- A duhet ta përsëris namazain , të cilin e kam falur me rrobe që në to ka pasur gjak -
Nëse në rrobe ka pasur shumë pak gjak, një pik, dy apo tre pika, namazi është në rregull dhe nuk përseritet.
E nëse sasia e gjakut kalon sasinë e lartëpërmendur, atëherë namazin duhet përseritur nëse falësi ka qënë me dije për këtë dhe nuk e ka pastruar.
E nëse nuk e ka ditur dhe nuk e ka marr vesh deri sa e ka përfunduar namazin, nuk ka nëvoj të përseritët namazi sepse e arsyeton padituria e tij.
- A i lejohet gruas me menstruacione ta prek Kur'anin dhe të prezentoj në xhami -
Përgjigja: Gruas me menstruacione nuk i lejohet ulja në Xhami e as leximi dhe prekja e Kur'anit. Ky është mendimi përfundimtar i dijetarëve.
Disa dijetarë kanë kanë bërë përjashtim për gruan, e cila është mësuese apo nxënse e Kur'anit, apo ka mësuar për çdo ditë nga një pjesë dhe ka frikë se sikur të mos lexojë, do ta harrojë atë çka ka mësuar nga Kur'ani i Madhëruar. Pra, kësaj grua i lejohet prekja dhe leximi i Kur'anit.
Allahu më mire e di.
|