Ehli Sunneti dhe Xhemati
  Njohja ...
 

- Baza të rëndësishme në fe -

Këto janë baza apo themele të përgjithshme për largimin e dyshimeve dhe pengimin e fitneve dhe shpifjeve që i bëhen Islamit.
    Me përmendjen e tyre i mundësohet muslimanit, me lejen e Allahut (subhanehu ve teala), të mbrojë fenë e tij krahas mundësimit të tij ne ballafaqimin dhe kundërshtimin e armiqëve të fesë.


        Janë baza që muslimani duhet patjetër t’i dijë dhe t’i besojë edhe pse ne si muslimanë të gjithë i besojmë dhe dëshmojmë, përkundër disa mospajtimeve në disa çështje apo mesele të fik’hut.
        Kjo bazë e fesë është njëshmëria (tevhidi) e Allahut (subhanehu ve teala) se ai është Një dhe i pashoq.
        Andaj, le të dihet se: “Allahu është vetëm një Zot”. (en-Nisa: 171)
        Allahu (subhanehu ve teala) thotë: “Allahu është Një, nuk ka Zot tjetër (që meriton adhurimin) përveç Atij. Ai është mbikëqyrës i përhershëm dhe i përjeshtshëm”. (el- Bekare- 255).
        Allahu (subhanehu ve teala) thotë: "I adhuruari juaj është vetëm Allahu, që përveç Tij nuk ka Zot tjetër (që meriton të adhurohet), e dituria e Tij ka përfshirë çdo send”. (Taha- 98)
        Allahu (subhanehu ve teala) thotë: “Thuaj; Allahu është Një! Allahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (mbështetet) për çdo nevojë. As s’ka lindur kë, e as nuk është nuk është i lindur. Dhe atij askush nuk i është i barabartë”. (el –Ihlas: 1-4).
        Besojmë se Allahu ka emra të bukur dhe cilësi të larta.
        Allahu (subhanehu ve teala) thotë: “Allahu ka emrat më të mirë, andaj Atë thirrnie me ata”. (el – A’raf: 180).
        Allahu thotë: “Ai është Allahu që nuk ka Zot tjetër (që meriton adhurimin) përveç Tij, sindues i përgjithshëm, i pastër (prej të metave që i mvishen) shpëtimtar, sigurues, mbikëqërës (që mbikëqyrë dhe përcljellë çdo send)”. (el- Hashr: 24)
        Allahu thotë: “Dhe thuaj: “Falënderuar qoftë Allahu, i cili nuk pati fëmijë dhe nuk ka për të shok në sundim, dhe sa i përket aftësisë nuk ka nevojjë për ndihmëtarë, dhe madhëroje Atë me madhërinë që i takon”. (el – Isra: 111).
        Shumë transmetime kanë ardhur nga Muhamedi (sal-lallahu alejhi ve sel-lem) që e përforcojnë këtë bazë dhe e sqarojnë vlerën e atij që i beson këto (themele) dhe njëherit vlerën dhe pozitën e atij që e përmend dhe e shqipton.
        Fillimisht: “Islami është të dëshmosh se nuk ka Zot tjetër (që meriton adhurimin) përveç Allahut dhe se Muhamedi (sal-lallahu alejhi ve sel-lem) është i dërguari i Tij, të falësh namazin, të japësh zeqatin, të agjërosh Ramazanin dhe të kryesh Haxhin nëse ke mundësi.” (trans. Muslimi).
        Pra, kjo është baza tek ne muslimanët që e adhurojmë dhe i nënshtrohemi Allahut me të dhe nuk devijojmë nga ky themel në asnjë mënyrë dhe gjendje Inshallah.
        Për këtë themel të rëndësishëm kanë ardhur shumë argumente nga libri i Allahut (subhanehu ve teala) dhe suneti i Pejgamberit (sal-lallahu alejhi ve sel-lem) dhe na ka udhëzuar fitreja jonë, (Fitre është besimi i pastërt që Allahu i krijoi njerëzit në të).
        Këtë e kanë dëshmuar shpirtërat dhe zemrat tona ashtu siç e shqiptuan gjuhët tona dhe kanë punuar me atë që përmban (ky themel) gjymtyrët tona.
        Ky themel i qëndrueshëm njiherit është edhe dalluesi apo ndarësi mes muslimanëve dhe mes ithtarëve të feve dhe drejtimeve të ndryshme.
        E gjithë bota është në një anë ndërsa muslimanët janë në një anë tjetër.
        Muslimanët e adhurojnë Allahun, nuk i bëjnë shok Atij dhe mohojnë nga Ai shoqën, djalin dhe barazuesin (rivalin).
        Ndërsa të tjerët, adhurojnë Zota të ndryeshëm dhe i bëjnë Allahut shok, shoqe (grua) ose djalë.
        Prej tyre ka që adhurojnë gurin, pemën, diellin apo hënën, e prej tyre ka që adhurojnë yllin, shejtanin apo epshin e tij. Poashtu ka që pretendojnë që Isau është bir i Allahut ndërsa të tjerët supozojnë se Isau është vet Allahu.
        Por, ka të atillë që thojnë se Uzejri është bir i Zotit dhe gënjeshtra të kota dhe shpifje të padrejta dhe mizore që ia mveshin Islamit.
        Falënderimi i qoftë Allahut që rruga e Tij e drejtë është një e ne do të ecim në te inshallah edhe nëse të tjerët e kanë gabuar rrugëtimin dhe kanë devijuar nga kjo rrugë.
        Allahu (subhanehu ve teala) thotë: “Dhe kjo është rruga (feja) Ime e drejtë (që e caktova për ju), pra përmbajuni kësaj, e mos ndiqni rrugë të tjera e t’ju ndajnë (devijojnë) nga rruga e Tij”, Këto janë porositë e Tij për ju, ashtu që të ruheni”. (el- En’am: 53).
        Falënderimi i takon Allahut për këtë ligjësim të këtij sheriati të pastërt përmes gjuhës së Pejgamberit tonë Muhamedit (sal-lallahu alejhi ve sel-lem).
        Allahu (subhanehu ve teala) thotë: “Pastaj, Ne të vum ty në një rrugë të drejtë të fesë, pra ti ndiqe atë e mos ndiq dëshirat e atyre që nuk dinë”. (el- Xhathije: 18).

        Bazë tjetër:

        Besojmë plotësisht se Muhamedi (sal-lallahu alejhi ve sel-lem) është i dërguar prej Allahut dhe nuk dyshojmë në këtë. Besojmë në profetizmin (pejgamberllëkun) e tij (sal-lallahu alejhi ve sel-lem) dhe se ai është i dërguar prej Allahut dhe nuk është Zot.
        Besojmë në gjithë atë që me të është cilësuar Pejgamberi i Allahut ne Kur'an e poashtu në atë që është thënë nga gjuha e tij (sal-lallahu alejhi ve sel-lem). Besojmë se: “Ai nuk flet nga mendja e tij. Ai (Kur’ani) nuk është tjetër pos shpallje që i shpallet”. (en-Nexhm: 3-4).
        Poahstu besojmë sinqerisht dhe me besnikëri se Kur’ani është prej Allahut, libër të cilin Allahu ia zbriti Muhamedit (sal-lallahu alejhi ve sel-lem) përmes melekut Xhibril (alejhis-selam), ashtu siç besojmë me bindje të plotë se Kur’ani i ndershëm është i ruajtur dhe mbrojtur prej Allahut (subhanehu ve teala).
        Allahu (subhanehu ve teala) thotë: “Ne me madhërinë tonë e zbritëm Kur’anin dhe Ne gjithësesi jemi mbrojtës të tij”. (el- Hixhër: 9).
        Poashtu Allahu thotë: “Ata që mohuan Kur’anin kur u erdhi, janë të marrë, ai është libër ngadhnjyes (i pashoq).
        Atij nuk mund t’i mvishet e pavërteta nga asnjë anë, është i zbritur prej të Urtit të Lavdishmit.
        Besojmë në shtyllat e imanit në përgjithësi dhe pa dallim, ashtu siç besojmë të fshehtën (gajbin) që njëherit përmban besimin ne Melekët, besimin në caktimin (kaderin) e Zotit, besimin ne ekzistencën e Xhennnetit dhe Xhehennemit dhe ekzistencën e shejtanëve.
        Pra, kush dyshon në njëren prej këtyre kushteve dhe shtyllave me rëndësi ka bërë kufër (ka dalur nga feja).
        Andaj, muslimani fillimisht duhet të shikojë në imanin e tij se a beson gjithë atë që u përmend më lart apo jo?

        Bazë tjetër me rëndësi:

        Ne jemi robër të Allahut (subhanehu ve teala).
        Ne si muslimanë nuk jemi të lirë të flasim çfarë të duam, të veprojmë çfarë të duam apo të mendojmë çfarë të duam. Ne jemi të kufizuar për arsye se jemi robër të Allahut dhe nuk flasim diç tjetër pos atë që është e lejuar për ne.
        Nuk flasim të keqen me arsyen e lirisë në fjalë, por e flasim të mirën dhe të dobishmën ose heshtim, ashtu siç na mesoi i dërguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ve sel-lem).
        Distancohemi nga e kota, ashtu siç i cilësoi Allahu robërit e Tij besimtarë: “Është e sigurtë se kanë shpëtuar besimatrët. Ata të cilët janë të përulur dhe të kujdesshëm gjatë faljes së namazit dhe ata të cilët i shmangen të kotës (fjalë, punë).

- Vlera e Islamit dhe të qenurit Musliman -

Feja e vërtetë është Islami. Thotë All-llahu [subhanehu ve teala]:

إِنَّ الدِّينَ عِند اللّهِ الإِسْلاَمُ

    "Feja e vetme e pranuar tek All-llahu është Islami." [Ali Imran, 19] Që do të thotë t'i nënshtrohesh All-llahut duke e njësuar Atë sinqerisht, duke e pasuar plotësisht të Dërguarin e Tij [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] dhe të distancohesh nga idhujtaria dhe pjestarët e tij.

         Islami është fe e të gjithë të Dërguarve dhe Pejgamberëve.

         Thotë All-llahu [subhanehu ve teala] për Nuhun, alejhi selam:

وَأُمِرْتُ أَنْ أَكُونَ مِنَ الْمُسْلِمِينَ

         "Dhe jam urdhëruar që të jem prej muslimanëve." [Junus, 72]

         Thotë All-llahu [subhanehu ve teala] për Ibrahimin, alejhi selam:

إِذْ قَالَ لَهُ رَبُّهُ أَسْلِمْ قَالَ أَسْلَمْتُ لِرَبِّ الْعَالَمِينَ

         "Kur Zoti i tij (Allahu) i tha: “Nënshtrohu (ndaj Meje, bëhu musliman)!“ edhe ai iu përgjigj, ‘E kam nënshtruar veten time (si musliman) ndaj Zotit të Gjithësisë." [El-Bekare, 131]

         Dhe Ibrahimi, alejhi selam, me Islam i porositi bijtë e vet duke u thënë:

وَوَصَّى بِهَا إِبْرَاهِيمُ بَنِيهِ وَيَعْقُوبُ يَا بَنِيَّ إِنَّ اللّهَ اصْطَفَى لَكُمُ الدِّينَ فَلاَ تَمُوتُنَّ إَلاَّ وَأَنتُم مُّسْلِمُونَ

         "Dhe këtë (fe, nënshtrim ndaj Allahut si muslimanë në Islam) e porositi Ibrahimi edhe për bijtë e tij, edhe Jakubi (duke thënë): “O bijtë e mi! Allahu ka zgjedhur për ju fenë e vërtetë, kështu që mos vdisni ndryshe përveç se në Besimin Islam, si muslimanë." [El-Bekare, 132]

         Dhe Musau, alejhi selam, tha:

وَقَالَ مُوسَى يَا قَوْمِ إِن كُنتُمْ آمَنتُم بِاللّهِ فَعَلَيْهِ تَوَكَّلُواْ إِن كُنتُم مُّسْلِمِينَ

         "Dhe Musai tha: “O populli im! Në qoftë se ju keni besuar në Allahun, atëherë i vini shpresat tek Ai, nëse jeni Muslimanë (ata që i nënshtrohen Vullnetit të Allahut)." [Junus, 84]

         Havarijunet i thanë Isaut, alejhi selam:

قَالَ الْحَوَارِيُّونَ نَحْنُ أَنصَارُ اللّهِ آمَنَّا بِاللّهِ وَاشْهَدْ بِأَنَّا مُسْلِمُونَ

         "Havarijunët (nxënësit, besimtarët) e tij thanë: “Ne jemi ndihmësit e Allahut; ne besojmë Allahun dhe dëshmo se vërtetë jemi muslimanë (të nënshtruar ndaj Vullnetit të Allahut)." [Ali Imran, 52]

         Islami është mesazhi i fundit i kënaqshëm nga ana e All-llahut.

         Thotë All-llahu [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]:

الْيَوْمَ أَكْمَلْتُ لَكُمْ دِينَكُمْ وَأَتْمَمْتُ عَلَيْكُمْ نِعْمَتِي وَرَضِيتُ لَكُمُ الإِسْلاَمَ دِينً

         "Këtë ditë Unë e përsosa fenë tuaj për ju, plotësova Mirësinë Time mbi ju dhe zgjodha për ju Islamin fe." [El-Maide, 3]

         Nuk i takon askujt të besojë në fe tjetër pos Islamit, që All-llahu e zbriti mbi vulën e të gjithë Pejgamberëve, [sal-lallahu alejhi ve sel-lem].

         Thotë All-llahu [subhanehu ve teala]:

وَمَن يَبْتَغِ غَيْرَ الإِسْلاَمِ دِينًا فَلَن يُقْبَلَ مِنْهُ وَهُوَ فِي الآخِرَةِ مِنَ الْخَاسِرِينَ

         "Dhe kushdo që kërkon ndonjë fe tjetër përveç Islamit, ajo kurrë nuk do t’i pranohet atij dhe në Botën e Pastajme do të jetë prej të humburve." [Ali Imran, 58]

         Në hadith të Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thuhet: "Pasha Atë që shpirti i Muhamedit është në Dorën e Tij, çdokush që dëgjon për mua nga ky ummet, qoftë çifut apo i krishterë dhe vdes duke mos i besuar mesazhit me të cilin jam dërguar, do të jetë prej banorëve të zjarrit." [Musned Imam Ahmed, 8188, Muslimi, 240]

         Sepse Islami është feja e natyrshmerisë.

         Thotë All-llahu [subhanehu ve teala]:

فَأَقِمْ وَجْهَكَ لِلدِّينِ حَنِيفًا فِطْرَةَ اللَّهِ الَّتِي فَطَرَ النَّاسَ عَلَيْهَا لَا تَبْدِيلَ لِخَلْقِ اللَّهِ ذَلِكَ الدِّينُ الْقَيِّمُ وَلَكِنَّ أَكْثَرَ النَّاسِ لَا يَعْلَمُونَ

         "Përqëndro vetveten tënde sinqerisht në fenë, i larguar prej çdo të kote, (e ajo fé), feja e All-llahut në të cilën i krijoi njerëzit, s’ka ndryshim (mos ndryshoni) të asaj natyrshmërie të krijuar nga All-llahu, ajo është feja e drejtë por shumica e njerëzve nuk e dinë." [Rrum, 30]

         Islami është fe e udhëzimit dhe mëshirës.

         Thotë All-llahu [subhanehu ve teala]:

وَنَزَّلْنَا عَلَيْكَ الْكِتَابَ تِبْيَانًا لِّكُلِّ شَيْءٍ وَهُدًى وَرَحْمَةً وَبُشْرَى لِلْمُسْلِمِينَ

         "Ne ty ta shpallëm librin sqarim për çdo send, udhëzim e mëshirë dhe myzhde për muslimanët." [En-Nahl, 89]

         Islami është fe tolerante dhe largimit të vështirësive:

وَمَا جَعَلَ عَلَيْكُمْ فِي الدِّينِ مِنْ حَرَجٍ

         "… dhe nuk ju obligoi në fé me ndonjë vështirësi…" [El-Haxh, 78]

         Kjo fe i çliron njerëzit nga adhurimi pos All-llahut.

         Thotë All-llahu i Madhëruar:

قُلْ يَا أَهْلَ الْكِتَابِ تَعَالَوْاْ إِلَى كَلَمَةٍ سَوَاء بَيْنَنَا وَبَيْنَكُمْ أَلاَّ نَعْبُدَ إِلاَّ اللّهَ وَلاَ نُشْرِكَ بِهِ شَيْئًا وَلاَ يَتَّخِذَ بَعْضُنَا بَعْضاً أَرْبَابًا مِّن دُونِ اللّهِ فَإِن تَوَلَّوْاْ فَقُولُواْ اشْهَدُواْ بِأَنَّا مُسْلِمُونَ

         "Thuaj (O Muhammed): “O ithtarë të Librave të Parë! (jehudi e të krishterë): Ejani te një fjalë që është e drejtë dhe e përbashkët mes nesh dhe jush: që të mos adhurojmë askënd përveç Allahut, që të mos i vëmë shokë Atij në adhurim, dhe që asnjë prej nesh të mos marrë të tjerë për zot përveç Vetëm Allahut.” Pastaj në qoftë se ata largohen, thuaju: “Dëshmoni për ne se jemi muslimanë (besimdrejtë).” [Ali Imran, 64]

         Islami është feja e diturisë dhe inteligjencës.

         Thotë All-llahu [subhanehu ve teala]:

فَانشُزُوا يَرْفَعِ اللَّهُ الَّذِينَ آمَنُوا مِنكُمْ وَالَّذِينَ أُوتُوا الْعِلْمَ دَرَجَاتٍ

         "…që Allahu t’i lartësojë ata që besojnë dhe ata të cilëve u është dhënë dija në grada të larta." [El-Muxhadeleh, 11]

         Thotë All-llahu i Lartësuar:

كِتَابٌ أَنزَلْنَاهُ إِلَيْكَ مُبَارَكٌ لِّيَدَّبَّرُوا آيَاتِهِ وَلِيَتَذَكَّرَ أُوْلُوا الْأَلْبَابِ

         "(Ky është) Libër i begatshëm, Ne ta shpallëm ty këtë, që t’i studiojnë argumentet e tij dhe që të marrin mësim prej tij ata që kanë mend." [Sad, 29]

         Muslimanët janë populli më i mirë për njerëzit.

         Thotë All-llahu Fuqiplotë:

كُنتُمْ خَيْرَ أُمَّةٍ أُخْرِجَتْ لِلنَّاسِ تَأْمُرُونَ بِالْمَعْرُوفِ وَتَنْهَوْنَ عَنِ الْمُنكَرِ وَتُؤْمِنُونَ بِاللّهِ وَلَوْ آمَنَ أَهْلُ الْكِتَابِ لَكَانَ خَيْرًا لَّهُم مِّنْهُمُ الْمُؤْمِنُونَ وَأَكْثَرُهُمُ الْفَاسِقُونَ

         "Ju jeni populli më i dobishëm, i ardhur për të mirën e njerëzve, të urdhëroni për mirë, të ndaloni nga veprat e këqija dhe të besoni në All-llahun. E sikur ithtarët e librit të besonin drejt, do të ishte shumë më e mirë për ta. Disa prej tyre janë besimtarë, po shumica e tyre janë larg rrugës së Zotit." [Ali Imran, 110]

         Ata janë populli mesatarë dhe dëshmorët e drejtë për të gjithë popujt e mëparshëm.

         Thotë All-llahu [subhanehu ve teala]:

وَكَذَلِكَ جَعَلْنَاكُمْ أُمَّةً وَسَطًا لِّتَكُونُواْ شُهَدَاء عَلَى النَّاسِ وَيَكُونَ الرَّسُولُ عَلَيْكُمْ شَهِيدًا

         "Dhe ashtu (siç ju udhëzuam në fenë islame) Ne u bëmë juve një pupull të drejtë (një mes të zgjedhur) për të qenë ju dëshmitarë (në ditën e gjykimit) ndaj njerëzve, dhe për të qenë i dërguari dëshmitar ndaj jush." [El-Bekare, 143]

 
  Today, there have been 2 visitors (2 hits) on this page!  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free