Today, there have been 12 visitors (12 hits) on this page!
Tema Aktuale :
Mbreti i saudisë thërret në dialog ndërfetar:
Mbreti i Arabisë Saudite, Abdullah ibn AbdulAziz, ka thirrur në dialog në mes të Muslimanëve, Krishterëve dhe Jehudëve, dhe kjo është një thirrje që nuk është
bërë më parë nga Saudia.
marrur nga: kurandhesunet.net
Fetua:
Një porosi konsumatorëve të duhanit:
Është pyetur Abdurrahman Nasir Seidi se çfarë është vendimi i Sheriatit mbi pirjen e duhanit.
Kjo porosi është nga dijetari i njohur Abdurrahman Nasir Seid (Rahimehullah), i cili është pyetur për vendimin e Sheriatit mbi pirjen e duhanit dhe tregtija me të, se a është haram apo mekruh tahrimen. Abdurrahman Nasir Seidi (Rahimehullah) është përgjigjur:
Pirja e duhanit, shitja e saj, transportimi i saj, apo blerja e saj për dikë tjetër është haram, dhe muslimanit nuk i lejohet që ta konsumojë atë apo ta blejë atë për dikë tjetër, e ai musliman i cili e ka bërë një gjë të tillë, i duhet që të pendohet te All-llahu (Xhele Shanuhu) me një pendim të sinqertë, sikurse që pendohet nga një mëkat që e bën, sepse konsumimi i duhanit është prej mëkateve të mëdha, duke pasur parasysh se duhani shakakton dëme fetare, trupore dhe materiale.