Ehli Sunneti dhe Xhemati
  Martesa
 

- Dallimi i maretsës mes besimtarëve dhe jo besimtarëve -

Pyteja:
Unë jam një muslimane e re dhe dua të di dallimin e martesës së muslimanëve dhe të jomuslimanëve? A bën që dhendëri të veshë rroba të bardha?
Bashkëshortet a lejoet që t'i ndrrojnë unazat? Dhe a është i lejuar vallëzimi?

Përgjigja:

Martesa tek muslimanët dallon shumë nga martesa tek jomuslimanët. Nga këto dallime veçojmë:

• Është kusht që vajza të ketë kujdestar (përgjegjës për të lidhur kuror) dhe në lidhjen e kurorës të jenë dëshmitarët prezent dhe ky kurorzim të bëhët i shpallur në njerëz. Nuk është kusht që kurorzimi të bëhët në xhami.

• Dhëndërri duet të veshë rroba që ia ka lejuar All-llahu i Madhëruar, duke mos veçuar ngjyra të veçanta, ashtu siç bëjnë pabesimtarët.

• Nuk lejohet që të këmbehen unazat mes bashkëshortëve, sepse kjo është vepër e shpikur në fe. Sidomos nëse unaza është prej ari, sepse ari është haram për meshkujt muslimanë.

• Për gratë lejohet përdorimi i defit, kushtimisht që mos të ketë qynpare anash, e nuk lejohen veglat tjera muzikore.

• Nuk lejohet përzirja e dy gjinive në dasem e gjithashtu në vendet tjera.

• Lejohet për gra të vallëzojnë kushtimisht që mos të shihen nga burrat dhe vallëzimi të mos jetë prej llojit që ngacmon emocionet dhe epshet.

All-llahu e di më së miri!

- A lejohet burri të mungojë nga gruaja e vetë për një kohë të gjatë -

Pyetja: A i lejohet një bashkëshorti, i cili ka dalur për të kërkuar pasuri, të mungojë nga bashkëshortja e vet për një kohë të gjatë, mungesë kjo e cilat ndodhë të zgjatët më shumë se dy vite?

------------------------------
        Përgjigja: Ka thënë dijetari i njohur ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë): " Obligim (vaxhib) për bashkëshortin është të çojë jetë të mirë me bashkëshortën e vet. Allahu [subhanehu ve teala] thotë: "Çoni jetë të mire me to (bashkëshorte)." (En-nisa 19).

        Obligim të cilin e bartë bashkëshorti ndaj bashkëshortës së vet dhe anasjelltas. E prej këtyre obligimëve është edhe të mos mungojë nga bashkëshortja e vet për një kohë të gjatë, ngase prej të drejtave të saja është ta shijojë jetën bashkëshortore, siç e posedon edhe ai vet këtë të drejtë.

        Por, nëse ajo është në pajtushmëri me mungesën e tij po edhe nëse zgjatët, atëherë i lejohët burrit të mungojë dhe nuk ka pëngesë për të. Mëgjithatë, kjo bëhët me kushte: ta lëjë atë (gruan) në vend të sigurtë, që mos i kanosët ndonjë pasiguri.
        E nëse bashkëshortja nuk ka rënë dakort për një mungesë aq të gjatë, atëherë ai detyrohet të kthehet të gruaja e vet çdo gjysëm viti, përveç nëse e ndal ndonjë arsy; sëmundja apo të ngjajshme me të.
        Ka thenë dijetari ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë!: "Disa nga sahabët [radijallahu anhum] e kanë kufizuar kohën e mungesës së bashkëshortit nga bashkëshortja e vet në katër muaj e disa të tjerë nga ata një gjysmë viti.

        E nëse kalon më tepër se gjysmë viti dhe gruaja kërkon që ai të kthehet, patjetër duhet të kthehet. E nëse ai refuzon kërkesën e saj, ajo ka të drejtë të ngreh akuzë në gykatë dhe ta prish kurorën.

        Por, nëse ajo ia lejon bashkëshortit mungesën largë saj për një kohë, që ndodhë të zgjatët shumë, një vit apo dy, i lejohet dhe nuk ka të drejtë më (gruaja) ta prish kurorën, sepse këtë të drejtë më nuk e posedon pasiqë ajo u pajtua me mungesën e tij dhe jeton në siguri, ka furnizim të bollshëm nga ai dhe nuk i mungon asgjë."

- Paraqitja e gruas para vëllezërve të burrit -

Vëllau im është martuar para, përafërsisht, dy viteve dhe gjatë kësaj kohe ai ia ka ndaluar gruas së vet që të paraqitet para vëllezërve të tij, edhe me hixhab, apo t´u flasë atyre kur ata e vizitojnë atë. Deri tani, ne nuk e dijmë se si duket ajo dhe nuk kemi ndërruar asnjë fjalë me të. A është ky veprim i lejuar me Sheriat, apo është sjellje ekstreme?.

Përgjigje:

Falënderimi i takon All-llahut (Subhanehu ve Teala).

Gruaja duhet të mbulojë tërë trupin e saj, duke përfshirë edhe fytyrën, në prani të burrave të cilët janë të huaj për të (jo-mahram). Ajo duhet të praktikojë hixhabin në mënyrë edhe më të përpiktë, në prani të burrave të familjes së burrit, sesa në prani të të huajve. Kjo është e kundërta e asaj që, shumica e njerëzve të pakujdesshëm veprojnë në kohën tonë. I Dërguari i All-llahut (Salallahu Alejhi ve Selem), kur u pyet nga një sahabe rreth pranisë së familjarëveve të burrit, ai tha: " Kunati është vdekje." Prandaj, ne duhet të jemi më të kujdesshëm, sa i përket familjerëve të burrit - duke përfshirë këtu edhe vëllezërit e tij - sepse, me të vërtetë, egziston pakujdesi në këtë çështje.

Vëllau juaj ka vepruar mirë, me moslejimin e paraqitjes së gruas së vet para juve, dhe ajo ka vepruar mirë duke iu bindur urdhërit të All-llahut dhe burrit të saj. Kjo aspak nuk është ekstremizëm; më tepër, kjo është bindje ndaj urdhërit të All-llahut. Nuk ka nevojë që vëllau t´a shikojë gruan e vëllaut të vet, e aq më pakë që të ulet dhe të bëjë bisedë me të.

Ata dijetarë, të cilët kanë lejuar qëndrimin e gruas me familjarët e burrit, e kanë lejuar vetëm me kusht që aty të mos ketë ndonjë dyshim dhe që ajo të mos qëndrojë vetëm me ndonjërin prej tyre, apo aty të mos dëgjohen këngë dhe të shikohet gjëra të ndaluara (harame) nga cilado palë. Fatkeqësisht, një gjë e tillë ndodhë në shumicën e tubimeve të njerëzve. Nëse tubimi është i pastër nga të ligat e lartëpërmendura dhe gruaja praktikon hixhab të plotë, atëherë i lejohet asaj që të ulet me ta dhe t´u flasë atyre, derisa të folurit e saj nuk është i butë (sh.p. tërheqës, këndshëm). Por, është ende më mirë dhe më mënyrë e sigurtë për të që, ajo mos t´a bëjë këtë, dhe kjo është ajo që vëllau juaj ka bërë, ashtu që zemra mbetet e pastër dhe e lirë nga kurthat, përmes të cilave Shejtani (i mallkuar) i fut në grackë njerëzit.

Ajo çka ka vepruar vëllau juaj, nuk duhet të ketë asnjë efekt në marrëdhëniet e juaja me të, apo të grave tuaja me gruan e tij. Ata janë duke bërë një gjë të mirë dhe janë duke vepruar në përputhshmëri me Islam. Ju duhet të përpiqeni që t´u afroheni atyre dhe të mësoni prej tyre nga mënyra e sjelljes me tjerët. Duhet të keni parasysh se, kritizimi i vëllezërve tuaj ndaj vëllaut të tyre, sepse ai e ndalon paraqitjen e gruas së vet para tyre, e bën njeriun të dyshojë në ta. Insha All-llah, ata nuk janë nga ky lloj i njerëzve, mirëpo Shejtani (i mallkuar) ia bën njeriut një gjë atraktive, ashtu që ajo që është e mirë atij i duket e keqe, dhe e keqja i duket e mirë, andaj ai e konsideron mbulesën dhe modestinë si ekstremizëm, ndërsa të lëshuarit (shkujdesjen, pakujdesinë) e konsideron si përparim.

Ne lusim All-llahun që, të na pastrojë zemrat dhe trupin tonë, dhe t´u bashkojë juve në mënyrë të mirë, dhe të paqësojë ndërmejt jush, dhe t´u bëjë juve shembull të mirë për njerëzit tjerë.

All-llahu (Subhanehu ve Teala) e di më së miri.

- Festimi i ditës së nënës -

Kam një shok prej një prej vendeve arabe, dhe në atë vend "Dita e Nënës" është festë zyrtare, të cilën ai e feston me vëllezërit dhe motrat e tija për shkak të nënës së tyre. Tani ai dëshiron të mos e bëjë më këtë, por nëna e tij do të zemërohet, pasiqe ajo është mësuar me këtë gjë dhe kjo është bërë traditë në vendin e tyre. Ajo druan se nëna e tij do të zemërohet dhe hidhërohet me të deri në vdekje, duke mos qenë e kënaqur me të. Ai është përpjekur ta bind atë se kjo është haram (e ndaluar) dhe pse, mirëpo ajo nuk bindet për shkak të atmosferës në vendin e tyre. Çfarë duhet të bëjë ai? Ju lutemi, na këshilloni, All-llahu ju bekoftë.

Përgjigje:

Festimi i "Ditës se Nënës" është çështje e shpikur, të cilën i Dërguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) dhe shokët e tij (All-llahu qoftë i kënaqur me ta) nuk e kanë vepruar. Kjo poashtu paraqet një imitim të kufarëve, prej të cilëve jemi urdhëruar që të dallohemi. Andaj, nuk është e lejuar që të festohet apo t'i nënshtrohemi nënës rreth kësaj çështjeje, sepse i Dërguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka thënë:

Nuk ka nënshtrim nëse ky (nënshtrim) përfshinë mëkat; nënshtrimi është vetëm në atë që është e drejtë dhe me vend."
[Buhariu, 7257; Muslimi, 1840]

Ai duhet të vazhdojë ta respektojë atë (nënën) dhe të sillet me mirësi ndaj saj, dhe të vazhdojë duke u përpjekur që ta bind atë se ky festim është një risi e shpikur. Pejgamberi (aljehi selam) ka thënë:

"Çështjet më të këqija janë ato të shpikurat, dhe çdo risi është devijim."
[Muslimi, 867; el-Nisaa'i, 1578. Transmetimi i el-Nisaait përmban edhe fjalët: "Dhe çdo devijim do të jetë në Zjarr."

Nëna duhet respektuar dhe nderuar, dhe duhet mbajtur lidhjet familjare me të gjatë tërë jetës së saj, andaj, çfarë është qëllimi i dallimit të një dite të posaçme për ta nderuar atë?

Më tepër, kjo risi (bidat) ka ardhur tek ne prej shoqërive tek të cilat mosrespektimi i prindërve është më se i përhapur. Shoqëri në të cilat nënat dhe babatë nuk gjejnë përkushtim veçse në shtëpi të pleqve, ku ata lihen vetëm dhe askush nuk i viziton, duke kaluar kështu kohën e tyre në dhimbje dhe mallëngjim. Kështu, ata mendojnë se nderimi i nënave të tyre për një ditë, do të shlyej mëkatin e mosnënshtrueshmërisë ndaj tyre gjatë tërë vitit.

Por ne Muslimanët jemi urdhëruar që të nderojmë prindërit tanë dhe të mbajmë lidhjet familjare me ta, dhe neve na është ndaluar mosbidnja ndaj prindërve. Në fenë tonë, nënave i është dhënë diçka që nuk i është dhënë në asnjë fe tjetër; të drejtat e nënës kanë përparësi ndaj të drejtave të babait, siç transmetojnë Buhariu (5514) dhe Muslimi (4621) prej Ebu Hurejre (All-llahu qoftë i kënaqur me të), i cili thotë:

"Një njeri erdhi tek i Dërguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) dhe tha: "O i Dërguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem), kush meriton më së tepërmi shoqërimin tim të mirë?" Ai (alejhi selam) tha: "Nëna yte." Ai tha: "E pastaj kush?" Iu pergjigj: "Nëna yte." I tha: "E pastaj kush?" Iu përgjigj: "Nëna yte." Ai tha: "E pastaj kush?" Iu përgjigj: "Pastaj babai yt."

Nderimi i nënës nuk mbaron edhe pas vdekjes së saj, pasiqë ajo nderohet gjatë jetës së saj dhe në vdekje. Kjo bëhet duke ia falur namazin e xhenazes, duke u lutur (All-llahut) për ta falur atë, duke ia çuar në vend dëshirat (amanetet) e saja të fundit dhe duke i nderuar familjen dhe miqtë e saj.

Le ti qëndrojmë besnik kësaj feje të mrekullueshme dhe të pasojmë rregullat dhe parimet e saja, sepse në të ka udhëzim dhe mëshirë të mjaftueshme.

Sheikh Ali Mahfuz (All-llahu e mëshirofte), duke sqaruar se ky festim ("Dita e Nënës") është një imitim i jobesimtarëve, ka thënë:

"Duke sqaruar seriozitetin e festimit të festave tjera përveç festave Islame (Bajramet), i Dërguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka theksuar se disa popuj apo grupe të Ummetit të tij do të pasojnë Njerëzit e Librit (Ehl ul Kitab) në disa rituale dhe tradita të tyre, sikurse është transmetuar në hadithin e Ebu Said el-Khudri (All-llahu qoftë i kënaqur me të), i cili ka thënë se, i Dërguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) tha:"

"Ata do të pasojnë rrugët e atyre që erdhën para tyre, pëllëmbë për pëllëmbë, bërryl për bërryl, derisa, edhe po të hynin në vrimën e hardhucës, ata do t'i pasonin." Ata thanë: "O i Dërguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem), (mendon) Jehudët dhe Krishterët?" Ai (alejhi selam) tha: "E kend tjetër (pos tyre)?"
[Transmetonjnë Buhariu dhe Muslimi)

"Dashuria e imitimit, edhe nëse kjo është diçka që ekziton në zemrat ë njerëzve, është e ndaluar në Sheriat nëse ai i cili imitohet dallon nga ne në besimin dhe të menduarit e tij, posaçërisht kur imitohet në besime fetare apo vepra të adhurimit, apo është ndonjë ritual apo traditë. Kur Muslimanët u bënë të dobët në këtë kohë, imitimi i tyre të armiqve të tyre u bë edhe më i përhapur dhe shumë tradita dhe adete perëndimore u përhapën, qofshin këto të bëjnë me mjete konzumimi apo qëndrime dhe sjellje. Një prej këtyre adeteve është edhe festimi i "Ditës së Nënës"."

Sheikh Muhammed ibn Salih ibn Uthejmin (All-llahu e mëshiroftë) është pyetur rreth festimit të "Ditës së Nënës", dhe është përgjigjur:

Të gjitha festimet, të cilat dallojnë nga Festat (Bajramet) e përcaktuara me Islam, janë festivale të shpikura të cilat nuk janë njohur në kohën e selefit (paraardhësve) të drejtë, dhe poashtu mund të kenë ardhur prej jo Muslimanëve, në ç'rast përveç se është bidat (risi) ato janë edhe imitim i armiqve të All-llahut. Festat të cilat jan të definuara në Islam janë të mirënjohura për Muslimanët: ato janë Fitër Bajrami dhe Kurban Bajrami, dhe festa javore e Xhumasë. Nuk ka festë tjetër në Islam, përveç këtyre tri festave. Të gjitha festat tjera të futura, veç këtyre, duhet refuzuar sepse janë bidate (risi në fe) dhe janë të gabuara sipas Ligjeve të All-llahut, sepse i Dërguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka thënë:

"Kushdo që prezenton diçka në këtë çështje tonën (Islam) që nuk është pjesë e saj, do t'i refuzohet." d.m.th., do t'i hudhet prapa atij dhe nuk do të pranohet nga All-llahu. Sipas një verzioni tjetër: "Kushdo që bën një vepër e cila nuk është pjesë e kësaj çështjes sonë (Islamit), do t'i refuzohet."

Pasi kjo të jetë bërë e qartë, atëherë nuk lejohet të tergohet asnjë shenjë e festimit në festën e përmendur pyetje, gjegjësisht "Ditën e Nënës". Nuk lejohet që të tregohet kënaqësi dhe hare, apo të jipen dhurata, etj.

Muslimanët duhet të ndihen krenarë për këtë fe dhe t'u përmbahen kufinjëve të caktuar nga All-llahu dhe i Derguari i Tij (SalAllahu Alejhi ve Selem) në këtë fe, të cilën All-llahu e ka zgjedhur për robërit e Vet, dhe ai (njeriu) nuk duhet të shtojë apo të hjekë asgjë nga ajo. Ajo që Muslimanët gjithashtu duhet të bëjnë është, që të mos pasojnë çdo ide të re e cila paraqitet, por karakteri i tij duhet të jetë në përputhshmëri me sheriatin e All-llahut, ashtu që të jetë prijës dhe shembull, e jo pasues, sepse sheriati i All-llahut (Subhanehu ve Teala) është i përsosur në çdo mënyrë, siç thotë All-llahu:

"Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju Islamin fe."
[el-Maideh, 3]

E drejta e nënës është shumë më e madhe sesa të ketë vetëm një ditë në vit për ta nderuar. Më tepër, e drejta e nënës ndaj fëmijëve të vet është se, ata duhet të kujdesen dhe t'i nënshtrohen asaj, derisa kjo (nënshtrueshmëria ndaj saj) nuk përmbanë mosbindje ndaj All-llahut, në çdo kohë dhe në çdo vend."

 
  Today, there have been 15 visitors (15 hits) on this page!  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free