- Vlera e mësimit të imanit dhe frytet e tij -
Mësimi i Imanit është prej çështjeve më të rëndësishme për arsye se dituria rrethë Imanit ka të bëj me njohjen e All-llahut të Madhëruar dhe veçimin e All-llahut me ibadet (adhurim) duke e mohuar çdo gjë që adhurohet perveç All-llahut [subhanehu ve teala]. Besimtarë të nderuar, vlera dhe mësimi i Imanit në All-llahun [subhanehu ve teala] është prej diturive më të rëndësishme në përgjithësi.
Sepse me mësimin e Imanit në All-llahun e Madhëruar ti do ta gjesh jetën e qetë dhe të lumtur në këtë botë dhe në botën tjetër. Do të jesh fitimtar në këtë botë dhe do të jesh në kënaqësi të përjetëshme në botën tjetër. Do të kesh jetë të lumtur në këtë botë dhe do të shpëtosh nga dënimet e varrit dhe dënimet e botës tjetër. All-llahu thotë në Kur'an: "Kush punon vepra të mira qoftë mashkull apo femër dhe ai duke qenë Besimtar Ne do t'i japim jetë të mirë." [Nahl, 97]
Dhe thotë All-llahu në Kur`an duke treguar për botën tjetër dhe gjendjen, e cila do të jetë:
"Ai (All-llahu) u tha: "Zbritni prej aty që të gjithë, do të jeni armiq të njëri-tjetrit. Nëse u vjen nga Unë udhëzim (libër e pejgamber) kush i përmbahet udhëzimit Tim, ai nuk ka për të humbur (në dunja) e as nuk ka për të dështuar (në jetën tjetër). E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë dhe në Ditën e Kijametit do ta ringjallë të verbër. Ai që nuk besoi do të thotë: "Zoti im, përsë më ringjalle të vërbër, kur unë isha me sy? "Ai (All-llahu) thotë: "Ashtu siç harrove ti argumentet Tona që t'i ofruam, ashtu je ti i harruar sot". [Ta ha, 123-126]
Vëllezër dhe motra, nëse ndalemi në ajetet e All-llahut [subhanehu ve teala] do të shohim se All-llahu atyre që besuan u ka premtuar premtime të mira në këtë dynja (botë) dhe në botën tjetër. Si p.sh. jetë të qetë, udhëzim, krenari, shpëtim, mbrojtje prej qafirave. Do t`ju ndihmoi ndaj qafirave dhe ju ka premtuar se nuk do t'i sundojnë qafirat muslimanët kurr me një sundim të plotë. Këto premtime nga ana e All-llahut vazhdojnë të jenë tek secili, i cili i qëndron në besë All-llahut [subhanehu ve teala] derisa ta trashëgoj këtë botë dhe çka ka në të ata që All-llahu është i kënaqur.
Lexues të nderuar, ju thërras që t'i lexoni këto ajete të Kur`anit të Lartë dhe të mendoni në kuptimin e këtyre ajeteve!
All-llahu [subhanehu ve teala] robërve të Tij, të cilët besuan, u ka premtuar jetë të qetë. All-llahu thotë në Kur`an:
"Kush punon vepra të mira qoftë mashkull apo femër dhe ai duke qenë Besimtar Ne do t'i japim jetë të mirë." [Nahl,97]
All-llahu [subhanehu ve teala] u ka premtuar se do t'i udhëzojë në rrugën e drejtë. All-llahu thotë në Kur`an: "All-llahu i udhëzon në rrugën e drejtë ata, te cilët besuan." [El-Haxh, 54]
All-llahu [subhanehu ve teala] atyre që besuan u ka premtuar krenari dhe se do t`u bëjë prani në tokë. All-llahu thotë në Kur'an: "Ndërsa e tërë krenaria i takon All-llahut, të dërguarit të Tij dhe besimtarëve, por hipokritët këtë nuk e dinë". [Munafikun, 7]
Dhe thotë All-llahu i Madhëruar:
"Atyre nga mesi juaj, të cilët besuan dhë bënë vepra të mira All-llahu u premtoi se do t'i bëjë zotërues në atë tokë ashtu si pati bërë zotërues ata që ishin para tyre dhe fenë të cilën Ai e pëlqeu për ta, do ta forcojë, e në vend të frikës Ai do t'u dhurojë siguri. Ata më adhurojnë Mua e nuk më shoqërojnë asgjë. E kush edhe pas kësaj mohon, të tillë janë ata më të prishurit." [Nur, 55]
All-llahu [subhaneh ve teala] atyre që besuan u ka premtuar se do t'u ndihmojë dhe do t'i mbrojë nga jobesimtarët. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë në Kur'an: "All-llahu është mbrojtësi atyre që besuan". [El-Haxh, 83]
Thotë All-llahu [subhanehu ve teala]: "Obligim yni ishte të ndihmojmë besimtarët" [Err-rrum, 47]
Thotë All-llahu [subhanehu ve teala]: "E Ne pastaj i shpëtojmë të dërguarit tanë, edhe ata që besuan. Ja kështu është detyrë e Jona, t'i shpëtojmë besimtarët." [Junus, 103]
Thotë All-llahu [subhanehu ve teala]: "All-llahu kurrsesi nuk iu mundëson jobesimtarëve mbizotërim të plotë mbi besimtarët." [En-nisa, 141]
Lexues të nderuar, këto ishin vetëm disa premtime që All-llahu [subhanehu ve teala] u ka premtuar robërve të Tij besmitarë në këtë dynja. Ndërsa sa i përket asaj se që përgaditur All-llahu për robrit e Tij besimtarë në botën tjetër mjafton ajeti Kur`anor ku All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: "E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, Zoti i tyre, për shkak të besimit të tyre i udhëzon në Xhennete të begatshme, në të cilët rrjedhin lumenj. Lutja e tyre aty është: "I lartë je o All-llah!", e përshëndetja e tyre është: Selam! dhe lutja e fundit e tyre është: "Falënderimi i qoftë All-llahut, Zotit të botëve!" [Junus, 9-10]
Dhe thotë All-llahu [subhanehu ve teala]:
"S'ka dyshim se ata që besuan dhe bënë vepra të mira, vendpritje për ta janë Xhennetet e Firdevsit. Aty do të jenë përgjithmonë, e nuk kërkojnë të largohen nga ai (ose t'u ndryshohet)." [Suretu el- Kehf, 107-108]
Mirëpo vëllezër muslimanë, këto premtime që All-llahu [subhanehu ve teala] u ka premtuar besimtarëve dhe po i shofim se nuk janë të realizuara në kohën e sodit. E gjtiha kjo është për shkak të Imanit të dobët dhe dobësia e Imanit do të vazhdojë deri atëherë kur muslimanet nuk i kthehen Kur`anit, Librit të All-llahut [subhanehu ve teala] dhe Sunnetit të Pejgmaberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] . Kur të kthehen besimtarët në Kur`an dhe të kapen për të dhe për rrugën e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] atëherë All-llahu [subhanehu ve teala] do t'ua mundësojë muslimanëve që t'i arrijnë këto premtime në këtë botë dhe në Botën tjetër.
E lusim All-llahun [subhanehu ve teala] që të na mundësojë që t'i realizojmë ato vepra që All-llahu [subhanehu ve teala] është i kënaqur dhe ato punë që na dërgojnë në kënaqësin e All-llahut [subhanehu ve teala] dhe t'i përjetojmë të mirat e All-llahut në këtë botë dhe në botën tjetër.
- Dëmet e injorancës ndaj Akides -
Mësimi i Imanit është prej çështjeve më të rëndësishme për arsye se dituria rrethë Imanit ka të bëj me njohjen e All-llahut të Madhëruar dhe veçimin e All-llahut me ibadet (adhurim) duke e mohuar çdo gjë që adhurohet perveç All-llahut [subhanehu ve teala]. Besimtarë të nderuar, vlera dhe mësimi i Imanit në All-llahun [subhanehu ve teala] është prej diturive më të rëndësishme në përgjithësi.
Sepse me mësimin e Imanit në All-llahun e Madhëruar ti do ta gjesh jetën e qetë dhe të lumtur në këtë botë dhe në botën tjetër. Do të jesh fitimtar në këtë botë dhe do të jesh në kënaqësi të përjetëshme në botën tjetër. Do të kesh jetë të lumtur në këtë botë dhe do të shpëtosh nga dënimet e varrit dhe dënimet e botës tjetër. All-llahu thotë në Kur'an: "Kush punon vepra të mira qoftë mashkull apo femër dhe ai duke qenë Besimtar Ne do t'i japim jetë të mirë." [Nahl, 97]
Dhe thotë All-llahu në Kur`an duke treguar për botën tjetër dhe gjendjen, e cila do të jetë:
"Ai (All-llahu) u tha: "Zbritni prej aty që të gjithë, do të jeni armiq të njëri-tjetrit. Nëse u vjen nga Unë udhëzim (libër e pejgamber) kush i përmbahet udhëzimit Tim, ai nuk ka për të humbur (në dunja) e as nuk ka për të dështuar (në jetën tjetër). E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë dhe në Ditën e Kijametit do ta ringjallë të verbër. Ai që nuk besoi do të thotë: "Zoti im, përsë më ringjalle të vërbër, kur unë isha me sy? "Ai (All-llahu) thotë: "Ashtu siç harrove ti argumentet Tona që t'i ofruam, ashtu je ti i harruar sot". [Ta ha, 123-126]
Vëllezër dhe motra, nëse ndalemi në ajetet e All-llahut [subhanehu ve teala] do të shohim se All-llahu atyre që besuan u ka premtuar premtime të mira në këtë dynja (botë) dhe në botën tjetër. Si p.sh. jetë të qetë, udhëzim, krenari, shpëtim, mbrojtje prej qafirave. Do t`ju ndihmoi ndaj qafirave dhe ju ka premtuar se nuk do t'i sundojnë qafirat muslimanët kurr me një sundim të plotë. Këto premtime nga ana e All-llahut vazhdojnë të jenë tek secili, i cili i qëndron në besë All-llahut [subhanehu ve teala] derisa ta trashëgoj këtë botë dhe çka ka në të ata që All-llahu është i kënaqur.
Lexues të nderuar, ju thërras që t'i lexoni këto ajete të Kur`anit të Lartë dhe të mendoni në kuptimin e këtyre ajeteve!
All-llahu [subhanehu ve teala] robërve të Tij, të cilët besuan, u ka premtuar jetë të qetë. All-llahu thotë në Kur`an:
"Kush punon vepra të mira qoftë mashkull apo femër dhe ai duke qenë Besimtar Ne do t'i japim jetë të mirë." [Nahl,97]
All-llahu [subhanehu ve teala] u ka premtuar se do t'i udhëzojë në rrugën e drejtë. All-llahu thotë në Kur`an: "All-llahu i udhëzon në rrugën e drejtë ata, te cilët besuan." [El-Haxh, 54]
All-llahu [subhanehu ve teala] atyre që besuan u ka premtuar krenari dhe se do t`u bëjë prani në tokë. All-llahu thotë në Kur'an: "Ndërsa e tërë krenaria i takon All-llahut, të dërguarit të Tij dhe besimtarëve, por hipokritët këtë nuk e dinë". [Munafikun, 7]
Dhe thotë All-llahu i Madhëruar:
"Atyre nga mesi juaj, të cilët besuan dhë bënë vepra të mira All-llahu u premtoi se do t'i bëjë zotërues në atë tokë ashtu si pati bërë zotërues ata që ishin para tyre dhe fenë të cilën Ai e pëlqeu për ta, do ta forcojë, e në vend të frikës Ai do t'u dhurojë siguri. Ata më adhurojnë Mua e nuk më shoqërojnë asgjë. E kush edhe pas kësaj mohon, të tillë janë ata më të prishurit." [Nur, 55]
All-llahu [subhaneh ve teala] atyre që besuan u ka premtuar se do t'u ndihmojë dhe do t'i mbrojë nga jobesimtarët. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë në Kur'an: "All-llahu është mbrojtësi atyre që besuan". [El-Haxh, 83]
Thotë All-llahu [subhanehu ve teala]: "Obligim yni ishte të ndihmojmë besimtarët" [Err-rrum, 47]
Thotë All-llahu [subhanehu ve teala]: "E Ne pastaj i shpëtojmë të dërguarit tanë, edhe ata që besuan. Ja kështu është detyrë e Jona, t'i shpëtojmë besimtarët." [Junus, 103]
Thotë All-llahu [subhanehu ve teala]: "All-llahu kurrsesi nuk iu mundëson jobesimtarëve mbizotërim të plotë mbi besimtarët." [En-nisa, 141]
Lexues të nderuar, këto ishin vetëm disa premtime që All-llahu [subhanehu ve teala] u ka premtuar robërve të Tij besmitarë në këtë dynja. Ndërsa sa i përket asaj se që përgaditur All-llahu për robrit e Tij besimtarë në botën tjetër mjafton ajeti Kur`anor ku All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: "E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, Zoti i tyre, për shkak të besimit të tyre i udhëzon në Xhennete të begatshme, në të cilët rrjedhin lumenj. Lutja e tyre aty është: "I lartë je o All-llah!", e përshëndetja e tyre është: Selam! dhe lutja e fundit e tyre është: "Falënderimi i qoftë All-llahut, Zotit të botëve!" [Junus, 9-10]
Dhe thotë All-llahu [subhanehu ve teala]:
"S'ka dyshim se ata që besuan dhe bënë vepra të mira, vendpritje për ta janë Xhennetet e Firdevsit. Aty do të jenë përgjithmonë, e nuk kërkojnë të largohen nga ai (ose t'u ndryshohet)." [Suretu el- Kehf, 107-108]
Mirëpo vëllezër muslimanë, këto premtime që All-llahu [subhanehu ve teala] u ka premtuar besimtarëve dhe po i shofim se nuk janë të realizuara në kohën e sodit. E gjtiha kjo është për shkak të Imanit të dobët dhe dobësia e Imanit do të vazhdojë deri atëherë kur muslimanet nuk i kthehen Kur`anit, Librit të All-llahut [subhanehu ve teala] dhe Sunnetit të Pejgmaberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] . Kur të kthehen besimtarët në Kur`an dhe të kapen për të dhe për rrugën e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] atëherë All-llahu [subhanehu ve teala] do t'ua mundësojë muslimanëve që t'i arrijnë këto premtime në këtë botë dhe në Botën tjetër.
E lusim All-llahun [subhanehu ve teala] që të na mundësojë që t'i realizojmë ato vepra që All-llahu [subhanehu ve teala] është i kënaqur dhe ato punë që na dërgojnë në kënaqësin e All-llahut [subhanehu ve teala] dhe t'i përjetojmë të mirat e All-llahut në këtë botë dhe në botën tjetër.
- Përse duhet ti japim rëndësi njohjes së Akides -
1. Teuhidi është qëllimi kryesor për të cilin u krijuan xhindet dhe njerëzit
Dëshmi për këtë është fjala e All-llahut:
وَمَا خَلَقْتُ الْجِنَّ وَالْإِنسَ إِلَّا لِيَعْبُدُونِ
"Dhe Unë (Allahu) nuk i krijova njerëzit dhe xhindet, veçse që ata të më adhurojnë vetëm Mua." [Edh-Dharijat, 56]
Ibën Tejmijeh, Allahu e mëshiroftë, e definon Adhurimin dhe thotë: “Adhurim është emër i përgjithshëm i çdo vepre që e do All-llahu dhe është i kënaqur me atë, prej veprave, fjalëve, qofshin të dukshme apo të fshehura.”
Ibën Kethiri thotë: “Emër i përgjithshëm që i bashkon dashurin, nënshtrimin dhe frikën e çiltër.”
2. Teuhidi ishte qëllim përse u dërguan Pejgamberët
وَلَقَدْ بَعَثْنَا فِي كُلِّ أُمَّةٍ رَّسُولاً أَنِ اعْبُدُواْ اللّهَ وَاجْتَنِبُواْ الطَّاغُوتَ فَمِنْهُم مَّنْ هَدَى اللّهُ َمِنْهُم مَّنْ حَقَّتْ عَلَيْهِ الضَّلالَةُ فَسِيرُواْ فِي الأَرْضِ فَانظُرُواْ كَيْفَ كَانَ عَاقِبَةُ الْمُكَذِّبِينَ
"Dhe me të vërtetë që Ne kemi dërguar te çdo Ummet (bashkësi njerëzish, popull, komb) të Dërguar (duke shpallur): “Adhuroni vetëm Allahun dhe shmanguni dhe i rrini larg Tagutit (shejtanëve ose çdo gjëje tjetër që adhurohet pos Allahut).” Pastaj, pati prej atyre popujve të cilët Allahu i drejtoi, pati edhe të tjerë të cilët e merituan dhe iu bë e pashmangshme rruga e gabuar. Udhëtoni pra nëpër tokë dhe shikoni se si ishte fundi i atyre të cilët përgënjeshtruan (të vërtetën)." [En-Nahl, 36]
Autori i librit "Tejsir El Aziz El Hamid thotë: “All-llahu [subhanehu ve teala] na lajmëroi se tek çdo popull ka dërguar Pejgamber me këtë fjalë "Adhuroni vetëm All-llahun dhe askënd tjetër, për këtë fjalë u krijuan krijesat, u dërguan Pejgamber, mu ashtu siç thotë All-llahu [subhanehu ve teala]:
وَمَا أَرْسَلْنَا مِن قَبْلِكَ مِن رَّسُولٍ إِلَّا نُوحِي إِلَيْهِ أَنَّهُ لَا إِلَهَ إِلَّا أَنَا فَاعْبُدُونِ
"Dhe Ne nuk kemi sjellë ndonjë të Dërguar para teje (O Muhammed) e që të mos e kemi frymëzuar Ne (duke i thënë): “La ilahe il-la Ene (nuk ka të adhuruar tjetër të merituar veç Meje - Allahu), pra më adhuroni Mua të Vetëm.” [El-Enbija, 25]
Ky ajet përmban të njëjtin kuptim si të fjalës “La Ilahe ilall-llah”, pra pëmban pohim dhe mohim. Pohon se nuk meriton të adhurohet askush tjeter përpos Allahut “ubudullahe” (Adhuronie All-llahun) dhe mohimi në fjalën “Ixhtenibu Et-Tagut” – largonu, mohoni tagutët (çdo gjë që adhurohet pos All-llahut).
Ajeti sinjalizon se për të qenë islami i njeriut i justifikuar dhe valid patjetër duhet ta përmbush këtë kusht “mohim dhe pohim”, pra pohon se i vetmi që meriton të Adhurohet është Allahu dhe mohon çdo gjë që adhurohet pos All-llahut, ky është teuhidi që e përmban Sureja Kafirun:
بِسْمِ اللهِ الرَّحْمنِ الرَّحِيمِ
قُلْ يَا أَيُّهَا الْكَافِرُونَ {1} لَا أَعْبُدُ مَا تَعْبُدُونَ {2} وَلَا أَنتُمْ عَابِدُونَ مَا أَعْبُدُ {3} وَلَا أَنَا عَابِدٌ مَّا عَبَدتُّمْ {4} وَلَا أَنتُمْ عَابِدُونَ مَا أَعْبُدُ (5} لَكُمْ دِينُكُمْ وَلِيَ دِينِ (6
Bismil-lahir Rrahmanir Rrahim
1. Thuaj: “O ju mosbesimtarë!
2. Unë nuk adhuroj çfarë ju adhuroni,
3. Dhe as ju nuk do të jeni adhurues të Atij që unë adhuroj,
4. Dhe as unë nuk do të jem adhurues i atyre që ju po i adhuroni,
5. Dhe as ju nuk do të jeni adhurues të Atij që unë adhuroj.
6. Ju keni fenë tuaj dhe unë kam Fenë time (Islamin).
3. Teuhidi është vetë kuptimi i fjalës “La Ilahe il-lall-llah”
Sulejman ibën Abdullah Ala esh-Shejkh thotë “Teuhidi është vetë kuptimi i fjalës “La ilahe il-lall-llah” nga e cila nënkuptojmë se nuk meriton të adhurohet askush tjetër krahas Allahut, as meleqet e afërta, dhe as pejgambert e mos të flasim për të tjerët.
4. Teuhidi është shkaku kryesorë për t'u futur njeriu në Xhennet
Transmetohet nga Ubadeh ibën Samit [radijallahu anhu] se i Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Kush dëshmon se nuk ka të adhuruar tjetër pos All-llahut, i cili është pa rival dhe ortak, dhe se Muhamedi është i dërguar i tij, dhe se xheneti dhe zjari janë hak-realitet, do ta fut All-llahu [subhanehu ve teala] në Xhennet.” [Transmeton Buhariu]
Tranmsetohet nga Utbani se i Dërguari i All-llahut ka thënë: “All-llahu [subhanehu ve teala] ia ndaloi zjarrit personin, i cili e tha fjalën “La ilahe ilall-llah” me sinqeritet.” [Transmton Buhariu]
Në këtë kontekst vlen të cekim fjalën e Ibën Tejjmijes për t’i komentuar dhe kuptuar më mirë këto Hadithe:
“Këto hadithe vlejnë për ata persona që e thonë këtë fjalë dhe vdesin me këtë fjalë, punojnë me këtë fjalë, e thonë me sinqeritet, bindshmëri pa pasur aspak dyshim dhe mëdyshje dhe me besnikëri.”
Për këtë kur është pyetur Hasan el Basriu se ka disa persona që thonë se ai i cili e shqipton fjalën “La ilahe il-lall-llah” do të futet në xhenet? U përgjigj: “Ai i cili e shqipton fjalën “La Ilahe il-lall-llah” i praktikon kushtet dhe i nënshtrohet urdhërave të kësaj fjale do të hyjë në Xhennet.”
Vehb ibën Munebih kur iu përgjigj pyetjes: “A është çelësi i Xhennetit fjala “La ilahe il-lall-llah”? Tha çdo çelës i ka edhe dhëmbët e veta, nëse vjen me çelësin dhe dhembet e saj do të çelet dera, përndryshe nëse vjen vetëm me çelësin pa dhëmb assesi nuk do të çelet.”1
5. Teuhidi është faktori kryesor për të pasur lumturi dhe hare në këtë botë dhe botën tjetër
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
الَّذِينَ آمَنُواْ وَلَمْ يَلْبِسُواْ إِيمَانَهُم بِظُلْمٍ أُوْلَـئِكَ لَهُمُ الأَمْنُ وَهُم مُّهْتَدُونَ
"Ata që besuan dhe besimin e tyre nuk e ngatërruan me besim të kotë, atyre u takon të jenë të sigurt dhe ata janë në rrugë të drejtë." [El-En'amë, 82]
Saadi në tefsirin e tij thotë: “Ata të cilët nuk e kanë përzier besimin e tyre me shirk do të jen të sigurt ka frika, dënimi dhe pikëllimi, por përkundrazi do të jenë të udhëzuar në rrugën e drejtë.
Vazhdon dhe thotë “Nëse atë nuk kanë vepruar shirk dhe as mëkate atë e meritojnë udhëzimin, ndërsa ata të cilën nuk kanë vepruar shirk por kanë vepruar mëkate e meritojnë vetëm thelbin e udhëzimit."
6. Rreziku i shirkut është i madh sepse asgjëson teuhidin, andaj duhet të kujdesemi për teuhidin që mos të biem në Shirk
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
إِنَّ اللّهَ لاَ يَغْفِرُ أَن يُشْرَكَ بِهِ وَيَغْفِرُ مَا دُونَ ذَلِكَ لِمَن يَشَاء وَمَن يُشْرِكْ بِاللّهِ فَقَدِ افْتَرَى إِثْمًا عَظِيمًا
"S’ka dyshim se All-llahu nuk falë (mëkatin) t’i përshkruhet Atij shok (idhujtarinë), e përpos këtij (mëkati) i falë kujt do. Kush përshkruan All-llahut shok, ai ka trilluar një mëkat të madh." [En-Nisa, 48]
Ibën Kethiri thotë: “All-llahu [subhanehu ve teala] na lajmëroi se nuk e fal shirkun, pra nuk e mëshiron një rrob, i cili vdes duke i bërë All-llahut ortak në adhurim, ndërsa mëkatet e tjera i falë.2
Nga ky ajet kuptojmë se Shirku është mëkati më i madh, ngase All-llahu [subhanehu ve teala] tregoi se nuk e falë vetëm se me pendim, ndërsa mëkatet nën gradën e shirkut futen nën dëshirën e All-llahut; nëse do e falë e nëse jo e dënon. Andaj është detyrim për muslimanin të ketë frikë nga ky mëkat ngase është padrejtësia më e madhe dhe sjellja më çoroditëse, përmban në vetën e saj cenim dhe nënvlerësim për All-llahun [subhanehu ve teala] dhe tentim që hakun, që është vetëm për All-llahun t’ia kushtojë tjetër kujt, siç thotë All-llahu [subhanehu ve teala]:
وَإِذْ قَالَ لُقْمَانُ لِابْنِهِ وَهُوَ يَعِظُهُ يَا بُنَيَّ لَا تُشْرِكْ بِاللَّهِ إِنَّ الشِّرْكَ لَظُلْمٌ عَظِيمٌ
"(Përkujtoju popullit tënd) Kur Llukmani duke e këshilluar, birit të vet i tha: “O djali im, mos i përshkruaj All-llahut shok, sepse idhujtaria është padrejtësi më e madhe!” [Lukman, 13]
Nga ky mëkat kishte frikë dhe drojë edhe Pejgamberi i All-llahut, Ibrahimi alejhi selam:
وَإِذْ قَالَ إِبْرَاهِيمُ رَبِّ اجْعَلْ هَـذَا الْبَلَدَ آمِنًا وَاجْنُبْنِي وَبَنِيَّ أَن نَّعْبُدَ الأَصْنَامَ
"(Përkujto) Kur Ibrahimi tha: “Zoti im! Bëje këtë qytet të sigurt dhe më mbro mua e bijtë e mi nga adhurimi i idhujve (statuja gurësh)." [Ibrahim, 35]
7. Për rëndësinë e Teuhidit tregon vet raste se i Dërguari i All-llahut [subhanehu ve teala] ka thirrur në Meke trembëdhjetë vite në teuhid
8. Kur'ani prej fillimit deri në mbarim thërret në teuhid
Ibën Kajim El Xheuzije thotë: “Çdo ajet i Kur'anit përmban në vetvetën e tij teuhid, apo argumenton për teuhidin, apo thërret në të. Kur'ani ose lajmëron për All-llahun [subhanehu ve teala], emrat dhe cilësitë e tij, i cili është teuhid Esmaa ue Sifaat, ose thërret në njësime All-llahut në vepra duke mos i bërë shok dhe as përshkruar ortak, i cili është teuhid Uluhije dhe Rububije, ose ka urdhra apo ndalesa të cilat janë prej hakut dhe plotësimit të teuhidit.
9. I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] i edukonte shokët e tij në teuhid prej fëmijërisë
Transmetohet nga Ebu'l Abbas Abdullah ibn Abbasi, radijall-llahu anhuma, se ka thënë: "Një ditë kam qene pas të Dërguarit të All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, dhe me tha:
"O djalosh, do t'i mësoj disa fjalë: Kije në kujtesë All-llahun, All-llahu do te te ruaje ty. Kije ndërmend All-llahun, All-llahun do ta gjesh para teje. Kur të kërkosh, kërko prej All-llahut. Nëse kërkon ndihmë, kërko prej All-llahut. Dije, sikur tërë populli tubohen që të të ndihmojnë në diç, nuk do të të ndihmonin, përveç atë që të ka caktuar All-llahu. E nëse do të tuboheshin që të të bëjnë dem, nuk do të të dëmtonin, përveç në atë çka All-llahu tash më të ka caktuar. Janë ngritur lart pendët dhe janë thare faqet (d.m.th. çdo gjë është caktuar dhe mbaruar)." [Tirmidhiu thotë se hadithi është hasen sahih]
Në trasmetimet e tjera, përveç të Tirmidhiut shënohet në formën siç vijon:
"Ke ndërmend All-llahun, do ta gjesh para vetës. Njihe All-llahun kur je në bollëk, All-llahu do të njeh ty në vështirësi. Dhe dije, ajo qe nuk të ka goditur, as që ka mundur të të godasë, kurse ajo që të ka goditur, nuk ka mundur të mos të godasë. Dije se vërtet ndihma është me durim, gëzimi me dëshpërim, kurse ne çdo vështirësi ka lehtësi."
10. I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] i mësonte Shokët e tij se gjëja e parë që duhet t’i thërrasin njerëzit është teuhidi
I dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] kur e dërgoi Muadhin në Jemen si thirrës i tha: “O Muadh, je duke shkuar tek një popull që janë pasues të librit, gjeja e parë që do t'i thirrësh le të jetë dëshmia “La ilahe il-la ll-llah”! Kurse në një transmetim tjetër qëndron: “Që ta njësojnë All-llahun [subhanehu ve teala].”
Ibën Tejjmija thotë: “Është e njohur prej fesë së Pejgamberëve se janë pajtuar i gjithë ummeti se gjeja e parë që urdhërohet njeriu është fjala “La ilahe il-la All-llah ue enne Muhamed resulull-llah.”
(Vijon inshallah: "Dëmët e injorances ndaj Akides")
- Rëndësia e njohjes së Akides -
Falënderimi i takon All-llahut [subhanehu ve teala], i Cili na mundësoi ta kuptojmë akiden (besimin) e vërtet.
Ndërsa salavate dhe selame dërgojmë për Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], familjen e tij të pastër, shokët e tij besnik dhe mbi gjithë ata që e pasojnë rrugën e tij me dinjitet deri në Ditën e Gjykimit.
S’ka dyshim se të folurit dhe të shkruarit për akidën (besimin) e vërtet dhe të sqaruarit e bazave dhe thelbeve të saja është prej çështjeve më të rëndësishme dhe primare në fe. Ngase ekzistenca e Islamit gjindet tek përmirësimi i besimit të drejtë. Me përmirësimin e akides përmirësohet njeriu në tërësi. Me korrigjimin dhe restaurimin e akides korrigjohet e gjithë shoqëria dhe jep fryte të bujshme dhe efekte pozitive. Gjithashtu dhe me dobësimin dhe prishjen e akidës prishet njerëzimi dhe Islami.
Nëse bëjmë një pasqyrim dhe studim të shkurtë në gjendjen e njerëzve do të vërejmë se shumë prej tyre kanë gabime dhe mangësi në akide, qofshin këto gabime dhe mangësi në të folurin e tyre apo në veprat e tyre.
I gjithë ky defekt është si rezultat i moskushtuarit rëndësi dhe kujdes mësimit të akides (besimit) në mënyrë të mirëfilltë dhe veprat që e prishin dhe ndikojnë negativisht në besimin e njeriut.
Ndodhë që të takosh një njeri që supozon se është besimtar i mirëfilltë, ka takvallek dhe se ka njohuri për besimin islam, mirëpo nuk është çudi të vëreshë se ai vepron punë që bien ndeshë dhe në kontradikta me parimet që ai thërret apo ua mëson të tjerëve.
Ka shumë prej tyre që nuk e përfillim mësimin e akides dhe as që i japin rëndësi duke menduar se nuk ka nevojë për ta mësuar akiden dhe se umeti nuk ka nevojë për këtë. Mirëpo, nëse ia parashtron një pyetje të thjeshtë se cilët janë kushtet dhe negacionet e Shehadetit e gjen memec ngase nuk din se si të përgjigjet.
Dijetari i Famshëm Muhamed ibën Abdulvehabi thotë: “Dije vëlla i dashur -Allahu të mëshiroftë- se kërkimi i diturisë është obligim për çdo musliman ngase me dituri kurohet shpirti prej dyshimeve dhe sëmundjeve të tjera. Gjëja më e rëndësishme për njeriun në këtë aspekt është ta mësojë fenë e tij, dhe të vepron më atë çfarë ka mësuar ngase është prej shkaqeve për t'u futur në xhenet dhe mos njohja e fesë dhe injoranca në akide (besim) është shkak i futjes së njeriut në zjarr.” 1
Andaj është përgjegjësi dhe detyrë e çdo muslimani, i cili ka frik se një ditë do të qëndrojë para All-llahut, ta mësojë akiden dhe të ketë frikë dhe të jetë i ndërgjegjshëm që mos të bie në rrjetën dhe në kthetrat e shirkut dhe veprave që e kundërshtojnë apo janë në kontradiktë me teuhidin (besimin).
Dijetari i famshëm Muhamed ibën Abdulvehabi fletë mbi rëndësinë e kësaj teme dhe thotë: “Dije vëlla i dashur se çështja e akides është prej çështjeve më të rëndësishme dhe më më peshë. Andaj është detyrë dhe obligim i çdo muslimani të kujdeset për të, dhe të mos bie në ndonjë vepër që e prish besimin duke mos e ndjerë. Le ta mësojë Islamin dhe kufrin (mosbesimin) që në këtë mënyrë i qartësohet e sakta prej gënjeshtrës, që kështu të jetë largpamës dhe të qëndrojë mbi baza të sigurta dhe mos të mashtrohet me pasuesit e injorancës dhe dyshimeve, edhe përse ata janë shumicë në numër por ata nuk kanë peshë dhe as pozitë tek All-llahu [subhanehu ve teala] dhe i Dërguari i tij." 2
Vëlla i dashur, nëse ndalësh dhe mediton një periudhë të shkurtë do të vëresh se shumë njerëz kanë gabime dhe lëshime në akide, këto gabime apo lëshimi mund të vëresh në shprehjet dhe veprat e tyre që direkt bien ndesh me teuhidin (Besimin) e pastër. Madje vëren tek shumica e tyre defekte dhe të meta në vetë kuptimin e teuhidit dhe realitetit të shirkut dhe veprave që e prishin, njollosin dhe cenojnë teuhidin (Besimin). Ky është një ndër shkaqet kryesore që më bëri të shkruaj mbi rëndësinë e akides dhe se përse duhet të kujdesemi dhe ta mësojmë akiden (Besimin).
Nga ana gjuhësore fjala teuhid do të thotë “njësim”, “unifikim” dhe vjen nga fjala arabe (uehade), e cila do të thotë të njësosh.
Ndërsa në aspektin fetar tehuid do të thotë “Besimi se All-llahu është Një, pa partner në dominimin e Tij dhe veprimet e Tij (Rububije); Një, i pangjashëm me asgjë dhe Një i pangjashëm në cilësitë e Tij (Esmaa ue Sifaat); Një, pa rival në Hyjninë e Tij dhe në adhurim (Uluhije).
Teuhidi ndahet në tri pjesë:
1. Teuhidi Rububije
2. Teuhidi Uluhije, el Ibade
3. Teuhidi Esmaa ue Sifaat
Ndarja e teuhidit në tri pjesë nuk është decide dhe as që e ka ndarë i Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] dhe as shokët e tij, por ndarjen e teuhidit ndodhi në mënyrë induktive dhe pas ekzaminimit të citateve të Kur'anit dhe Hadithet e të Dërguarit të All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem].
Dijetari i famshëm Bekr Ebu Zejd – Allahu e ruajt – thotë: “Ndarja e teuhidit u bë në mënyrë induktive dhe pas ekzaminimit të ajeteve dhe haditheve gjithashtu argumenton se kjo ndarje ishte edhe tek dijetarët e parë si Ibën Mendah, Ibën Xherir et-Tabari dhe shumë të tjerë.”
1. Teuhidi Rububije
Teuhid Rububije do të thotë: Bindshmëria e fuqishme se All-llahu [subhanehu ve teala] është Zot, i cili veçohet me disa vepra që nuk i posedon askush pos Tij, siç janë; krijimi, furnizim, sundimi, vetëm Ai është që dhuron dhe merë shpirtrat vetëm Ai u sjellë dobi apo dëm dhe se vetëm Ai i pranon lutjet e krijesave.
Thotë All-llahu i Madhëruar:
يَا أَيُّهَاالنَّاسُ اذْكُرُوا نِعْمَتَ اللَّهِ عَلَيْكُمْ هَلْ مِنْ خَالِقٍ غَيْرُ اللَّهِ يَرْزُقُكُم مِّنَ السَّمَاء وَالْأَرْضِ لَا إِلَهَ إِلَّا هُوَ فَأَنَّى تُؤْفَكُونَ
"O njerëz! Përkujtoni Mirësitë e Allahut mbi ju! A ka krijues tjetër përveç Allahut i cili do t’ju furnizojë ju nga qielli dhe toka? La ilahe il-la Huve (Nuk ka të adhuruar tjetër të merituar përveç Atij). Si atëherë po largoheni?" [Fatir, 3]
أَفَمَن يَخْلُقُ كَمَن لاَّ يَخْلُقُ أَفَلا تَذَكَّرُونَ
"A është njësoj atëherë Ai i Cili krijon me atë që s’bën asgjë? A nuk do të përkujtoni atëherë (Begatitë e Allahut) e të vini mend?" [En-Nahl, 17]
تَبَارَكَ الَّذِي بِيَدِهِ الْمُلْكُ وَهُوَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ
"I Lartësuar me Madhështi qoftë Ai, në Dorë të të Cilit është Mbisundimi dhe Ai është i Zoti për të bërë çdo gjë." [El-Mulk, 1]
قُلْ مَن بِيَدِه مَلَكُوتُ كُلِّ شَيْءٍ وَهُوَ يُجِيرُ وَلَا يُجَارُ عَلَيْهِ إِن كُنتُمْ تَعْلَمُونَ
"Thuaju: “Në Dorë të Kujt është i mbisundimi i gjithçkaje? Dhe Ai mbron gjithçka, ndërsa kundër të Cilit nuk ka asnjë mbrojtës, veç sikur ta dinit?” [El-Mu'minun, 88]
(Nëse Allahu shpëton dikë, askush nuk mund ta ndëshkojë atë dhe nëse Allahu ndëshkon dikë, askush nuk mund ta shpëtojë atë). (Tefsir El-Kurtubi).
إِنَّ رَبَّكُمُ اللّهُ الَّذِي خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالأَرْضَ فِي سِتَّةِ أَيَّامٍ ثُمَّ اسْتَوَى عَلَى الْعَرْشِ يُغْشِي اللَّيْلَ النَّهَارَ يَطْلُبُهُ حَثِيثًا وَالشَّمْسَ وَالْقَمَرَ وَالنُّجُومَ مُسَخَّرَاتٍ بِأَمْرِهِ أَلاَ لَهُ الْخَلْقُ وَالأَمْرُ تَبَارَكَ اللّهُ رَبُّ الْعَالَمِينَ
"Vërtet që Zoti juaj është Allahu, i Cili krijoi qiejt dhe tokën në Gjashtë Ditë dhe pastaj Ai Isteva (u ngrit lart e qëndroi mbi) Arsh (Fronin e Tij Madhështor vërtet ashtu siç i shkon Madhështisë së Tij). Ai sjell natën si mbulesë të ditës dhe secila duke synuar tjetrën pandërprerë; dhe Ai krijoi edhe diellin, edhe hënën, edhe yjet të nënshtruar ndaj Urdhërit të Tij. Padyshim që i Tij është Krijimi dhe Komandimi. I Shenjtëruar dhe i Lartësuar qoftë Allahu, Zoti i Aleminit (i gjithë botëve, i gjithçkaje që ekziston, i njerëzve dhe i xhindeve)." [El-A’araf, 54]
2. Teuhid Uluhije
Teuhid Uluhije do të thotë: Të njësuarit e Allahut me adhurim, e gjithë ky teuhid ndërtohet mbi sinqeritetin, pra të gjitha adhurimet të jenë të sinqerta për All-llahun [subhanehu ve teala] duke mos pasur në adhurimi askush tjetër pjesë.
Dijetari i Islamit Ibën Tejjmije thotë: “Realiteti i Teuhidit është që të adhurohet vetëm All-llahu [subhanehu ve teala], t’i lutemi vetëm Atij, t’i kemi frik vetëm atij, mos ti mbështetemi askujt përveç Atij, i gjithë adhurimi të jetë vetëm për Atë, të gjithë këto mos të jen për ndonjë person, mos t’i merr për adhurues melaqet apo pejgamberët.”
Dijetari islam Sulejman ibën Abdullah thotë: “Ky lloj i teuhidit është thelbi i fesë, gjithashtu është thirrja e të gjithë pejgambereve, dhe ky teuhid është realiteti i fjales “La ilahe il-lall-llah”. Në një vend tjetër thotë: “Për këtë teuhid u krijuan krijesat dhe gjithësia, u dërguan pejgamberët, zbritën librat, për këtë teuhid u dalluan njerëzit në besimtar dhe jobesimtar, të lumtur banor te xhenetir dhe të pikëlluar banor të zjarrit.” 3
Thotë All-llahu i Madhëruar:
وَلَقَدْ بَعَثْنَا فِي كُلِّ أُمَّةٍ رَّسُولاً أَنِ اعْبُدُواْ اللّهَ وَاجْتَنِبُواْ الطَّاغُوتَ فَمِنْهُم مَّنْ هَدَى اللّهُ وَمِنْهُم مَّنْ حَقَّتْ عَلَيْهِ الضَّلالَةُ فَسِيرُواْ فِي الأَرْضِ فَانظُرُواْ كَيْفَ كَانَ عَاقِبَةُ الْمُكَذِّبِينَ
"Dhe me të vërtetë që Ne kemi dërguar te çdo Ummet (bashkësi njerëzish, popull, komb) të Dërguar (duke shpallur): “Adhuroni vetëm Allahun dhe shmanguni dhe i rrini larg Tagutit (shejtanëve ose çdo gjëje tjetër që adhurohet pos Allahut).” Pastaj, pati prej atyre popujve të cilët Allahu i drejtoi, pati edhe të tjerë të cilët e merituan dhe iu bë e pashmangshme rruga e gabuar. Udhëtoni pra nëpër tokë dhe shikoni se si ishte fundi i atyre të cilët përgënjeshtruan (të vërtetën)." [En-Nahel, 36]
وَمَا أَرْسَلْنَا مِن قَبْلِكَ مِن رَّسُولٍ إِلَّا نُوحِي إِلَيْهِ أَنَّهُ لَا إِلَهَ إِلَّا أَنَا فَاعْبُدُونِ
"Dhe Ne nuk kemi sjellë ndonjë të Dërguar para teje (O Muhammed) e që të mos e kemi frymëzuar Ne (duke i thënë): “La ilahe il-la Ene (nuk ka të adhuruar tjetër të merituar veç Meje - Allahu), pra më adhuroni Mua të Vetëm.” [El-Enbija, 25]
وَمَا خَلَقْتُ الْجِنَّ وَالْإِنسَ إِلَّا لِيَعْبُدُونِ
"Dhe Unë (Allahu) nuk i krijova njerëzit dhe xhindet, veçse që ata të më adhurojnë vetëm Mua." [Edh-Dharijat, 56]
وَلَقَدْ أَرْسَلْنَا نُوحًا إِلَى قَوْمِهِ فَقَالَ يَا قَوْمِ اعْبُدُوا اللَّهَ مَا لَكُم مِّنْ إِلَهٍ غَيْرُهُ أَفَلَا تَتَّقُونَ
"Dhe sigurisht që Ne e dërguam Nuhun te populli i tij, e (ai) u tha: “O populli im! Adhuroni Allahun! Ju s’keni ilah (të adhuruar) tjetër veç Atij (Ky është Besimi i Pastër Islam në Një Zot të Vetëm). A nuk frikësoheni?” [El-Muminun, 23]
إِنِّي وَجَّهْتُ وَجْهِيَ لِلَّذِي فَطَرَ السَّمَاوَاتِ وَالأَرْضَ حَنِيفًا وَمَا أَنَاْ مِنَ الْمُشْرِكِينَ
"Vërtet që unë i jam kthyer Atij si Hanif (me vërtetësi dhe i vendosur në Fenë e Tij të Besimit të Pastër Islam në Një Zot të Vetëm), Atij i Cili ka krijuar qiejt e tokën dhe unë nuk jam prej Mushrikëve (që adhurojnë të tjerë përveç a përkrah Allahut).” [El-En'am, 79]
3. Teuhid Esmaa ue Sifaat
Tevhidul-esmaa ue sifaat shkurtimisht do të thotë bindshmëria e fuqishme se All-llahut [subhanehu ve teala] i përkasin të gjithë emrat e bukur dhe cilësitë e përsosura, se ai është larg atributeve të mangëta. Për të justifikuar një emër apo cilësi të All-llahut bazohemi në Kur'an dhe Sunnet. I besojmë këtë emra dhe cilësi pa kurrfarë ndryshimi, pa mohimin e tyre parcial apo të tërësishëm, pa tentim që tërësisht të kuptohen ato dhe të shpjegohen thelbësisht apo të përgjasohen me cilësitë e krijesave.
Kushtet mbi të cilët bazohet teuhid esmaa ue sifaat:
1. All-llahu [subhanehu ve teala] është i Lartësuar dhe i Pastër nga çdo gjasim me krijesat.
2. Te besuarit në emrat dhe cilësitë që janë cekur në Kur'an dhe Sunet, pa kurrfarë shtimi apo mungese, pa kurrfarë mohimesh dhe interpretimesh te gabuar dhe shtrëmbime të atributeve.
3. Shuarja e çdo tentative për ta kuptuar realitetin e emrave dhe cilësive të All-llahut.4
(Vijon, inshallah me: "Përse duhet t'i japim rëndësi njohjes së Akides?")
- Cilësit e grupit të shpëtuar -
(Ehli sunetit dhe xhematit)
Falënderimi i qoftë Allahut [subhanehu ve teala], të Diturit e të fshehtave, Falësit të mëkatëve, Atij i cili largon brëngat hallet dhe udhëzon zemrat.
Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përpos Allahut, dhe dëshmoj se Muhamedi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] është rob dhe i dërguar i Tij.
Allahu, e lartë qoftë madhëria e Tij dhe të shenjtë qofshin emrat e Tij, e dërgoi Muhamedin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] pas një intervali kohor prej pejgamberëve para tij. Ia zbriti Librin (Kur’anin) dhe ia dhuroi urtësinë që thirri me të në Allahun [subhanehu ve teala]. Mësuan njerëzit nga Kur’ani e Sunneti andaj nuk ia mori Allahu [subhanehu ve teala] shpirtin të dërguarit të Tij përderisa e plotësoi dhe interpretoi shpalljen umetit të tij dhe i udhëzoi në menhexhin e drejtë e të saktë. “Dhe se kjo është rruga (feja) Ime e drejtë (që e caktova për ju), pra përmbajuni kësaj, e mos ndiqni rrugë tjera e t’ju ndajnë nga rruga e Tij. Këto janë porositë e Tij për ju, ashtu që të ruheni”. [El- En’amë, 153]
Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Iu kam lënë në rrugën e drejtë e të bardhë, nata e saj është si dita e saj nuk lajthit nga ajo përveç i shkatërruari (i humburi) .”
Allahu [subhanehu ve teala] sqaroi bazat e Imanit dhe specifikat e besimtarëve. Thotë: “Nuk është tërë e mira (e kufizuar) të ktheni fytyrat tuaja kah lindja ose perëndimi, por mirësi e vërtetë është ajo e atij që i beson Allahut, Ditës së Gjykimit engjëjve, librit, pejgamberëve dhe pasurinë që e do ua jep të afërmëve, bonjakëve, të varfërëve, udhëtarëve, lypësve dhe për lirimin e robërve, dhe ai që fal namazin, e jep zeqatin dhe ata që kur premtojnë e zbatojnë, dhe të durueshmit në skamje, në sëmundje dhe në flakën e luftës. Të tillët janë ata të sinqertit dhe të tillët janë ata të devotshmit.” [el-Bekare, 177]
Poashtu, Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] sqaroi themelet dhe bazat e fesë në hadithin e Xhibrilit kur e pyeti për Islamin, Imanin dhe Ihsanin. Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] la sunete, vendosi ligje e dispozita dhe njëkohësisht sqaroi hallallin dhe haramin. Sqaroi poashtu çështjet e akides në mënyrën më të përsosur e të qartë dhe e realizoi ibadetin për Allahun e tij. Mjafton për të Dërguarin tonë nderë dhe rrepspekt lavdërimi i Allahut [subhanehu ve te’ala] ndaj tij: “Vërtetë ti je në një shkallë të lartë të moralit.” [el- Kalem, 4]
Sahabët (radijallahu anhum) të edukuarit e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], bartësit e sheriatit, muxhahidët në rrugën e Allahut, i zgjodhi Allahu për shoqërimin e Pejgamberit të Tij [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]. Allahu [subhanehu ve teala] sahabët i përshkrujti me Iman të plotë e nxiti në punë të mira me veprimin e tyre.
Thotë Allahu [subhanehu ve teala] thotë: “Po ata që besuan, migruan dhe luftuan për rrugën e Allahut, dhe ata që strehuan dhe ndihmuan, janë besimtarë të vërtetë. Atyre u takon falje (e mëkatëve) dhe furnizim në mënyrë të ndershme.” [El Enfalë, 74]
Thotë Allahu [subhanehu ve teala]: ”Allahu është i kënaqur me të hershmit e parë prej muhaxhirëve (migruesëve) dhe prej ensarëve (vendasëve –ndihmëterëve) dhe prej atyre që i pasuan ata me punë të mira, e edhe ata janë të kënaqur ndaj Tij. Atyre u ka përgatitur xhennete, në të cilët rrjedhin lumenj, ku do të jenë përjetë të pa sosur. E ky është fitim i madh.” [et-Tevbe, 100]
Gjithashtu i lavdëroi Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] në fjalën e tij: “Shekulli më i dobishëm është shekulli im, pastaj ata pas tyre, pastaj ata pas tyre.” [Mutefekun alejhi]
Të parët tanë (Selafusalih) realizuan veprimtarinë e tyre jetësore për Islamin, vepruan me të në jetën e tyre shoqërore dhe individuale e poashtu e realizuan plotësisht dhe me dinjitet. Të tillët janë shembull me veprat e tyre dhe mësimet islame për ata të cilët vijnë pas tyre. Historia e veprimteria e tyre ishte dritë për togët e gjeneratat e ardheshme në dituri dhe punë. Andaj kush trason rrugën e tyre do të udhëzohet dhe do të triumfon me xhenetet e begatshme, e kush i kundërshton ata do të humbë dhe to të jetë prej të lajthiturve.
Pasiqë ishin të parët tanë (radijallahu anhum) njerëzit më të përsosur në dije, vepër dhe pasim të Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] nxiti Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] në pasimin e asaj që ishte Ai në të dhe sahabët e tij, e poashtu urdhëroi me kapjen në atë që ishin nga udhëzimi e urtësia. Njoftoi dhe bëri me dije se grupi i shpëtuar në përqarjen e umetit është ai i cili pason Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] dhe shokët e tij radijallahu anhum.
Thotë Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: “Janë ndarë jehudët në shtatëdhjet e një grup, janë ndarë të krishterët në shtatëdhjet e dy grupe, dhe do të ndahet umeti im në shtatëdhjet e tri grupe, të gjitha do të jenë në zjarr përveç një, i është thënë: Kush janë ata o i Dërguar i Allahut? Tha: Ata të cilët janë në atë të cilën jam unë tash dhe shokët e mi.” (D. m. th. Janë të kapur për Kur’nin dhe sunetin).
Pra, ndodhi kjo që njoftoi Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] nga përçarja e ndarja, mirëpo ne jemi të ngarkuar e urdhëruar me kapjen për Kuran dhe Sunet dhe distancimin nga përçarja e ndarja. Jemi të urdhëruar e porositur të jemi prej grupit të shpëtuar, i cili e dinte hakun dhe vepronte me të.
Thotë Allahu [subhanehu ve teala]: “O ju që besuat! ta keni në kujdes Allahun dhe të jeni me ata të drejtit.” [Et-Tevbe, 119]
Ç’do grup nga grupet islame supozon dhe pretendon se është në të vërtetën dhe grupi tjetër në të kotën, mirëpo pretendimet e supozimet nuk kanë peshë tek Allahu [subhanehu ve teala] nëse nuk kanë me vete argumente nga dituria e dobishme dhe puna e mirë. Allahu [subhanehu ve teala] në librin e Tij i sqaroi cilësitë e këtij grupi, shpalosi dhe qartësoi çështjen e tij.
Allahu [subhanehu ve teala] thotë “Atij të cilit Allahu nuk i jep dritë, ai nuk ka për të pasur dritë” [en- Nurë, 40]
Prej cilësive të Ehli sunetit dhe xhematit janë:
1.Pasimi i të parëve të umetit (Selefëve) (radijallahu anhum).
Thotë Allahu [subhanehu ve teala]:
“Allahu është i kënaqur me të hershmit e parë prej muhaxhirëve (migruesëve ) dhe prej ensarëve (vendasëve –ndihmëtarëve) dhe prej atyre që i pasuan ata me punë të mira, e edhe ata janë të kënaqur ndaj Tij. Atyre u ka përgatitur xhennete, në të cilët rrjedhin lumenj, ku do të jenë përjetë të pa sosur. E ky është fitim i madh.” [et-Tevbe, 100]
Pasimi dhe trasimi i tyre në tevhidin e Allahut [subhanehu ve teala] duke lutur vetëm Allahun [subhanehu ve teala] duke kërkuar ndihmë dhe mbrojtje nga Ai. Nuk lutet askush tjeter pëveç Allahut, e as nuk kërkohet ndihmë nga askush tjeter përpos nga Allahu [subhanehu ve teala]. Nuk i bëhet rival Atij në asnjë lloj prej llojeve të ibadetit. Besimi në cilësitë e Allahut [subhanehu ve teala] më të cilat e cilësoi veten e Tij dhe poashtu e cilësoi me to Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]. Besim dhe bindje kuptimit e jo besim i formës (kejfije). Largimi i Allahut (Tenzih) nga tërë ajo që nuk i takon Atij [subhanehu ve teala].
Tek selefët (radijallahu anhum) kuptimi i cilësive të Allahut [subhanehu ve teala] ka qenë më i qartë se sa kuptimi i dispozitave. Andaj, për këtë nuk kanë pyetur për cilësitë e Allahut [subhanehu ve teala] ashtu siç kanë pyetur për dispozitat Kur’anore.
2. Kapja për librin e Allahut dhe Sunetin e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], dhe kthimi në këto dy burime në polemikë dhe në qështjet tjera fetare.
Allahu [subhanehu ve teala] thotë: ”Dhe kapuni që të gjithë ju për litarin (fenë dhe Kuranin) e Allahut, e mos u përçani!” [ali-Imran, 103]
Thotë Allahu [subhanehu ve teala]: “Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, atëherë parashtrone atë te Allahu ( te libri i Tij ) dhe te i dërguari, po qe se i besoni Allahut dhe ditës së fundit” [en-Nisa, 59]
Allahu [subhanehu ve teala] i ka lavdëruar ata të cilët e komentojnë Kur’anin me Kur’an, me Sunet, fjalë të sahabëve dhe tabiinëve, kurse i ka nënçmuar e ç’vlerësuar ata të cilët e pasojnë të paqartën (muteshebihun) në Kuran dhe komentojnë Kur’anin me logjikë.
3. Kapja në atë që dijetarët e selefit dhe umeti janë unanim dhe mos kundërshtimi i Allahut dhe Pejgamberit të Tij.
Allahu [subhanehu ve teala] thotë: “Kush i kundërvihet të dërguarit, pasi që i është bërë e qartë e vërteta dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e pabesimtarëve, Ne e lëmë në atë që e ka zgjedhur (në dunja) e fusim në xhehenem. Përfundim i keq është ai.” [en-Nisa, 115]
4. Madhërimi i fjalës dhe Sunetit të Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], kujdesi për gjurmët e Tij duke i mësuar ato, poashtu mbrojtja dhe pëlqimi i gjykimit me të.
Allahu [subhanehu ve teala] thotë: “Kurë thirren besimtarët për gjykim ndërmjet tyre te Allahu dhe i dërguari i Tij, e vetmja fjalë e tyre është të thonë:”Dëgjuam dhe rrespektuam!”Të tillët janë ata të shpëtuarit” [en-Nur, 51]
Allahu [subhanehu ve teala] thotë: “Për Zotin tënd jo,ata nuk janë besimtarë ( të asaj që të zbriti ty as të asaj para teje) derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në atë konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tënd) të mos ndiejnë pakënaqësi nga gjykimi yt dhe (derisa ) të mos binden sinqerisht” [en-Nisa, 65]
Transmeton Axhuriu me sened nga Imran bin Husajni radijallahu anhu se i kishte thënë një njeriut, i cili thoshte:“Nuk punoj me diçka tjetër përveç me Kur’an: Ti je mendjelehtë, a gjen në librin e Allahut se dreka i ka katër rekate që nuk lexohet në të me zë? Pastaj ia numëroi atij namazin, zeqatin e të tjera, dhe tha: A e gjen këtë në librin e Allahut të shtjelluar e komentuar?! Libri i Allahut [subhanehu ve teala] ka ardhur me dispozita kurse Suneti sqaron dhe komenton atë.
Transmeton Imam Ahmedi nga Ibën Mesudi radijallahu anhu i cili thoshte për gruan që pikturon fytyrën dhe në atë që pikturohet (Vashimeh dhe mustevshimeh) në të po ashtu edhe ajo që i heq vetullat: Ç’është me mua që nuk i mallkoj ato që i ka mallkuar Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], i cili (ligj, mallkim) është në librin e Allahut, ku Allahu thotë: “Çka t’ju jep Pejgamberi, atë merrne e çka t’ju ndalojë, përmbanju dhe keni frikë Allahun,” [el-Hasher, 7]
5. Angaghimi në njohjen e hakut dhe mospëlqimi me fjalët e njerëzve nëse ato nuk përputhen me argument nga Kurani dhe Suneti e as nuk kanë bazë të definuar nga dijeterët islam.
Allahu [subhanehu ve teala] thotë: ”Të cilët i dëgjojnë fjalët dhe pasojnë atë më të mirën prej tyre. Të tillët janë ata që Allahu i udhëzoi në rrugën e drejtë dhe të tillët janë ata të mençurit.” [ez-Zumer, 18]
Thotë Allahu [subhanehu ve teala]: “Përvetësoni atë që ju është zbritur nga Zoti juaj, e mos zini miq (përkrahës) pos Tij. Pak është ajo që po merrni përvojë.” [el-A’rafë, 3]
6. Dashuria, mëshira ndaj muslimanëve këshilla ndaj tyre dhe pengimi i së keqës nga ata.
Allahu [subhanehu ve teala] thotë: “O ju që besuat! Kush largohet prej jush nga feja e vet (i bën dëm vetes ) s’ka dyshim se Allahu do ta sjellë një popull që Ai e do atë (popull) dhe ata e duan Atë (Zotin), (një popull) që është modest dhe i butë ndaj besimtarëve, por i ashpër dhe i fortë ndaj mohuesëve….” [el-Maide, 54]
7. Largimi nga shprehjet e liga për të parët dhe dashuria ndaj tyre.
Allahu [subhanehu ve teala] thotë: ”Dhe ata që kanë ardhur pas tyre thonë: “Zoti ynë, falna ne dhe vëllëzërit tanë që para nesh i pajisën me besim dhe mos lejo në zemrat tona farë urrejtjeje ndaj atyre që besuan . Zoti ynë Ti je i butë, mëshirues.” [el-Hashr 10]
Pra, kjo është e kundërta në të cilën janë disa grupe islame, të cilët i fyejnë e mallkojnë sahabët dhe të zgjedhurit e umetit (radiajllahu anhum).
8. Puna dhe daveti për fenë e Allahut [subhanehu ve teala], ngritja e argumenteve kundër kundërshtarëve dhe xhihadi në rrugën e Tij.
Allahu [subhanehu ve teala] thotë: “O ju që besuat! Kush largohet prej jush nga feja e vet (i bën dëm vetes ) s’ka dyshim se Allahu do ta sjellë një popull që Ai e do atë (popull) dhe ata e duan Atë (Zotin), (një popull) që është modest dhe i butë ndaj besimtarëve, por i ashpër dhe i fortë ndaj mohuesëve, që lufton në rrugën e Allahut dhe që nuk i frikësohet kërcënimit të asnjë kërcënuesi.....” [el-Maide, 54]
Transmeton Muslimi në Sahihun e tij se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: ”Do të vazhdoj një grup nga umeti im i përqëndruar e i pathyer në hak nuk iu bënë dëm atyre ata që i kundërshtojn pëderisa të vijë urdhëri i Allahut e ata janë në këtë.”
[transmeton Muslimi]
9. Këshilla për Allahun, librin, Pejgamberin e Tij për udhëheqësat e muslimanëve dhe popullin në përgjithësi. Rrespekti i udhëheqësave, urdhërimi i tyre për të mirë dhe ndalimi nga e keqja me urtësi dhe butësi.
Pasimi i tyre në të mirën dhe mos kryengritja nga udhëheqësia e tyre derisa mos të shihet tek ta mosbesimi-kufri i qartë, që ka argument nga libri i Allahut. D.m.th. veprimi i të kundërtës që e veprojnë Havarixhët, të cilët i bëjnë hallall gjaqet, pasurinë e muslimanëve dhe e shohin mosrrespektimin e udhëheqësave dhe e lejojnë mbytjen e mëkatarëve (nga muslimanët).
Pastaj, bidatçinjët janë dy grupe, prej tyre: Hoxhallarë dhe Pasuesë.
Imamë bidatçinjë janë ata, të cilët kanë themeluar medh-hebin e tyre më synim të keq dhe kurthë ndaj islamit, e prej tyre ka të tillë të cilët kanë themelu me synime të mira. Mirëpo, të gjithë janë të lajthitur përveç nëse pendohen dhe janë me besimtarët.
Allahu [subhanehu ve teala] thotë: “...e ata që në zemrat e tyre kanë anim nga e shtrembëta, ata gjurmojnë atë që nuk është krejt e qartë ( Muteshabih) për të shkaktuar huti, e kinse kërkojnë komentin e tyre. Po, pos Allahut askush nuk e di domethënien e tyre të saktë. Dijetarët e pajisur me dituri thonë: “Ne u kemi besuar atij (atyre që janë të paqarta), të gjitha janë nga Zoti ynë...” [ali-Imran, 7]
O musliman kapuni për atë që ishin të parët e umetit tonë, me të cilët Allahu ishte i kënaqur ndaj tyre e poashtu ata ishin të kënaqur ndaj Tij. Iu premtoi xhenetin dhe dëshmoi për ta me iman të plotë. Mos u mashtro me shtimin e të humburëve e as mos u ndiej i huaj me pakësimin e pasuasëve të Kuranit dhe Sunetit.
10. Prej cilësive te Ehli sunetit gjithashtu është: Urdhëri për të mirë, ndalimi nga e keqja dhe thirrja në Allahun me urtësi, këshillë të mirë dhe interpretimin e hakut tek njerzit.
Allahu [subhanehu ve teala] thotë: “Ju jeni populli më i dobishëm, i ardhur për të mirën e njerëzve, të urdhëroni për të mirë, të ndaloni nga veprat e këqia dhe të besoni Allahun....” [ali-Imran, 110]
Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Kush e sheh prej jush një të keqe le ta ndryshon atë me dorën e tij, e nëse nuk mundet, me gjuhën e tij, e nëse nuk mundet le ta urrej me zemren e tij, e kjo është shkalla më e ulët e imanit.” [transmeton Muslimi]
Thotë Allahu [subhanehu ve teala]: ”Thuaj: ”Kjo është rruga ime, e vënë në fakte të qarta, e që unë thërras te Allahu, unë dhe ai që vjen pas meje. Larg të metave është Allahu, e unë nuk jam nga idhujtarët.” [Jusuf, 108]
Këto janë cilësitë e Ehli suneti dhe xhematit, të cilët ecin mbi menhexhin e të parëve të umetit prej Sahabëve, Tabi-inëve dhe kush i pason ata në të mirë. Bëhuni dhe pasone menhexhin e tyre do të triumfoni e shpëtoni në dunja dhe ahiret.
O musliman, Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka tërhequr vërejtjen nga kundërshtimi dhe mospasimi i udhëzimit të tij dhe Sahabëve të zgjedhur. Thotë Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: ”Keni kujdes nga risitë (bidatet), se ç’do bidat a risi është lajthitje.”
Thotë Allahu [subhanehu ve teala]: ”Ti (Muhamed) përqëndrohu vendosshmërisht ashtu si je i urdhëruar, e bashkë me ty edhe ata që u penduan (prej idhujtarisë), e mos tejkaloni (kufit e caktuar), se me të vërtetë Ai është shikues i asaj që veproni.” [Hudë, 112]
O musliman, Allahu [subhanehu ve teala] ka ndaluar fitnet, ndarjen dhe polemikat. Thotë: ”Dhe kapuni që të gjithë ju për liatrin (fenë dhe Kuranin) e Allahut, e mos u përçani! Përkujtoni nimetet (dhuntitë) e Allahut ndaj jush, kur ju (para se ta pranonit fenë islame) ishit të armiqësuar, e Ai bashkoi zemrat tuaja dhe ashtu me dhuntinë e Tij aguat të jeni vëllëzër. Madje ishit në buzë të greminës së xhehenemit, e Ai ju shpëtoi prej tij. Po kështu Allahu ua sqaron juve argumentet e veta që ju të gjeni të vërtetën e lumtur.” [ali-Imran, 103]
Ndalesa e Kuranit dhe Sunetit nga fitnet dhe përçarjet është bërë përshkak se ato i japin imazh të keq fesë dhe e dobësojn atë. Andaj, shkak i tyre është edhe marrja e ndereve dhe lejimi i harameve e i pasurive, të cilat nëse ndodhin pa hak e prishin jetën e rregullt në këtë dunja.
- Disa rregulla dhe sjellje të Ehli Sunnetit dhe Xhematit -
Për t’a njohur realisht vlerën e drejtësisë dhe për t’a ndjekur rrugën e te drejtëve, duhet patjetër të pajisemi me edukatë të veçantë dhe duhet pasur parasyshë disa rregulla të posaçme, rregulla këto të cilave u përmbahet Ehli Sunneti dhe Xhemati dhe i kushton rendësi të madhe. Prandaj, ata që ndjekin rrugën e Ehli-Sunnetit dhe Xhematit në besim-akide dhe sheriat duhet patjetër t’i pasojnë ata në moral dhe edukatë, në mënyrë që të realizohet saktë përkatësia e tyre e plotë dhe e sinqertë si Ehli-Sunnet dhe Xhematë.
Kritika ndaj njerëzve si dhe gjykimi ndaj tyre është një çështje serioze, për të cilën patjetër nevojitet precizitet dhe saktësi, në mënyrë që mos të marrin guxim ”guximtarët” e të lëndojnë të drejtin e të shpifin mbi të besueshmin.
Për rëndësin e kësaj, Ibën Nasir Ed-Dimeshki ka thënë: ”Për t’i trajtuar nejrëzit dhe për t’i kritikuar ata, duhet përmbajtur disa gjërave, ashtuqë të jetë më afër pranimit sesa refuzimit.
Prej këtyre gjërave mund të cekim:
1. Folësi të ketë njohuri rreth niveleve të njerzëve dhe të njohë sasinë e devijmit apo drejtësisë së tyre, të njohë nivelet e tyre në fjalë dhe vepra.
2. Folësi të jetë prej njerëzve të devotshëm dhe të sinqertë, duke iu larguar fanatizmit të tepërt dhe dëshirave në njerën anë, si dhe tolerancës se tepërt në anën tjeter. I zhveshur nga ndonjë qëllim personal diskriminus dhe i drejtë në vetën e tij.
3. T’i njohë mirë dhe t’i saktësoi shkaqet, me të cilat mund të akuzohen njerëzit e dyshimtë.
Kryesisht, nëse personi, i cili flet dhe punon me njerëzit, nuk i posedon këto cilësi nuk i pranohet fjala e tij, dhe ky njeri llogaritet prej përgojuesve dhe atyre që lëshojnë fjalë të ndaluara.
NË VIJIM JU PARAQESIM RREGULAT MË KRYESORE:
E para:
Qëllimi i pastërt dhe konkretizimi i tij gjatë dialogut me palën kundërshtare
Nga besimtari kërkohet që të jetë i sinqert në çdo fjalë dhe vepër. Ndodhë që përsonit t’i ngatërrohen nganjëherë qëllimet kur flet për kundërshtarët. Dikush ka për qëllim daljen në skenë, ose ka për qëllim të hakmirret, ose ka për qëllim ngadhnjimin e tij apo ngadhnjimin e ndonjë grupi të caktuar, të cilit ai i përket.
Në lidhje me këtë, Shejhul islam Ibën Tejmije u ka tërhequr vërejtjen atyre, të cilëve i kundërshtojnë bidatxhinjtë (ata që shpikin në fe gjëra të reja) që t’u mos u ngatërrohen qëllimet e kunërshtimit, apo tekstualisht me fjalët e tija: ”…Kur flasim për kundërvimin e bidatxhinjëve Rafiditë (Shi’i) apo edhe të tjerëve, duhet pasur parasyshë përsoni, që shprehet ashpër për të nënçmuar bidatin apo mëkatin, duhet t’a rrënjosë mirë qëllimin e tij që këtë nuk e bën për tjetër vetëm se të tregojë rrezikun e dëmit dhe pasojës që përmaban ai bidat apo mëkat. Dhe këtë e bën për t’iu tërhequr vërejtjën robëve të All-llahut [subhanehu ve te’ala].
Mund që një person të distancohet nga një person tjetër si dënim apo mospëlqim ndaj tij, me qëllim që t’a pengojë atë dhe ata që janë si ai nga vepra e shëmtuar. Këtë e bën për shkak të mëshirës dhe mirësisë ndaj tij e jo si shënjë të hakmarrjes.
Ibën Kajjim El-Xhevzijeh [Allahu e mëshiroftë] i ka kushtuar rëndësi kësaj çështje duke vurë një rregull për atë që dëshiron të pastrohet nga pasimi i dëshirave dhe thotë: “Çdo pjesëtar i ndonjë fraksioni dhe thënie e zbukuron drejtimin apo thënien e tij me shprehjet më të mira që posedon. Ndërsa iu kundërvyhet atyre, që nuk pajtohen me mendimet e tij me shprehjet më të liga që posedon. Ndërsa, atij që Allahu i ka dhënë syçelësi, e zbulon realitetin dhe e dallon të vërtetën nga e kota, por largë shprehjeve të liga.
(këtu është cekur një poezi, që nuk e kemi përkthyer!)
Nëse dëshiron të dish esencën e kuptimit të thënieve se a janë ato të vërteta apo jo, zhveshi shprehjet nga petku i retorikës dhe pastroje zemrën tënde nga urrejtja dhe lakimi. Pastaj, ipja qëndrimit tënd hakun, duke shiquar me sy të drejtësisë. Ai që shiqon me syrin e armiqësisë i sheh të mirat të këqija, ndërsa ai që shiqon me syrin e dashurisë sheh të kundërten. Nuk shpëton nga kjo përveç ai, që All-llahu ia dëshiron të mirën dhe është i kënaqur që prej gojës së tij të rrjedhë vetëm e vërteta.
Është thënë:
Shikuan me syrin e armiqësisë
Po të shikonin me syrin e drejtësisë
Do të kuptonin të mirë atë që e trajtuan të keqe
Allahu e mëshiroftë Ibën Kajjimin El-Xhevzijeh, i cili e njohu sëmundjen dhe e shëroi atë, e cilësoi ilaçin dhe bëri receptin e tij.
Kjo është rruga e Ehlu-Sunnetit dhe Xhematit, pjestarëve të drejtësisë. Andaj, nga ne kërkohet që t’a largojmë fanatizmin, lakimin dhe epshët.
Në lidhje me këtë, dijetari islam Ibën Tejmije, duke sqaruar rrezikun e pasimit të dëshirave thotë: “Pasimi i dëshirave njeriun e verbëron dhe e shurdhëron, nuk mund të ketë qëllim të pastër e as që nuk sjell dot atë që ka dashur All-llahu dhe i Dërguari i Tij [salallahu alejhi ve sel-lem], e as nuk është i kënaqur me vendimin e Allahut dhe të Dërguarit të Tij [salallahu alejhi ve sel-lem], si dhe nuk hidhërohet për hirë të Allahut dhe të Dërguarit të Tij [salallahu alejhi ve sel-lem]. Porse kënaqet nësë e arrinë atë që i përshtatet dëshirave të tija dhe hidhërohet nëse nuk e arrinë atë që nuk i përshtatet epshit të tij. Ai gjithashtu posedon edhe dyshime në fe. Mendon se ajo e cila e kënaqë atë dhe e hidhëron është Sunnet.
Edhe nëse ajo që thotë ai të jetë e vërtetë, nëse nuk e ka pasur për hirë të Allahut, e as për t’a ngritur fjalën e Tij, mirëpo, ka pas për qëllim mbrojtjen e vetës apo grupit të cilit ai i takon apo këtë e bëri për sy të botës (syfaqësi), që ta lavdërojnë të tjerët apo për ndonjë qëllim tjetër të kësaj bote, nuk i llogaritet kjo vepër për All-llah e as që nuk ka kontribuar për rrugën e Allahut [subhanehu ve teala].”
Shiqo, Allahu të mëshiroftë se si i ngatërrohen qëllimet pasuesit të dëshirave dhe i fshehën ato. Mendon i gjori se ai me këtë po e ndihmon fenë e Allahut dhe sunetin e Pejgamberit [salallahu alejhi ve sel-lem], por në realitet ai mbronë vetën, grupin, apo dëshirat e tija. Edhe nëse personi i tillë është në hak (të vërtetën), e kundërshtari të jetë në të kotë, mirëpo për shkak të nijetit jo të sinqertë, kjo vepër nuk i llogaritet për Allahun poashtu as përpjekja e tij. Andaj të kemi kujdes në këtë, se çështja është precize dhe nevojitet të jemi syhapur ashtu siç thotë Ibën Kajimi El-Xhevzijeh: “Nuk mund të shpëtoi prej kësaj përveç ai që Allahu e nderon dhe është i kënaqur që prej gojës së tij të rrjedhë vetëm e vërteta”.
Gjithashtu, Shejh Abdurrahman el-Mualimiu (Allahu e mëshiroftë), flet për vetën e tij dhe mënyrën e ndërhyrjes se dëshirave tek ai dhe thotë:“Në përgjithësi rrugët e depërtimit të dëshirave janë të shumta, saqë nuk mund të përkufizohen në numër. Kam provuar në vetën time se si të meditoj në zgjidhjen e ndonjë çështje duke supozuar se nuk ndikohem nga dëshira dhe lakimi. Më vie ndonjë ide për atë çështje dhe e miratoj atë ide në një mënyrë që pajtohem fort. Më vonë më vie diç e kundërt me idenë e parë për të njejtën çështje, të cilën e zgjodha më herët dhe e miratova zgjidhjen bindshëm. E gjejë vetën të hidhëruar në idenë e dytë dhe më mundon epshi im që të gjejë përgjigjje për idenë e dytë dhe t’i mbylli sytë në mbajtjen e dy ideve. Kjo ka ndodhur kështu sepse unë kur e miratova idenë e parë me bindje të kënaqshme, fillova të anoj kah vërtetësia e saj dhe refuzimi i së dytës. E tërë kjo ndodhë me vetën time ende pa e ditur dikush prej njerëzve vendimin tim të parë. E ç’farë do të ndodhë sikur unë t’a publikoja mendimin tim e më pas të më lind ideja kundërshtuese? Apo ç’farë poqë se dikush do të më kundërshtonte vendimin tim? E ç’farë poqë se kundërshtari do të ishte prej atyre që i urrej?“
Pa dyshim se fjala e këtij dijetari tregon një fuqi interesante dhe syçeltësi imanore në njohjen e të metave të shpirtit dhe mbizotrimit të epshëve mbi të. Kjo është një gjë që nuk udhëzohet në të përveç ai, që All-llahu i dha suksese dhe e ka begatuar me largpamësi dhe dritë. Pastaj thekson Shejhul Islami Ibën Tejmije një shëmbull për ata, të cilët pasojnë dëshirat dhe bëhen fanatikë ndaj një grupi, si Havarixhët, të cilët i llogarisin qytetet e muslimanëve dhe vendet, në te cilat paraqiten fjalët e tyre vende të konvertimit të muslimanëve dhe i trajtojnë ato si vendet më të këqija se vendet jobesimtare.
Shiqo Allahu të mëshiroftë, se ç’farë shkakton pasimi i epshit ose fanatizmi prej padrejtësisë dhe kalimit të kufijve. Për këtë i sheh disa muslimanë, për fat të keq, e ndërton miqësinë apo armiqësinë e tij për shkak të përkatësisë së tij në donjë grup të caktuar apo xhemat të caktuar apo ndaj atyre që ecin sipas rrugës së tij. I miqëson bashkmendimtarët dhe distancohet nga muslimanët, të cilët e kundërshtojnë atë në ato çështje, të cilat nuk të nxjerrin prej islamit.
E dyta:
Zbardhimi dhe vërtetimi i gjërave para nxjerrjes së gjykimeve apo marrëjes së vendimëve
Nxitimi në nxjerrjen e gjykimëve ndaj të tjerëve ose marrja e ndonjë qëndrimi ndaj tyre, apo kritika ndaj të tjerëve, sjellë njeriun ne rrëshqitje dhe gabime. Patjetër duhet të vërtetohemi për një gjë të tillë.
Si bazë për këtë është fjala e Allahut: “O ju që keni besuar, nëse ndonjë i pandërgjegjshëm u sjell ndonjë lajm, ju shqyrtonie mirë, ashtu që të mos e goditni ndonjë popull pa e ditur realitetin, e pastaj të pendoheni për atë që keni bërë” [El-Huxurat, 6]
Gjthashtu fjala e Allahut: “O ju që besuat, kur të marshoni në rrugën e Allahut (për në luftë), të jeni të matur (të mos nguteni), e mos i thoni atij që ju shpreh selamin (besimin): „Nuk je besimtar!”, duke kërkuar me të mjet (mall) të jetës së kësaj bote, e te All-llahu janë begatitë e mëdha. Ashtu (jobesimtarë) ishit edhe ju më parë, e Allahu ju dhuroi (besimin), pra sqaroni mirë! Allahu e di në hollësi çka veproni.“ [En-Nisa, 94]
Pra, Allahu i ka qortuar ata që nguten në bartjen e fjalëve dhe përhapjen e lajmëve pa u vërtetuar mirë.
Thotë All-llahu [subhanehu ve teala]: “Madje kur ju vjen atyre (munafikëve) ndonjë lajm qetësues (kur fitojnë muslimanët) ose shqetësues (kur dështojnë) ata e përhapin atë, e sikur t’ia linin atë (përhapjen e lajmit) Pejgamberit dhe përgjegjësëve të tyre, ata do të dinin të nxjërrin përfundime (se si do të duhej shpallur)...” [En-Nisa, 83].
Gjithashtu, i Dërguari i Allahut [salallahu alejhi ve sel-lem] e ka ndaluar përdorimin e fjalës “Ez-zeamu-pretëndim”, dhe fjalëve të tjera që përdorën në kuptim të afërt me të, sepse këto fjalë nënkuptojnë dyshim, e jo saktësi.
Thotë i Dërguari i Allahut [salallahu alejhi ve sel-lem]: “Sa e keqe është thënia e njeriut “kanë pretenduar”. Imam Begaviu ka thënë: “E nënçmoi këtë shprehje sepse ajo në shumicën e rasteve përdorët në biseda që nuk kanë mbështetje e as vërtetim, por flet atë që tregohet në gjuhët e njerëzve. Për këtë i Dërguari i Allahut [salallahu alejhi ve sel-lem] urdhëroi që të vërtetohet për atë që e flet dhe të matët në atë që e transmeton.
Kryesisht, rëndësia e sqarimit dhe vërtetimit vie në shprehje edhe më shumë në kohën që ne jetojmë, në të cilën është pakësuar dituria, është dobësuar imani, është përhapur pasimi i dëshirave, shumë njerëz marrin guximin të gënjejnë e sidomos në mjetet e informimit, si p.sh.: revistat apo agjensitë e lajmeve, të cilat mbështesin stilin e ngacmimit, shtimin dhe ndryshimin e lajmeve (informacioneve), apo qëllimin e futjes së fitneve në mes dijetarëve dhe thirrësëve islam dhe mes rinisë muslimane. E tërë kjo bëhet në mënyrë që ata të mos kenë kohë të mirren me diç tjetër përveç se të angazhohen në mes veti.
Vërtetimi dhe sqarimi është prej veçorive të besimtarëve të vërtetë. Thotë Imam Ibën Xheriri në tefsirin e tij: “All-llahu e ka veçuar me këtë cilësi (sqarim dhe vërtetim para gjykimit) popullin që janë të bindur në besim, sepse janë njerëz të vërtetimit në çështje dhe hulumtojnë njohjen e realitetit të gjërave në baza të vërteta dhe të shëndosha.
Këtë e vërteton dhe fjala e Hasan el-Basriut, i cili thotë: “Besimtari i vërtetë është ai që ndalet deri sa të vërtetohet”.
Në lidhje me këtë kemi gjithashtu fjalën e bukur të ibën Haxher el-Askalanit në sqarimin e këtij rregulli, i cili thotë: “Ai që ballafaqohet me verefikimin e ndodhive prej fjalëve, veprave, fakteve dhe meritave të njerzëve, duhet patjetër që t’i shqyrtojë mirë burimet e informacionit. Ai nuk guxon të gjykojë për një çështje përveç nëse e vërteton mirë. Nuk mjafton për të gjykuar vetëm me fjalë të përhapura, e në veçanti nëse shkakton ndonjë shpifje apo dyshim në ndonjërin prej dijetarëve apo atyre që dëshirojnë përmisimin. Nëse te dikush realisht vërehet diçka flagrante; qoftë fjalë, vepër apo qëndrim që e ka bërë tinzisht (jopublikisht), duhet mos nxituar dhe tepruar në përhapjen e asaj të mete por majfton të sinjalizon (që të mos mashtrohen të tjerët). Ngase ka mundësi që ai veprim të ketë ndodhë pa dashje-gabimisht. Për këtë, muslimani duhet patjetër t’i njohë vlerat e njerëzve, gjendjet dhe nivelet e tyre, në mënyrë që mos t’a ngre të ultin e as mos ta ulë të lartin”.
Gjthashtu Muhamed ibën Abdul Vehabi e sqaron rendësinë e vërtetimit para se ta mohojmë një çështje ku thotë: “Nëse nuk u bëhet e qartë ndonjë çështje apo vendim nuk u lejohet që ta kundërshtoni atë, i cili ka dhënë fetva ose ka punuar me atë vendim derisa t’u bëhet e qartë gabimi i tij. Përkundrazi, është obligim heshtja dhe përmbajtja derisa të bëhët i qartë gabimi.
Prej argumentimit është edhe:
- Të vërtetohet njeriu prej shpifësit se a llogaritet ajo shpifje a po jo, drejtësi apo e metë. Këtë, për shkak se disa njerëz e llogarisin atë që është e drejtë të padrejtë dhe atë që nuk është shpifje e llogarisin shpifje. Këtë e stimulojmë me shembull:
I është thënë Shu’bës: Për çka e refuzove hadithin e filanit? Tha: „E pashë duke i ra kalit me këmbë dhe e refuzova.“ Pra, kjo nuk llogaritet shpifje e as e metë. Disa e kanë refuzu hadithin e Salih el Merij për arsye se kur e ka permendur këtë te Hamad ibën Seleme, Hamadi iu fryu hundëve.
Thote autori i librit El-Kifaje fi Ilmi Er-rivaje: „Fryerja e hundëve nga Hamadi nuk obligon refuzimin e hadithit.“
Pra, nëse llogaritet një gjë e tillë e mohuar në transmetimin e hadithit qe t’i thuhet një njeriu i padrejtë kur ai nuk është i padrejtë, jasht transmetimit të hadithit ka përparësi më shumë që njeriu mos të llogaritet si diç i tillë për një gjë të vogël.
Nëse kërkohet argumentimi dhe vërtetimi te njerëzit në përgjithësi, te dijetarët duhet të jetë më e veçantë. Sepse akuzimi dhe shpifja ndaj dijetarëve për atë që nuk e posedojnë shkakton shumë të këqija. Prej këtyre të kqijave është se largohen njerëzit prej ilmit të tyre dhe mendojnë keq për ta. Është thënë: “Mishi i dijetarëve është i helmuar, ndërsa zakoni i Allahut se si e dënon atë që i zbulonë mangësitë e dijetarëve është i ditur. Kush mundohet t’i kritikojë ata, Allahu do ta sprovojë atë nejri me vdekjen e zemrës së tij para se të vdes ai.
DISA NGA PIKAT ME RENDËSI NË ÇËSHTJEN E ARGUMENTIMIT
1. Duhet që patjetër të vërtetohemi në drejtësine e atij që bartë lajmet dhe fjalët, sepse All-llahu [subhanehu ve teala] thotë ne kur’an: “O ju që keni besuar, nëse ndonjë i pandërgjegjshëm u sjell ndonjë lajm, ju shqyrtonie mirë, ashtu që të mos e goditni ndonjë popull pa e ditur realitetin, e pastaj të pendoheni për atë që keni bërë” [El-Huxurat, 6], dmth, njeriu i pandergjegjshëm (fasik) nuk pranohet fjala e tij e as nuk besohet lajmi i tij.
2. Patjetër duhet që bartësi i fjalës apo lajmit të jetë i përpikët dhe të jetë që kupton mirë. Sepse ka disa nga besimtarët që janë të drejtë por nuk janë të përpikët apo e keqkuptojnë, e kupton gabimisht atë që e dëgjon. Në lidhje me këtë na bën me dije i Dërguari i All-llahut [salallahu alejhi ve sel-lem]: “Ia ndriçoftë All-llahu fytyrën një robi, i cili e ndëgjon fjalën time, e mëson dhe e kupton atë dhe e trasmeton ashtu siç e kam thënë. Ndodhë që bartësi i fikhut (ilmit) nuk kupton, ndërsa ai që e merr diturin të jetë më intelegjent sesa ai që e bartë.“ [transmeton Ahmedi në musnedin e tij.]
Kërkohet që në bartjen e fjalëve, lajmëve apo fetfave të bartën tekstualisht pa shtuar apo munguar diçka. Nëse bartësi është jo i përpikt, apo nuk e ka kuptuar fjalën mirë, apo e ka dëgjuar me ngutësi, mund të ndodhë që ta ndryshojë kuptimin e fjalëve, të cilën e ka pas për qëllim folësi.
Për këtë, Ibën Veziri na bën me dije se nëse bartet fjala e kundërshtarit vetëm me kuptim dhe gjykohet sipas saj, i kemi bërë zullum-padrejtësi kundërshtarit sepse ai ndoshta ka shprehje të veçanta, që me të don ta tregojë qëllimin e tij.
3. Lidhja me vendin ose përsonin, i cili e ka bartur lajmin ose fetvan dhe vërtetimi i thënies së tij. Kjo mund të bëhet nese ai është gjallë, ose me anë të postës, ose me faks. Ndërsa nëse përsoni ka vdekur duhet patjeter të vërtetohemi nga thënia e tij ose të kthehemi ne librat dhe shkrimet, në kasetat apo artikujt e tij.