu ve teala, thotë: "O ju që besuat, mos i zini për miq të ngushtë të tjerët jashtë mesit tuaj, ata nuk pushojnë së vepruari në dëm tuajin, u dëshirojnë çka u mundon juve. Urrejta kundër jush duket nga gojët e tyre, por ajo që fshehin në tyre, është edhe më e madhe. Ne pra, u kemi sqaruar faktet nëse ju i kuptoni" Sureja Ali Imran: 11
Kurtubiu thotë: "Mos i merrni qafirat këshilltarë po edhe nëse janë të afërmit dhe farefisi juaj!".
Allahu, subhanehu ve teala, thotë: "O ju që besuat! Mos zini miq as jehuditë, e as të rishterët. Ata janë miq të njëri-tjetrit. E kush prej jush i miqëson ata, ai është prej tyre. Vërtetë Allahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin zullumqarë. E ata që në zemrat e tyre kanë sëmundje, i sheh se ngarendin te ta (për miqësi) duke thënë: 'Po frikësohemi se mos po na sillet ndonjë e keqe'. Po Allahu do të sjellë fitoren, ose diç tjetër nga ana e Tij, e atëherë do të pendohen për atë që e mbanin fshehtë në shpirtin e tyre. Ata që besuan ju thonë: 'A këta ishin që u betuan në Zotin me betimin më të fortë të tyre se ishin me ju?'. I shkatërruan veprat e veta dhe aguan të dëshpëruar. O ju që besuat! Kush largohet prej nga feja e vet (i bën dëm vetes) s'ka dyshim se Allahu do të sjellë një popull që Ai e do atë (popull) dhe ata e duan Atë (Zotin), (një popull) që është modest e i butë ndaj besimtarëve, por i ashpër dhe i forte ndaj mohuesve, që lufton në rrugën e Allahut dhe që nuk i frikësohet kërcënimit të asnjë kërcënuesi. Kjo (cilësi e atij populli) është dhuratë e Allahut që i jep atij që do. Allahu është dhurues i madh, i dijshëm. Mik (i afërt) juaji është vetëm Allahu, është i dërguari i Tij dhe ata që besuan e që falin namazin dhe jalin zeqatin duke bërë ruku (duke qenë respektues). E kush ka për mik Allahun, të dërgurin e Tij dhe ata që besuan, s'ka dyshim se ana (pala-krahu) e Allahut është ngadhënjyese" Sureja El-Maide: 51-56.
Hudhejfeja, radiallahu anhu, thoshte: "Kini frikë mos të shndërroheni në jehudë, çifutë apo të krishterë duke mos e ditur", duke aluduar në ajetin e mëparshëm. Muxhahidi duke komentuar fjalën e Allahut "E ata që në zemrat e tyre kanë sëmundje, i sheh se vrapojnë te ta (për miqësi)", thotë: "Ata janë munafikët (hipokritët) të cilët i kënaqin jehudët (çifutët), i marrin për miq dhe ua ushqejnë fëmijët e tyre".
Aliu, radijallahu anhu, për fjalën e Allahut "…(një popull) që është modest e i butë ndaj besimtarëve, por i ashpër dhe i fortë ndaj mohuesve" thotë: "Janë të butë ndaj muslimanëve e krenarë dhe të vrazhdë ndaj qafirave, të vrazhdë për ata të cilët i kundërshtojnë në fe" Në këtë kuptim ransmetohet nga shumë prej të parëve tanë të mirë.
Allahu, subhanehu ve teala, thotë: "O ju që besuat! mos i merrni për miq ata të cilëve u është dhënë libri para jush edhe as jobesimtarët që tallen dhe luajnë me fenë tuaj. Keni frikë Allahun po që se jeni besimtar" Sureja El-Maide: 57
Po ashtu thotë: "I sheh shumë prej tyre që i miqësojnë ata që mohuan. E keqe është ajo që i përgatitën vetes së tyre ngase Allahu është i hidhëruar kundër tyre dhe ata janë në azab në vuajtje të dënimit). Sikur të ishin ata që vërtetë e besojnë Allahun, Pejgamberin dhe atë që i briti atij, nuk do t'i zinin për miq ata (idhujtarët), por shumica prej janë fasika (mëkatarë)" Sureja El-Maide: 80, 81.
"O Pejgamber, lufto jobesimtarët dhehipokritët dhe sillu rreptë ndaj tyre - vendi i tyre është Xhehennemi që është përfundimi më i keq" Sureja Et-Tevbe: 73
Allahu, subhanehu ve teala, urdhëron muslimanët t'i luftojnë qafirat dhe hipokritët të cilët pretendojnë se janë muslimanë. Gjithashtu urdhëroi që të jemi të vrazhdë ndaj tyre qoftë me fjalë apo me vepra.
Ibën Abasi, radijallahu anhu, në lidhje me këtë ajet thotë: "Luftoni qafirat me shpatë, kurse munafikët (hipokritët) me gjuhë dhe vrazhdësi". Gjithashtu thotë: "Mos i mëshironi!".
Ibën Mesudi, radijallahu anhu, në lidhje me këtë ajet thotë: "Luftoni ata me dorë, nëse nuk mundeni, atëherë me gjuhë, e nëse edhe këtë nuk mundeni, atëherë me zemër". Le t'i takojë me fytyrë të mrrolët, vrasjet nga urrejtja dhe mllefi.
"Nuk gjen popull që e beson Allahun dhe Ditën e Gjykimit, e ta dojë atë që e kundërshton Allahun dhe të dërguarin e Tij, edhe sikur të jenë ata (kundërshtarët) prindërit e tyre, ose fëmijët e tyre, ose vëllezërit e tyre, ose farefisi i tyre. Ata janë që në zemrat e tyre (Ai) ka skalitur besimin dhe ka forcuar me shpirt nga ana e Tij dhe ata do t'i shpjerë në Xhennete, nëpër të cilin rrjedhin lumenj. Aty janë përgjithmonë. Allahu ua ka pëlqyer punën e tyre dhe ata janë të kënaqur me shpërblimin e Tij. Të tillët janë pale (grup) e Allahut ta dini pra, se ithtarët e Allahut janë ata të shpëtuarit" Sureja El-Muxhadele: 22
Allahu, subhanehu ve teala, mohoi Imanin nga ai gjendja e të cilit është e këtillë edhe nëse është dashuria dhe miqësimi për babain, vëllain apo djalin e tij. Vallë, si qëndron puna me ata që janë më të largët?!
|
|
|
|
|
|
|
Today, there have been 30 visitors (32 hits) on this page! |
|
|
|
|
|
|
|