- Gënjeshtra - dëm i madh për shoqërin -
Gënjeshtra është veti e keqe dhe shëmtuar.
Gënjeshtër llogaritet çdo fjalë që nuk është e vërtetë, qoftë duke e thënë për shaka, apo për seriozitet, apo kur je i nevrikosur, apo për t'i bërë të tjerët që të qeshin.
Për fat të keq, në shoqëri është përhapur shumë kjo dukuri negative.
Vështirë është të shpëtojë nga ajo i vogëli apo i madhi, gruaja apo burri. Madje gënjeshtra gati se është bërë artikull i shitblerësave, argument i bashkëshortëve, arsyetim i fëmijëve...
Gjithashtu ajo është bërë atraktive tek mediat dhe shkrimet gazetareske, tek artistët dhe humoristët
Vërtetë gënjeshtra sjellë dëm tek individi dhe shoqëria. Ajo tregon shpirtligësinë e gënjeshtarit, qëllimet e dobëta të tija dhe devotshmërinë e pakët që posedon. Gënjeshtari vetëm veten e tij e poshtëron, ai e largon nga vetja e tij krenarinë dhe motivitetin.
Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotë: "Keni kujdes nga gënjeshtra! Gënjeshtra të shpie në gjëra të këqija e ato të shpiejnë në Xhehennem. Robi vazhdon gjithnjë të jetë gënjeshtar gjërsa tek All-llahu shkruhet si gënjeshtar."
Sa gënjeshtra kanë shkaktuar urrejtje dhe armiqësi mes njerëzve?! Sa e sa gënjeshtarë kanë humbur besueshmërinë e tyre tek njerëzit për shkak të gënjeshtrave që bëjnë?! Gënjen për të mashtruar të tjerët.
Gënjen për ta shitur mallin e tij të dobët, të prishur dhe me çmim që nuk e meriton. Gënjen për të blerë ashtu si i konvenon atij.
Gënjen bashkëshortin e vet për t'ia mbuluar vetës gabimet apo tradhëtin. Gjithashtu gënjen bashkëshorten për arsye të dobëta.
Gënjejnë për t'i bërë programet më interesante dhe për t'i tërhequr lexuesit.
S'ka dyshim se në Ditën e Gjykimit do të ketë llogari për të gjitha këto.
Gënjeshtra ndaj All-llahut
Është prej gënjeshtrave më të rënda të shpifësh për All-llahun atë që nuk e di. Të thuash për një vepër të ndaluar se është e lejuar apo të thuash për një vepër të lejuar se është e ndaluar.
Thotë All-llahu i Madhërishëm:
"Mos thoni në lidhje me atë që jua thotë goja duke gënjyer: “Kjo është e ligjshme dhe kjo është e ndaluar”, që të shpifni gënjeshtër ndaj All-llahut, (pasi) me të vërtetë ata të cilët shpifin gënjeshtra ndaj All-llahut kurrë nuk do të fitojnë." [En-Nahl, 116]
"Dhe kush bën padrejtësi më të madhe se ai i cili trillon gënjeshtër ndaj All-llahut, apo mohon Ajetet e Tij (provat, shenjat, treguesit)? Vërtet që mizorët (mosbesimtarët, keqbërësit, të padrejtët) kurrë nuk do të jenë të fituar." [El-En'amë, 21]
Duhet pasur kujdes ata që japin fetva, të mos e thojnë diçka që All-llahu nuk e ka ligjësuar apo e ka lejuar. Apo t'i udhëzojnë njerëzit për në Xhennet në një rrugë që i devijon ata nga ai. Apo t'ia mveshin All-llahut diçka që Atij nuk i takon dhe nuk është i kënaqur me të.
Gënjeshtra ndaj Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]
Nuk lejohet që njeriu të tregojë hadithe që nuk janë të sakta, duke thënë se i ka thënë Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]. Edhe nëse këtë e përdorë për t'i motivuar njerëzit për vepra të mira.
Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotë: "Gënjeshtra ndaj meje nuk është sikur një gënjeshtër ndaj dikuj tjetër. Kush gënjen ndaj meje qëllimisht, le ta përgadisë ulësen e tij prej zjarri."
Andaj le të ketë kujdes ai që flet në emër të Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]! Ose t'i mësojë hadithet e sakta të Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], ose le të heshtë, e mos të flasë atë që nuk e di!
Gënjeshtra për t'i bërë njerëzit për të qeshur
Humoristët që trillojnë tregime, që të qeshin njerëzit, janë nën një kërcënim nga ana e All-llahut Fuqiplotë.
Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotë: "Mjerë për atë që shpif për t'i bërë njerëzit që të qeshin, mjerë për të... mjerë për të."
Nëse dikush don që të bëjë shaka, le të flasë drejtë e mos të gënjejë!
Gënjimi i fëmijëve
Shumë prindër i gënjejnë fëmijët e tyre të vegjël që të "rehatohen" nga ata apo për t'i trembur, ashtuqë të ndalen nga lojërat e të rrijnë urtë. Apo u tregojnë atyre tregime të rrejshme. Këto sjellje e dëmtojnë moralin e fëmiut, sepse fëmiu më pas pason prindërit në këtë veti të keqe.
Gënjeshtra e datës 1 prill
Është për të ardhur keq që kjo datë njihet edhe në mesim e muslimanëve si "Dita e Rrenës". Muslimanët janë të urdhëruar që të flasin gjithmon drejtë e mos të gënjejnë, larg asaj që rrenës t'ia veçojnë një ditë të veçantë, e të shkrehen në gënjeshtra duke mos patur rezervë. A nuk ia kanë frikën All-llahut?!
Thotë Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: "Një përson e thotë një fjalë që e hidhëron All-llahun e Madhëruar, e që ai nuk e mendon se me të ka shkaktuar dëm aq sa ka shkaktuar, e All-llahu t'a shkruaj hidhërimin e vet ndaj tij për këtë fjalë deri që ta takojë."
Andaj, i këshillojmë të gjithë besimtarët që të mos marrin pjesë në këto gjeste të dobëta dhe veti të shëmtuara dhe të ruhen nga hidhërimi i All-llahut.
Lusim All-llahun që t'na bëjë nga të sinqertit dhe t'na ruaj nga gënjeshtra!
- Çka preferohet të veprohet në dhjetë ditët e Dhul-Hixhes -
Falënderimi është për All-llahun, ndërsa përshëndetjet tona për Muhamedin [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem], familjen dhe shokët e tij.
Eshtë veçanti e muslimanit që gjithmonë t'i pret sezonat e hajrit me pendim të sinqertë, kjo ngase All-llahu nuk ia ka ndaluar askujt të mirat vetëm përshkak të mëkateve të tij, qoftë kjo e mirë e kësaj bote apo e fesë.
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: "Çfarëdo e keqe që mund t'ju godasë, ajo është pasojë e veprave tuaja (të këqija), e për shumë të tjera Ai u falë." [Shura, 30]
Mëkatet kanë ndikim të rrezikshëm për zemrat, sikur që helmi dëmton trupin dhe duhet patjetër të nxirret prej tij, kështu mëkatet ndikojnë në zemra me një ndikim të madh. Prej dëmit që sjellin mëkatët është se ato mbjellin të tjera si ato dhe i tërheqin motrat e tyre derisa e vështirësohet robit ndarja prej tyre dhe dalja nga to. Pra, vëlla i dashur shpejto tek pendimi i sinqertë dhe priti këto ditë larg nga mëkatet dhe shpeshtoje kërkimin e faljes dhe të përmendurit e All-llahut, ngase askush nga ne nuk e din se kur do ta befasojë vdekja dhe do të shpërngulet nga kjo dunja.
Prej punëve të cilat nuk u mungojë punëtorëve për xhennet janë:
1. Shtimi i punëve të mira në përgjithësi, siç thotë i Dërguari i All-llahut [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem]: "Nuk ka prej ditëve më të mëdha tek All-llahu si dhe punë më të dashur tek Ai, se sa në këto dhjet ditë."
Ndër veprat e mira që disa prej njerëzve janë të pakujdesshëm: Leximi i Kur'anit, jepja e shumtë e sadakasë, shpenzimi për të gjorët, urdhërimi në punë të mira dhe largimi nga e keqja etj.
2. Namazi: Preferohet prezentimi i hershem në farze si dhe shpejtimi për në safin e parë. Shumimi i nafilëve, ngase ato janë gjërat, të cilat më së shumti të afrojnë tek All-llahu. Transmetohet nga Thevbani [radijallahu anhu] se ka thënë e kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut të thotë: "Shpeshtoje sexhden për All-llahun ngase përçdo sexhde që i bie All-llahut, All-llahu të ngritën një shkallë dhe me të e fshin prej teje një mëkat." (Transmeton Muslimi), e ky vit është në çdo kohë.
3. Agjërimi: Sepse agjërimi bën pjesë prej veprave të mira. Transmeton Hunejde bin Halid nga gruaja e tij e kjo nga disa gra të Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] se kanë thënë: " I Dërguari i All-llahut agjëronte nëntë prej dhul-hixh-xhes, ditën e ashurës si dhe tre ditë nga çdo muaj." [Transmeton imam Ahmedi, Ebu Davudi dhe Nesaiu]
Ka thënë imam Neveviu për agjërimin e dhjet ditëve: "Ajo është shumë e preferuar." Kurse i Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: "Nuk ka rob, i cili agjëron një ditë për hirë të All-llahut vetëm se All-llahu e largon me këtë ditë fytyrën e tij nga zjarri shtatëdhjetë pranvera (vite)." (Mutefekun alejhi)
4. Kryerja e Haxhit dhe Umres
Nga fjala e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: "…dhe për Haxhin e pranuar nuk ka shpërblim tjetër përpos xhennetit." [transmeton Muslimi]
5. Tekbiri (thënia: All-llahu Ekber), thënia: La ilahe il-lAll-llah, dhe elhamdulilah
Siç është përmendur në hadithin e mëparshëm të Ibni Omerit [radijallahu anhu]: "Shpeshtone në këto ditë me të thënur LA ILAHE IL-LAHE IL-ALL-LLAH, me tekbire (All-llahu Ekber) dhe me ELHAMDULILAH.
Ka thënë imam Buhariu: "Ibni Omeri dhe Ebu Hurejra [radijallahu anhuma] gjatë këtyre dhjetë ditëve dilnin ne treg dhe thonin tekbire e bashkë me ta edhe njerëzit tjerë."
Gjithashtu thotë: "Omeri [radijallahu anhu] thonte tekbire në Minna. Kështu që e dëgjojshin njerëzit në Xhami e atëhere edhe ata thonin tekbire. Po edhe njerëzit tjerë ne treg derisa dridhej Minna prej tekbireve."
Ibni Omeri [radijallahu anhu] në këto ditë thonte tekbire në Minna pas namazeve, thonte në shtratin e tij, në tëndën e tij, në mexhlisin e tij si dhe në të gjitha ecjet gjatë këtyre ditëve.
E preferueshme është ngritja e zërit me tekbire për burrat siç bënte dhe Omeri [radijallahu anhu], djali i tij dhe Ebu Hurejra. Kurse gratë gjithashtu thojnë tekbire por e ulin zërin, siç është cekur në hadithin e Atijes: "…Derisa dilnin dhe gratë me menstruacione e qëndronin pas njerëzve, merrnin tekbire me tekbiret e tyre dhe bënin dua me duatë e tyre…" [Transmeton Buhariu dhe Muslimi]
Eshtë kënaqësi për ne muslimanët që ta ngjallim këtë sunnet, i cili është lënë pas dore në këto ditë, bile gati se nuk u harrua.
Tekbiri është dy llojësh: I përgjithshëm dhe i kufizuar. Komisioni i përhershëm për fetva ka lëshuar këtë fetva:
"Sipas sheriatit në Bajramin e Kurbanit ka tekbir të përgjithshëm dhe të kufizuar. Tekbiri i përgjithshëm është në çdo kohë prej fillimit të hyrjës së muajit dhul-hixh-xhe deri në fund të ditëve të Bajramit. Kurse tekbiri i kufizuar është pas namazeve farze, prej namazit të sabahut të Ditës së Arafatit deri në namazin e ikindis të ditëve të fundit të Bajramit. Në këtë dispozitë kanë aluduar të gjithë, si dhe e kanë vepruar sahabet (All-llahu qoftë i kënaqur me ata).
Format e tekbirit janë:
A)- All-llahu Ekber, All-llahu Ekber, All-llahu Ekber kebiren.
B)- All-llahu Ekber (2 herë), la ilahe il-lall-llah, vall-llahu Ekber. All-llahu Ekber ve lil-lahi elhamd.
C)- All-llahu Ekber (3 herë), la ilahe il-lall-llah, vall-llahu Ekber. All-llahu Ekber ve lil-lahi elhamd.
O All-llah, na mundëso kryerjën e punëve të mira, na bën prej robëve të tu të sinqertë!
- Kujdes nga magjia dhe magjiistarët -
Xhihadi më i mirë është që të luftohen armiqtë e fesë dhe t’u qëndrojmë kundër kurthëve të tyre. Prej tyre janë magjistarët, fallxhorët dhe mashtruesit. Vërtetë, ata po bëjnë dëm të madh me veprat e tyre që janë shumë të rrezikshme. I mundojnë besimtarët tepër dhe aspak nuk brengosën për dhimjet e tyre.
Mirëpo, All-llahu u ka premtuar atyre xhehnemin. All-llahu na ka treguar në Kur’an se magjistari është kafir-mosbesimtar.
All-llahu i madhëruar thotë:
وَاتَّبَعُوا مَا تَتْلُو الشَّيَاطِينُ عَلَى مُلْكِ سُلَيْمَانَ وَمَا كَفَرَ سُلَيْمَانُ وَلَكِنَّ الشَّيَاطِينَ كَفَرُوا يُعَلِّمُونَ النَّاسَ السِّحْرَ وَمَا أُنْزِلَ عَلَى الْمَلَكَيْنِ بِبَابِلَ هَارُوتَ وَمَارُوتَ وَمَا يُعَلِّمَانِ مِنْ أَحَدٍ حَتَّى يَقُولا إِنَّمَا نَحْنُ فِتْنَةٌ فَلا تَكْفُرْ فَيَتَعَلَّمُونَ مِنْهُمَا مَا يُفَرِّقُونَ بِهِ بَيْنَ الْمَرْءِ وَزَوْجِهِ وَمَا هُمْ بِضَارِّينَ بِهِ مِنْ أَحَدٍ إِلا بِإِذْنِ اللَّهِ وَيَتَعَلَّمُونَ مَا يَضُرُّهُمْ وَلا يَنْفَعُهُمْ وَلَقَدْ عَلِمُوا لَمَنِ اشْتَرَاهُ مَا لَهُ فِي الآخِرَةِ مِنْ خَلاقٍ وَلَبِئْسَ مَا شَرَوْا بِهِ أَنْفُسَهُمْ لَوْ كَانُوا يَعْلَمُونَ (١٠٢)
“Ata ndoqën atë që shejtanët e nxorrën (në mënyrë të rreme nga magjia) në kohën e sundimit të Sulejmanit. Nuk mohoi Sulejmani por shejtanët mohuan (nuk besuan), duke u mësuar njerëzve magjinë dhe gjëra të tilla që zbritën në Babiloni prej dy melekëve, Harut dhe Marut, por në të vërtetë asnjëri prej tyre nuk i mësoi ndokujt gjëra të tilla, veç pasi ata thanë: “Ne jemi vetëm sprovë, kështu që mos u bëni mosbesimtarë (duke mësuar magjinë prej nesh).” Dhe nga këta melekë njerëzit mësuan atë që shkaktonte ndarjen e burrit nga bashkëshortja e tij, por ata nuk mund të dëmtonin ndokënd përveçse me Vullnetin dhe Lejen e Allahut. Dhe ata mësuan atë gjë që i dëmtonte dhe nuk u sillte përfitim. E në të vërtetë ata e dinin se blerësit e saj (të magjisë) nuk do të kishin aspak pjesë nga Bota e Pastajme. Dhe vërtet, sa e keqe ishte ajo për të cilën ata shitën veten e tyre, veç sikur ta dinin!” [El-Bekare, 102]
Shumica e dijetarëve, dijetarët e medh-hebit Hanefi, Maliki, Hambeli, japin vendimin se magjistari është pabesimtar-kafir.
Dijetari Muhamed bin Abdul-Vehabi, [Allahu e mëshiroftë] ka përmendur se magjia është njëra ndër veprat që e asgjësojnë Islamin.
Magjistarët përdorin lloje të ndryshme të magjiave për të bërë shkatrrime dhe për t’u sjellë njerëzve telashe dhe për t’i ndarë bashkëshortët mes vete. Madje, ata i emërtojnë këto magji me emra të mirë, nga shpirtligësia e tyre.
Andaj te keni shumë kujdes nga magjia, magjistarët, falltorët keqbërës. Ata e kundërshtojnë Kur’anin, ata bëjnë shkatrrime në tokë dhe nuk ka asnjë të mirë prej tyre.
Nisur nga kjo, Sahabet [radijallahu anhum] janë pajtuar se magjistari duhet të dënohet me vdekje, për shkak të sherrit të madh dhe rrezikut të tyre. Dhe për shkak të largimit të tyre nga imani dhe bashkpunimit të tyre me djaj.
Transmetohet nga Amër bin Dinari e ky nga Buxhaletu bin Abdeh se ka thënë: Na ka arritur një shkresë nga Omeri [radijallahu anhu], një vit para se të vdiste, ku shkruante: “Vritne çdo magjistar!”
Transmetohet nga Hafsa [radijallahu anha] se ajo ka urdhëruar të vritet një robreshë, e cila bënte magji.
Mes sahabëve nuk kishte disktutime rreth kësaj çështje, kjo ishte ixhma tek ata.
Ndërsa në kohën tonë është shtuar shumë magjia dhe shumë njerëz shkojnë tek magjistarët për të kërkuar shërim në duart e tyre. Mendojnë gabimisht se kjo vepër është një sebep për t’u shëruar. Vërtët, kjo dukuri është tepër keqardhëse, sepse ata njerëz i kanos një rrezik tepër i madh. Ata me këtë vepër dëmtojnë bindjet e tyre dhe humbin imanin e tyre.
Transmetohet nga Safija [radijallahu anha] e kjo nga disa nga gratë e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] se ka thënë Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: “Kush shkon tek një magjistar për ta pyetur diçka, nuk i pranohet namazi katërdhjetë net.” [Sahihu Muslim]
Magjistarët janë të njejtë sikur fallxhorët. Kush shkon tek ata për t’i pyetur diçka, nuk i pranohet namazi katërdhjetë net. E nëse i beson se çka thotë, bëhët mosbesimtarë i asaj që i ka zbritur Pejgamberit tonë, Muhamedit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem].
Transmetohet nga Ebu Hurejra [radijallahu anhu] se ka thënë: Ka thënë Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: “Kush shkon tek një magjistar apo fallxhor dhe i beson asaj që ai thotë, e ka mohuar atë që i ka zbritur Muhamedit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem].”
Transmetohet nga Ebu Mes’udi [radijallahu anhu] se ka thënë: “Kush shkon tek një magjistar apo fallxhor dhe i beson asaj që ai thotë, e ka mohuar atë që i ka zbritur Muhamedit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem].”
Sa i përket çështjes që disa njerëz mendojnë se të shkosh tek ata është një sebep për shërim, është gabim. Sepse sebepet që nuk i takojnë shëriatit e kundërshtojnë atë që i ka zbritur Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem].
Është pyetur Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] për En-neshre (një lloj shërimi, që bëhët duke kërkuar nga magjistarët që t’ua heqin magjinë), e ai është përgjigjur: “Ajo është një vepër e shejtanit.”
Të çudit fakti, që disa njerëz ia lejojnë vetës të shkojnë tek magjistarët për të kërkuar shërim, kurse dihet që Sahabët kanë thënë që të vritën magjistarët. Muslimani është urdhëruar për t’i vrarë magjistarët, e jo të shkohet tek ata për t’ua hequr sihrin.
Mirëpo, lejohet që sihri të hiqet me metoden e sheriatit islam, me rukje, me Kur’an, sunnet dhe ilaçe të caktuara.
Ka thënë All-llahu i Madhëruar:
وَنُنَزِّلُ مِنَ الْقُرْآنِ مَا هُوَ شِفَاءٌ وَرَحْمَةٌ لِلْمُؤْمِنِينَ
“Dhe Ne kemi zbritur nga Kur’ani atë që është shërim e mëshirë për ata që besojnë (në Islam dhe punojnë sipas tij)...” [El-Isra, 82]
Sepse i tërë Kur’ani është shërim për çdo sëmundje. Kush i beson atij, i punon veprat që i ka lejuar dhe ndalohet nga veprat që i ka bërë haram, përfiton shumë nga Ai. Gjithashtu kush i beson All-llahut me bindsheri për shërim, All-llahu ka për ta shëruar nga sëmundjet dhe telashet e sprovat ka për t’ia larguar.
Mirëpo, duhet që t’i drejtohemi Atij më lutje të përzemërta dhe përulje të plotë ndaj Zotit të tokës dhe të qiellit. Duhet kujdesur për kohët që duaja është më afër pranimit, siç është pjesa e tretë e natës, gjatë sexhdes, mes ezanit dhe ikametit. Këto kohë janë të favorshme për pranimin e duasë, këtu gjindet shërimi i atij që është sprovuar me siher.
Ndërsa ai që nuk është sprovuar me siher, le të ruhet nga e keqja dhe dëmi i tij me duatë që janë të transmetuara nga Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], duke i thënë mëngjes e mbrëmje. Le t’i lexojë këto sure pas çdo namazi: Kul huvallahun, Kul eudhu birabil-felek, Kul eudhu birabin-nas dhe Ajetul Kursin.
All-llahu ka fuqi që ta mbrojë fenë Islame, që ta lartësojë Fjalën e Tij dhe ta çoi ndonjë përson që e ndihmon këtë fe, duke i ndaluar magjistarët, fallxhorët dhe keqbërësit e tjerë, që shkaktojnë dëme në tokë.
Në fund, dërgojmë salavate dhe selam mbi Pejgamberin tonë [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], mbi familjen dhe Sahabet e tij.
- Katër mekanizma psikologjike efektive -
Konstruktimi individual është një shëtitje joshëse, për çdo ditë shtojmë njohurit dhe fitojmë mundësi për të kontrolluar atë. Atëherë kur të dish të konstruktosh vetveten ndjen një energji më të madhe për t’i tejkaluar pengesat e jetës dhe për të përfituar nga ato.
Ditën e Gjykimit do të pyetesh për vetveten, ajo është gjëja me e çmuar dhe më e afërt që posedon andaj është më primare për t’u përkujdesur dhe ruajtur.
Kemi kaluar shumë kohë duke i klasifikuar njerëzit, gjykuar dhe censuruar, ka ardhur koha që të ndalemi dhe të jemi sa më human për vetët tona dhe t’i censurojmë ata, që në këtë mënyrë të kemi mundësi më shumë t’i kontrollojmë ata. Sot pra do t’i ushtrojmë katër mekanizma psikologjike që kanë ratifikuar efikasitetin e tyre.
Një: Komunikimi me vetveten
Më lejoni që tu rikujtoj se ne në çdo çast bisedojmë me vetveten, nëse nuk komunikoni me ndonjë individ tjetër atëherë komunikon me vetveten. Me keqardhje pjesa dërmuese e komunikimit tonë me vetveten është komunikim negativ: (Shiko ku ka arritur filani... Ku je ti tani, Sa i marr që jam... po të thosha kështu... po të veproja kështu, po të posedoja këtë...)
Kështu një seri bisedash me vetveten që kultivojnë energji negative e cila e shkatërron çdo shpresë, synim, aspiratë dhe ambicie.
Mekanizmin që dëshiroj nga ju ta ushtroni është që për çdo ditë të komunikosh me vetveten, mirëpo në mënyre tjetër. Nesër kur të zgjohesh nga gjumi dhe pasi që ti pastrosh sytë qëndro para pasqyrës dhe dërgoi vetvetes (shpirtit) shprehje bindëse, dërgoi SMS optimiste dhe pozitive sikur shprehjet ( Unë sot jam mire, ndjejë gjallëri dhe jam shumë energjik) ( Jam një individ i dashur tek familja ime dhe shoqëria, dhe jam i suksesshëm në lidhjet shoqërore), ( Falënderimi i takon Allahut i cili më begatoi me shumë begati). Rikujtoi begatit e Allahut të harruara, bëhu krenar me arritjet e tua që i ke harruar. Mos mendo se këto fjalë tretën në ajër por kthehen në brendësin tënde për t’i forcuar ndjenjat dhe bindjen dhe besueshmërinë në vetvete.
Dy: Magjia e fjalëve
Fjalët posedojnë një forcë mahnitëse në programimin e vetvetes, nëse të pyet një njeri një pyetje rutine: (Si jeni) pa dyshim se do t’i përgjigjeshe përgjigje rutine: (Mirë), (Qashtu). Nëse je prej atyre që i përgjigjën në këtë mënyrë atëherë çfarë mendon që në shprehjet tuja të bësh një ndryshim ca të vogël. Në radhët tjera thuaj: (Jam në gjendjen më të mirë), (Jam shkëlqyeshëm), (Më mirë se kështu nuk ka).
Kur i këshilloja disa miq me këtë element, shumica prej tyre më thoshin: “A dëshiron që të gënjej, unë nuk jam në gjendje më të mirë”. Realiteti është se nga ata mungon koncepti kryesor. Gjykimi mbi ndjenjat tona është proporcional, çfarë thua t’i bësh një vizitë spitalit më të afër, bëjë një xhiro reparteve kardiologjie, reparteve abdominale, shikoi njerëzit me sëmundje psikike dhe... dhe..., takoi disa prej tyre gjatë afrimit të ushqimit të cilën nuk e dëshirojnë, e nëse e ngrënë nuk arrin ta tretë lukthi i tyre, e kur të futet nata nuk arrin të flenë vetëm e vetëm pasi që të konsumojnë barëra qetësuese, që shumë shpejtë zhduket ndikimi i tyre që dhimbjet prapë ta zgjojnë nga gjumi. Pas gjithë kësaj gjyko për vetveten tënde se me të vërtet a je në begati, a nuk je në gjendjen më të mirë?!
Gjithashtu kjo ide apo mekanizëm aplikohet edhe gjatë përshkrimit të dhembjeve, nëse një ditë ti ke dhimbje koke, shiko dallimin mes dy termeve në përshkrimin e dhimbjes: “Ankohem nga dhimbje koke vdekjeprurëse, dhe migrena trishtuese” dhe mes shprehjes “Ndjej ca dhimbje në kokë. Me ka penguar pak kjo dhimbje”.
Transmeton Buhariu se i Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] e vizitoi një të sëmura nga temperatura dhe ethet e shumta, dhe i tha në mënyrë lehtësimi, “Pastrim qoftë”! Nomadi tha: “Assesi, por është temperatura dhe ethet e mëdha, e kanë kapluar një plak të moshuar, për ta dërguar në varrë”. “Ajo është atëherë” - u përgjigj i Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem].
Rikujto se fjalët kanë ndikim magjik në ndryshimin e ndjenjave tona, qoftë në kultivimin e energjisë pozitive apo asaj negative. Vëlla i dashur, tani e posedon edhe një mekanizëm në duart e tuaja përfito nga kjo.
Tre: Magjia e pyetjeve
Të urtit dhe dijetarët kanë zbuluar forcën e madhe që posedojnë pyetjet që ja parashtrojmë vetvetes. Pyetjet janë mjeti me efektiv, i cili vepron në orientimin e synimit tonë drejt qëllimit dhe lirimin e forcës tonë shpirtërore. Për ta bërë çështjen sa më të kuptueshme medito rreth këtyre pyetjeve:
- Cili është objektivi me kryesor tek unë?
- Përse ky objektiv është i rëndësishëm tek unë?
- Çfarë duhet vepruar për të filluar një revolucion përmirësues?
- Cila është pengesa kryesorë, e cila do ta pengon realizimin e asaj çfarë dëshiroj?
- Cili person është më adekuat për të më ndihmuar në realizimin e qëllimit?
Sikurse po e vëren edhe vetë se këto pyetje janë mekanizmi kryesor për një revolucion përmirësues, ky mekanizëm të nxjerrë për lajthitjes në të cilën gjenden shumica e njerëzve: “Dëshiroj të përmirësoj por nuk di prej nga të filloj”. Me të vërtetë magjia e pyetjeve është gjenerator përmirësimi i suksesshëm dhe orientues i njeriun drejt një revolucioni të mirëfilltë.
Kush pyet pyetje të vërtet, përgjigjën do ta gjen të vërtet.
Analisti i njohur Antonio Robert fletë për magjinë dhe efikasitetin e pyetjeve në librin e tij të shkëlqyeshëm: “Zgjoje forcën tënde të fshehtë” i cili thotë: “ Dallimi kryesor mes personave të cilët arritën suksese në një sferë të jetës nga ata që dështuan apo ngecën në mes të rrugës është se këta të suksesshmit parashtruan pyetje më efikase dhe më joshëse andaj edhe arritën përgjigje me efikase dhe me joshëse dhe këta pyetje i dhuruan forcë për të kuptuar se çfarë duhet vepruar dhe se cili është vendi i tyre në shoqëri”.
Prej dobive dhe mësimeve që i cekë analisti në librin e tij, tregon se si babi i tij e mbjelli në zemrën e tij shkathtësinë e parashtrimit të pyetjeve. Babi i tij për çdo ditë pyeste në sofrën e darkës: “Çfarë ke mësuar sot biri im?” ndaj është detyruar t’i përgjigjet pyetjes së babait dhe me përgjigje të hijshme. Nëse atë ditë nuk ka mësuar diç që nxit kujdes nxitonte në ndonjë enciklopedi për të mësuar diç të rëndësishme për t’i treguar babit. Prej asaj dite e deri në vdekje ky shkrimtar dhe analist nuk ka shkuar ne shtratin e gjumit pa mësuar diçka të re dhe të rëndësishme.
Çfarë thua ta provosh edhe ti me familjen tënde, fëmijët e tu, me vetveten tende, pa dyshim do të befasojnë rezultatet.
Plan program veprues:
Këto pyetje vendosi në një vend të dukshëm në dhomën tënde, dhe fillo ti lexosh në mëngjes pasi që ta kishe falur namazin e sabahut dhe kryer Dhikrin e mëngjesi:
- Si të ec një hap para në lidhjet me All-llahun [subhanehu ve teala]?
- Cili është objektivi kryesor që duhet realizuar sot?
- Cila është vepra kryesore që duhet vepruar për të arritur objektivin?
- Çfarë duhet vepruar për ta shtuar besimin personal?
- Cili është planifikimi më i mirë i kohës për sot?
- Cila vepër sot do të më bëjë të ndjehem i kënaqur?
- Cilin virtyt më të mirë sot duhet ta prezantoj?
- Cili është personi që sot duhet lidhur miqësi, apo shtuar miqësinë?
Katër: Magjia e të imagjinuarit (konceptit)
Prej mekanizmave efektiv që ju ndihmuan të suksesshmëve është mundësia për të pasur një vizion të qartë, ndaj çdonjëri duhet imagjinuar një vizion me objektiva të qarta që duhet realizuar.
Ky mekanizëm do të ndihmon në dy çështje:
1. Projektimin e objektivave, të imagjinuarit e qartë se çfarë duhet realizuar. Objektivat fillimisht projektohen në mendjet tona duke imagjinuar çdo detal ashtu siç vepron arkitekti duke imagjinuar çdo pjesë dhe detal të shtëpisë që dëshiron ta ndërtojë. Aristoteli thotë: “Nuk mediton shpirti pa imagjinata.”
2. Definimin e ndjenjave që do t’i përfiton me realizimin e këtij objektivi, pozita që do të jetë pas realizimit, dobitë që shpresohet të ndodhin. Ja një shembull sa për ilustrim: Nëse objektiv i joti është që të bëhesh redaktor i një reviste shkencore, do të imagjinosh formën e revistës, mënyrën e reduktimit, mënyrën e veprimit, etj. Në anën tjetër do t’i përjetosh në mendje tënde ndenjët e gëzimit dhe haresë duke e shikuar numrin e parë të revistës dhe interesimi i madh i njerëzve dhe rolin e madh efektiv që e luajti në përmirësimin e shoqërisë do ti përjetosh në mendjen tënde edhe lavdëratat për mundim që ke shpenzuar.
Kur ta përdorësh këtë mekanizëm atëherë do të kesh plan të qartë në mendjen tënde për veprën që do ta realizosh në mënyrë sa më profesionale duke përdorur elementet e duhura në kohën e duhur dhe duke vepruar çdo detal të imagjinuar në kokë.
Antoni Robert e përshkruan imagjinatën sikurse një regjisor, i cili dëshiron të realizoj një film profesional. Për t’i kontrolluar ndenjët e shikueseve përdorë të gjitha efektet dhe hilet kinematografike.
Më të bukur që kam lexuar mbi imagjinatën është imagjinata e Hatim El-Esam –All-llahu e mëshiroftë, një nga dijetarët dhe tabinët e mëdhenj, për ta ndihmuar që të jetë sa më i devotshëm në namaz. Kur u mahnitën njerëzit për frikrespektin e tij në namaz u tha: “Kur fali namaz e imagjinoj Qaben para syve, urën e Siratit nën këmbët e mija, xhenetin nga e djathta, xhehenemin nga e majta, melekun e vdekjen mbi kokë dhe mendoj se ky është namazi i fundit që jam duke e falur.”
Këto janë katër mekanizma me praktikimin e tyre ke për ta ndërtuar një personalitet madhështor.
Më ka ngelur për të cekur një çështje të rëndësishme, se këta mekanizma janë teknika dhe mjeshtëri, e nuk janë informata. Kjo do të thotë se ti ke nevojë për kohë dhe ushtrime për t’i mbizotëruar dhe përforcuar. Njëlloj sikurse mësimi i vozitjes së veturës, një ditë ishte ëndërr dhe send i paarritur por me kohë dhe ushtrime tani e veprojmë pa mund dhe orvatje.
- Baba i nderuar -
Es-selamu Alejkum!
Këtë letër ia drejtoj zëmrës tënde e mbushur përplot mëshirë dhe dashuri. Zemrës, e cila më ushqeu me dashuri dhe sakrificë. Zemrës, e cila fluturon nga gëzim kur shikon buzëqeshje në fytyrën time, ndërsa copëtohet nëse më shikon të pikëlluar apo lot në faqet e mija.
Letra ime për ty baba...
Këtë letër e shkrova me plotëbindje se ti ma do të mirën. Po ta mundësonte All-llahu t’i posedosh të gjitha thesaret e kësaj bote nuk do të kurseje asgjë për mua, dhe do t’i lije nën shërbimin tim, do të kaplonte gëzimi duke me shikuar se si unë shëtis në këtë mirësi.
Përse mos të jetë kështu kur ti je ai, i cili e heq kafshatën nga goja dhe ngel i uritur vetëm e vetëm të ngopem unë, dhe nxjerr veshjen në dimrin e ftoftë për të më ngrohur mua.
Baba, ti ma do të mirën! Athua ka mirësi më të madhe se të më udhëzosh në mësimleximin e Kur’anit dhe të jem prej praktikuesve të tij?! Vallë, a ekziston vepër më madhështore dhe begati më e mire se t’ma mësosh leximin e Librit të All-llahut të madhëruar, apo të më udhëzosh në vendet ku mësohet ai?
Baba i çmuar!
Kuptimi i besimit dhe bindja tek All-llahu [subhanehu ve teala] mbillën në zemrën time që në fëmijëri, duke e mësuar leximin e fjalëve të Krijuesit tim derisa drita e Kur’anit të reflektohet në gjuhen dhe gjymtyrët e mija. Baba, ti për çdo ditë shikon përreth teje djelmosha të humbur dhe të lajthitur në rrugët e drogës, prostitucionit, mashtrimeve, burgjeve... Përse nuk më mbron që nga fëmijëria?! Përse nuk e mbush zemrën time me nurin e Kur’anit dhe urtësinë para se të vargohem në rrjetin e mëkateve dhe epshit?!
A nuk e din baba i dashur se All-llahu [subhanehu ve teala] e bëri librin e tij litar të fortë, në të cilin kush kapet për të vetëm se ka shpëtuar? E kam dëgjuar një Hadith nga i Dërguari i All-llahut [subhanehu ve teala] dhe dëshirova që ta shkruaj edhe ty, që ta dish:
“Myzhde... myzhde...! A dëshmoni se nuk ka të adhuruar me të drejtë tjetër pos All-llahut dhe se unë jam i Dërguari i Tij? Thanë: Patjetër. Tha: Vërtetë, ky Kur'ani është shkak, një anë e tija është në Dorën e All-llahut dhe një anë është në dorën tuaj, andaj kapuni fort për te! Ju nuk do të devijoni e as do të humbeni pas tij asnjëherë."
E dëgjova këtë hadith dhe mu rikujtove se si ngeleshe pa gjumë me netë të tëra duke planifikuar dhe bërë llogaritje për ardhmërinë time. Përse nuk më dorëzon në duart e të Fuqishmit dhe Mbrojtësit. Përse nuk më udhëzon në mësimin e Kur’anit që të fitoj këtë premtim të All-llahut “kapuni për atë sepse asnjëherë nuk do të shkatërroheni dhe as nuk do të devijoni”.
Baba!
Gjithashtu e kam dëgjuar edhe këtë thënie të Muhamedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: “Vërtet All-llahu me këtë Libër do t'i ngrit disa popuj, ndërsa do t'i ulë disa të tjerë”.
Më kujtua gjithashtu se si dëshiron të më ngritesh e të kem autoritet dhe pozitë në shoqëri, mu kujtua dëshira e jote e flaktë se si dëshiron të jem mbi të gjithë, atëherë vallë përse nuk më drejton në vendet ku mësohen Fjalët e të Cilit i gjithë universi është në duart e Tij, i cili e ngritë kend të dojë dhe e nënçmon kend të dojë?! A nuk dëshiron që te kem pozitë dhe autoritet në këtë botë?!
Pastaj ti e din shumë mirë se kjo botë është kalimtare dhe pas disa viteve mbaron. Mbaron ashtu siç mbaron një ëndërr dhe pasi të ringjallemi fillojmë një jetë plotësisht tjetër, fillon etapa e parë e botës tjetër dhe të përherëshme. All-llahu [subhanehu ve teala] pasuesit të Kur’anit nuk i ka ngritur vetëm në këtë botë por edhe në botën tjetër.
Baba i dashur!
Dëshiroj të jem prej lexuesve të Kur’anit të cilët i begaton All-llahu në Ditën e Gjykimit dhe ju thotë: "I thuhet të afërmit të Kur'anit (në Ahiret): Lexoje Kur'anin dhe ngritu lartë duke e recituar ashtu siç e recitojshe në dunja se vendbanimi yt do të jetë aty ku do ta përfundosh ajetin e fundit." Baba, dëshiroj të jem prej këtyre!
Baba i nderuar!
A nuk dëshiron të më shikosh Ditën e Gjykimit në vendbanimet me të larta të xhenetit? A nuk dëshiron të jem me melekët e nderuar. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Lexuesi i mirëfilltë i Kur’anit është me melekët bujarë.”
Baba!
Cili do të ishte mendimi yt mbi personin, të cilit All-llahu do t’ia vesh kurorën e krenarisë,veshjen e krenarisë dhe të jetë i kënaqur me atë të gjitha këto para syve të gjithë krijesave? A nuk ëndërron të më shikosh ne këtë pozitë dhe gjendje? Vallë a e din se cili është çmimi i gjithë kësaj?
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Ditën e Gjykimit vjen lexuesi i Kur’anit, ndërsa Kur’ani thotë: “O Zot, zbukuroje! All-llahu [subhanehu ve teala] ia vendos kurorën e krenarisë, pastaj prapë thotë: O Zot, shtoja mirësitë! All-llahu [subhanehu ve teala] ia vesh veshjen e krenarisë. Pastaj prapë thotë: O Zot, kënaqu me këtë person dhe All-llahu [subhanehu ve teala] kënaqet. I thuhet këtij personi: “Lexo dhe gritu dhe pas çdo leximi të kuranit vetëm se hijeshohet.”
Baba!
Kjo begati nuk është enkas vetëm për mua, mirëpo i Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Prindërit e tij veshën me dy rroba me të vlefshme se e gjithë bota dhe çfarë ka në të. Pyesin prindërit prej kah e gjithë kjo begati: “Ngaqë fëmijës tuaj ia keni mësuar leximin e Kuranit.”
A nuk ke dëshirë që All-llahu t’u zbukuron me këto dy rroba joshëse në Ditën e Gjykimit kur njerëzit janë të zhveshur dhe të zbathur?
Ndoshta ti nuk ke pasur mundësi të mësosh leximin e Kur’nit, atëherë mos e privo vetën nga mirësia e madhe që të më dërgosh tek vendet ku mësohet leximi i Kuranit e ndoshta All-llahu na begaton Ditën e Gjykimit.
Baba i dashur!
Ma mëso leximin e Kur’anit apo me dërgo tek ata persona që ua mësojnë të tjerëve... Ja pra, xhamitë dhe mektebet janë të hapura për ata që dëshirojnë të mësojnë.
Më dërgo tek ata... Assesi mos mendo se me ke dërguar vetëm në xhami apo mektebe. Por, me ke dërguar në një rrugë ku më mbrojnë meleket dhe në një kopsht prej kopshteve të xhenetit.
I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotë: "Çdo grup njerëzish që mblidhen në një shtëpi nga shtëpitë e All-llahut për të lexuar Kur'an dhe e mësojnë atë mes tyre, u zbret atyre qetësia dhe i mbulon ata rahmeti dhe meleket do të kujdesen për sigurimin e tyre e All-llahu do t'i lavdërojë tek ata që i ka pranë."
Vendet dhe Tubimet ku mësohet Kur’ani janë kopshte ku nuk ka hise shejtani. Kopshte mbi të cilat zbret mëshira dhe begatia e All-llahut. Kopshte në të cilat mbrohem nga veset e këqija të kësaj shoqërie degjeneruese.
Baba!
Dëshiroj të më dojë All-llahu... të kujdesen melekët për sigurinë time... të zbret mbi mua paqja dhe qetësia... të më mbulon rahmeti i All-llahut... të më lavdëron All-llahu tek ata që i ka pranë... andaj mos më privo nga këto dobi!
Mos më privo nga këto begati ngaqë janë amanet në duart tuaja dhe ke përgjegjësi këtë për në Ditën e Gjykimit!
Nuk mendoj se do të jesh koprrac për mua në këtë çështje, ngaqë prej teje vetëm kam pasur dobi dhe mirësi, kam parë nga ti që të jesh vigjilent për mua në çështjet e kësaj bote dhe të ahiretit.
Lus All-llahun [subhanehu ve teala] që të na begaton në këtë botë dhe botën tjetër të na furnizon xhenetin!
Gjithashtu e lus Allahut që të zbukurojë ty me rrobat e xhenetit dhe të na bashkojë në xhennet!
- Ti je shkaktar që ndihma e ummetit vonohet -
Me zemër të plagosur dhe me shpirt të ngushtuar isha duke i shikuar lajmet e muslimanëve, se si po sprovohen ditë pas dite dhe sprovë pas sprove.
Duke m'u rrenqethur trupi nga gjendja që shihja më foli shpirti im duke më thënë: Ti je ai që po ia vonon ndihmën ummetit, bile ti je shkaku kryesor që muslimanët janë në këtë gjendje!
I thash: O shpirti im, si mund të thuash kështu?! Unë jam një rob i dobët, nuk kam as ushtri e as fuqi, dhe sikur të kisha urdhëruar, askush s'do të më kishte dëgjuar, edhe sikur t'i kisha këshilluar, askush s'do të ishte ndikuar…
Ma ndërpreu me të shpejt dhe më tha: Ti po i harron gjunahet tua, ti po i harron mëkatet tua që ia bën All-llahut dite e natë, ti po e harron pertacinë tënde ndaj urdhërave të All-llahut dhe lakminë tënde ndaj ndalesave të Tija.
I thash: Po pse, çka kam bërë unë që t'i vonohet ndihma gjithë ummetit?!
Më tha: O rob i All-llahut, vallahi nëse ulem dhe t'i numëroj të gjitha, do të na merr kohë të gjatë.
A je ti prej atyre që e falin namazin e sabahut me xhematë?
I thash: Po, ndonjeherë e fali, e ndonjeherë me ikë.
Më tha: Shiko pra dobësinë tënde! E si do te jeshë ti i fuqishem në xhihad kundër armikun tënd, kur ti e ke humbur luftën me veteveten së pari, luftën në te cilën nuk derdhet gjak, e as që humbet pasuri. Nuk mund të luftosh me veten disa minuta, që t'i falesh dy rekate për hir të All-llahut që të ka krijuar… E si mund të kërkosh kështu xhihad, kur ti je ai qe po të ikin namazet?!
Ti je ai që i ke humbë sunnetet dhe ke harruar kur e ke prekur Librin e Allahut, dhe e ke harruar përmendjen e Tij në mëngjes e mbrëmje. Ti je ai që nuk i ruan sytë nga të shikuarit haram, nuk i rrespekton prindërit, nuk i viziton të afermit. Si mund të kërkosh që të gjykohet me ligj të All-llahut në vendin tënd, kur ti nuk gjykon me atë ligj në vetvete, e as në shtepinë tende. Nuk ke frikë All-llahun për familjen tënde, nuk i thërret ata në udhëzim dhe në vepra të mira, e as nuk i ndalon nga veprat e liga.
Ia nderpreva duke i thënë: E çka ka lidhje kjo me vonimin e ndihmës?! A vonohet ndihma e gjithë ummetit për shkak të gabimeve të një personit?!
Më tha: Ahh... është mbushur dunjaja me qindra miliona si shmbulli yt. Të gjithë ata nuk i nënshtrohen All-llahut, as që ju frikësohen mëkatëve, e pastaj të gjithë kerkojnë ndihmë nga All-llahu duke thënë se në ummet ka njerëz më të mirë se ne. Ndërsa e vërteta e dhimbshme thotë se shumica e tyre janë njësoj, perveç atyre qe i ka mëshiruar Zoti i qiejve.
A nuk e din ti o rob i All-llahut se sahabet kur kanë kërkuar ndihmë, e ajo u është vonuar ndonjëherë, e kanë kuptuar se në ushtrinë e tyre gjendet një person që ka bërë mëkat. E çka mendon ti për ummetin, i cili është i mbushur me mëkate, të mëdhaja e të vogla?! A nuk po e sheh ti se çka po bëhet me ummetin në lindje e ne perendim?!
Filluan të me rrjedhin lotët nëpër faqe për herë të parë në jetën time. S'më ka shkuar mendja se unë si njeri që e dua All-llahun dhe Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], e dua Islamin dhe pjesetarët e tij, të jem shkak për humbjen e muslimanëve. Unë paskam qenë pjesemarrës në derdhjen e gjakut të muslimanëve. Ka qenë lehtë për mua t'ua le fajin kryetarëve dhe udheheqësve e t'i harroj gabimet e mia, e se kam kujtuar fjalën e All-llahut ku thotë: "All-llahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli, përderisa ata nuk e ndryshojnë vetveten e tyre."
I thash shpirtit tim: Falënderimi i takon All-llahut, që të ka bërë shpirt qortues, e All-llahu është betuar në ty në Kur'an.
Çka po më këshillon?
Më tha: Fillo nga vetja yte, mos i le obligimet që i ke, fali namazet në kohë të vet, jepe zekatin, ke kujdes nga mosrrespektimi i prindërve, afroju All-llahut duke e praktikuar sunnetin. Kujto që buzeqeshja ndaj vëllaut është sadaka. Mos kërko praktikimin e sheriatit para se e praktikon në vehte dhe në familjën tënde! Mos e parashiko të ngritet flamuri i xhihadit përderisa je ai qe e humbë luftën me vetën tënde, dhe mos ua le fajin të tjerëve duke e harruar fajin tend, dhe mos harro që çdo mëkat që e ben, e ndihmon derdhjen e gjakut të muslimanëve!
E ngrita kokën i penduar tek All-llahu, i fshiva lotët nga fytyra dhe thash: O Zot, unë po pendohem tek Ti. Po pendohem dhe po e hapi një flet të re të ditarit të jetës sime. Po e filloj atë me dy rekate në këtë mes të natës dhe ma mundeso që të vazhdoj në to e të jetoj ashtu siç Ti je i kënaqur, e mos të jem shkak për vonimin e fitores!
- Pesë thirrjet e banorëve të Xhehennemit -
Falënderimi dhe lavdërimi-hamdi i takon vetëm All-llahut të Madhëruar, vetëm All-llahun e falënderojmë dhe e lavdërojmë me një lavdërim që i përket vetëm Madhërisë së Tij.
Salavatet – Përshendetjet ia dërgojmë krijesës më të dashur, Muhammedit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], familjes se tij të ndershme, shokëve të tij besnik dhe të gjithë atyre që e ndjekin rrugën e tyre deri në Ditën e kataklizmes se madhe të Kijametit.
Ka thënë Muhammed bin K`ab: Banorët e Xhehennemit i kanë pesë thirrje, ku All-llahu i Madhëruar u përgjigjet vetëm në katër prej tyre, ndersa për pyetjen e peste nuk i përgjigjet dhe me nuk u flet më kurrë.
Banoret e Xhehennemit fillojnë me pyetjen e parë dhe thonë:
قَالُوا رَبَّنَا أَمَتَّنَا اثْنَتَيْنِ وَأَحْيَيْتَنَا اثْنَتَيْنِ فَاعْتَرَفْنَا بِذُنُوبِنَا فَهَلْ إِلَى خُرُوجٍ مِّن سَبِيلٍ
"Ata (jobesimtarët) thonë: “Zoti ynë, na bëre të vdesim dy herë dhe na ngjalle dy herë, e ne pranuam për mëkatet tona, pra a ka ndonjë rrugëdalje?” [Gafir, 11]
E All-llahu i madhëruar u përgjigjet kështu:
ذَلِكُم بِأَنَّهُ إِذَا دُعِيَ اللَّهُ وَحْدَهُ كَفَرْتُمْ وَإِن يُشْرَكْ بِهِ تُؤْمِنُوا فَالْحُكْمُ لِلَّه الْعَلِيِّ الْكَبِيرِ
"Ky (dënim) është, pse kur bëhej thirrja për të besuar All-llahun Një, ju e mohuat, e nëse i përshkruhej shok Atij, ju besuat, pra i tërë sundimi është në duart e All-llahut, të lartit, të madhëruarit!" [Gafir, 12]
Pastaj banoret e Xhehennemit kërkojnë për herë të dytë prej All-llahut [subhanehu ve teala] dhe thonë:
رَبَّنَا أَخِّرْنَا إِلَى أَجَلٍ قَرِيبٍ نُّجِبْ دَعْوَتَكَ وَنَتَّبِعِ الرُّسُلَ
“Zoti ynë! Na jep afat për një kohë të shkurtër t’i përgjigjemi thirrjes Tënde (për besim) dhe t’i pasojmë të dërguarit!” [Ibrahim, 44]
E All-llahu i Madhëruar u përgjigjet:
أَوَلَمْ تَكُونُواْ أَقْسَمْتُم مِّن قَبْلُ مَا لَكُم مِّن زَوَالٍ
"A nuk u betuat ju më parë se për ju nuk ka lëkundje (prej Dunjasë në botën tjetër)?" [Ibrahim, 44]
Pastaj banoret e Xhehennemit thonë:
رَبَّنَا أَخْرِجْنَا نَعْمَلْ صَالِحًا غَيْرَ الَّذِي كُنَّا نَعْمَلُ
“O Zoti ynë, nxirrna e të bëjmë vepra të mira, e jo si ato që i bënim!” [Fatir, 37]
All-llahu i Madhëruar u përgjigjet kështu:
أَوَلَمْ نُعَمِّرْكُم مَّا يَتَذَكَّرُ فِيهِ مَن تَذَكَّرَ وَجَاءكُمُ النَّذِيرُ فَذُوقُوا فَمَا لِلظَّالِمِينَ مِن نَّصِيرٍ
"Po a nuk u dhamë juve jetë aq saqë ai që ka dashur të mendojë, ka mundur të mendojë gjatë asaj kohe, madje juve juve u ka ardhur edhe pejgamberi, pra shijoni, se për zullumqarët nuk ka ndonjë ndihmëtar." [Fatir, 37]
Pastaj thonë banoret e Xhehennemit:
رَبَّنَا غَلَبَتْ عَلَيْنَا شِقْوَتُنَا وَكُنَّا قَوْمًا ضَالِّينَ {} رَبَّنَا أَخْرِجْنَا مِنْهَا فَإِنْ عُدْنَا فَإِنَّا ظَالِمُونَ
106: "Ata thonë: “O Zoti ynë, ne na patën mundur të këqijat (u dhamë pas epsheve të Dunjasë) dhe si të tillë ishim popull i humbur! 107. Zoti ynë, na nxjerr prej tij, e nëse gabojmë përsëri, atëherë vërtet jemi mizorë!” [El-Mu'minun, 106-107]
All-llahu i Madhëruar përgjigjet kështu:
قَالَ اخْسَؤُوا فِيهَا وَلَا تُكَلِّمُونِ
“Heshtni aty e mos më folni!” [El-Mu'minun, 108]
Dhe pas kesaj ata nuk do te flasin me kurrë, dhe aty ne xhehennem do te qëndrojnë përgjithmonë dhe do të denohen me një denim të madh.
Transmeton Malik ibn Enes [All-llahu e mëshiroftë] se ka thënë Jezid ibn Eslem për fjalën e All-llahut [subhanehu ve teala]: "Per ne eshte njesoj u piklluam thellë apo duruam, për ne nuk ka ikje (shpetim)." [Ibrahim, 21] dhe “Heshtni aty e mos më folni!” [El-Mu'minun, 108]
Na është përshkruar gjendja e xhehennemlijëve nga ana e All-llahut se banoret e Xhehennemit kërkojnë të dalin nga zjarri i Xhehennemit, por ata nuk mund të dalin asnjeherë. All-llahu [subhanehu ve teala] përshkruan kërkesën e tyre: "O Zoti ynë, nxirrna e te bëjmë vepra te mira, e jo si ato që i benim! Po a nuk u dham juve jetë aq sa ai qe ka dashur të mendojë gjatë asaj kohë, madje juve ju ka ardhur Pejgamber (të derguar), pra shijoni denimin, se për zullumqaret nuk ka ndihmetar." [Fatir, 37]
Banoret e Xhehennemit para kësaj ngjarje kërkojn nga roja i Xhehennemit, nga Maliku që të ndërmjetëson për ta te Zoti i Madhëruar që t'ua lehtësojë All-llahu denimin së paku nje ditë.
All-llahu i Madhëruar thotë në Kur'an, në Suren-Kaptinen Gafir, ajeti 49-50:
وَقَالَ الَّذِينَ فِي النَّارِ لِخَزَنَةِ جَهَنَّمَ ادْعُوا رَبَّكُمْ يُخَفِّفْ عَنَّا يَوْمًا مِّنَ الْعَذَابِ {49} قَالُوا أَوَلَمْ تَكُ تَأْتِيكُمْ رُسُلُكُم بِالْبَيِّنَاتِ قَالُوا بَلَى قَالُوا فَادْعُوا وَمَا دُعَاء الْكَافِرِينَ إِلَّا فِي ضَلَالٍ
"Dhe ata që janë në zjarrë, i thonë rojeve të Xhehennemit: Luteni Zotin tuaj që të na lehtëson denimin së paku një ditë! Ata(rojet e xhehennemit) thonë: A nuk ju patën ardhur juve të dërguarit tuaj me argumente të qarta? Ata përgjigjen: Po (na kanë ardhur). U thotë roja e xhehennemit: "E pra, luteni ju vet, por lutja e jobesimtareve është e kotë."
Dhe thonë banorët e Xhehennemit: O Malik, pse nuk po na ndihmon? Fillojnë banoret e Xhehennemit të bertasin dhe thonë: "Dhe ata thërrasin: "O Malik, lë te na e merr shpirtin Zoti yt! Ai thotë: Ju do te jeni aty (ne Xhehennem) përgjithmonë." [Zuhruf, 77]
Ka thënë A`mashi [radijallahu anhu] në komentin e këtij ajeti: Kur luten banoret e Xhehennemit, në mes lutjes se tyre dhe përgjigjejes së rojes së Xhehennemit (Malikut) zgjatë 1000 vjet.
Gjitheashtu transmetohet se Abdullah ibni Amri ka thënë: Banoret e Xhehennemit e thërrasin Malikun dhe nuk iu përgjigjet 40 vjet, pastaj thotë: Ju jeni aty pergjithemon, pastaj e lusin Zotin xh.sh. dhe thonë: "O Zoti ynë, na nxirr prej tij , e nëse gabojmë perseri, atëherë vërtet jemi mizorë." [Mu`minun, 107] All-llahu nuk iu përgjigjet atyre një kohë të gjatë, pastak u thotë: Heshtni aty e mos me folni! E pastaj banoret e Xhehennemit mbesin të deshpruar dhe aty klithin të deshpruar, që zërat e tyre aty në Xhehennem iu përngjajnë zërit të gomarit.
All-llahu na ruajt dhe na beftë prej banorve të Xhennetit dhe na ruajt prej banorve të Xhehennemit, Amin!
- Si ta përfitosh dashurinë e njerëzve -
Të jesh i dashur në mesin e njerëzve është vlerë e madhe. Nga kjo burojnë lumturia, dashamirësia, bereqeti dhe suksesi.
Ndërsa përçarja dhe urrejtja janë zjarrë. Nga këto burojnë mossuksesi, largohet bereqeti dhe ngurtën zemrat.
Andaj Islami ka nxitur përmes disa veprave të mira ta përfitojmë dashurinë e njerëzve.
Prej gjërave që të bëjnë ta përfitosh dashurinë tek njerëzit është:
1. Përhapja e selamit
Nuk ka dyshim se selami është sunet i hershëm që nga koha e Ademit, alejhi selam, e do të vazhdojë deri në Ditën e Gjykimit, gjithashtu është përshëndetje e banorëve të xhenetit.
All-llahu [Subhanehu ve Teala] thotë:
"…e përshëndetja e tyre është: Selam!" [Junus, 10]
Thotë All-llahu [Subhanehu ve Teala]:
"Kush përshëndeteni me ndonjë përshëndetje, ju ktheni përshëndetje edhe më të mirë, ose kthejeni ashtu. All-llahu llogarit për çdo send." [En-Nisa, 86]
Në hadithin të cilin e transmetojnë Buhariu dhe Muslimi një njeri e pyeti të Dërguarin e All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: Cila vepër e Islamit është më e mira? "Të ushqesh të varfërit dhe t'i japësh selam atij që e njeh dhe atë që nuk e njeh- iu përgjigj i Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]."
Ka thënë i Dërguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] "Nuk do të hyni në xhenet derisa të besoni, dhe nuk do të besoni përderisa nuk duheni në mes veti. A doni t'ju tregoj për një gjë, që nëse e praktikoni atë do të jeni të dashur? Përhapne selamin në mesin tuaj!" (Muslimi)
Ibn Omeri [radijallahu anhu] shkonte në treg dhe thoshte: Shkojmë në treg për shkak të selamit, t’i japim selam atij që e takojmë.
Selami i ka tri shkallë, ajo më e plota, më e mira dhe më e vlefshme është: "Es-selamu alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu", pastaj vijon: "Es-selamu alejkum ve rahmetullah" dhe më e ulta: "Es-selamu alejkum."
Andaj muslimani ose mund të marrë shpërblimin e plotë ose më pak, varësisht nga forma dhe shkalla e tij.
Është transmetuar se një njeri hyri në xhami tek i Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] dhe tha: Es-selamu alejkum! I Dërguari i All-llahut ia ktheu selamin dhe tha: "Dhjetë (sevape ka)". Pastaj hyri një tjetër dhe tha: Es-selamu alejkum ve rahmetullah! I Dërguari i All-llahut ia ktheu selamin dhe tha: "Njëzet (sevape ka)" Pastaj hyri një tjetër dhe tha: Es-selamu alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu! I Dërguari i All-llahut ia ktheu selam dhe tha: "Tridhjetë (sevape ka).” [Shënon Ebu Daudi dhe Tirmidhiu]
Selami është emër prej emrave të bukur të All-llahut [Subhanehu ve Teala] "Es-selam" dhe përhapne këtë emër që të kemi bereqet prej All-llahut [Subhanehu ve Teala].
I Dërguari i All-llahut [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem] na ka nxitur që të fillojmë me selam, sepse nëse fillojmë me selam kemi shpërblim të madh, duke u vërtetuar me fjalët e të Dërguarit të All-llahut [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem]: "Njerëzit më të mirë tek All-llahu [Subhanehu ve Teala] janë ata që fillojnë me selam."
Enes bin Maliku [radijll-llau anhu] i ka pershendetur edhe fëmijën nëse ka kaluar pranë tij, pasiqë edhe i Dërguari i All-llahut [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem] ka vepruar në këtë mënyrë.
2. Mos u hidhëro!
Hidhërimi të çon deri tek morali i keq, sepse hidhërimi t'i shkatrron nervat dhe të bën që të grindesh me të tjerët. All-llahu [Subhanehu ve Teala] na ka ndaluar nga këto sjellje e padashur tek Ai. Gjithashtu edhe i Dërguari i All-llahut [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem] na ka nxit që të mos hidhërohemi.
All-llahu [Subhanehu ve Teala] në Kur'anin famëlartë thotë:
"…Dhe ata që e frenojnë mllefin, që ua falin (të keqen) njerëzve, e All-llahu i do bamirësit." [Ali imran, 134]
Erdhi nje njeri tek i Dërguari i All-llahut [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem] dhe i tha: "O i Dërguari i All-llahut, më këshillo! I Dërguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i tha: Mos u hidhëro! I tha prap: Më këshillo! I tha i Dërguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: Mos u hidhëro! I tha prap: Më këshillo! I tha i Dërguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: Mos u hidhëro! Kështu disa herë."
I Dërguari i All-llahut [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë për atë që ka falimentuar: "I falimentuar është ai i cili vjen në Ditën e Gjykimit, ka plotësuar namazin e tij, ka plotësuar agjërimin e tij, ka plotësuar dhënien e zekatit, por e ka fyer (sha) këtë e atë, e ka mallkuar këtë e atë, dhe është bërë prej të falimentuarve, sepse All-llahu [Subhanehu ve Teala] ia ka marrë të mirat e tij dhe ia ka dhënë atyre që i ka fyer e i ka mallkuar."
I Dërguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: "Nuk ka dozë të shpërblimit më të madhe tek All-llahu [Subhanehu ve Teala] sesa frenimi i mllefit."
I Dërguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: "Kush e frenon mllefin, dhe ai ka mundësi që ta shfaqë atë (mllefin), All-llahu e thirrë atë në Ditën e gjykimit para të gjitha krijesave, derisa ky njeri ta zgjedh një nga hyritë e xhenetit".
Dhe si përfundim i kësaj është se hidhërimi është çelësi i shumë sherreve dhe prishjes së moralit, dhe prej gjërave që më së shumti takohet muslimani këtyre ditëve që të çojn deri tek hidhërimi janë: Telashet, kokëçarjet, papastërtia, gringja për kafshatën gojës, por me anë të Kur'anit dhe Sunetit të mudohet që ta kthej edukatën dhe moralin tek besimtari.
3. Mos lakmo në atë që e posedon tjetri
Ka thënë i Dërguari i All-llahut [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem]: "Mos lakmo në atë që është në dorë të njerëzve, të dojnë njerëzit." Sepse nëse njerëzit e ndiejnë se ti po kërkon atë që e kanë ata, frikësohen prej teje dhe të urrejnë.
4. Edukata dhe morali i mirë
All-llahu [Subhanehu ve Teala] thotë:
"Vërtet, ti(Muhamed) je në një shkallë të lartë të moralit!" [El-Kalem, 4]
Dhe për këtë feja islame i jep përparësi të veçant moralit të mirë, sa që edhe i Dërguari i All-llahut [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem] e ka kufizu qëllimin e dërgimit të tij dhe ka thënë: "Me të vërtetë, jam dërguar të plotësoj moralin" edhe për këtë Resulullahu [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem] nuk ka bërë dallim në mes fesë islame dhe moralit të mirë.
Këtë e vërteton hadithi tjetër ku i Dërguari i All-llahut [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: "Nuk ka asgjë më të rëndë në peshojën e besimtarit në Diten e Gjykimit sesa morali i mirë, dhe ai që ka moral të mirë, e arrinë gradën e agjëruesit (që agjëron) vazhdimisht, dhe ai është i dobët në ibadet.
5. Falja
Kur'ani famëlartë na nxit që t'i falim të tjerët dhe mos t'ua zëmë për të madhe. Këtë e vërteton fjala e All-llahut [Subhanehu ve Teala] ku thotë:
"…po le t’ua falin (gabimin) dhe mos t’ua zënë për të madhe. A nuk dëshironi që All-llahu t’u falë ju?" [En-Nur, 22]
Ky ajet Kur'anor do të thotë: All-llahu [Subhanehu ve Teala] thotë: O robi Im, ju gaboni dhe dëshironi që All-llahu t'iu falë gabimet tuaja, duhesh që patjetër edhe ti t'ia falësh gabimi atij që të ka bërë keq. Nëse doni që All-llahu mos me ua zënë për të madhe dhe me ju falë juve, fali të tjerët.
All-llahu [Subhanehu ve Teala] në Kur'anin famëlartë thotë:
"Dhe ngutuni (me punë që meritoni) në falje mëkatesh nga Zoti juaj dhe për një xhennet,gjerësia e të cilit është si gjerësia e qiejve dhe e tokës, i përgatitur për të devotshmit. Të cilët japin kur janë shlirë edhe kur janë në vështirësi dhe që e frenojnë mllefin, që ua falin (të keqen) njerëzve,e All-llahu i do bamirësit." [Ali Imran, 133-134]
Këto dy ajete kanë qenë shkak i lirimit të një robëreshe që ka qenë e mençur. Kjo robëreshë ka qenë tek Imam Xhafer El-Mensur. Një ditë Imam Xhafer El-Mensuri e kishte urdhëruar që t'i qet ujë me marrë abdes, dhe i rrotullohet ena, dhe Imam Xhafer El-Mensuri hidhërohet dhe e shiqon me hidhërim. Robëresha ishte e mençur dhe i tha ajetin (dhe ata që e frenojnë mllefin). Imam Xhafer El-Mensuri tha: E frenova mllevin. Robëresha vazhdoi: (dhe ata që ua falin (të keqen) njerëzve). Imam Xhafer El-Mensuri tha: Të kam falur ty. Robëresha recitoj përseri fundin e ajetit: (Vërtet, All-llahu i do bamirësit). Pastaj imam Xhafer El-Mensur i thotë: Shko se ti je e lirë për hir të All-llahut [Subhanehu ve Teala].
6. Pajtimi në mes dy vëllezërve të hasmuar,bashkëshortëve të ndarë, shokëve të hidhëruar
Punë shumë e lehtë për të fituar dashurinë tek njerëzit. Andaj e ka për detyre ç'do musliman që të mundohet sinqerisht për hir të All-llahut [Subhanehu ve Teala] t'i pajtojë ata në mes veti, dhe me këtë e arrin kënaqësinë e All-llahut [Subhanehu ve Teala] dhe të njerëzve.
Thotë All-llahu [Subhanehu ve Teala] në Kur'an:
"S’ka dyshim se besimtarët janë vëllezër, pra bëni pajtim ndërmjet vëllezërve tuaj dhe kini frikë All-llahun, që të jeni të mëshiruar (nga Zoti)". [El-Huxhurat, 10]
7. Mos shajë e as mos nënçmo e përqesh
Nëse don që njerëzit me të dashtë, atëherë mos i përqesh ata, e as mos i shajë. All-llahu [Subhanehu ve Teala] në Kur'an thotë:
"..dhe njerëzve u thuani fjalë të mira.." [El–Bekare, 83]
Pastaj All-llahu [Subhanehu ve Teala] thotë:
"O ju që keni besuar, largohuni prej dyshimeve të shumta, meqë disa dyshime janë mëkat dhe mos hulumtoni për zbulimin e të metave të njëri-tjetrit, dhe mos përgjoni njëri-tjetrin; a mos ndonjëri prej jush dëshiron të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? Atë pra e urreni! Kini frikë nga ndëshkimi i All-llahut, e All-llahu është mëshirues, Ai pranon shumë pendimin". [El-Huxhurat, 11]
8. Mendo mirë për njerëzit
Nëse do që njerëzit me të dashtë, duhet që patjetër të kesh mendim të mirë për ta, sepse mendimi i keq të çon deri tek hidhërimi dhe urrejtja.
All-llahu [Subhanehu ve Teala] në Kur'anin Famëlartë thotë:
"O ju që keni besuar, largohuni prej dyshimeve të shumta, meqë disa dyshime janë mëkat…" [El-Huxhurat, 12]
9. Mos përgojo
Prej gjërave që të çon deri tek hidhëimi është të bësh gibet (përgojim) në mesin e njerëzve, dhe të thuash për dikend diçka që nuk e ka. Nëse një njeri është koprrac dhe me një mexhlis i thua se ai është koprrac, i ke bërë gibet (e ke përgoju), por nëse nuk është koprrac dhe i thua se është koprrac, ke shpifur për të, d.m.th. i ke bërë padrejtë dhe i ke thënë se është rrenacak.
All-llahu [Subhanehu ve Teala] në Kur'anin Famëlartë thotë:
"O ju që keni besuar, largohuni prej dyshimeve të shumta, meqë disa dyshime janë mëkat dhe mos hulumtoni për zbulimin e të metave të njëri-tjetrit, dhe mos përgjoni njëri-tjetrin; a mos ndonjëri prej jush dëshiron të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? Atë pra e urreni! Kini frikë nga ndëshkimi i All-llahut, e All-llahu është mëshirues, Ai pranon shumë pendimin." [El-Huxhurat, 12]
10. Ktheje të keqën me të mirë
Nëse do të jesh i dashur tek njerëzit, duhet që të fillosh me të mira, duke u bazuar në fjalën e All-llahut [Subhanehu ve Teala] ku thotë:
"Nuk është e barabartë e mira dhe e keqja. Andaj, (të keqen) ktheje në mënyrën më të mirë, se atëherë ai, me të cilin kishit njëfarë armiqësie, do të bëhet mik i afërt." [Fussilet, 34]
Në lidhje me këtë është një tregim i çuditshëm por me mend: Hasan El-Basriu dëgjon se e ka përgojuar një person në mexhlisin e tij. Hasani me këtë rast i thotë një vogëlushit: Merre këtë hedije ( ka qenë një tabak me hurme) dhe dërgoja filanit dhe thuaj: Hasan El-Basriu këtë hedije ta dhuron, sepse ti kur e ke përgojuar atë, ia ke dhuruar të mirat e tua, por kjo hedije është një pjesë e vogël prej të mirave tua.
11. Të jeshë modest
Prej gjërave që e bëjnë të dashur tek njerëzit është modestia.
I Dërguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: "Nuk do të hyjë në xhenet ai person i cili ka në zemër mendjemadhësi qoftë edhe sa grimca e atomit.
Mundohu që kur të jesh në mexhlis, dhe vjen vëllau yt musliman dhe t'ia lirosh pak vend që edhe ai të ulet, ky person që ti ia ke liruar pak vend, do të nderojë, do të rrespektojë, dhe do ta ktheje me të mira atë vepër.
All-llahu [Subhanehu ve Teala] thot në Kur'anin Famëlartë:
"O ju që besuat, kur t’ju thuhet: zgjerohuni (bëni vend) në vend ndeje, zgjerohuni, se All-llahu bën zgjerim për ju, e kur t’ju thuhet: ngrihuni! Atëherë ju ngrihuni, All-llahu i lartëson ata që besuan prej jush, i lartëson në shkallë të lartë ata të cilëve u është dhënë dituri. All-llahu është i njohur mirë me atë që punoni." [El-Muxhadeleh, 11]
Në vijim do t'i paraqes disa ajete Kur'anore që përmbajnë këshilla dhe edukatë, që shkaktojnë të jesh i dashur tek njerëzit:
Thotë All-llahu [Subhanehu ve Teala]:
a. "O ju që besuat, kur t’ju thuhet: zgjerohuni (bëni vend) në vend ndeje, zgjerohuni, se All-llahu bën zgjerim për ju, e kur t’ju thuhet: ngrihuni! Atëherë ju ngrihuni, All-llahu i lartëson ata që besuan prej jush, i lartëson në shkallë të lartë ata të cilëve u është dhënë dituri. All-llahu është i njohur mirë me atë që punoni." [El-Muxhadeleh, 11]
Thotë All-llahu [Subhanehu ve Teala]:
b. "E, sa i përket atij që jep dhe ruhet, Dhe vërteton bindshëm për më të mirën, Ne do ta përgatitim atë për më të lehtën. E sa i përket atij që bën koprraci dhe ndien veten të pavarur (nga Zoti), Dhe që përgënjeshtron atë më të mirën." [El-lejl, 5-9]
Thotë All-llahu [Subhanehu ve Teala]:
c. "(Përkujtoni) Kur ne morëm zotimin e bijve të israilit; mos adhuroni tjetërkë përveç All-llahun, të silleni mirë ndaj prindërve, ndaj të afërmve, ndaj jetimave, ndaj të varfërve dhe njerëzve u thuani fjalë të mira; Faleni namazin dhe jepni zeqatin, e pastaj ju e thyet zotimin dhe përveç një pakice prej jush, ia kthyet shpinën zotimit." [El-Bekareh, 83]
Thotë All-llahu [Subhanehu ve Teala]:
d. "Nuk është tërë e mira (e kufizuar) t’i ktheni fytyrat tuaja kah lindja ose perëndimi, por mirësi e vërtetë është ajo e atij që i beson All-llahut, ditës së gjykimit, engjëjve, librit, pejgamberëve dhe pasurinë që e do ua jep të afërmve, bonjakëve, të varfërve, udhëtarëve, lypësve dhe për lirimin e robërve, dhe ai që e fal namazin, e jep zeqatin, dhe ata që kur premtojnë e zbatojnë, dhe të durueshmit në skamje, në sëmundje dhe në flakën e luftës. Të tillët janë ata të sinqertit dhe të tillët janë ata të devotshmit." [El-Bekareh, 177]
Thotë All-llahu [Subhanehu ve Teala]:
e. "O ju që keni besuar, para se të vijë një ditë kur nuk do të ketë as shitblerje, as miqësi, e as ndërmjetësim, jepni nga ajo me çka Ne u furnizuam juve. Pabesimtarët janë mizorë." [El-Bekareh, 254]
12. Fjala e butë apo butësia
All-llahu [Subhanehu ve Teala] në Kur'anin Famëlartë thotë:
" Atij i thuani fjalë të buta, ndoshta ai mendohet a frikësohet." [Ta ha, 44]
Thotë All-llahu [Subhanehu ve Teala]:
"(Përkujtoni) Kur ne morëm zotimin e bijve të israilit; mos adhuroni tjetërkë përveç All-llahun, të silleni mirë ndaj prindërve, ndaj të afërmve, ndaj jetimave, ndaj të varfërve dhe njerëzve u thuani fjalë të mira; Faleni namazin dhe jepni zeqatin, e pastaj ju e thyet zotimin dhe përveç një pakice prej jush, ia kthyet shpinën zotimit." [El-bekareh, 83]
Thotë All-llahu [Subhanehu ve Teala]:
"Ti ishe i butë ndaj atyre, ngase All-llahu të dhuroi mëshirë, e sikur të ishe i vrazhdë e zemërfortë, ata do shkapërderdheshin prej teje, andaj ti falju atyre dhe kërko ndjesë për ta, e konsultohu me ta në të gjitha çështjet, e kur të vendosësh, atëherë mbështetu në All-llahun, se All-llahu i do ata që mbështeten." [Ali Imran, 159]
I Dërguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: "Nuk gjindet ndonjë gjë (send) veq se e ka zbukuruar atë butësia, dhe nuk ngritet ndonjë gjë vetëm se me çështjen e tij (butësisë). Buzëqeshja kur të takohesh me vëllaun tënd është sadaka."
I Dërguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: "Bamirësia është moral i mirë, me fytyrë të buzëqeshur dhe më fjalë të buta."
I Dërguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: "Njerëzit më të larguar nga All-llahu janë ata që kanë vrazhdësi në zemër."
"Nuk ke besuar pëdresia të mëshirosh"
"Kush nuk i mëshiron njerëzit, All-llahu [Subhanehu ve Teala] nuk e mëshiron atë."
"Kush nuk i mëshiron ata që janë në tokë, nuk e mëshirojnë atë ata që janë në qiej."
Të gjitha këto ajete dhe hadithe të nxisin që të jesh i but në fjalë, i butë me të tjerët, të buzëqeshësh kur flasësh me tjetrin, t'i mëshirosh ata që të rrethojnë.
Të gjitha këto gjëra e shtojnë dashurinë e njerëzve për ty, dhe largohet urrejtja e tyre ndaj teje.
- Disa vepra që të shpiejn në xhenet -
1. Leximi i Ajetit Kursi pas çdo namazi
Transmetohet nga Ebu Hurejra [radijallahu anhu] se i Dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Kush e lexon ajetin Kursi pas çdo namazi nuk e pengon këtë njeri për t'u futur në xhenet përveç se vdekja.” [transmeton Nesaiu]
2. Thënia e Shehadetit pas çdo abdesi
Transmetohet nga Omer Ibën Hatabi [radijallahu anhu] se i Dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Çdonjëri prej jush, që merr abdes e më pas thotë “أشهد أن لا إله إلا الله , وأن محمدا عبده ورسوله (Esh-hedu En La ilahe il-lallah ve Enne Muhammeden Abduhu Ve Resuluhu) Dëshmoj se nuk ka të adhuruar meritor tjetër pos Allahut dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Allahut, do t’i hapen tetë dyert e xhenetit e do të futet nga cila derë dëshiron.”
3. Të kërkuarit nga Allahu xhenetin
Transmetohet nga Enesi [radijallahu anhu] se i Dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:“Kush kërkon nga Allahu [subhanehu ve teala] tri herë xhenetin, xheneti do të thotë: “O Zot, fute këtë njeri në xhenet!” Ndërsa kush kërkon tri herë mbrojtje prej zjarrit të xhehenemit, xhehenemi do të thotë: “O Zoti im, largoje këtë njeri nga zjarri!”
4. Kërkimi i diturisë
Transmetohet nga Ebu Hurejra [radijallahu anhu] se i Dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Ai i cili merr rrugën për të kërkuar dituri, Allahu do t’ia lehtëson rrugën për në xhenet.”
5. Mësimi përmendësh dhe të vepruarit me kuptimin e Emrave të Allahut
Transmetohet nga Ebu Hurejra [radijallahu anhu] se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Allahu [subhanehu ve teala] posedon nëntëdhjetenëntë emra. Ai i cili i mëson përmendësh dhe vepron me kuptimin e këtyre emrave do të hyjë në xhenet.”
6. Falja e namazit të natës
Transmetohet nga Abdullah ibën Selami [radijallahu anhu] se i Dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Përhapeni selamin, shpërndani ushqim, vizitoni farefisin dhe faluni gjatë natës kur njerëzit janë në gjumë do të futeni në xhenet me siguri dhe paqe.”
7. Ndërtimi i xhamiave
Transmetohet nga Othmani [radijallahu anhu] se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] duke thënë: “Kush e ndërton një xhami për hir të Allahut, Allahu [subhanehu ve teala] do t’ia ndërtojë një shtëpi në xhenet.”
8. Haxhi i pranuar
Transmetohet nga Ebu Hurejra [radijallahu anhu] se i Dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Umreja deri në umre i shlyen mëkatet, ndërsa nuk ka shpërblim tjetër për Haxhin e pranuar vetëm se xheneti.”
9. Largimi i një pengese nga rruga
Transmetohet nga Ebu Hurejra [radijallahu anhu] se i Dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “E kam parë një njeri duke u shëtitur në luginat e xhenetit, që shkak për hyrjen e tij në xhennet ishte një pemë që e kishte prerë ngase iu pengonte myslimaneve.”
10. Falja e namazit
Transmetohet nga Ebu Musa el-Eshari [radijallahu anhu] se i Dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Kush e falë namazin e sabahut dhe ikindis do të hyjë në xhenet.”
- Në çastet e vdekjes -
Gjendja e banorëve të varrezave është shumë e vështirë dhe e rrezikshme.
Varrezat janë vendet, që në to fshihen trupat e personave të vdekur, duke pritur ringjalljen e tyre, tubimin e tyre para All-llahut dhe duke pritur Israfilin, alejhi selam, që t'i fryej Surit. Janë të varrosur në varreza dhe nuk din askush për gjendjen e tyre përveç All-llahut, i Cili e din të fshehten dhe të dukshmen.
Po, kjo është vdekja, që do te ballafaqohen me të mbretërit, kryetarët, ministrat, parlamentarët, të pasurit, të varfërit, të mëdhenjtë, të vegjëlit, burrat, gratë, të rinjtë, pleqt, i shëndoshi, i sëmuari, të gjithë do të ballafaqohen me vdekjen.
All-llahu [subhanehu ve teala] ka thënë në librin e Tij, Kur'anin Fisnik:
قُلْ إِنَّ الْمَوْتَ الَّذِي تَفِرُّونَ مِنْهُ فَإِنَّهُ مُلَاقِيكُمْ ثُمَّ تُرَدُّونَ إِلَى عَالِمِ الْغَيْبِ وَالشَّهَادَةِ فَيُنَبِّئُكُم بِمَا كُنتُمْ تَعْمَلُونَ
"Thuaj: "S'ka dyshim se vdekja prej së cilës po ikni, ka për t'iu zënë, e mandej do të silleni tek Ai që e di të padukshmën dhe të dukshmën, dhe atëherë Ai do t'ju njoftojë me atë që e keni punuar." [El-Xhumua, 8]
Ku janë ushtritë? Ku janë Mbretërit? Ku është pasuria që e tubove në dynja? Ku janë pallatet që i ndërtove në dynja? Ku janë ata që menduan se nuk do të vdesin dhe se nuk do të kthehen një ditë tek All-llahu? Të gjithë janë bërë popuj sikur nuk kanë ekzistuar.
Amër Ibën Abdullah ibën Zubejri kur ka qenë në prag të vdekjes duke i numëruar frymëmarrjet e fundit të jetës së tij, familja e tij ishin rreth tij duke qajtur sepse ai tash po ballafaqohet me vdekjen dhe po ndahet nga kjo botë. Në këto momente dëgjohet muezini duke thirrur Ezanin e Akshamit, shpirti i tij afër ndarjes me trupin, dhimbjet duke iu shtuar. Pasi e dëgjoi Ezanin i tha familjes që ta marrin për krahu. Familja e tij i thanë: Ku do që të çojmë, a nuk po e sheh vetën se në çfarë gjendje je?! Tha: Subhanallah!! E dëgjoj muezinin duke e thirrur Ezanin e të mos i përgjigjem?! Më Kapeni për krahu dhe më çoni në xhami! E çuan në xhami, i fali dy reqate me imamin dhe pastaj vdiq. Po, vdiq duke qëndruar në sexhde.
Kush fal Namaz dhe bën sabër në nënshtrimin ndaj All-llahut dhe respektit ndaj Tij, All-llahu ia bën fundin e tij të kënaqshëm për te.
Tregon Imam Kurtubiu se një njeri, i cili ishte në momentin e vdekjes kishte qenë i zënë me dynjan dhe e kishte harruar All-llahun dhe nuk e kishte adhuruar Atë. Kishte shpresë të gjatë që të jetojë dhe kishte menduar se vdekja nuk do t'i vie kurrë. Pasi i erdhi vdekja filluan të i shtohen dhimbjet në trupin e tij. U mblodhën përreth tij djemt dhe familja e tij për t'ia thënë lamtumirën e fundit babait të tyre. Filluan t'ia përkujtojnë shehadetin duke i thënë: Thuaj: La ilahe il-lall-llah...! Ai filloi të bërtas. Ata përsëri morën t'ia kujtojnë shahadetin, kurse ai bërtiti me një zë të madh dhe tha: Në shtëpinë e filanit rregullonie këtë dhe atë... në kopshtin e filanit mblidheni këtë dhe atë... në dyqanin e filanit merreni këtë dhe atë... duke i përsëritur këto fjalë vdiq.
Po, vdiq. La kopshtin e filanit dhe dyqanin e filanit duke u kënaqur aty trashëgimtarët e tij dhe djemt e tij. Ndërsa ky vazhdon të dënohet për namazin që nuk e ka falur, për zeqatin që nuk e ka dhënë, për ramazanin që nuk e ka agjëruar.
Tregon Ibën Kajjimi [All-llahu e mëshiroftë]: Ka qenë një njeri që ka bërë tregti me alkool... Kur ishte në agonin e vdekjes ia përkujtuan fjalën La ilahe il-lall-llah. Ai filloi t'i përsëris disa fjalë dhe thonte: Kjo është e lirë... ky mushteri është i mirë... ky ashtu, ky kështu... derisa i doli shpirti prej trupit dhe kështu u nda nga kjo botë në këtë gjendje të mjerë.
Po, vdiq. Sa ishte në këtë botë kishte qenë mendjemadh. Vdiq dhe u varros në dheun e tokës. Kishte pasuri shumë, por nuk i bëri dobi tek All-llahu asgjë. Nuk i ndihmoi asgjë, u varros, la tërë pasurin dhe shkoi për Ahiret.
Tregon ibën Kajimi [All-llahu e mëshiroftë] për një njeri, i cili gjatë jetës së tij kishte pirë alkool. Kur i erdhi momenti i vdekjes së tij dhe daljes së shpirtit nga trupi i tij iu afrua atij njëri prej atyre që ishin afër tij dhe pritnin që t'ia thonë lamtumirën e fundit dhe i tha: O filan... o filan... thuaj La ilahe il-lallah! Por, atij iu ndryshua fytyra dhe iu trash gjuha. Prap ia përsëritën fjalën La ilahe il-lallah, mirëpo në këtë moment bërtiti: Jo, jo! Por, pi ti dhe me jep edhe mua të pi...! Jo, jo! Por, pi ti dhe me jep edhe mua të pi...! Jo, jo! Por, pi ti dhe me jep edhe mua të pi...! I përsëritte këto fjalë derisa i doli shpirti dhe vdiq në këtë gjendje.
Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu që t'na mbrojë nga ky përfundim i keq dhe nga hidhërimi i All-llahut.
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë në Kur'an:
وَحِيلَ بَيْنَهُمْ وَبَيْنَ مَا يَشْتَهُونَ كَمَا فُعِلَ بِأَشْيَاعِهِم مِّن قَبْلُ إِنَّهُمْ كَانُوا فِي شَكٍّ مُّرِيبٍ
"Dhe ndërhyhet (ndërhyn All-llahu) ndërmjet tyre dhe ndërmjet asaj që dëshirojnë ata, ashtu sikurse është vepruar me parë me të ngjajshmit e tyre. Vërtet, ata ishin në një dyshim të fortë." [Sebe'ë, 54]
Tregon Sefediu [All-llahu e mëshiroftë] për një njeri që ka pirë alkool në familjen e tij. Pinte shumë dhe vazhdimisht. Një natë është dehur dhe ka ra të flejë në ballkon. Që të mos bie poshtë i ka lidhur këmbët me litar. Pas pak çohet që të ecë por me pavetëdije bie nga ballkoni më këmbë të lidhura dhe vdes në këtë gjendje.
Një ngjarje e cila ka ndodhur në kohën tonë. M. Mugijthi, një njeri i devijuar, që pinte shumë alkool, saqë nuk dilte asnjëherë nga kafeneja. Një ditë u sëmurë rënd dhe i erdhi vdekja. Një njeri tjetër që ishte pran tij mori ta pyes: A të ka mbetur në trup fuqi që të ecësh? Ai ia ktheu: Po. Nëse do mund të eci deri të kafeneja ku kam pirë gjithherë alkool. Shoku i tij që ishte pranë tij i tha: Kërkoj mbrojtje prej All-llahut të Madhëruar! Pse nuk po thua mundem me ec deri të xhamija? Filloi të qajë dhe tha: Gjatë gjithë jetës kam dashur vetëm alkoolin dhe tash më ka mundur kjo mua dhe nuk mundem. Njeriu e përfundon jetën në atë mënyrë siç e ka jetuar gjithmonë. Nuk ka qenë adet për mua që të shkoj nëpër xhamia.
Ka thënë Ibën Ebi Mesudi: Një herë, tek një njeri, që ishte në momentin e vdekjes, filluan njerëzit rreth tij t'ia përkujtojnë shahadetin duke i thënë: Thuaj La ilahe il-lallah! Mirëpo, atij iu rëndua gjuha. Ata vazhdimisht e nxitnin që t'a thojë shehadetin dhe duke ia përkujtuar All-llahun. Ai në këtë gjendje të rëndë, duke ndier dhimbje të forta dhe pasi që iu ngushtua trupi i tij, u bërtiti me zë të madh atyre që e ishin pranë tij dhe iu tha: Ai i cili thotë La ilahe il-lall-llah është qafir-jobesimtar. Pastaj rënkoi edhe më shumë dhe vdiq. Pasi e varrosën e pyetën familjen e tij: Çka ka bërë ky njeri gjatë jetës së tij? Ata u përgjigjën se ai ka pirë alkool dhe kështu e ka çuar tërë jetën. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu që t'na ruajë nga ky përfundim i keq, Amin!
Tregon Ibën Kajjimi [All-llahu e mëshiroftë] se një njeri ishte i dhënë pas këngës dhe muzikës dhe duke qenë në këtë gjendje e zuri vdekja. Pasi filluan t'i shtohen dhimbjet në trup, njerëzit që ishin përreth tij filluan t'ia përkujtojnë shahadetin duke i thënë: Thuaj La ilahe il-lall-llah! Ai filloi të këndojë vargjet e muzikës, me të cilat kishte çuar tërë jetën e tij me to dhe e kishte harruar All-llahun dhe kishte harruar se vdekja do t'i vie një ditë. Njerëzit përreth tij filluan t'ia përkujtojnë shehadetin duke i thënë përsëri: Thuaj la ilahe il-lall-llah! Mirëpo, atij iu rëndua gjuha e tij dhe nuk mund ta thonte këtë fjalë. Në këto momente filloi t'i përsëris këngët, të cilat kishte qenë tërë jetën i zënë me to. I mjeri filloi të përshpërisë: Tra la la, tri li li... tra la la, tri li li... derisa i doli shpirti nga trupi duke kënduar dhe shqiptuar tingujt e muzikës.
Po, këta janë ndihmëtarët e shejtanit dhe armiqt e Rrahmanit- Gjithmëshiruesit. Këta janë armiqt e besimtarëve dhe vëllezërit e jobesimtarëve, të cilët në Ditën e Kijametit do të mblidhen me parin e Faraonit dhe Hamanit, ku do të qëndrojnë në zjarrë të xhehenemit. Janë ata që e kanë lënë namazin dhe nuk e kanë falë atë. Ka thënë i Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]:
بين العبد والكفر – أو الشرك - ترك الصلاة
"Në mes njeriut dhe kufrit-mosbesimit apo shirkut është lënia e namazit."
Ky është dënimi që e ka pas në momentin e vdekjes. Vallë, si do të jetë gjendja e tij pas vdekjes?!
Gjithashtu, tregon Ibën Kajjimi [All-llahu e mëshiroftë] për një njeri, i cili ishte në agonin e vdekjes. Kishte qenë mëkatar i madh dhe e kishte harruar All-llahun, Krijuesin e tij dhe kishte harruar se një ditë do të vdes dhe do ta lë këtë botë kalimtare dhe të përkohshme. Nuk shkoi shumë kohë dhe i erdhi vdekja. Ata që ishin afër tij e kapën dhe e shtrinë në shpindë dhe ia drejtuan duart. Filluan t'ia përkujtojnë fjalën La ilahe il-lall-llah, mirëpo ai filloi t'i thojë shprehjet e tija, shprehje të cilat i kishte përsëritur gjatë tërë jetës. Pasi filloi shpirti t'i dalë nga trupi i tij bërtiti me një britmë të madhe: Pse të them La ilahe il-lall-llah pasi që mua nuk më bën dobi kjo fjalë?!! Nuk e di a jam falur ndonjëherë për All-llahun!! Pastaj vdiq.
Kjo është vdekja, rruga për Ahiret. Çdo gjë që është pas vdekjes është edhe më e vështirë (për keqbërësit).
- Dijetarët duhet ti arsyetojm -
Parim i sjellës së muslimanëve ndaj muslimanëve të tjerë është që të mendojnë të mira për njëri-tjetrin.
All-llahu [subhanehu ve teala] ka thënë në Kur'an: "E përse kur e dëgjuan atë (shpifje) besimitarët dhe besimtaret të mos mendonin të mirën si për vete dhe të thonin: "Kjo është shpifje e qartë?!" [En-Nur, 12]
Për atë besimtarët e kanë obligim që të mëndojnë mirë për vëllezërit e tij (në fe). Nëse të vjen një lajmë kundra vëllaut tënd atëherë kërko që të gjejsh ndonjë arsye për të. E nëse nuk gjen për te arsye, atëherë thuaj: Ka mundësi që të ketë arsye.
Ka thënë Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me te: Mos mëndo diç të keqe për një fjalë, të cilën e ka thënë vëllau yt dhe ti tek ai ke gjetë plot vepra të mira.
Nëse kjo çështje është për vëllezërit mes veti, a thua vallë, çka mëndon ti si qëndron gjendja e studentit islam me hoxhën e vet?!
Për atë ka thëne Imam Es-Subkiju [Allahu e mëshiroftë]: Kur një person është i bësueshëm dhe i dëshmuar nga tjerët se është me besim dhe përqëndrim, nuk duhet që t'ia marrim për të madhe fjalët dhe shkrimët e tija, të cilët kanë buruar nga ai jashtë natyres së tij të zakonshme. Mirëpo, duhet ta bëjmë këtë me një interpretim të drejt dhe mendimi të mirë ndaj tij sepse është obligim.
Kjo dukuri, për fat të keq, është rralluar në kohën tone. Për më tepër, shpirti i mire takohet vetëm më të mira, ndërsa shpirti i lig takohet vetëm më të liga.
E sheh këtë kur një dijetar gabon apo përhapën për të fjalë i vërenë të tjerët duke e kundërshtuar dhe duke ju gjuajtur me fjalë, të cilat nuk janë vërteta. Po të kërkohej për te arsyetim, do ishte gjetur sa gjërësia e detit. Por, synimi është bërë i pamoralshëm dhe personalitetët janë djallëzuar. Kështu që nuk gjen përveç se çka sheh dhe ndëgjon.
Shpeshherë ka ndodhur që dijetarët i ka shtyrë të heshtin nga frika në kohën e sprovave, duke zgjedhur lehtësim. Nuk është e favorshme që të lihet vendosshmeria për të thënë fjalën e drejtë, sepse kjo është parësore tek dijetarët, të cilët pasohen. Mëgjithatë, dijetari është njeri dhe frikohët sidomos kur bën moshë apo dobësohet.
Ja pra ky është Ali Ibnul Medenij, Allahu e mëshiroftë, i cili ishte duke e mbrojtur popullin në kohën e sprovave rreth Kur'anit (a është i krijuar apo jo). Kur u pyet për këtë ai u pergjigj: Ahmedi i qëndroi kamxhikut ndërsa unë s'u bëra i fortë me i qëndruar.
E kur e qortuan disa për këtë që e ka thënë (se Kur'ani është i krijuar) u përgjigj: Nuk ka në zemrën time asgjë nga ajo që e kam thënë dhe jam përgjigjur. Mirëpo, jam frikuar se mos po më mbysin. Sikur të isha rrehur vetëm me një të rënë të kamxhikut do kisha vdekur.
Disa njerëz rebelohen ndaj dijetarëve nëse ata marrin pagë për mësimdhënien.
Kush e paramëndon gjendjën e një thirrësit në kohën tonë, në të cilën nuk ka fondacion që jep për studentët islam dhe dijetarët. Andaj, dijetarit i duhet të harxhoj një kohë të gjatë nga jeta e tij për të siguruar kafshatën e bukës për vete dhe për familje. Në anën tjetër ai ka kërkesa të shumta për të shkruar apo për të bërë davet, për t'i thirrur njerëzit në Islam apo për të kërkuar dituri. Vallë, nga t'ia mbajë më parë ky student apo dijetar?!!
Normal se devotshmëria dhe largimi nga dunjaja e përmbanë se mos ta zgjasin dijetari dorën e vet në pasurinë e njerëzve për t'i mësuar të tjerët. Mirëpo, si është zgjedhja, o robër të All-llahut?
A është zgjedhje që t'i lejmë dijetarët dhe studentët që të dalin për të fituar në këtë kohë të shtrejtësirave e t'i kafshojë dunjaja?!
Apo t'i lëjmë në fatin e sadakave të njerëzve bamirës?! Njerëzit në kohën e sodit nuk e din se më së shumti obligohet që të ipet lëmosha për kërkuesit e diturisë, që me ta ruhet kjo fe?!
Unë njoh shumë studentë inteligjentë, është pritur të jenë prijesa të mëdhenj. Mirëpo, nga varfëria i ka shkelur dunjaja. Studenti sot ka nëvojë shumë për para, që me to të udhëtojë, të blejë libra apo kaseta. Gjithashtu ai është i ri dhe në këtë kohë të sprovave epshore ka nëvoj për martesë, ka nëvoj për pasuri të gjejë një vendbanim dhe mobile. Mirëpo, nuk gjen askënd që t'i ndihmojë në të gjitha këto. Si i tillë, detyrohet të gjejë punë të rënda, e t'i pakësojë orët e mësimit, saqë pas një kohe do ta shohës së i ka lënë edhe ligjëratat dhe është kthyer tërësisht kah dunjaja, All-llahut i qofshim falë!
Sëcili prej nesh e ka të qartë këtë situatë. Mëgjithatë, përseri gjen njerëz, që fajësojnë këtë apo atë dijetarë apo thirrës se ka pranuar që të marrin para për mësimet të cilat i jep.
Ka thënë Bishër Ibnu Abdul-Vahid: E pashë në ëndërr Ebu Nuajmin dhe i thash: Ç'bëri Allahu me ty (për atë që ka marrur para që ua ka mësuar të tjerëve hadithin)? Ai u përgjigj dhe më tha: Ma shiqoi Gjykatësi (All-llahu) gjëndjen time, që ishte e varfur dhe ma ka falur.
Ka thënë Imam Dhehebiju, Allahu e mëshiroftë, në lidhje më këtë: Është vërtetuar se ai mirrte pagë simbolike për mësimin e hadithit sepse ishte i varfër.
Ka thënë Ibnu Hushram: E kam dëgjuar Ebu Nuajmin duke thënë: Më qortojnë mua përse marr shpagim, kursë në shtëpinë time janë trembëdhjet anëtarë dhe nuk gjen në shtëpinë time asnjë copë bukë.
- Atëherë ku është lumturia -
"Jeto në këtë botë si një jabanxhi apo si një kalimtar.", "Tuba (luginë në xhenet) për të vetmuarit, të cilët përmirësojnë kur ç'rregullojnë të tjerët."
Nuk është lumturia në pallatet e Abdulmelik ibën Mervanit, as në ushtrinë e Harun Er-Rashidit, dhe as shtëpitë e Ibën Xhesasit, as në thesaret e Karunit. Nuk është hareja në librat e Ibën Sinas dhe as në poezit e Mutenebis, dhe as në kopshtet e Kordobes, apo parqet e Zahras.
Lumturia ishte tek sahabet përkundër varfërisë që posedonin dhe vrazhdësisë së jetës.
Lumturia ishte tek Ibën Musejib gjatë adhurimit, tek Buhariu gjatë përmbledhjes së sahihut tij, tek Hasan el Basri me besnikërinë e tij, me Shafiun në nxjerrjen e dispozitave të sheriatit, tek Maliku në frikën ndaj Allahut, tek Ahmedi në devotshmërinë e tij.
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë "Nuk ishte me vend ngase ata nuk i godet as etja, as lodhja, as uria kur janë në rrugën e All-llahut, dhe nuk shkelin ndonjë vend që i hidhëron mosbesimtarët, dhe nuk arrijnë kundër armikut çkado qoftë (mbytje, robërim të tyre ose ngadhënjim mbi ta), vetëm se të gjitha ato do t’u evidentohen atyre si vepër e mirë (shpërblyese). All-llahu nuk ua humb shpërblimin veprimmirëve."
Nuk është lumturija në shpenzimet e teperta, as në veturat e mira, e as në aromën e trëndafilit, as në pasuri, dhe as në posedimin e dyqanëve.
Lumturia është në bartjen e të vërtetës, dhe të vepruarit me parimet për të cilat jeton dhe në komoditetin e shpirtit pas një vepre të mire që e fsheh nga sytë e njerëzve.
Mendonim se nëse kemi shtëpi të mëdha, enterier të famshëm, dhe inventar bashkëkohorë, se do të jemi të lumtur, të gëzuar, do të jetojmë në hare. Pas gjithë kësaj kuptuam se këto ishin thelbi i brengave, pikëllimeve, ngase të gjitha këto inventarë dhe interier bartnin në vete telendisje dhe telashe.
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë "Dhe mos ia ngul sytë bukurisë së kësaj jete me të cilën i bëmë të kënaqen disa prej tyre (mosbesimtarë), e për t’i sprovuar me të, sepse shpërbimi i Zotit tënd është më i mirë dhe është i përjetshëm." [Ta ha, 131]
Reformatori dhe revolucionari më i madh që njeh historia, udhërrëfyesi i të drejtës Muhamedi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], jetoi një jetë modeste, vuante nga uria, nuk posedonte hurma me të cilat do ta largonte urinë. Mëgjithatë, jetonte një jetë shumë të lumtur, në komoditet dhe rahati, në gëzim dhe hare, në qetësi dhe pa strese.
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: "2. Dhe Ne hoqëm prej teje barrën tënde.3. E cila shtypte shpinën tënde." [El-Inshirah , 2-3]
Dhe:
"Dhuntia e All-llahut ndaj teje është shumë e madhe." [En-Nisa, 113]
Lumturia dhe jeta e këndshme nuk është dhe nuk mund të jetë vetëm se nën ombrellën e besimit dhe devotshmërisë. Për këtë duhet ta dimë se ai, i cili dëshiron të jetojë një jetë të lumtur dhe të mbushur me gëzime duhet ta ketë gjithnjë All-llahun para syve të tij.
Mos të flas dhe as të veproj vetëm se në pajtim me ligjin All-llahut dhe Suntin e të Dërguarit të tij [sal-lallahu alejhi ve sel-lem].
Nëse njeriu dëshiron të ketë një jetë të lumtur dhe me plot hare patjetër duhet të ndjek rrugë që na ka lajmëruar All-llahu [subhanehu ve teala], ngase Ai është Krijuesi.
E assesi mos të ndjekim rrugë të tjera, të vështira, përplot probleme. Por, le të pasojmë rrugën e të Dërguarit të All-llahut, Muhamedit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem].
"Dhe se kjo është rruga (feja) Ime e drejtë (që e caktova për ju), pra përmbajuni kësaj, e mos ndiqni rrugë të tjera e t’ju ndajnë nga rruga e Tij. Këto janë porositë e Tij për ju, ashtu që të ruheni." [El-En'Amë, 153]
- A dëshiron -
1. A dëshiron të i jesh afër All-llahut?
I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: "Njeriu më afër Zotit të vet është atëherë kur është në sexhde, andaj luteni Allahun.”
2. A dëshiron ta arrish kënaqësinë All-llahut?
I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Me të vërtetë All-llahu kënaqet më një njeri që pas ngrënies së ushqimit falënderon All-llahun, dhe pas pirjes së ndonjë lëngut falënderon Allahun.”
3. A dëshiron që lutjet tuaja të pranohen?
I Dërguari i All-llahut ka thënë: “Lutja e cila bëhet mes Ezanit dhe Ikametit nuk kthehet boshe.”
4. A dëshiron që të shpërblehesh sikur të kishe agjëruar gjithë vitin?
I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Agjërimi i tri ditëve në çdo muaj është e nyejt si të agjërosh tërë vitin.”
5. A dëshiron vepra të mira sa kodërat?
I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Kush merr pjesë në xhenaze deri sa t’i falët xhenazja ka shpërblim sa një “KIRAT”. Ndërsa ai i cili edhe e përcjell xhenazen deri sa të varroset ka shpërblim sa dy “KIRATA”. Sahabet [radijallahu anhum] e pyetën se ç’është KIRAT. U përgjigj i Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: "Kirati është sa një kodër e lartë dhe e madhe.”
6. A dëshiron të jesh shoqërues i të Dërguarit të All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ?
I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Unë dhe ai që kujdesët për jetimin në xhenet jemi si këta dy, - duke sinjalizuar për dy gishtat.
7. A dëshiron shpërblimin e muxhahidit, apo falësit dhe agjëruesit që nuk pushojnë?
I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Kujdestari i të vejave dhe të varfërve, është sikurse muxhahidi në rrugën e All-llahut, apo si falësi dhe agjëruesi që asnjëherë nuk pushojnë.”
8. A dëshiron që të kesh dobi nga veprat e tuaja edhe pas vdekjes?
I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Nëse vdes biri i Ademit i ndërpriten të gjitha veprat përpos tre veprave: Lëmosha e cila vazhdon dobia e saj, dituria e dobishme dhe fëmiu i devotshëm, i cili bënë dua për atë.”
9. A dëshiron të të lehtësohet një breng e botës tjetër?
I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Ai që ia lehtëson një besimtarit një brengë të kësaj bote, All-llahu do t’ia lehtësojë një nga brengat e botës tjetër.”
10. A dëshiron që të të mbulohen turpet?
I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Ai, që ia mbulon turpet e një muslimani, All-llahu do t’ia mbulojë turpin edhe në këtë botë edhe në botën tjetër.”
11. A dëshiron të jesh bashkëshortja më e mirë?
I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Bashkëshortja më e mirë është ajo, e cila kur e shikon të gëzon, kur e urdhëron të dëgjon dhe respekton, e kur largohesh dhe mungon nga ajo, e ruan pasurinë tënde dhe vetveten e saj.”
12. A dëshiron të jesh më i përsosuri në Besim (Iman)?
I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Besimtari me iman të plotë është ai që sillet në mënyrë më të moralshëm dhe ai që sillet mirë me familjen e tij.”
13. A dëshiron të mos jesh i pafat?
I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “I pafat është ai, që bëhet rob i dinarit, i dërhemit, i kadifes, dhe i rrobave. I cilit kur i dhurohet diçka kënaqet e kur nuk i dhurohet, hidhërohet.”
14. A dëshiron që All-llahu ta lehtësojë gjendjen?
I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Ai, që të varfrit ia lehtëson gjendjen, Allahu do t'ia lehtësojë (atij gjendjen) në këtë botë dhe botën tjetër.”
15. A dëshiron që të të ndihmojë All-llahu?
I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “All-llahu gjithherë do t’i ndihmojë robit të Tij, derisa robi i Tij e ndihmon vëllaun e vet.”
16. A dëshiron që All-llahu mos të jetë i zemëruar me ty?
I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Me respektimin e prindërve arrihet kënaqësia e All-llahut, dhe zemërimi i All-llahut arrin me zemërimin e prindërve.”
17. A dëshiron furnizim të bollshëm dhe jetë të gjatë?
I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Kush dëshiron t’i japë All-llahu rrisk (furnizim) të bollshëm dhe jetë të gjatë e të begatshme, le të kujdeset dhe le ta vizitojë farefisin e tij.”
18. A dëshiron të posedosh një thesar të xhenetit?
I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “La haule ve la kuvete il-la bil-lah (shqip: Nuk ka mundësi e as fuqi tjetër pos All-llahut) është thesar prej thesareve të xhenetit.”
19. A dëshiron shpërblim sikur të kishe fal namaz tërë natën?
I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Kush e falë namazin e Jacisë me xhemat ka shpërblim sikur të ishte falur gjysmën e natës, kurse kush e falë namazin e sabahut me xhemat ka shpërblimin sikurse të kishte falë namaz tërë natën.”
20. A dëshiron ta lexosh një të tretën e kuranit për 1 minutë?
I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Surja “Ihlas” (Kul huvallahu Ehad) është një e treta e Kuranit.”
- Njohje e shkurtër me armiqtë tanë të vërtetë -
O ju vëllezër të dashur!
Kush po na lufton? Kush po na urren? Cili popull don të na shkatërron? Kënd e kemi armik të vërtetë?
A nuk janë ata jehudët dhe miqtë e ndihmuesit e tyre?!
A nuk janë ata, për të cilët All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: "Atyre (jehudive) u është vënë njollë e nënçmimit kudo që të gjenden." (Ali Imran, 112)
A nuk janë ata, për të cilët All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: "Ata që gjithë së bashku nuk kanë guxim të ju luftojnë, vetëm kur gjenden në ndonjë vend të fortifikuar ose kur janë pas ndonjë muri." (Hashr-14)
A nuk janë ata, për të cilët thotë Zoti ynë: "Është e sigurtë se njerëzit më lakmues për të jetuar, ti ke për t'i gjetur ata (jehuditë)." (El-Bekareh, 96)
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: "Luftoni ata, Allahu i dënon dhe i mposht ata nëpërmjet jush, e juve ju ndihmon kundër tyre, dhe shëron zemrat e njerëzve besimtarë." (Et-Teubeh, 14)
Nëse janë jehudët dhe gjithë pabesimtarët bashkë me ta:
A i frikësoheni ju unitetit të tyre?
A nuk u tha All-llahu [subhanehu ve teala]: "Grumbulli juaj nuk do t'ju vlejë asgjë edhe nëse është i madh, sepse All-llahu është me besimtarët." (Enfal, 19)
Ju a i frikësoheni numrit të tyre?
A nuk thotë Zoti ynë: "Ata do të tubohen, do të jenë të përmbysur me fytyrat e tyre në xhehennem, të tillëve u përket vendi më i keq, ndaj ata janë më të humburit në rrugën e tyre". (Furkan, 34)
Apo i frikësoheni pasurisë së tyre?
A nuk thotë All-llahu [subhanehu ve teala]: "Ata që nuk besuan, shpenzojnë pasurinë e tyre për të penguar nga rruga e All-llahut. Ata do ta shpenzojnë atë, dhe ajo do të bëhet dëshprim i tyre, e madje ata do të mposhten. E ata që mohuan do të përmblidhen vetëm në xhehennem." (El-Enfal, 36)
Apo ju i frikësoheni dinakërisë dhe politikës së tyre?
A nuk thotë All-llahu [subhanehu ve teala]: "Ata kanë zemra që me to nuk kuptojnë, ata kanë sy që me ta nuk shikojnë dhe ata kanë vesh që me ta nuk dëgjojnë. Ata janë si kafshët, bile edhe më të humbur, të tillët janë ata të marrët." (El-A'raf, 179)
Pastaj, ju a mendoni se jeta e tyre është ndihmë pa disfatë, ngritje pa poshtërim dhe mburrje pa dështim?!
Ne vet ishim dëshmitarë të Amerikës mendjemadhe, e cila doli nga Vietnami, që gati se nuk duket në hartën e botës, me 59 000 të vrarë. Dhe jemi dëshmitarë të herave të tjera kur ajo doli e nënçmuar nga Somalia dhe Libani.
Pastaj, a nuk e keni parë fuqinë e All-llahut kundër tyre?!
Kemi parë vërshimin, i cili fundosi tërë qytetin brenda dy orëve? Ndodhi kjo në qytetin New Orljans në Amerikë, në maj të vitit 1995... "Atëherë Ne me një shi të vrullshëm i hapëm dyert e qiellit. Dhe Ne tokën e zbërthyem në burime uji, kurse uji u bashkua siç ishte caktuar." (El-Kamer, 11-12)
Kemi parë furtunën, e cila bëri të fluturojnë automjetet, fundosi rrugët dhe qëndroi kështu tri ditë të tëra në New york!
Kemi parë erën e fortë në ditët fatkeqe të tyre, e cila i ngriste njerëzit si të ishin trupa hurmash të shkulura, i ndukte drunjët dhe i humbte gjurmët e jetës për një moment, por për fat nuk kemi parë prej tyre që të marrin mësim!
Dhe a i keni parë ato vende nga brendia e tyre?!
Kemi parë atje jetë të ndyrë dhe të fëlliqur, të shthurur dhe të prishur. Jetë e pasuar nga epshet, jetë e udhëhequr nga dëshirat.
Shiqo përqindjet e amerikanëve, të cilët ende nuk i kanë mbushur nga 18 vite dhe të cilët do ta sundojnë dhe udhëheqin vendin e tyre pas disa viteve:
- 55% të kesaj rinie janë fëmijë prostitucioni, dhe ngritet përqindja në qytetet e mëdhaja në 80%, dhe zbret në qytetet më të vogla në 33%. Don të thotë qe lagjja me e ndershme në Amerikë është ajo, në të cilën 33% të saj merren me prostitucion. Kjo është nën moshën 18 vjeçare, ndërsa nëse shikojmë mbi moshën 18 vjeçare, do të shohim se përqindja e tyre arrijnë në 90%.
- 350 000 raste të shtatzënive pa martesë ndodhin në vit te vajzat që janë nën moshën 18 vjeçare, dhe ky është numër i vogël në krahasim me realitetin. Pasiqë abortimi i shumtë i tyre nuk llogaritet në këtë numër.
- 24% të familjeve të tyre janë pa baba, sepse ose nëna nuk e din se cili është babai, pasiqë ka rënë në prostitucion me më shumë se një person, ose për shkak të shkurorëzimit.
- 40% të kësajë rinie e përdorin drogën, ndërsa për alkool nuk mund të flitet, pasiqë numri është më i madh se sa mund të paramendosh.
-Krimet dhe vrasjet janë shtuar në qytetin Dalas të Amerikës në 70% në vit (Prej vitit 1998 deri në vitin 1999).
- Shkak tjetër i vdekjes së tyre është vetvrasja. Amerika ka regjistruar 32 000 raste të vetvrasjeve në vit.
-Numri i të sëmurëve në bixhoz është një në shtatë. Don të thotë që në çdo shtatë persona gjendet një lojtar i kësaj sëmundje.
Kjo është Amerika nga brendia e saj.
A ky është populli të cilit i frikësoheni?!
Vëlla i dashur!
A dyshon në disfatën e një popullit sikur ky?
A dyshon në dështimin e ushtrisë së formuar nga kopilat dhe abnormalët?
A dyshon në poshtërimin e ushtrisë, e cila mbahet me vaksina dhe droga?
Vëlla i dashur!
"Të mos mashtrojë bredhja nëpër qytete e atyre që nuk besuan. Ajo është një kënaqësi e pakët, e pastaj vendi i tyre është xhehennemi që është vend mjerimi." (Ali Imran, 196-197)
"Dhe ata që mohuan, mos të mendojnë kurrsesi se shpëtuan, (se na ikën). Ata nuk mund ta bëjnë të paaftë Atë (Zotin) që i ndjek." (El-Enfal, 59)
- Këta i do All-llahu i Lartësuar -
Falënderimi i takon All-llahut të botrave, e falënderoj për gjërësinë e mëshirës së Tij dhe fisnikërinë e faljes së Tij, me falënderim nënshtrues që tregon Madhërinë e Tij dhe falënderues i dhuntive të Tij. Salatet dhe selamet qofshin mbi atë që është dërguar mëshirë për njerëzimin dhe zotërinë e pejgamberëve, Pejgamberin tonë dhe shembullin tonë. Udhëzuesin tonë, mësuesin e të gjitha të mirave dhe treguesin e udhëzimit dhe devotshmërisë, Muhamed ibën Abdullahu, sal-lallahu alejhi ve sel-lem.
Më Pas:
Ka prej muslimanëve disa lloje të njerëzve që i don All-llahu, subhanehu ue teala, dhe e zbret ndaj tyre pëlqimin e Tij. Lum për të dashurit e All-llahut dhe lum për ata që kanë fat ta kenë këtë lumturi në takimin e tij.
Për këtë vendosa ta shkruaj këtë temë e ndoshta lexuesit e pasojnë këtë dhe bëhen prej atyre, të cilëve hynë nën mëshirën dhe pajtimin e Zotit të tyre dhe u jep atyre dashurinë e Tij, xhele xhelaluhu, ngase ajo dashuri dhe kënaqësi është qëllimi i çdo besimtari dhe dëshirë e çdo adhuruesi.
Nëse e marrim dhe shfletojmë Librin e All-llahut, subhanehu ue teala dhe i mendojmë ajetet e Tij dhe sunetin e të Dërguarit të Tij [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem] do të kuptojmë se kush janë ata, që meritojnë dashurinë e All-llahut dhe që t'i duan edhe Melaqet me të, dhe t’iu bënë pranimin atyre në tokë.
Siç është Transmetuar Nga Ebu Hurejra (All-llahu qoftë i kënaqur me të) nga i Dërguari [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem] se ka thënë: "Nëse e do All-llahu ndonjë rob e thërret Xhibrilin dhe i thotë se unë e dua filanin e duaje edhe ti! Pastaj e do edhe Xhibrili dhe thërret banorët e qiellit dhe u thotë se All-llahu e do filanin, andaj duane edhe ju! Pastaj e dojnë atë edhe banorët e qiellit pastaj bëhët i favorizueshëm në tokë." [Transmeton Imam Buhari]
Cilësitë e të dashurve dhe të afërmve te All-llahut janë të shumta në librin e Tij (Kuranin) dhe në Sunetin e të Dërguarit alejhi selam. Ne, po i përmendim vetëm disa si shembuj e jo për të thënë se janë vetëm këto në vijim.
All-llahu subhanhu ue teala do nga robërit e tij:
1. Penduesit: (Ai që pendohet-bënë tewbe):
Thotë All-llahu subhanehu ue teala: "E kush pendohet pas punës së keqe (vjedhjes) dhe përmirësohet, s’ka dyshim All-llahu ia pranon pendimin, All-llahu është që falë shumë, është mëshirues."
Thotë All-llahu subhanehu ue teala: "E kur të vijnë ty ata që i besojnë ajetet tona, thuaju: "Selamun alejkum, Zoti juaj ia ngjeshi vetes mëshirën. Kush bën prej jush ndonjë të keqe pa dije, e mandej pas asaj (të keqe) pendohet dhe përmirësohet, s’ka dyshim se All-llahu është që falë shumë dhe është Mëshirues."
Thotë All-llahu subhanehu ue teala: "Përveç atij që është penduar dhe ka bërë vepër të mirë, të tillëve All-llahu të këqijat ua shndërron në të mira. All-llahu është mëshirues, ndaj Ai falë shumë." [Furkan, 70]
Nga Ebu Hurejra (All-llahu qoftë i kënaqur me të) transmetohet se ka thënë: "Ka thënë i Dërguari i All-llahut [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem]: "Kush pendohet para se të lind dielli nga perendimi, All-llahu ia pranon pendimin e tij." [Transmeton Muslimi]
E Argument për dashurin e All-llahut ndaj penduesve është edhe fjala e All-llahut subhanehu ue teala: "All-llahu i do ata që pendohen dhe ata që ruhen prej punëve të ndyta e të neveritshme" [El-Bekare, 222]
Për t'u pranuar pendimi tek All-llahut, dijetarët kanë cekur disa kushte, të cilat janë:
1. Të jet pendimi i sinqert ndaj All-llahut, subhanehu ue teala.
2. Të jetë Pishman për atë që ka kaluar në mëkate.
3. Të heqë dorë nga mëkati menjëher, ngase nuk pranohet pendimi duke vazhduar në mëkate.
4. Të vendos që mos të kthehet në të ardhmën përseri në atë mëkat.
5. Të jet pendimi para përfundimit të kohës. D.m.th para lindjes diellit nga perendimi apo para prezantimit të daljes shpirtit.
6. Nëse është mëkati në lidhshmëri me robërit si : Marrja e pasurive pa dëshiren e personave duhet t'u kthehet atyre gjërat e tyre. E nëse është mëkati si: Përgojim apo bartje fjalëve duhet që t'u merret hallall dhe të bëjë dua në fshehtësi për ata që i ka përgojuar dhe përmendja e të mirave në ato vende ku i ka përmendur për të keq.
2. Pasuesit e Sunetit të Pejgmaberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]:
E këta janë ata të cilët i pasojnë gjurmët e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] në të gjitha çështjet e jetës. Si në ngënie, në pirje, në veshje, në pamje, në adhurim, në marrdhëniet shoqërore dhe ato familjare. Medituesit në historin e tij alejhi selam për të gjetur kërkesën e tij në përballim të kësaj bote dhe çka gjindet në të prej gëzimeve, brengave, lumturive dhe mërzirave.
Transmeton Enesi (All-llahu qoftë i kënaqur me të) se erdhen tre persona tek shtepiat e grave të Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] për t'i pyetur ato për adhurimin e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]. Kur u njoftuan, u dukej atyre se ata bëjnë pak. Dhe thane: "Ku jemi ne me Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] kur dihet që atij ia ka falur All-llahut mëkatet e mëparshmë dhe ato mëvonshme?" Tha njëri prej tyre: "Unë do të falëm tërë natën." Tha tjetri: "Unë do të agjëroj për çdo ditë." Tha i fundit: "Unë do të distancohem nga gratë dhe nuk do të martohem." Kur erdh Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] tha: "A jeni ju ata, që keni thënë këtë dhe këtë? Pasha All-llahun, unë ia kam frikën All-llahut më shumë se ju dhe ruhem më shumë se ju nga të këqijat dhe unë herë agjëroj dhe herë jo (v.p: agjërim vullnetar jashta ramazanit), falëm dhe pushoj dhe martohem me gra. E kush nuk e do sunnetin tim, ai nuk është prej meje." [Transmeton Muslimi]
Argument për dashurinë e All-llahut, subhanehu ue teala, ndaj atij që e pason të Dërguarin, alejhi selam është fjala e Tij, subhanehu ue teala: "Thuaj: "Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu t’ju dojë, t’ju falë mëkatet tuaja, se All-llahu është që fal shumë, mëshiron shumë." [Ali Imran, 31]
3. Të Drejtit:
Ata janë të cilët bëjnë drejtësi në të gjitha çështjet me veten dhe me të tjerët dhe argument për dashurinë e All-llahut ndaj tyre është ajeti Kur'anor: "All-llahu nuk ju ndalon të bëni mirë dhe të mbani drejtësi me ata që nuk ju luftuan për shkak të fesë, e as nuk ju dëbuan prej shtëpive tuaja; All-llahu i do ata që mbajnë drejtësinë." [Mumtehine, 8]
4. Ata që bëjnë mirë:
Të cilët shpenzojn për veten e tyre dhe për të tjerët duke shrpesuar vlerat e All-llahut subhanehu ue teala dhe shpërblimet e tija dhe nuk e permendin atë që e japin me të mirë e as me të keq.
Argument për dashurinë e All-llahut ndaj tyre është fjala e All-llahut subhanehu ue teala: "Dhe jepni për në rrugë të All-llahut e mos e hidhni veten në rrezik dhe bëni mirë, se me të vërtetë All-llahu i do bamirësit." [El-Bekare, 195]
5. Ata që dëshirojn takimin e All-llahut subhanehu ue teala:
Kush e dëshiron takimin e All-llahut e do edhe All-llahu takimin e tij, nuk dëshiron vdekjen e tij, por njeriu besimtar kur t'i ofrohet përfundimi (exheli) i tij dhe fillon të jap shpirtin në këtë moment përgëzohet për pajtimin e All-llahut dhe e do takimin e All-llahut subhanehu ue teala dhe e do All-llahu takimin e tij. Ndërsa njeriu jobesimtarë (qafir) kur t'i vie përfundimi dhe fillon dalja e shpirtit lajmërohet për urrejtjen e All-llahut ndaj tij dhe e urren takimin e All-llahut dhe All-llahu e urren takimin e tij.
Argumenti i kësaj është hadithi i Transmetuar nga Ubade ibn Samit (All-llahu qoftë i kënaqur me të) nga i Dërguari [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] se ka thënë: "Kush e dëshiron takimin e All-llahut, All-llahu e dëshiron takimin e tij, dhe kush e urren takimin e All-llahut dhe All-llahu e urren takimin e tij. Aishja [radijallahu anha] tha apo disa prej grave tij, me të vërtet se ne se duam vdekjen. Ka thënë: "Nuk është ajo, por besimtarit nëse i afrohet vdekja përgëzohet me pajtimin e All-llahut dhe fisnikërinë e Tij e nuk ka asgjë më të dashur para Tij dhe e dëshiron takimin e All-llahut dhe e dëshiron All-llahu takimin e tij, dhe se jobesimtari (qafiri) nëse i ofrohet vdekja lajmërohet me dënimin e All-llahut dhe nuk ka gjë më të urrejur para tij se sa ajo që urren takimin e atij denimi dhe e urren All-llahu takimin e tij." [Transmeton Buhari]
6. Ata që ofrohen te All-llahu me adhurime nafile dhe ata që përmendin All-llahun shumë:
Me të vërtet se gjëja më e mirë që kalon nga koha është ajo kohë që janë të angazhuar zemra dhe gjymtyrët dhe gjithë trupi në përmendjen e All-llahut, subhanehu ue teala, në çdo moment dhe në çdo gjendje. Ngase ata që përkujtojnë All-llahun, All-llahu i përmend dhe i përkujton ata.
Thotë All-llahu subhanehu ue teala: "Pra ju më kujtoni Mua (me adhurime), Unë ju kujtoj juve (me shprëblim). Më falënderoni e mos Më mohoni!" [El-Bekare, 152]
Transmeton Ebu Hurejra (All-llahu qoftë i kënaqur me të) se ka thënë: "Ka thënë i Dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: "Thotë All-llahu subhanehu ue teala: "Unë jam aty ku më kujton robi mua, dhe unë jam me të kur më përmend, e nëse më përmend në veten e tij, e përmendi në vetën time. Nëse më përmend në ndonjë grup e përmendi në grup më të mirë se ai. E nëse ofrohet te unë një pëllëmbë, ofrohem te ai një krah. Nëse ofrohet te unë një krah, ofrohem te ai një pash. E nëse më vjen duke ecur unë i vij duke shpejtuar-vrapuar." [Transmeton Buhari]
Pra, afrimi te All-llahu subhanehu ue teala bëhet me nafile prej adhurimeve si Namazi, Agjërimi, Dhënia e lëmoshës, përmendja e All-llahut subhanehu ue teala me falënderim dhe madhërim dhe kërkim të faljes.
7. Kërkimi i diturisë islame:
Me të vërtet se All-llahu subhanehu ue teala nëse pajtohet me robin e tij dhe e do atë ia lehtëson atij rrugën e kërkimit të diturisë.
Siç është Transmetuar nga Muawije (All-llahu qoftë i kënaqur me të) se ka thënë: "E kam dëgjuar të Dërguarin alejhi selam duke thënë: "O Zot, s’ka ndalim në atë që e ke dhënë, dhe s’ka dhënës në atë që e ndalon, dhe nuk bënë dobi as një pasuri vetem prej All-llahut është dobia e cila sjell dobi. Kujt ia donë All-llahu të mirën ia mëson njohuritë e fesë." [Transmeton Imam Ahmedi Në Musnedin e tij]
E nëse All-llahu subhanehu ue teala ia lehtëson kërkuesit të diturisë rrugën për dituri ia lehtëson atij edhe rrugën për në Xhennet.
Siç është transmetuar nga Ebu Hurejra (All-llahu qoftë i kënaqur me të) ku thotë: Ka thënë i dërguari [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: "Kush ia heq besimtarit një vështirësi prej vështirësive të kësaj bote, All-llahu ia heq atij një vështirësi prej vështirësive të Ditës se Gjykimit. E kush ia lehtëson ndonjërit ndonjë rëndësi, All-llahu ia lehtëson atij në dynja dhe ahiret. Dhe kush e mbulon muslimanin (nuk ia tregon të këqijat) e mbulon atë All-llahu në dynja dhe ahiret. Dhe All-llahu është në ndihmë të robit derisa është robi në ndihmë të vëllait të tij. E kush e merr një rrugë që kërkon në të dituri ia lehtëson All-llahu atij me të rrugën për në Xhennet. Një popull që mblidhet në një shtëpi prej shtëpive të All-llahut, lexojnë Librin e All-llahut dhe e mësojnë atë në mes veti, atyre u zbret një kënaqësi, dhe i kaplon mëshira dhe i mbulojnë melaqet dhe i përmend All-llahu tek ata që janë te Ai." [Transmeton Imam Muslimi]
Pra, prej dashurisë së All-llahut ndaj robit të tij, është të pranuarit e tij për të qen prej kërkuesve të diturisë (Talebe) dhe shumimi i veprave të mira.
8. Dashuria për hirë të All-llahut:
Me të vërtet se ata që duhen për hirë të All-llahut i thirr All-llahu ata dhe ai e din më mirë gjendjen e tyre dhe ua zbret atyre pajtimin e tij dhe mirësinë dhe fisnikërinë dhe i mbulon nën hije Ditën e Kiametit, atë ditë kur s’ka hije pos hija e tij, subhanehu ue teala.
Transmeton Ebu Hurejre (All-llahu qoftë i kënaqur me të): "Thotë All-llahu Ditën e Kiametit: "Ku janë ata të dashurit për Madhërinë Time t'i mbuloj nën hijen Time ditën kur s’ka hije pos hijes Sime." [Transmeton Muslimi]
9. Të Pastërtitë dhe ata që zbukurohet për All-llah:
Pastërtia është heqja e papastërtisë nga trupi dhe rrobet dhe vendet e adhurimit të All-llahut subhanehu ue teala. Pra, i do robërit e pastër siç thotë subhanehu ue teala: "Aty ka burra që dëshirojnë të pastrohen mirë, e All-llahu i do të pastrit." [Et-Tevbe, 108]
Ndërsa zbukurimi duhet të jetë për All-llah pa mendje madhësi dhe pa i nënçmuar robërit e All-llahut.
Siç është transmetuar nga Abdullah Ibën Mesudi (All-llahu qoftë i kënaqur me të) nga i Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] se ka thënë: "Nuk do të hyjë në Xhennet kush ka në zemrën e tij një grimcë prej mendjemadhësisë. Tha një njeri: Po njeri dëshiron që të jetë veshja e tij e bukur dhe mbathja e tij e bukur. Tha i Dërguari [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: Me të vërtet se All-llahu është i bukur dhe e do bukurinë. Mendjemadhësia është mospranimi i hakut dhe nënçmimi i njerëzve." [Transmeton imam Muslimi]
E All-llahu subhanehu ue teala na ka urdhëruar që të zbukurohemi për çdo namaz apo shkuarje në xhami për adhurim, siç ka thënë: "O bijtë e Ademit, vishuni bukur për çdo namaz (lutje), hani dhe pini e mos e teproni, pse Ai (All-llahu) nuk i do ata që e teprojnë shkapërderdhin." [El-Arafë, 31]
10. Personat që përdorin misuakin:
Përdorimi i Misuakut është sunet i të Dërguarit tonë, [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]. Ai, kur u zgjonte nga gjumi ka filluar me Misuak e kur hynte në shtëpi fillonte me misuak.
Transmeton Aishja (All-llahu qoftë i kënaqur me atë) nga i Dërguari i All-llahut, [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: "Misuaki është pastrues i gojës dhe pajtim kënaqësi për Zotin." [Transmeton imam Buhari]
Nga Ebu Umame (All-llahu qoftë i kënaqur me të) transmetohet se i Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: "Përdorni misuakun se misuaku është pastrues i gojës dhe kënaqësi për Zotin, çdo herë që ka ardhur Xhibrili tek unë me porosiste për misuakun derisa u frikësova se do të obligohet ndaj meje dhe ndaj umetit tim. Sikur mos të kisha frikë se e rëndoj umetin do t’ia kisha obliguar atyre misvakun. Unë përdori misuakun derisa kam frik se po e fshijë përparësen e gojës." [Transmeton Imam Ibn Maxheh në Sunenin e tij]
11. Të Ofruarit te All-llahu me kryerjen e obligimeve dhe përkujdesjen ndaj tyre:
Prej fisnikërisë së All-llahut ndaj robërve të Tij, të cilët e adhurojnë vetëm Atë duke mohuar të tjerët, se ai i donë ata të cilët i përgjigjen urdhërave të Tij dhe i bëjnë obligimet që u janë obliguar atyre vazhdimisht dhe i veprojnë ata pa përtaci.
Nga Ebu Hurejra (All-llahu qoftë i kënaqur me të) thotë: Ka thënë i Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: "Vërtet All-llahu i Madhërishëm ka thënë: "Kushdo që tregon armiqësi ndaj mikut (velij) Tim, unë do t'i shpall luftë. Me asgjë robi Im nuk mund më mirë të më afrohet, pos me atë me çfarë Unë e kam obliguar. Dhe vazhdimisht robi Im më afrohet me vepra të mira (nafile), derisa ta dua. E kur ta dua, bëhem veshi i tij, me të cilin dëgjon; syri i tij me, të cilin sheh; dora e tij, me të cilën sulmon fuqishëm; këmba e tij, me të cilën ec. I këtilli nëse më kërkon diç, do t'ia jap, e nëse kërkon mbrojtje nga Unë, do ta mbrojë atë"." [Transmeton Buhari (Rijadusalihin)]
12. Të devotshmit
Ata të cilët kanë frikë All-llahun dhe janë të devotshëm në fshehtësi dhe në dukuri dhe të cilët vendosin ndërmjet tyre dhe dënimit të Zotit tyre mburojë duke pasuar urdhërat e Tija dhe largimi nga ndalesat e Tija.
Thotë Subhanehu ue teala: "Jo, (nuk është ashtu si thonë ata) po kush e përmbush amanetin e vet (është besnik) dhe ruhet nga mëkatet, s’ka dyshim, All-llahu i do ata që ruhen." [Ali Imran, 3:76]
13. Durimtarët:
E durimtarët janë banorë të Xhennetit, atyre u është përgatitur Xhenneti. Janë përmendur durimtarët në Kuranin Famëlartë në shumë vende dhe në Sunetin e të dërguarit alejhi selam. Ngase edhe ai ka bërë durim nga të gjitha që e kanë kapluar atë në thirrjen e tij për ne fenë e All-llahut subhanehu ue teala. All-llahu subhanehu ue teala i ka lëvduar durimtarët në rrugë të tij dhe iu ka premtuar atyre Xhennetin dhe pajtimin e tij.
Thotë subhanehu ue teala: "E sa pejgamberë pati që së bashku me të luftuan turma të mëdha besimtarësh dhe për atë që i goditi në rrugën e All-llahut, ata nuk u dobësuan dhe as nuk u përulën. All-llahu i do durimtarët." [Ali Imran, 146]
14. Ata që mbështeten në All-llahun subhanehu ue teala:
Mbështetja në All-llahun është si rezultat i një imani të madh dhe një shpirti të ngritur, ngase çdo herë që është besimtari më i fort dhe më i mbështetur në All-llahun në të gjitha çështjet e tija, tregon kjo për besimin e fort të tij dhe lidhshmërin e tij me Zotin.
E për këtë është shpërblimi i kësaj që të meritoj dashurin e All-llahut subhanehu ue teala.
Argument kemi fjalën e tij subhanehu ue teala ku thotë: "Ti ishe i butë ndaj atyre, ngase All-llahu të dhuroi mëshirë, e sikur të ishe i vrazhdë e zemërfortë, ata do shkapërderdheshin prej teje, andaj ti falju atyre dhe kërko ndjesë për ta, e konsultohu me ta në të gjitha çështjet, e kur të vendosësh, atëherë mbështetu në All-llahun, se All-llahu i do ata që mbështeten." [Ali Imran, 159]
Pra, këta ishin disa cilësi që i do All-llahu subhanehu ue teala në robërit e tij. Andaj, mos vallë na duken shumë për vetën tonë që të cilësohemi me një cilësi prej këtyre cilësive e të kemi për qëllim afrimin te All-llahu subhanehu ue teala e të fitojmë kënaqësinë e Tij dhe të na arrij dashuria e Tij edhe neve?!
Edhe pse kjo është e domosdoshme për ne që te jemi të cilësuar me të gjitha këta cilësi.
All-llahu na furnizoftë mua dhe ty me dashurinë e Tij dhe lusim Atë që të zbret ndaj nesh pajtimin dhe kënaqësinë e tij dhe t'na bëjë prej atyre që i bëjnë obligimet e Tij vazhdimisht, dhe ti bëjnë këta vepra me sinqeritet për hirë të Tij, ngase Ai është që sheh dhe dëgjon dhe përgjigjet.
Falënderimi i takon All-llahut subhanehu ue teala, Saletet dhe Selamet qofshin mbi të Dërguarin e Tij, Muhamedin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] dhe mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.
- Shtatë vepra , shpërblimet e të cilave i vazhdojnë njeriut në varr pas vdekjes së tij -
E falënderojmë Allahun subhanehu ve teala në çdo gjendje, Ai është i cilësuar me cilësi të plota dhe i madhëruar, falënderimi i takon në fillim e mbarim, e tek Ai do të kthehemi dhe do të jemi përgjithmonë.
Me të vërtetë se dhuntitë e Allahut subhanehu ve teala ndaj robërve besimtarë janë lehtësime për të bërë bamirësi, të mira dhe mirësi të shumta, me të cilat njeriu ngritet i kënaqur në jetën e tij, e që shpërblimet e këtyre veprave të mira i vazhdojnë robit pas vdekjes së tij.
Banorët e varrezave në varrezat e tyre janë të penguar, nuk kanë mundësi më të punojnë. Ata do të pyeten e do të llogariten për punët që i kanë bërë sa ishin gjallë, e ndërsa nga veprat e mira që i ka punuar, do të korrë shpërblim të pandërprerë edhe pse ai qëndron në varrin e tij. Ai privohet nga punët e kësaj jete, por shpërblimet nuk i ndërpriten, i ngrihen të mirat e tij, gjithashtu i shumohen dhe i rriten të mirat, e ai qëndron në varrin e tij. A ekziston gjë më e mirë kur njeriu është në këtë gjendje?! A ka gjë më të bukur dhe më të dashur për atë se sa shpërblimet?!
Pejgamberi (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) i ka cekur shtatë vepra, shpërblimet e të cilave i vazhdojnë njeriut në varr pas vdekjes së tij. Këtë e transmeton El-Buzar në zinxhirin e tij prej hadithit të Enes bin Malik (kënaqësia e Allahut qoftë mbi të) se Pejgamberi (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) ka thënë:
”Shtatë vepra, shpërblimet e së cilave i vazhdojnë robit në varr pas vdekjes së tij: Kush ia mëson dikujt diturinë, apo lëshon një lum, apo çel një pus, apo mbjellë një pemë, apo ndërton një xhami, apo trashëgon një Kur’an, apo le një djalë e ai kërkon falje (istigfar) nga Zoti për të pas vdekjes së tij”. (Këtë hadith e bën hasen shejh Albani mëshira e Allahut qoft mbi të).
Vëlla i dashur musliman, mendo një kohë të gjatë për këto punë dhe shpreso që këto punë të jenë fat për ty, e mos vazhdo të jesh në përtaci! Shpejto në punët e mira para se të kalojë koha e të vijë Ahireti.
Disa sqarime dhe shpjegime të këtyre punëve:
1. Të ia mësosh dikujt diturinë. - Qëllimi i diturisë këtu, është dituri e dobishme, e cila i ngrit njerëzit në fenë e tyre, e me këtë ata e njohin Zotin dhe adhurimin e tyre. Gjithashtu me të udhëzohen robërit në rrugën e drejtë. Dituria është ajo me të cilën njeriu e dallon rrugën e drejtë prej rrugës së humbur, e dallon hakun prej të pavërtetës, hallallin prej haramit, e nga kjo e kuptojmë vlerën e dijetarëve që ata i këshillojnë njerëzit në rrugën e drejtë, e janë thirrës të sinqertë, janë ata të cilët bëhen shkaktarë për ta drejtuar robin në rrugën e ndriçuar, e ndriçojnë vendin e tyre, e ngritin popullin, e mbjellin urtësinë.
Jeta e tyre është e shtrenjtë, ata e mësojnë të paditurin, e përkujtojnë të pakujdesshmin, e drejtojnë atë që është në rrugë të humbur, nuk ju bie vlera e tyre, e as nuk kanë frikë për tejkalimin e kufijve. Por, edhe nëse vdes njëri prej tyre mbetet dituria e tij në mes njerëzve e trashëguar, librat dhe thëniet e tij janë të përjetshme, e që prej tyre njerëzit kanë dobi dhe marrin dituri. E të gjitha këto bëjnë që shpërblimet e dijetarit të vazhdojnë në varrin e tij, dhe të mirat e tij të jenë në vazhdimësi. Në kohën e hershme kanë thënë njerëzit :”Vdes dijetari, por mbetet libri i tij.”
Prej asaj kohe deri më tash, zëri i dijetarit është i incizuar nëpër kaseta, të përfshira me ligjëratat e tija mësimore, të dobishme. Ligjëratat e tij janë me vlerë të madhe, përfitojnë prej tij popujt, të cilët nuk kanë jetuar me të, por as që e kanë njohur atë. Kush ndihmon në botimin e librave të vlefshme, shpërndarjen e kasetave mësimore, dhe është thirrës me to në rrugën e Allahut (subhanehu ve teala) ai do të ketë fat madhështor për marrjen e shpërblimit dhashtë Allahu subhanehu ve teala.
2. Hapja e lumit. - Qëllimi i hapjes së lumit është hapja e kanaleve të ujit prej puseve e lumenjve që të arrijë uji në vendet ku jetojnë njerëzit, dhe ku i mbjellin bimët. E nga ai lum, njerëzit shuajnë etjen e tyre, ujisin bimët, mundësohet shërbimi i kafshëve... Nuk ka gjë më të mirë se kjo punë e madhe, ku tregohet bamirësia ndaj njerëzve dhe preokupimi për largimin e brengave të tyre duke ua lehtësuar arritjen e ujit, që është jetë për njerëzit dhe është shumë e rëndësishme për jetesën e tyre. Hapja e lumit tash bëhet duke përçuar ujin nëpër gypa në vendet ku jetojnë njerëzit e po ashtu duke instaluar kroje në rrugët dhe vendet e ndryshme për nevoja të njerëzve.
3. Çelja e puseve. - Transmetohet një hadith se Pejgamberi (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) ka thënë: “Një njeri gjatë rrugës se tij ishte etur, kishte hasur tek një pus, pastaj kishte zbritur në të dhe kishte pirë ujë, pas daljes prej tij, sheh një qen duke dahitur dhe hante dhé prej etjes. Ky njeriu tha: I ka arritur etja këtij qeni me një gradë të madhe siç më patë arritur mua më herët. Zbriti në pus dhe e mbushi këpucën e tij me ujë, dhe e freskoi qenin me të. Për këtë punë Allahu subhanehu ve teala e kishte falënderuar dhe ia kishte falur mëkatet.” Shokët e Pejgamberit (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) thanë: A kemi shpërblim në kafshët tona? Pejgamberi (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) iu tha: “Në të gjitha shtazët dhe bimët ka shpërblim prej Allahut subhane ve teala.” (Transmetohet nga Buhari dhe Muslimi).
Vallë, si do të jetë shpërblimi për një person, i cili e çel një bunarë apo bëhet shkaktarë për vendosjen e tij, e që nga ai pinë ujë kafshët dhe shumë dobi tjera prej tij?!
4. Mbjellja e hurmës. - Siç dihet se hurma është me e dalluar prej pemëve tjera. Është më e mira e më e dobishmja, dhe më së shumti njerëzit kanë dobi prej saj. Kush e mbjell një hurme dhe dedikon që frytet e saj të jenë për muslimanët vërtetë shpërblimi do t’i vazhdojë atij për çdo ushqim që bëhet prej fryteve të saj, pa dallim a ushqehen njerëzit apo kafshët. Mirësia në mbjelljen e pemëve është se çdo herë njerëzit kanë dobi. Veçohet këtu hurma në përmendjen e vlerës së saj dhe dallimin mes tjerave.
5. Ndërtimi i xhamive. - Është puna më e dashur tek Allahu subhanehu ve teala, në të cilat na ka urdhëruar Allahu subhanehu ve teala që ta lavdërojmë dhe ta përmendim emrin e tij. Nëse ndërtohet një xhami e në të falet namazi, lexohet Kur`ani, përmendet emri i Allahut subhanehu ve teala, përhapet dituria në të, tubohen muslimanët, e shumë të tjera prej punëve të mira e të lavdëruara, për të gjitha këto do të ketë shpërblim ai që e ndërton këtë xhami, e nuk do i ndërpritet inshallah as pas vdekjes së tij.
Transmetohet një hadith se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush e ndërton një xhami që në të përmendet Allahu subhanehu ve teala do t’ia ndërtojë Allahu subhanehu ve teala një shtëpi në xhenet.” (Shënon Buhariu dhe Muslimi).
6. Trashëgimi i Kur’anit - Botimi i Kur’anit dhe blerja e tyre, që të lihen në shërbim të xhamisë, apo organizimi i të mësuarit mbi fenë, që muslimanët të përfitojnë prej tyre. Për këto punë do të kenë shpërblim të madh njerëzit. Lërja e Kur’anit vakf për xhami është një shpërblim i pakufizueshëm. Çdo herë që të lexohet ky Kur’an shpërblimet vazhdojnë tek ai që e la këtë Mus-haf. Sa herë që mediton njeriu në të, dhe sa herë që i ndjek këshillat e Kur’anit shpërblimet për atë janë të pandalshme.
7. Edukimi i fëmijëve. - Edukimi ndaj tyre duhet të jetë në nivel të lartë, duke u munduar për t’ua mbjellë atyre frikën ndaj Allahut (subhanehu ve teala), që të bëhen të sinqertë, të bëhen të arsyeshëm, të bëjnë lutje të mirë ndaj prindërve, të kërkojnë prej Allahut subhanehu ve teala mëshirë dhe falje për mëkatet e tyre, e këto janë punët, të cilat e freskojnë të vdekurin në varrin e tij.
Në këtë kapitull është shënuar kuptimi i hadithit të parë që transmetohet nga Ibën Maxhe prej hadithit të Ebu Hurejres - kënaqësija e Allahut subhanehu ve teala qoftë mbi të - thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Prej punëve dhe të mirave që besimtarin e pasojnë edhe pas vdekjes së tij janë: Një dituri, të cilën ia ka mësuar dikujt dhe e ka përhapur atë të tjerëve, lënia e një fëmije të sinqertë, një Mus-haf që e la atë (në shërbim të Islamit) apo ndërtimi i xhamisë, apo ndërtimi i një shtëpie për kalimtarët, hapja e lumit, lëmosha e dhënë prej pasurisë kur ka qenë me shëndet deri sa ishte gjallë, të gjitha këto punë e pasojnë edhe pas vdekjes së tij.” (Albani e bëri këtë hadith hasen në Sahihun e Ibën Maxhes, nr. 198).
Transmetohet nga Ahmedi dhe Taberaniu prej Ebu Umames (qoftë Allahu i kënaqur me të), se ka thënë Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: “Katër vepra, shpërblimet e të cilave njerëzve iu vazhdojnë pas vdekjes janë: Kush vdes duke menduar për të luftuar në rrugën e Allahut subhanehu ve teala, kush ia mëson diturinë tjerëve e që do t’i vazhdojë puna e tij edhe pse punon dikush tjetër, gjithashtu kush e jep një lëmoshë e që shpërblimi i saj do t’i vazhdojë për të edhe pse dikush tjetër e merr ketë lëmoshë, dhe ai i cili e lë një fëmijë të sinqertë që ai bën lutje për prindërit e tij.” (Shiko Sahihul xhamia, hadithi nr. 890).
Në Sahihun e Muslimit, prej hadithit të Ebu Hurejres - kënaqësija e Allahut subhanehu ve teala qoftë mbi të – shënohet se vërtetë Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Nëse vdes biri i Ademit i ndërpritet puna e tij përveç tre gjëra: Lëmosha e vazhdueshme, lënia e diturisë prej së cilës kanë dobi, dhe lënia e fëmijës së sinqertë, i cili bënë lutje për prindërit e tij.”
E kanë komentuar një grup nga dijetarët se lëmoshë e vazhdueshme janë vendet që lihen vakf për hir të Allahut subhanehu ve teala p.sh.: (trojet, kroje, shtëpitë etj.).
Ose thënia: Se ai, i cili e ndërton një shtëpi për hir të Allahut subhanehu ve teala, së pari ka shpërblim për ndërtimin e saj, e pastaj për lënien e saj që të kenë dobi muslimanët, qofshin këta kalorës apo studentë, jetimë, vejusha, të varfër apo shtresa të dobëta. Vallë, sa dobi dhe të mira ka prej kësaj shtëpie...?!
Tash, na mbetet t’i themi me fjalë të shkurta veprat, të cilat nëse punon robi në jetën e tij, i vazhdojnë shpërblimet e tyre edhe pas vdekjes së tij. Për këtë Sujutiu i ka thurur disa rreshta duke i përmbledhur këto:
Kur të vdes biri i Ademit asgjë nuk arrin nga punët e tij përveç dhjetë nga to:
-Diturinë që e ka përhapur,
-Fëmijën që për të bën dua,
-Mbjellja e hurmës,
-Ai që jep sadakë,
-Trashëgimi i Mus-hafit,
-Muxhahidi që i ruan kufijtë e tij
-Çelja e bunarit,
-Hapja e lumit,
-Ndërtimi i strehimores për kalimtarë,
-Ndërtimi i një vendi ku në të bëhet dhikër.
Thënia: ”Muxhahidi, i cili i ruan kufijtë e tij”. Argument për këtë është hadithi i Ebu Emames që është përmendur më herët, të cilin e ka transmetuar Muslimi në Sahihun e tij prej hadithit të Selman el-Farisij kënaqësia e Allahut subhanehu ve teala qoftë mbi të, ka thënë se e kam dëgjuar Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem duke thënë: “Ai, i cili ruan në luftë për hir të Allahut subhanehu ve teala ditën dhe natën shpërblehet më shumë se të agjërosh një muaj apo të falësh namaz nate gjatë këtij muaji edhe nëse vdes i vazhdon shpërblimi i kësaj pune që e ka punuar, nuk i ndërpritet risku i tij dhe puna e tij vazhdon të rritet deri në Ditën e Kijametit dhe është i sigurt nga sprova e varrit.”
E lus Allahun e Madhëruar që të na mundësojë çdo të mirë, të na ndihmojë që të çelim çdo derë të mirësisë, të na udhëzojë në rrugën e drejtë. Dhe salavatet e selamet qofshin mbi të Dërguarin e Allahut, mbi familjen e tij dhe të gjithë Sahabët e tij (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem)!
- A kemi ne zemër -
Falënderimi i takon All-llahut [subhanehu ve teala] ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin Muhammed [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], mbi familjen e tij, shokët e tij, dhe mbi gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Pyetjen të cilën kemi dëshirë t'i përgjigjet secili prej nesh është: A kemi ne zemër?
Nese themi: Po! Atëherë ku është ajo?!
Ku është ajo, kur Aksaja e robëruar thërret dhe i kërkon vëllezërit e vet, kërkon muslimanët e vërtetë, edhe atë qe sa e sa vjet...?!
Ku është ajo, kur rënkojne fëmijtë në Irak, atje ku vetëm po derdhet gjak, atje ku njeriu nuk mëshirohet, nga vëllezërit e vet kur nuk ndihmohet, nën thundrën e okupatorit kështu lehet, se vëllezërve tanë ende ju flehet.
Ku është ajo, kur vëllezërit çeçen sakrifikojnë, jetën e tyre po flijojnë, vendin e tyre ata e mbrojnë, fenë e All-llahut po e ndihmojnë, ndërsa muslimanëve përreth s'iu bjen në mend, së paku të bëjnë dua për atë vend.
Në Afganistan edhe Keshmir, a e sheh ti jetën shumë të vështirë, a e ndjen ti dhembjen e tyre, apo s'të ka mbetë një pikë mëshire, a spo i sheh tash vëllezërit në Somali, nëse je duke shikuar ende me sy, shiko pra zemra a të rreh ty?!
Nëse zemra yte fare nuk rreh, nëse vëllaun tënd ajo s'e njeh, nëse me sytë e realitetit me të nuk sheh, nëse s'ndjen dhembje për këtë fe, e vëllezërit e vet t'vetmuar i le, atëherë më thuaj se i vdekur je..., apo ende më thua se ti zemër ke?!
Ku është ajo zemër, kur vëllezërit tanë po luftohen, femijtë tanë masakrohen, motrat tona torturohen, nënat tona malltretohen, shtepitë e tyre po rrënohen, e ata nga vendi i tyre po dëbohen...?!
Vëllezërit tanë nën hijen e plumbave jetojnë, në çdo moment jetën e rrezikojnë, femijtë e tyre ende vajtojnë, e sa prej tyre vdekjen e dëshirojnë, e sa nga uria po rënkojnë, nën padrejtesine e tiranëve po durojnë, por ku janë ata që dëgjojnë?
Ku janë gjithë ata muslimanë, a nuk shohin çka bëhet me vëllezërit tanë?!
Të gjithë ende në gaflet, duke e kënaqë armikun e vet...
O vëlla, mos mendo se gjithë kjo që po ndodhë, është shkaku vetëm i kryetarëve dhe i udhëheqësve, por shkaktar jemi unë edhe ti, e din pse?!
Sepse ne pas dynjasë të preokupuar, në mes te ditës jemi hutuar, sikur sytë tash më na janë verbuar, pas dëfrimeve të kësaj bote duke vrapuar, edhe namazet po i lëshojmë, fjalën e All-llahut po e harrojmë, të Dërguarin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] nuk po e pasojmë, kohën tonë në thashetheme po e harxhojmë, e për ardhmëri fare s'mendojmë, se televizionin dhe radion e adhurojmë, ditën pa to s'mund ta kalojmë, çdo film tash më po e percjellim, muzikën në zemrën tonë po e mbjellim, edhepse dikur këtë helm ne do ta vjellim, por atëherë kurrfar dobie nuk mund të sjellim, duhet ta kuptojmë me kohë, se shumë po gënjehemi, dhe se te All-llahut jemi, dhe tek Ai do të kthehemi...
O vëllezër!
Kur vëllezërit tanë atje, mundohen ta kënaqin All-llahun, ne ketu përçahemi, vëllau me vëllaun...
Kur ata atje, armiqtë i kanë mbi kry, ne këtu vëllaun tonë s'duam ta shohim me sy...
Kur ata atje, luftojnë me të fëlliqurit jehudë, ne këtu pasojmë "yjet" në Holiwood...
Kur ata atje mendojnë, si t'i farojnë Sharonat, ne këtu mendojmë si t'i fitojmë miljonat...
Kur atje lufton i fundit dhe i pari, ne këtu mend i kemi vetëm te dinari...
Kur atje motrave iu merret nderi me dhunë, motrat tona këtu nuk kanë tjetër punë...
Kur motrat merren nëpër këmbë, atyre iu vjen marre, e motrat tona këtu, e shesin veten pa pare...
Kur vëllezërit atje luftojnë për të vetmin qëllim, që fitorja ose shehidllëku për ta t'jetë përfundim, ne këtu prej publikut vetëm korrigjojmë, se a kanë të drejtë për luftë, apo ata e kanë gabim...
E pastaj dikush ende të flet guxon ,thotë pse All-llahu neve nuk po na ndihmon?
E si të na ofron All-llahu neve zgjedhje, kur ne ende jemi në këtë gjendje?
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: "O ju që keni besuar, nëse ju e ndihmoni (fenë) All-llahun, Ai u ndihmon juve dhe u forcon këmbët tuaja." [Muhammed, 7]
O vëlla! A ka ndryshuar premtimi i All-llahut, që është vonuar ndihma, apo ti se ke plotësuar kushtin? Unë po të pyes ,e ti bëhu i sinqertë me vetveten, para se të bëhesh me mua:
A po e falë namazin e sabahut në xhami, apo me pritesë po e falë edhe në shtëpi, e pastaj është vonuar ndihma?!
A po i falë namazet çdo ditë me xhematë, apo do të thuash se imami shumë e zgjatë, e pastaj është vonuar ndihma a?!
Që sa kohë librin e All-llahut nuk e ke shfletu, se çka thotë All-llahu aty, ti krejt ke harru, e pastaj u vonua ndihma?!
A ka pasë zemra yte prej All-llahut frikë, kur je nda me vëllaun tënd ti për politikë, e mandej është vonuar ndihma?!
A je ti pasardhës i Omerit dhe Salahuddinit, apo prej frikës futesh ti nëpër birat e minit, e mandej është vonuar ndihma a?!
A je zgjuar ndonjëherë natën që të bësh dua, ndihmoi vëllezërit tanë kudo o All-llah, e mandej është vonuar ndihma?!
Vajzat dhe motrat tua a lotojnë për muslimanet, apo ato çdo hap, pasojnë evropianet, e pastaj u vonua ndihma a?!
Pyetje pas pytje do të dalin shumë, derisa qëndrojmë duarkryq ti dhe unë...
O vëllezër, ne të gjithë duam që të çlirohet Aksaja, dhe të ndihmohen muslimanët kudo që janë, por para se të çlirohen ata, duhet ne së pari ta çlirojmë vetveten. Duhet ta pastrojmë shpirtin tonë, e ta largojmë nga vetja jonë veshjen e përtacisë, e të largohemi nga pasimi i modeleve të huaja, e t'ia shtërngojmë dorën vëllau vëllaut, të pajtohemi me All-llahun, e padyshim se ndihma e All-llahut do të jetë shume afër.
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: "Po ju menduat se do të hyni në Xhennet, pa u provuar edhe ju me shembullin e atyre që ishin para jush, të cilët i patën goditur skamjet e vuajtjet dhe qenë tronditur, sa që i dërguari thoshte, e me te edhe ata që kishin besuar: "Kur do të jetë ndihma e All-llahut?!" Ja (u erdhi ndihma) vërtetë ndihma e All-llahut është afër!"
والحمد لله رب العالمين ، وصلى الله وسلم على نبينا محمد وصحبه وأتباعه إلى يوم الدين
- Vlera e njohurisë mbi fenë -
Falënderimi i takon Allahut Zotit të botëve, ndërsa paqa dhe shpëtimi qofshin mbi të dërguarin tonë Muhamedin [Sal-lallahu alejhi ve sel-lem], mbi familjen e tij, shokët dhe mbi ata që e trasojnë rrugën e tij deri në ditën e gjykimit.
Njohuria mbi fenë është nga veprat më të vleshme dhe poashtu është shënjë e mirë.
Pejgamebri [Sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: "Kujt Allahu ia dëshiron të mirën ia dhuron të kuptuarit e fesë". Pra, me këtë kuptim të fesë arrihet dituria e dobishme mbi të cilën ndërtohet vepra e mirë.
Allahu [Subhanehu ve teala] thotë:
"Ai (Allahu) është që e dërgoi të dërguarin e vet me udhëzim të qartë e fe të vërtetë." [es –Saff, 9]
Udhëzim është dituria e dobishme, kurse feja e vërtetë është puna dhe vepra e mirë. Allahu [Subhanehu ve teala] e urdhëroi të Dërguarin e Tij [Sal-lallahu alejhi ve sel-lem] që të kërkojë shtimin e diturisë.
Thotë [Subhanehu ve teala]: "Dhe thuaj o Zot më shto diturinë"
Thotë Hafidh bin Haxher Askalani: "Ky është argumen i qartë mbi vlerën e diturisë, përshkak se Allahu nuk e ka urdhëruar të Dërguarin e Tij me kërkim të asnjë shtese përveçëse shtimin e diturisë.
Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] i ka emërtuar mexhliset, në të cilat mësohet dituria e dobishme me "Kopshte të xhennetit" dhe njoftoi se dijetarët janë trashëgimtarë të Pejgamberëve. Pa dyshim se njeriu para se të veprojë ç'farëdo pune duhet të njohë rrugën, e cila të dërgon për tek ajo në mënyrë të saktë, ashtuqë kjo punë apo vepër të jetë e vlefshme. Atëherë, si e adhuron njeriu Allahun e tij pa dituri ku njëherit në këtë adhurim hynë shpëtimi nga zjarri apo hyrja në xhennet?
Nisur nga kjo, njerëzit sa i përket diturisë ndahën në tre grupe:
Grupi i parë: Ata të cilët e kanë bashkuar diturinë e vlefshme dhe veprën e mire. Të tillët janë ata të cilët i ka udhëzuar Allahu [subhanehu ve teala] në rrugën e të begatuarëve prej Pejgamberëve, besnikëve, shehidëve dhe të mirëve e sa shoqërues të mire janë ata.
Grupi i dytë: Ata të cilët e kanë mësuar diturinë e dobishme mirëpo nuk kanë vepruar me të. Mbi të tillët është hidhërimi i All-llahut [subhanehu ve teala] që në këtë grup hyjnë Jehudët dhe kush e ndjek rrugën e tyre.
Grupi i tretë: Janë ata të cilët veprojnë pa dituri. Të tillët janë të humbur nga të Krishterët dhe kush e ndjekë rrugën e tyre.
Këto tre grupe i përshfin fjala e Allahut në suren el- Fatiha, të cilën e lexojmë në çdo rekatë. "Ihdinassiratel mustekim, sirateledhine enamte alejhim gajril magdubi alejhim veleddalin" përkthimi: "Udhëzona për në rrugë të drejtë! Në rrugën e atyre, të cilët i begatove me të mira, j one të atyre që kundër veti tërhoqën hidhërimin, e as në të atyre që humbën vetën!" [El-Fatiha, 5-7]
Thotë dijetari Muhamed bin Abdul Vehab [Allahu e mëshiroftë]: "Fjala e Allahut: "gajril-magdubi alejhim veled-dalin", ndaj atyre që tërhoqën hidhërimin ndaj vetes, janë dijetarët, të cilët nuk kanë vepruar me diturinë e tyre, ndërsa të humburit janë ata të cilët kanë vepruar pa dituri. Pra, të parët janë Jehudët, kurse grupi i dytë janë të Krishterët.
Allahu [subhanehu ve teala] sqaron ndaj nesh urtësinë në obligimin e leximit të kësaj sureje madhështore në çdo rekatë të namazit tone; në farze, nafile, përarsye të vlerës dhe rendësisë së madhe që posedon kjo sure, dhe atë që përmban kjo sure nga fshehtësitë e mëdha. E prej këtyre fshehtësive është edhe kjo lutje madhështore që Allahu të na jep sukses në pasimin e rrugës së dijetarëve me dituri të dobishme dhe atyre që veprojnë me diturinë e tyre, rrugë e cila në të është shpëtimi në dunja dhe ahiret dhe poashtu të na largon nga rruga e të humburëve, të cilët kanë mangësuar prej punës së mire dhe diturisë së dobishme.
Pastaj, dije lexuas i ndershëm se dituria e dobishme mbështetet dhe përfitohet nga Kur'ani dhe Suneti i Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], me kuptim të mirëfilltë, meditim. Gjithashtu, kjo dituri përfitohet me ndihmën e profesorëve apo hoxhollarëve, me leximin e librave të tefsirit, sqarimet e librave të hadithit, fikhut dhe librat e gramatikës së gjuhës arabe, në të cilën ka zbritur dhe Kur'ani Fisnik.
Pra, këto libra janë mjete apo metodë për kuptimin e Kur'anit dhe Sunetit. Andaj. vaxhib ndaj teje vëlla musliman është të mësosh atë që me te drejtohet feja jote, prej namazit tend, agjërimit, haxhit, të mësosh dispozitat e zeqatit e poashtu të mësosh dispozitat e mardhënieve dhe bashkëpunimit me njerëz [fikhul muamelat], në mënyrë që të dallosh hallallin dhe të veprosh me te e ta njohësh haramin që të largohesh prej tij. Poashtu, të jetë ushqimi yt hallall e të jesh prej të pranuarëve në lutje–dua. Kujdesu ndaj leximit të libravë të dobishme, merri dijetarët e hoxhollarët në telefon që t'i pyetësh për atë që ke vështërësi ta kuptosh dhe t'i merrësh gojarisht dispozitat dhe rregullat e fesë tënde.
Gjithashtu kujdesu në prezentimin në ligjërata e mexhlise fetare që mbahen nëpër xhami apo dikud tjetër. Dëgjo programe fetare që organizohen nëpër radio dhe poashtu lexo revista e faqe fetare. Pra, vëlla i dashur nëse i përcjell këto që u përmendën më lartë do të shtohet dituria yte dhe do të ndriçohet shiqimi yt. Mos harro vella se dituria shtohet dhe pastrohet me punë. Kështuqë, nëse punon me atë që e din, Allahu do ta shton diturinë ashtu siç thotë një fjalë e urtë: "Kush punon me atë që e din Allahu do t'ia meson dhe trashëgon atë nuk e di".
Për këtë dëshmon fjala e Allahut [subhanehu ve teala]:
"Keni frikë All-llahun e All-llahu u meson juve, Allahu mbi çdo gjë ka dituri."
Dituria është gjëja më meritore që të shpenzohet koha në të. Me të ngjallën zemrat dhe pastrohen veprat. Allahu [subhanehu ve teala] i ka lavdëruar dijetarët që punojnë me diturinë e tyre dhe i ka ngritur në një gradë të lartë në librin e Tij.
Allahu [subhanehu ve teala] thotë:
"Thuaj: A janë të barabartë ata që dijnë dhe ata që nuk dijnë?!"
Thotë Allahu [subhanehu ve teala]:
" All-llahu i lartëson ata që besuan prej jush, i lartëson në shkallë të lartë ata të cilëve u është dhënë dituri. All-llahu është i njohur mire me atë punë që punoni." [El-Muxhadele, 11]
Në këto ajete Allahu [Subhanehu ve teala] e sqaroi specifikat e atyre që iu është dhënë dituria, të cilët janë të dëshmuar me iman pastaj njoftoi se Ai i di veprimet dhe është shiques ndaj çdo gjëje. Pra, nga kjo kuptohet se dituria dhe veprimi me të janë dy gjëra paralele njëra me tjetrën, dhe që të dyja rrjedhin nga imani dhe frika ndaj Allahut [subhanehu ve teala].
Në fund, e lusim Allahun të na udhëzojë neve dhe juve me dituri të dobishme dhe të vlefshme dhe të na jep sukses në vepra të mira. Poashtu e lusim Allahun [subhanehu ve teala] që të na i paraqet të vërtetën të vërtetë dhe të na i mundësoj pasimin e saj, e të na i paraqet të kotën të kotë dhe të na i mundësoj distancimin e saj, Ai është Shiques dhe Pranues.
- Vlera e kohës në jetën e muslimanit -
Koha është jeta e besimtarit dhe në bazë të shfrytëzimit të kohës gjykohet para Allahut. Ai që e shfrytëzon kohën në punë të mira, ai besimtar është i lumtur në këtë botë dhe në botën tjetër, ndërsa ai që e humb kohën e tij ka humb një gjë shumë të madhe dhe atë e pret dënimi para Allahut.
Nëse vështrojm njerëzit në kohën e sotme, do të shohim se njerëzit në shfrytëzimin e kohës janë disa llojesh:
Lloji i parë: janë ata njerëz që nuk e din vlerën e kohës, jeta e tyre është vetëm lojë dhe dëfrime. Këta janë ata njerëz të cilët e kanë kuptuar qëllimin e kësaj bote me një kuptim sipërfaqësor.
Lloji i dytë: janë ata të cilët e kuptojnë vlerën e kohës në jetën e tyre por, nuk din se si ta shfrytëzojnë atë. Ambicjet e tyre janë të ulta. Ata shpeshëherë i godet lodhja, përtacia dhe nuk din se si ta përfitojnë dunjan dhe ahiretin.
Lloji i tretë: janë ata njerëz të cilët e din vlerën e kohës dhe e shfrytëzojn atë deri në maksimum. Ambicjet dhe dëshirat e tyre janë të larta. Andaj ky lloj i njerëzve duhet që ambicjet dhe dëshirat e tyre t’i kthej në jetën praktike.
Përmes kësaj ligjërate, do të mundohemi ta tregojmë vlerën e kohës në jetën e muslimanëve duke përdor shembuj të selefve ,shembuj që me të vërtetë të bëjnë të habitesh dhe të pyesish: A thua si patën mundësi këta njerëz të përfitojn aq shumë prej kohës së tyre? Imam Neveviu i cili ka vdekur i ri në mes moshës 30-40 vjeqare, ka qenë një dijetar i madh, ka shkruar shumë vepra sa që nëse njeriu bënë një llogari në librat e tij dhe jetën që ka jetue i bie që prej ditës kur ka lind e deri sa ka vdek të ketë shkrue për çdo ditë nga 150 faqe. Kjo sa i përket veprave të tij pa llogaritur ibadetin dhe angazhimet tjera që ka pas. Arritën ta bëjnë këtë sepse ata e shfrytëzonin çdo moment, çdo sekond të ditës. Koha e tyre llogaritej me sekonda e jo me minuta e as me orë e as me ditë dhe javë siç ndodh tek ne.
Gjithashtu Allahu subhanehu ve teala na ka treguar në Kur’an si dhe përmes gojës së Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem për vlerën dhe rëndësin e kohës.
Allahu na ka mësuar në Kur’an se si muslimani duhet të jetë i kujdesshëm në kohën e tij. Allahu ka caktuar ibadete që njeriu patjetër duhet t’i kryej në kohë të caktuar, psh: namazin, agjerimin, haxhin etj. Pra, nëse dikush duhet të kujdeset për kohën e tij më së shumti në këtë ka përparsi muslimani. Përmes këtyre ibadeteve në kohë të caktuar Allahu na tregon se si muslimani duhet ta organizoi jetën e tij. Thotë Allahu subhanehu ve teala:
إِنَّ الصَّلاَةَ كَانَتْ عَلَى الْمُؤْمِنِينَ كِتَاباً مَّوْقُوتاً
“Namazi është obligim (për kohë) i caktuar për besimtarët.” (En-Nisa, 103)
A thua, pse Allahu e veqoi namazin në Kuran me fjalën “kohë e caktuar” pasiqë edhe agjerimi është në kohën e caktuar, haxhi është gjithashtu në kohën e caktuar. Nuk lejohet të kryhen as para e as prapa kohës së caktuar.
Allahu veçoi namazin për arsye se namazi është njëra prej ibadeteve që më së shumti përseritet në jetën e msulimanit. Muslimani përmes kryerjes së namazeve mund edhe të programaoi jetën e tij të përditshme. Psh, pas sabahit programon që gjithëherë të lexoj një pjesë të Kur’anit dhe të lexoj libra tjera deri në drake. Prej drekës e deri në ikindi të dalë në punën e tij. Prej ikindis e deri në mbrëmje të pret vizita me të afërmit e kështu me radhë. D.m.th e gjithë jeta e muslimanit është e lidhur me kryerjen e namazit. Nëse muslimani e ka një takim thotë: takimi ynë është pas dreke e kështu me radhë.
Nëse muslimani kujdeset për kryrjen e namazit në kohën e tij, e sidomos në fillim të kohës, nëse është i lidhur për namazet me xhemat në xhami, është i lidhur me ezanin ikametin të gjitha këto, nëse ai kujdeset për të gjitha këto atëherë ai mbjellë në shpirtin e tij kujdesin ndaj kohës dhe largimin nga koha boshe.
Me këto ibadete që Allahu na i ka caktuar dëshiron që t’a mësoj besimtarin se si duhet ta koordinoj jetën e tij nën hijen e islamit.
Koha është një dhunti e madhe e Allahut. Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem e quajti kohën dhunti, ku në hadithin e tij të vërtetë thotë:
نعمتان مغبون فيهما كثير من الناس الصحة و الفراغ
“Dy dhunti, shumica e njerëzve i kanë të humbura; nuk ia dinë vlerën: shëndeti dhe koha e lirë”.
Njeriu i cili ka shëndet dhe nuk e shfrytëzon atë (kohën e lirë), ai i ka bërë zullum vetës së vetë, ndërsa ai që nuk e shfrytëzon kohën e lirë, ka humb një gjë të madhe.
Allahu i jep shumë rëndësi kohës, sa që në shumë ajete betohet në gjërat të cilat lidhen me kohën, që të na tërheq vërejtjen në këto gjëra dhe të na tregoj se këto gjëra janë shumë më rëndësi për njeriun. Dëgjo Fjalën e Allahut subhanehu ve teala ku thotë:
وَالْفَجْرِ (1) وَلَيَالٍ عَشْر) ٍ2)
1. Pasha agimin!
2. Pasha dhjetë netët! (el-Fexhr 1,2)
Shumica e dijetarëve thonë se Allahu në këtë ajet është betuar në dhjetë netët e para të Dhulhixhes të cilat kanë një vlerë dhe rëndësi të madhe në jetën e muslimanit në shtimin e punëve të mira.
Allahu na tregon për rëndësin e kohës gjithashtu edhe në një sure të plotë që quhet edhe surja e kohës, ku thotë:
وَالْعَصْرِ)1( إِنَّ الْإِنسَانَ لَفِي خُسْرٍ)2( إِلَّا الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ وَتَوَاصَوْا بِالْحَقِّ وَتَوَاصَوْا بِالصَّبْرِ)3)
1. Pasha kohën!
2. Nuk ka dyshim njeriu është në një humbje të sigurt.
3. Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin
t’i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm. (el-Asr 1,2,3).
Ai njeri i cili nuk e ushqen shpirtin e tij me iman , me punë të mira, me këshilla në të vërtetën dhe me durim, ai është në humbje të madhe.
Thotë Ibën Abbasi : “el-Asr”, d.m.th: Koha. Ndërsa Fahrudin Errazi në tefsirin e tij thotë: “Allahu është betu në kohën sepse në të ka gjëra të çuditshme. Në të ka gëzime, ka hidhrime, në të njeriu e arrin shëndetin, në të arrin sëmundjen, në të arrin pasurinë ,varfërinë, etj”.
Gjithashtu, Allahu na ka treguar se nata dhe dita janë begati të Allahut që shumica e njerzëve nuk kujdesen për to.
Ndërsa Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem,thotë: “Dy begati njeriu është i pakujdesshëm ndaj tyre: shëndeti dhe koha e lirë”.
Dijetarët islam kanë thënë: Pejgamberi i ka përmend këto begati sepse shumica e njerëzve nuk i shfrytëzojnë ato. Për këtë, sheh shumë njerëz Allahu iu ka dhënë shëndet ndërsa ata e shfrytëzojnë në haram. Ndërsa, të tjerëve sheh Allahu iu ka dhënë kohë të lirë nuk e shfrytëzojnë atë në punë të mira.
Thotë Imam el-xhevzije: njeriu ka mundësi të jetë i shëndosh por, nuk është i lire, është i angazhuar në përfitimin e rrizkut apo me dic tjetër. Ndërsa, ka mundësi të jetë i lirë por nuk ka shëndet, e nëse te një njeri bashkohen shëndeti dhe koha e lirë e pastaj nuk i shfrytëzon ato, me të vërtetë ai njeri është në një humbje të madhe.
Në suren Ibrahim Allahu i numëron begatitë që ua ka dhënë robëve të Tij dhe tregon se ata nuk kanë mundësi t’i numrojnë ato begati asnjëherë.
اللّهُ الَّذِي خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالأَرْضَ وَأَنزَلَ مِنَ السَّمَاءِ مَاءً فَأَخْرَجَ بِهِ مِنَ الثَّمَرَاتِ رِزْقاً لَّكُمْ وَسَخَّرَ لَكُمُ الْفُلْكَ لِتَجْرِيَ فِي الْبَحْرِ بِأَمْرِهِ وَسَخَّرَ لَكُمُ الأَنْهَارَ)32( وَسَخَّر لَكُمُ الشَّمْسَ وَالْقَمَرَ دَآئِبَينَ وَسَخَّرَ لَكُمُ اللَّيْلَ وَالنَّهَارَ)33(
وَآتَاكُم مِّن كُلِّ مَا سَأَلْتُمُوهُ وَإِن تَعُدُّواْ نِعْمَتَ اللّهِ لاَ تُحْصُوهَا إِنَّ الإِنسَانَ لَظَلُومٌ كَفَّارٌ)
32 “Allahu është Ai që i krijoi qiejt dhe tokën, dhe lëshoi prej së larti ujë (shi), e me të nxjerr fruta si ushqim për ju, dhe për të mirën tuaj u vuri në shërbim anijet, të lundrojnë nëpër det me urdhërin e Tij, e në shërbimin tuaj i vuri edhe lumenjtë”.
33. “Për ju nënshtroi diellin dhë hënën që në mënyrë të zakonshme vazhdimisht udhëtojnë. Për ju përshtati edhe natën e ditën”. 34. “Dhe Ai iu dha gjithatë që e kërkuat (që kërkoi nevoja juaj) dhe, edhe në qoftë se përpiqeni t’i numëroni të mirat (në numër). Vërtet, njeriu është i padrejtë dhe shumë për përbuzës”. (Ibrahim, 32-34)
Allahu në këto ajete na jep një sinjal të forte, ku na tregon se sikur që njeriu duhet të përfitoj prej sendeve që ta afrojnë rrizkun, ashtu duhet të përfitoj edhe prej kohës së tij prej ditës dhe natës.
Prandaj shohim disa njerëz që Allahu iu ka dhënë pasuri ose shëndet ose kohë të lirë mirëpo, nuk din t’a shfrytëzojnë kohën e tyre. E kalojnë kohën nëpër kafene, me lojëra të ndryshme, apo me leximin e librave dhe tregimeve boshe të cilat nuk i bëjnë dobi as në këtë botë e as në botën tjetër. Këta janë ata njerëz që nuk ia dinë vlerën jetës së tyre, sepse koha është jeta e njeriut.
Nëse shfletojmë historinë e të parëve tone, shohim kujdesin e tyre të madhë në shfrytëzimin e kohës. Ky është Fudajl ibën Ijad, i cili thoshte: “Njoh disa njerëz të cilët i llogaritin fjalët e tyre prej xhumasë deri në xhuman tjetër, kanë qenë shumë të kujdesshëm në bisedën e tyre.
Hasan El-Basriu thoshte: “I kam nxënë disa njerëz që ishin të kujdesshëm ndaj kohës së tyre më shumë se sa që ju kujdeseni sot për mallin tuaj”.
Shiqo, vëlla i dashur, Hasan el Basriu këtë fjalë ia thotë gjeneratës pas sahabëve, a thua sikur të ishte në mesin tonë Hasan el-Basriu çka do të thoshte!
Thotë Ibnul Xhevzi: “ Njeriu duhet ta dij vlerën e kohës dhe rëndësin e saj, dhe nuk duhet asnjë moment ta humb, përveç në adhurimin e Allahut, dhe t’i jep përparësi asaj që është më e mirë nga të tjerat, dhe thotë: kanë qenë disa prej selefëve që kanë bërë gara edhe në kohët më të shkurtëra të tyre. Ndërsa në hadithin e Pejgamberit të vërtetë i cili thotë:
عن أبي هريرة رضي الله عنه أن رسول الله صلى الله عليه وسلم قال من قال سبحان الله وبحمده في يوم مائة مرة حطت خطاياه وإن كانت مثل زبد البحر
Transmetohet nga Ebu Hurejra se Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush thotë: Subhanallahi ve bihamdihi, njëqind herë gjatë ditës, i shlyhen gjynahet edhe nëse janë si shkuma e detit.”
Kanë qen një herë disa të rinjë duke punuar me një projekt, ndërsa njëri prej dijetarve ishte përgjegjës për ta. Një ditë ky dijetari sheh njërin prej të rinjëve ulur duke pastruar dhe e pyeti. Çka bënë këtu. Iu përgjigj djaloshi: Po i ndihmoj vëllezërve, po fshij. Tha Hoxha: Këtë po e shoh por tjetër çfarë bënë? Asgjë tjetër, iu përgjegj djaloshi. Tha Hoxha: Angazhoje gjuhën tënde me dhikër sa të jesh duke fshirë. Punon dhe bënë dhikër në vend që të fitosh një shpërblim, punon dhe bënë dhikër kështu edhe mbjell pemë në xhennet.
Sa kohën e humbim pa e përmendur Allahun. Besimtari i mirë punon me trup dhe në të njëjtën kohë e përmend Allahun, dhe kështu mbjell shumë pemë në xhennet.
Për këtë thotë Ibnul-Kajimi: ”Humbja e kohës është më e madhe se vdekja. Sepse humbja e kohës e largon njeriun nga Allahu dhe nga bota tjetër ndërsa vdekja të largon vetëm nga kjo botë”.
Thotë një poet arab:
والوقت أنفس ما عنيت بحفظه و أري أسهل ما عليك يضيعو
“Koha është gjëja më e shtrejt që duhesh të kujdesesh për të, ndërsa është gjëja më e leht që mund të humbesh.”
Pra ai njeri, i cili ia din vlerën kohës ai ia din vlerën jetës së tij dhe anasjelltas, sepse koha është jeta e njeriut. Thotë Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]:
أن رسول الله صلى الله عليه وسلم قال بادروا بالأعمال سبعا هل تنتظرون إلا فقرا منسيا أو غنى مطغيا أو مرضا مفسدا أو هرما مفندا أو موتا مجهزا أو الدجال فشر غائب ينتظر أو الساعة فالساعة أدهى وأمر
“Transmetohet nga Ebu Hurejra se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Shpejtoni në punë të mira pra se t’ju vin shtatë gjëra: A po pritni pëveç varfërin, e cila të bënë të harrosh, apo pasuri që të bënë kryelart, apo smundje që të prish, apo pleqëri, apo vdekje të papritur, apo dexhalin apo kjametin”.
Pra, duhet që të shpejtojmë në punë të mira para se t’na vin këto pengesa, të punojmë për një të ardhme më të mire, të punojm për botën tjetër.
Thotë Allahu:
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ وَلْتَنظُرْ نَفْسٌ مَّا قَدَّمَتْ لِغَدٍ وَاتَّقُوا اللَّهَ إِنَّ اللَّهَ خَبِيرٌ بِمَا تَعْمَلُونَ [ الحشر الآية 18]
“O ju që besuat, frikësojuni All-llahut dhe le të shikojë çdonjëri se çka ka bërë për nesër. Dhe frikësojuni All-llahut! S’ka dyshim se All-llahu është i Njohtuar (Habir) për atë që punoni!” [El-Hasher, 18]
Thotë ibën Kethiri në lidhje me këtë ajet: “Llogarite vetën tënde para se të llogaritesh!”
Thot ibën Kajimi: Pasi që njeriu do të japë llogari para Allahut për çdo gjë edhe për gjymtyrët e tij, ku thotë Allahu:
وَلاَ تَقْفُ مَا لَيْسَ لَكَ بِهِ عِلْمٌ إِنَّ السَّمْعَ وَالْبَصَرَ وَالْفُؤَادَ كُلُّ أُولـئِكَ كَانَ عَنْهُ مَسْؤُولاً
“Mos iu qas asaj për të cilën nuk kë njohuri, pse të dëgjuarit, të pamët dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi”.
Atëherë le ta llogaris vetën e tij para se të llogritet!
Çuditesh me njerëzit kur i thërret ndonjë individ me autoritet, e sheh atë se si fillon të mendojë se çka të vesh, si të ecë, ç’farë të flasë e kështu me radhë, ndërsa nuk përgaditet për atë ditë që do të dalë para Allahut të madhërishëm. Shiqo vëlla i dashur se si e definon Hasan El Basriu njerin:
ياابن آدم انما أنت أيام كلما ذهب يوم ذهب بعضك
“O bir i Ademit, me të vërtetë ti je ditë të caktuara, sa herë që të shkon një ditë ka shkuar një pjesë e jotja.”
Pra, çdo frymë që e shpenzon, ke shpenzuar një pjesë të jetës sate dhe je afruar më shumë vdekjes.
Thotë Umr ibën Abdul Azizi:
ان الليل و النهار يعملان فيك فاعمل فيهما
“Dita dhe nata punojnë në ty puno edhe ti në to!”
Thotë Abdulla ibën Mesudi:
ما ندمت علي شيء ندمي علي يوم غربت شمسه نقص أجلي لم أزد في عملي
“Nuk i kam ra pishmanit për asnjë send përveç për një ditë kur perendoi dielli, mu paksue exheli im ndërsa nuk mu shtua puna ime.”
Njeriu çdo humbje ka mundësi ta kompenzojë, ndërsa humbjen e kohës asnjëherë nuk ka mundësi ta kompensojë.
Thot Hasan El-Basriu:
ما من يوم يمر علي ابن آدم الا و هو يقول :أنا يوم جديد و علي عملك شهيد فاغتنمني فاني لا أعود الي يوم القيامة
“Nuk I kalon një ditë birit të Ademit përveç se ajo thotë: O bir i Ademit, unë jam një ditë e re dhe për punën tënde dëshmitar, më përfito sepse unë nuk kthehem më deri në Ditën e Gjykimit!”
Pra, vëlla i dashur, secili prej nesh t’ia shtrojë pyetjen vetës: Përafërsisht, të gjithë jemi mbi moshen 20 vjeçar, na kaloi gjysma e jetës sonë. Sa kemi përfituar prej kësaj kohe, sa kemi punuar për dinin e Allahut. Nëse ulemi dhe ia bëjmë një llogari vetës se sa kemi punuar për dinin e Allahut ndoshta krejt punët çka ke bërë mund të llogaritesh mbrenda bjë gjymë ore. Sa ke shtuar prej punëve të mira? Sa je i përgaditur të dalësh para Allahut sikur të vjen vdekja tash.
Ndërsa njëri prej selefve thoshte: “Vallahi sikur ta di se kam me vdek nesër nuk kam çka të shtoj më shumë prej punëve të mira. Nëse nuk e shfrytëzon kohën tënde koha ka me të shfrytëzu ty. Thotë Hasan El –Basriju :
ياابن آدم نهارك ضيفك فأحسن اليه يعني استغله
“O biri i Ademit, dita jote është musafiri ytë, andaj prite mirë atë (d.m.th.perfitoje)!
Poashtu thotë:
يا اخواني هل أكرمنا أعز ضيف و هو الليل و النهار
“O vëllezërit e mi, a e kemi nderuar musafirin më të mirë që na ka ardhë, e që ajo është nata dhe dita?”
Gjithashtu Thotë Hasan El – Basriu: “Dunjaja është tri vetëm ditë: ose të jetë dita e kalume, e kjo ditë nëse të ka kaluar nuk mund ta kthesh më, ose të jetë dita e nesërme e ndoshta këtë ditë nuk mund ta arrish, ndërse dita e sotme është dita e jote, shfrytëzoje atë.”
Thot njëri prej selfëve: Nëse mërzitesh për mallin tënd që e ke humbur atëherë qajë për kohën që e ke humbur. Atij që Allahu ia zgjatë jetën deri sa ta arrijë pleqërin dhe humb kohën e tij ai përson nuk do të ketë arsyetim para Allahut.
Thotë Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] :
“Kush e arrin moshën 69 vjeçare (dhe nuk ka punuar punë të mira) nuk do të ketë aryetim para Allahut.”
Ndërsa njëri prej selefëve thotë: Nëse dëshiron të kënaqesh në namazin tënd mendo se namazi i fundit do të jetë ai.
Athua sikur ta di njeriju se namazi i fundit do të jetë, athua si do të falet, ashtu duhet të mendojë për kohën e tij, të mendojë se sot është dita e fundit për të.
E lusim Allahun që të na bëjë prej atyre që e shfrytzojn kohën dhe veprojn punë të mira. E lusim Allahun që të na shpërblejë me xhennet për punët tona.
velhamdulilahi rabilalemin
- Sikur ta mbuloshe me petkun tënd -
Islami e çmon mbulimin e turpëve, mundohet t’i gjejë udhë fshehjes së gabimëve dhe lëshimëve. Për shkakun se turpët e ç’vlerësojnë njeriun. Dukja e gabimëve hapurazi shkakton prishje dhe shtimin e gabimëve të tjera.
Mu për këtë, kur Hezzal bin Jezid El-Eslemij erdhi tek Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] dhe e ngriti padinë kundër Maizit, i tha Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: “Vallahi o Hezzal, sikur ta mbuloshe me petkun tënd do të ishte më mirë se kjo që veprove.! [transmeton Imam Ahmedi, Ebu Davudi dhe Nesaiu në El-Kubra]
Këtu mori fillin motivi i mbulimit të gabimëve të muslimanëve.
Gjithashtu Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Kush ia mbulon një të metë muslimanit, All-llahu ia mbulon atij një të tillë në Ditën e Gjykimit.” [transmetin Buhariu dhe Muslimi]
Dhe në një hadith tjetër: “Kush ia mbulon një të metë muslimanit, All-llahu do t’ia mbulojë turpet e tija në këtë botë dhe në Ahiret.”
Ka thënë Hafidh Ibën Haxheri [All-llahu e mëshiroftë!]: “Fjala e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] “Kush ia mbulon një të metë muslimanit...” do të thotë: e ka parë tek ai një vepër të ligë dhe nuk ia ka zbuluar para syve të njerëzve. E kjo nuk do të thotë se ai mos ta këshillojë për këto gabime.”
Ka thënë Imam En-Neveviju [All-llahu e mëshiroftë!]: “Nga kjo ka mirësi të madhe, duke e ndihmuar muslimanin, duke ia larguar brengat atij dhe ia mbuluar të metat e tij.”
Ka thënë Hafidh El-Magrib bin Abdul-Berr [All-llahu e mëshiroftë!]: “Pasi që njeriu shpërblehet për mbulimin e të tjerëve, të njejtin shpërblim do ta ketë nëse ia mbulon turpet e vetvetës apo do të ketë shpërblim edhe më të mirë. Atij i mbetët të pendohet për gabimet, kthim në të drejtë dhe t’i bije pishman për mëkatët që ka bërë. Vërtetë, këto i shlyejn të gjitha gabimet-inshallah!”
Transmetohet se Ammar bin Jasir [radijallahu anhu] e ka kapur një vjedhës dhe ka thënë: “Më mirë mos ta shpallë, dhashtë Zoti mos t’mi shpallë gabimet e mia”
Vallë, ç’gabime mos t’i shpallën atij?!
Ka thënë Imam En-Neveviju [All-llahu e mëshiroftë!]: “Mbulesën në fjalë duhet t’i bëhët njerëzve me nderë dhe të tillë si ata, jo të atyre që janë të njohur me vepra të liga dhe prishje.”
Ka thënë Hafidh Ibën Rexheb El-Hanbeli: “Dije se njerëzit janë dy llojësh:
• Të parët:
Ata që nuk njihen me mëkate. E nëse atyre iu bie ndonjë turp apo gabim nuk lejohet shpallja, zbulimi dhe të folurit për to, sepse një gjë e tillë është përgojim-gibet haram.
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: “Ata, të cilët dëshirojnë që te besimtarët të përhapet imoraliteti, ata i pret dënim i dhembëshëm në këtë dhe në botën tjetër...” [En-Nurë, 19]
Është për qëllim tek përhapja e imoralitetit te besimtarët akuza që iu bëhët atyre duke qënë ata të pastër nga ajo që akuzohen, siç është ngjarja e shpifjes-ifkut që i bënë nënës së besimtarëve, Aishës [radijallahu anha].
I thanë disa vezirë të sinqertë disave që urdhëronin për punë të mira: “Mundohuni që mos t’i zbuloni mëkatarët sepse dukja e mëkatëve të tyre i turpëron muslimanët. Gjëja më primare është mbulimi i tyre.
E gjithashtu nëse pendohet dhe vendos që t’i shtrohet dënimit, nuk është mirë të merrët në pyetje në detaje. Madje, do të ishte mirë të urdhërohej të kthehet dhe ta mbulojë turpin e tij, siç e urdhëroi Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] Maizin dhe Gamidijën. Gjithashtu nuk u mor në pytje ai që tha: E kam merituar dënimin, ushtroje mbi mua. Edhe nëse ka bërë krimin dhe padia për këtë nuk është ngritur tek imami, mund që të lirohet derisa mos t’i ketë shkuar imamit një gjë e tillë.
Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Lëshoni pe ndaj njerëzve të vendosur për ndonjë gabim të tyre!” [Ebu Davudi dhe Nesaiu nga hadithi i Aishës radijallahu anha]
• Të dytët:
Ata që njihën me mëkate. Duke i bërë haptazi dhe mos i kushtuar kujdes për atë që kanë bërë dhe asaj që flitët për ta. Këta janë të shthururit. Për këta nuk ka gibet-përgojim, siç ka thënë Hasan El-Basriu dhe të tjerë. Për të tillët nuk ka pengesë të bëhët kërkim në çështjen e tyre, që t’i kryer mbi ta denimet e caktuara. Ndaj të tillëve nuk lëshohet pe edhe nëse krimi i tyre nuk ka arritur tek sunduesi. Por, duhet të mirren dhe denohen që të ndërpritët sherri i tyre dhe të distancohen të tjerët nga një krim i tillë.
Ka thënë Maliku: “Nuk ka problem të lëshohet pe për njeriun, që nuk dihet nga ai ndonjë e keqë që iu ka bërë njerëzve, derisa kjo mos t’i ketë shkuar sulltanit. Mirëpo, nga ai mund të ishte një lëshim-gabim. E për atë që është bërë i njohur me sherre dhe fesad, nuk dëshiroj që të ndërmjetësojë askush. Por, mirret dhe denohet.”
Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Vërtetë, All-llahu është që mbulon shumë e do mbulimin (e gabimeve).”
E çuditshme është me disa njerëz, që All-llahu iu mbulon gabimet e tyre e ata refuzojnë dhe e zbulojnë vetën e tyre!
Ka thënë Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: “Të gjith ummeti im është i falur përveç atyre që shpallin veprat e tyre. E prej shpalljes së veprave është të punoi njeriu një vepër (jo të mirë) natën e pastaj të gdhihet e All-llahu veç ia ka mbuluar atij këtë vepër, e ai thotë: “O filan, mbrëmë kam bërë këtë e atë... Me natën All-llahu ia mbuloi atij gabimin e ky me të gdhirë e zbulon atë që ia mbuloi All-llahu.” [transmeton Buhariu dhe Muslimi]
E ngjajshme me këtë është të bëjë njeriu vepër të ndytë apo të udhëtojë në defrime pastaj të kthehet dhe t’iu bisedojë shokëve të tij për atë që ka vepruar. I tilli bartë barrën e dyfishtë dhe gabimit të vet ia bashkangjitë gabime të reja:
• Bartë barrën e dënimit për atë që ka vepruar punë haram dhe ka shkelur normat e All-llahut [subhanehu ve teala].
• Bartë barrën e dënimit që e zbuloi atë që All-llahu ia mbuloi atij dhe i bëri të dukura mëkatët e tija.
• Bartë barrën e dënimit që të tjerëve iu zbukuroi veprat e ndyra dhe i inicioi ata për një vepër të tillë.
Kurse më e keqja e të gjithave është të krenarohet me krimin e bërë dhe të lavdërohet më veprën e ndyrë që bëri!
Edhe më shumë se kjo është të dëshirojë veprat e ndyra, të cilat nuk ka arrirë t’i veprojë, për tu lavdëruar në mesin e shokëve të tij e për tu dukur hero i aventurave.
Nga zbulimi i turpëve bën pjesë edhe nëse një grua i heq rrobat e veta në shtëpi jo të burrit të saj.
Një herë, kur disa gra prej banorëve të shamit (sirisë) shkuan tek Aishja [radijallahu anha], iu tha atyre: “Ju jeni ato që hyni në hamame (banjo të nxehta)? Ka thënë Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: “Çdo grua që i heq rrobat në një vend jashtë shtëpisë së saj e ka zbuluar mbulesën që ishte mes saj dhe All-llahut [subhanehu ve teala]”.” [transmeton Imam Ahmedi dhe të tjerë]
Ne nuk jemi urdhëruar që të hulumtojmë të metat e robëve të All-llahut [subhanehu ve teala] dhe t’iu zbulojmë ato që All-llahu iu ka mbuluar që ne mos t’i dijmë.
Mu për këtë dhe tha Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: “Unë nuk jam urdhëruar të vrimoj zemrat e njerëzve e as t’ua hapi gjoksat e tyre.” [transmeton Buhariu dhe Muslimi]
Kjo i takon të gjitha klasave.
Kurse për klasën shoqërore:
Ka thënë Muaviu [radijallahu anhu]: “E kam dëgjuar Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] duke thënë: “Nëse ti përcjellën turpët e njerëzve i ke prishur ata, apo gati se i prishën”.” Ka thënë Ebu Derda: “Një fjalë që e ka dëgjuar Muaviu nga Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] All-llahu i ka dhënë dobi të madhe atij.” [transmeton Ebu Davudi me isnad sahih]
E për klasën individuale:
Ka thënë Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: “O ju që e respektoni Islamin me gjuhë dhe që ende imani nuk ka hyrë në zemren e juaj! Mos i lëndoni besimtarët e as mos hulumtoni për turpet-gabimet e tyre. Sepse kush hulumton për turpet-gabimet e tyre All-llahu do t’i përcjellë gabimet e tij. E kujt All-llahu ia përcjellë gabimet e tij e ç’nderon në shtëpinë e tij.”
Në një transmetim tjetër: “O ju që besoni me gjuhë dhe që ende imani nuk ka hyrë në zemren e juaj! Mos i përgojoni muslimanët e as mos hulumtoni për turpet-gabimet e tyre. Në një tjetër transmetim: Mos i lëndoni besimtarët e as mos i turpëroni ata e as mos hulumtoni për turpet-gabimet e tyre. Sepse kush hulumton për turpet-gabimet e vëllaut të tij musliman All-llahu do t’i përcjellë gabimet e tij. E kujt All-llahu ia përcjellë gabimet e tij e ç’nderon atë po të jetë edhe në brëndësinë e shtëpisë së tij.” [transmeton Imam Ahmedi, Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe është hadith Sahih]
Le të kenë kujdes ata që zhytën në nderin e robëve të All-llahut [subhanehu ve teala] dhe përcjellin turpet e tyre! Edhe nëse shejtani iu zbukuron atyre veprat se ata këtë nuk e bëjnë për tjetër vetëm për t’i këshilluar robët e All-llahut dhe tërhequr vërejtje ummetit.
Mundohuni për t’i mbuluar gabimet!
Ka thënë Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: “Kënd e kaplon diçka prej këtyre ndytësirave (mëkatëve) le të mbulohet me mbulimin e All-llahut!” [transmeton Maliku]
Andaj, është sprovuar me diçka nga këto ndytësira, të cilat meritojnë denim të caktuar, le të mbulohet me mbulimin e All-llahut!
Lusim All-llahu që t’na i mbulojë turpet tona mbi tokë, nën tokë dhe Ditën që do të dalim para Tij.
- Veprat e mira -
Në porositë e Allahut qëndron e vërteta:
"E Allahu patjetër do ta ndihmojë atë që ndihmon rrugën e Tij, se Allahu është shumë i fuqishëm dhe gjithnjë triumfues". (El-Haxh, 40)
Njeriu punon dhe lufton me jetën e vet në rrugën e Allahut, në rrugën e mirësisë.
"…Ai që është dorëzuar Allahut dhe është bëmirës, ai e ka shpërblimin e vet të Zoti i tij, për ata nuk ka frikë, as nuk kanë pse të mërzitën".
Allahu kërkon nga besimtarët, që besimin e tyre ta deshmojnë me veprat e mira. Allahu gëzohet kur sheh që njëri i afrohet tjetrit dhe, i thotë: "Më thuaj si mund të të ndihmoj? Vëlla, ç'mund të bëj për ty?" Ndihmë është edhe shprehja më e vogël e humanizmit. Dhënia e ndimës, të ndihmosh, të ndihmosh vazhdimisht, ky është besimi i vërtet.
Tregojnë se kur e pyetën një njeri, që kishte qënë shok e mik i ngushtë për tridhjet vjet, me një njeri të ditur e të urtë, ai u përgjigj:
" Pashë se çdokush në jetë ka shokë, miq e dashamirës. Disa shoqërohen me ta, deri sa nuk sëmurën, disa shoqërohen deri në varr, por asnjeri prej tyre nuk shkon në varr me të. Duke menduar për këtë, arrita në përfundim se për njeriun, shoku më i mirë është ai i cili shkon me të në varr, duke i qëndruar edhe atje mik. Dhe shokë të këtillë janë vetëm veprat e mira! Prandaj nuk ju ndahem atyre, sepse ato do të jenë për mua dritë në varrin e errët dhe bashkëbiseduesët e mia atëherë kur të gjithë të tjerët, do të më lënë vetëm…"
O njeri, besimi nuk qëndron vetëm në atë që të tregohesh besimtar para të tjerëve, kurse në të vërtetë përfundon në deshira të pavlera. Besimi i mirëfilltë është vetëm ai, i cili është gdhendur thellë në zemër dhe të cilin e vërtetojnë veprat e mira të njeriut. Merrni mësim nga veprat e mira njerëzore, jo nga fjalët, sepse Allahu nuk e ka dhënë asnjë fjalë, e që si deshmi të mos i ketë caktuar edhe veprën. Vetëm veprat vërtetojnë ose mohojnë të vërtetën e fjalëve të dikujt. Kur dëgjon ndonjë ligjëratë të bukur, ki kujdes, sepse nëse fjalët do të shoqërohen me vepra: ai njeri është më të vërtetë i mrekullueshëm. Nëse veprat e tij nuk do të përputhën me fjalët që ka thënë, ruaju të mos i përngjash atij në asnjë drejtim…
Muslimani kurr nuk duhet të harrojë se është detyrim të bësh mire për çdo ditë, për çdo orë e pandërprerë. O njeri, ki kujdes për veprat e tua! Mendo se një ditë do të takosh Krijuesin dhe Zotin tend ! Me çfarë do t'i dalësh përpara?…
- Përshkrimi i të devotshmëve -
Erdhi një njeri me emrin Hemam tek imam Aliu [radijallahu anhu] dhe i tha atij: “M’i përshkruaj të dëvotshmit sikur t’i shoh ata!”
Aliu [radijallahu anhu] tha:
“Ata janë njerëz me vlera të mëdha. Kur flasin, flasin të drejtën. Nuk shpenzojnë tepër për rrobat e veta. Ecja e tyre është ecje modeste.
I ruajn shikimet nga ajo që All-llahu [subhanehu ve teala] ua bëri haram. Dëgjimin e lanë vetëm për dituri të dobishme për ta. Shpirtërat e tyre janë gjithnjë në një gjendje; kur kanë ndonjë hall dhe kur janë rehat.
Sikur mos t’ishte exheli, të cilin All-llahu [subhanehu ve teala] e ka caktuar, shpirti i tyre nuk do të qëndronte në trupat e tyre asnjë të rrehuri qerpik, nga përmallimi që kanë për Zotin e tyre.
I madhëruar është Krijuesi tek ata, e çdogjë tjetër pos Tij nuk ka shumë vlerë tek ata.
Gjithnjë zemrat i kanë të pikëlluara, shpirtërisht janë të rehatuar, me trup janë të hollë, të dobët, nevojat e tyre për këtë dunja janë të pakta dhe ata e ruajten nderin.
Bënë durim pak ditë pastaj përfunduan në një rehati të gjatë.
All-llahu [subhanehu ve teala] ua mundësoi një tregëti të bujshme, të leverdishme. I deshi shumë dunjaja por ata nuk e deshën. Dunjaja deshi ti mashtrojë, por flijuan vetën për të shpëtuar nga ajo.
Nata e tyre; të forta i kanë këmbët duke qëndruar për të lexuar gjatë Kur’an në namaz. E kur ata lexojnë ajete të frikëshme e hapin dëgjimin e zemrës dhe për një çast mendojnë se flaka e xhehennemit dhe trishtimi i tij është përballë tyre. Qëndrojnë sikur të ishin të ngrirë para All-llahut [subhanehu ve teala] duke kërkuar nga Ai shpëtim nga xhehennemi.
Dita e tyre; të butë, të ruajtur, të matur, të dijshëm. Ata i lodhi frika. Kur i sheh ata, dukën se janë të sëmurë, por ata janë shëndosh.
Nuk kënaqën me pak punë. Por, as nuk kërkojnë tepër. Ata gjithnjë akuzojnë vetën dhe janë të dëshpëruar për veprat e tyre.
Nëse i lavdëron dikush frikohen nga ajo që thuhet për ta dhe thotë: Unë e njoh vetën më mirë se askush, kurse Zoti im më njeh më mirë se që e njoh unë vetën. O All-llah! Mos me merr mua për atë që thojnë, më bën mua më të mirë se ç’jam dhe m’i fal mua ato që nuk i dijnë!
Gjithashtu nga shënjat e të devotshmit është se tek ai sheh një fuqi të madhe për fe, maturi dhe butësi. Sheh iman dhe bindëshmeri. Është i kujdesur për të kërkuar dituri. Me qetësi punon dhe i vemendshëm shpënzon pasurinë. Kur bën ibadet ka shumë frikërespekt. Kur ka ndonjë hall a problem bën durim. Gjithnjë e kërkon hallallin dhe i zellëshëm për të kërkuar udhëzimin.
Bën shumë punë të mira por prap se prap ai është i trembur. Bie nata e ai preokupohet që ta falënderojë All-llahun. Vije sabahu e ai menden e ka tek përkujtimi i All-llahut [subhanehu ve teala].
Gjithnjë diturisë ia bashkangjet butësinë. Fjalës ia bashkangjet punën. Mërzinë dhe hidhërimin e vet e mbulon.
Nga ai gjithnjë e mira pritet, e keqa e sigurtë që s’del nga ai. E falë atë që i bëri zullum. I jep atij që nuk i jep. Shkon tek ata që nuk i shkojnë. Largë është që ai të bëjë vepër të ndytë. Ai gjithnjë flet e bisedon butë dhe ëmbël.
E pranon hakun, nuk e humbë emanetin, nuk emërton njerëzit me llagepe, nuk e dëmton fqiun e as nuk kënaqët në fatkeqësin e të tjerëve.
Nese dikush i shpallë armiqësi ai bën durim dhe e le që All-llahu t’i hakmerrët. Shpirtin nga ai e ka rehat dhe njerëzit gjithashtu nga ai janë në paqë.
U lodh shumë për ahiret, njerëzit i ndau nga vetja. Iu largua atij që e pengoi nga Ahireti.
- Juve do t'ju bie ndër mend çka po u them -
Përkushtim:
Secilit që dëshiron mirësi dhe udhëzim. Secilit që i frikohet poshtërimit dhe nënçmimit. Të gjithë juve, ju themi me zë që nxjerr përmallim dhe dhembje. Kjo është anija e Muhammedit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], që lundron mes valëve, thellë në errësirë, ku ka depërtuar drita dhe ua ka ndriçuar rrugën të humburve që t'i shohin shenjat në rrugë. Prandaj, vëlla i dashur, le të jetë për ty përkujtim dhe këshillë, dhe këto janë disa çaste për ata që dëshirojnë të shpëtojnë.
Falënderimi i takon All-llahut [subhanehu ve teala], i Cili i porositi robërit e tij me devotshmëri, dhe i premtoi me xhennete ata të cilët i frikohen, ruhen dhe që shpresojnë në xhennetet e Tij… I qortoi dhe i frikoi me kërcënime dhe zjarr ata që bëjnë mëkate dhe e kundërshtojnë urdhrin e Tij, i Cili thotë: "Dhe se kjo është rruga (feja) më e drejtë (që e caktova për ju) pra përmbajuni kësaj, e mos ndiqni rrugë të tjera e tju ndajnë nga rruga e Tij. Këto janë porositë e Tij për ju ashtu që të ruheni." (El-En'am: 153)
Paqja dhe shpëtimi qoftë mbi Pejgamberin më të dashur [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], i cili tha: "Me të vërtetë zemrat e bijve të Ademit janë mes dy gishtave prej gishtave të Mëshiruesit, të cilat i rrotullon ashtu siç don Ai. Pastaj tha: O All-llahu im që lirisht disponon dhe drejton zemrat, drejtoi zemrat tona kah nënshtrimi ndaj Teje."
Ju përshëndes me përshëndetjen islame: Es-Selamu alejkum ve rahmetull-llahi ve berekatuhu!
Vëllezër të dashur, ua shkruaj këto fjalë me gjuhë të lirë duke thënë: O Zoti im, mos më dëno se unë e pranoj atë që ishte prej meje, sa ka prej turpeve të mia në tokë, e ti ndaj meje je që vlerëson dhe dhuron. Kur mendoj për pendimin ndaj mëkateve i kafshoj gishtat dhe kërcëlloj dhëmbët, dhe nuk kam tjetër zgjedhje pos shpresën time, faljen tënde nëse më fal dhe mendimin tim të mire, njerëzit mendojnë për mua se jam i miri, porse unë jam më i keqi nëse nuk më fal Ti. Lus All-llahun xh.sh. të na i falë mëkatet dhe të na i mbulojë të metat, si dhe të na i merr shpirtrat duke qenë i kënaqur me ne. Ju përkujtoj thënien e Muhammedit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: "Shpërndani dhurata ashtu që të duheni." Dhurata më e mirë që jep vëllai për vëllain e vet për hir të All-llahut është këshilla, që të jetë për të furnizim, pajisje në dunja dhe deponim në ahiret, dhe shëmbëlltyra jonë më e lartë është i Dërguari i All-llahut.
Transmetohet nga Muadh Ibën Xhebeli r.a. se Muhammedi a.s. e ka marrë për dore dhe i ka thënë: "O Muadh, për All-llahun unë të dua, pastaj ka thënë: Unë o Muadh të porosis që assesi në fund të namazit mos të lësh pa thënë: All-llahumme, einni ala dhikrike, ve shukrike, ve husni ibadetik. - O Allahu im! Më forco dhe më bën të fortë në përmendjen Tënde, në falënderimin Tënd dhe në bukurinë e ibadetit Tënd."
O ti njeri që dëshiron shpëtimin e tij, lexo thënien e këshilluesit që ndihmon. Ke kujdes fjalët e mia, dëgjo kujdesshëm dhe thellohu me zemrën tënde duke ndier fjalën e All-llahut xh.sh.: "Të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra për të gjithë këto ka përgjegjësi." (El-Isra: 36)
O vëlla, o dashamir i kësaj feje, a je ulur një ditë pranë librit të All-llahut? A je ulur pranë librit, me të cilin nëse pastrohen zemrat tona me të, kurrë nuk do të ngopeshin nga mësimet e tij?!! Libër me të cilën do të vijë si ndërmjetësues në Ditën e Gjykimit për të zotët e vet. Libër në të cilën ka në të shërim dhe mëshirë për besimtarët!! Libër me të cilin u hap zemra e Resulull-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] dhe zemrat e shokëve të tij dhe të atyre që patën frikë All-llahun! A je ulur një ditë të lexosh jo vetëm me sy dhe me gojë por edhe me zemër!? A i ke shikuar me vëmendje mrekullitë që janë në të!? A je thelluar në studimin e ajeteve!? A je kënaqur me recitimet e tij!? A e kanë rrahur zemrën tënde trokitjet e tij! Mendoj se do të thuash po... Këto janë shpresat e tua në të…, është përmendje e domosdoshme për ne dhe askush nuk është i pavarur prej saj.
Vëllai im, eja me mua që të lexojmë disa ajete nga ky libër dhe të shohim se shpirtrat tanë kanë nevojë të madhe për të punuar me të. Eja që të ndalemi në disa raste dhe të kërkojmë në të rrugën e shpëtimit… Kam bindje se bujaria jote e natyrshme nuk do ta refuzojë e mos të flasim për shpirtmirësinë tënde.
A ka kush që i përvjelë krahët ?
I është thënë Hasan Basriut: "O Eba Said, çka të bëjmë ne? I shoqërojmë disa njerëz, të cilët na bëjnë që të frikohemi sa që zemrat tona na fluturojnë. Tha: Vall-llahi, nëse shoqërohesh me ata njerëz që të frikojnë derisa ta arrishë sigurimin, është më mirë sesa të shoqërosh popuj të cilët të sigurojnë derisa ta arrishë frikën."
Tani takohemi me një ajet madhështor që në zemrën e lexuesit fut frikën, por kush përgatitet për atë shpëton me lejen e All-llahut xh.sh. Ajeti i cili po qe se i zbriste kodrave, ato do të copëtoheshin. Ajet të cilin sa herë që e kanë dëgjuar veshët, ato kanë heshtur. Ajet të cilin sa herë që e kanë lexuar sytë kanë qarë. Sa herë që kanë medituar zemrat, ato janë frikësuar. Ajet në të cilin sa herë që është thelluar i mëkatari është penduar. Sa here që ka medituar ai i cili ia ka kthyer shpinën All-llahut është drejtuar tek All-llahu i tij dhe është penduar. Ajet ku tregohet për një udhëtim… për çfarë udhëtimi… Ah mjerë për atë udhëtim… Ai udhëtim është për të cilin All-llahu [subhanehu ve teala] ka thënë: "Secili njeri do ta shijojë vdekjen, e shpërblimet tuaja u plotësohen ditën e kijametit, e kush i shmanget zjarrit e futet në Xhennet, ai ka arritur shpëtimin, e jeta e kësaj bote nuk është tjetër pos një përjetim mashtrues." (Ali Imran:185)
Po, vëllai im, ai është udhëtimi yt për në botën tjetër, është një udhëtim për të cilin e lusim All-llahun që të jetë përfundimi i tij Xhenneti e jo Xhehennemi. Për këtë udhëtim të madh i Dërguari [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotë: "Sikur të dinin atë që di unë, do të kishit qeshur pak dhe do të qanit shumë."
Betohem në Atë, që nuk ka Zot që meriton adhurimin pos Tij, sikur të dinim realitetin e kësaj jete dhe vështirësitë e saj, varrin dhe errësirën, Ditën e Gjykimit dhe tmerret e saj... Sirati dhe rrëshqitja mbi të, pastaj të mendojmë Xhennetin dhe begatitë e tij... zjarrin dhe ndezjet e tij do të kishte ndryshuar gjendja jonë. Por ne kemi harruar apo shtiremi se kemi harruar këtë udhëtim... Por jemi dhënë pas kësaj bote e cila nuk peshon tek All-llahu xh.sh. sa fleta e mushkonjës.
Disa prej selefus-salih kanë thënë: “Është pyetur dikush nga ne: A dëshiron të vdesësh? Tha: Jo. Ata i thanë: Përse? Ky tha: Derisa të pendohem e të veproj punë të mira. Atij i është thënë: Puno. Tha: Pastaj do të punoj, vazhdon të thotë: Pastaj do të punoj derisa të vijë vdekja duke mos u penduar e të veproj vepra të mira. Unë jam i bindur se ti nuk dëshiron që të jetë përfundimi yt kështu…
Përkujto vëllai i dashur gjendjen tënde kur do të ankohesh prej agonisë së vdekjes në të cilën është ankuar krijesa më e dashur tek All-llahu xh.sh., Muhammedi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], i cili thoshte para vdekjes: "La ilahe il-la ll-llah, me të vërtetë vdekja e ka agoninë e saj."
Paramendo veten tënde o ti i mjerë, se e ke vdekjen në prag të derës. Meleku i vdekjes qëndron mbi kokën tënde. E gjoksi yt kur të bënë gargara. Edhe shpirti poashtu. Gjuha jote të është trashur. Të janë dorëzuar gjymtyrët… sytë të shtangen (të mbesin të hapura)… të mbyllet dera e pendimit për ty… Të djersitet balli. Atyre që janë rreth teje u shtohet të qajturit, e ti rënkon, kurse ti je në një vështirësi të madhe, s'ka kurrfarë shpëtimi dhe ikje, shikoje këtë çështje të madhe pas çdo kënaqësie dhe mirësie, dhe është kryer me ty caktimi (kaderi)…Pastaj ngritet shpirti yt në qiell… Ah, për atë të lumturin apo për të dëshpëruarin:
"Përse pra, kur arrin shpirti në fyt, E ju në atë moment shikoni (se ç'po ngjet), E ne jemi më afër tek ai se ju, po ju nuk shihni, Dhe përse nëse nuk jeni përgjegjës (për vepra), (Përse) nuk e ktheni atë (shpirtin të mos dalë), E nëse (ai i vdekuri) është prej të afërmëve (të Zotit), Ai ka (te Zoti) kënaqësi, furnizim të mirë dhe Xhennet të begatshëm, Po në qoftë se është nga të djathtët? Pra, ty të qoftë selam prej të djathtëve (i thuhet), E në qoftë se është prej gënjeshtarëve të humbur, Mirëseardhja e tyre është pritje me ujë valë. Dhe djegje nga zjarri i Xhehennemit, E s'ka dyshim se kjo është ajo e vërteta e sigurtë, Pra ti lartëso Zotin tënd të madhëruar." (El-Vakia: 83-96)
Një ditë Harun Rashidi ka përgatitur ushqim, ka stolisur mexhlisin e tij dhe e ka ftuar Ebu Atijen të cilit i ka thënë: "Na përshkruaj neve atë që kemi prej mirësisë së kësaj bote? Eshtë përgjigjur:
Jeto sa të duash i shëndoshë nën hijen e pallatit të lartë. Rashidi tha: Bukur, pastaj? Nxitojnë kah ti me gjëra që i dëshiron në mëngjes dhe në mbrëmje. Tha: Shumë mirë, pastaj çka? Kur shpirtrat bëjnë gargara nën hijen e dridhjes së gjoksit. Atëherë do të jeshë i bindur se nuk ishte tjetër vetëm se mashtrim.
Filloi të qajë Harun Rashidi, e një njeri nga ata që ishin të pranishëm i tha Ebu Atijes të dërgoj emiri i besimtarëve që ta gëzosh, ndërsa ti e pikëllove. Rashidi tha: Lëre atë se ai pasi që na ka parë në këtë gjendje na ka tërhequr vërejtjen.
Po, vëlla, të mjafton vdekja si këshillë, mjafton vdekja të jetë plagë (lëndim) për zemrat, shkaktar për të bërë sytë me lotë… Ndarje prej shoqërisë…shkatërruesin e kënaqësive… Vdekja... ndërprerës i dëshirave.
O ti i mashtruar nga kjo botë! O ti që ia ktheve shpinën All-llahut! O ti i pakujdesshëm ndaj urdhrave të Zotit tënd! O ti që çdo herë që të këshillonin këshilluesit, të pengonte epshi dhe dëfrimi yt nga pranimi i këshillës! O ti që je dhënë pas epsheve dhe që të mashtron shpresa e gjatë, a ke menduar në këto çaste nëse mbetesh, në atë që je? A e din se çka do të ndodhë me ty në çastin e vdekjes, me bindshmëri do të thuash në vete La ilahe il-lall-llah, jo o vëlla, nëse mbetesh me devijimin, gafletin dhe refuzimin tënd në çast të vdekjes nuk mund që ta thuash këtë fjalë, por do të shpresosh që të kthehesh në dunja: "E kur ndonjërit prej tyre i vjen vdekja ai thotë: O Zoti im, më kthe, që të bëj vepra të mira e të kompenzoj atë që e leshova! Kursesi (kthim nuk ka) e kjoështë vetëm fjalë që e thotë ai." (El-Mu'minun: 99-100)
Përse e thotë këtë fjalë pas përfundimit të jetës. Vëllai im, a e di se kur do të vdesësh? E ku do të vdesësh? Jo, vall-llahi! Me të vërtetë ti nuk e di këtë, pra, përse e vonon pendimin dhe e len për ditët tjera. Lexoe këtë ngjarje ndoshta do të këshillohesh.
Më ka treguar një njeri këtë ngjarje, për të cilin shpresoj se është nga të sinqertit, një i ri i cili i ndodhi një rast tragjedik dhe shpejtoi një polic nga ai te vetura e tij që ta kërkon atë dhe e pa të riun se po i afrohet vdekja, dëgjoi nga ai duke gargaruar, ndërsa ky i tha atij: Thuaj: La ilahe il-lall-llah, e i riu e ngriti gishtin tregues në qiell dhe tha: La ilahe il-lall-llah, pastaj u nda nga kjo botë, pasi që është larë i vdekuri dhe i është falur namazi, ky polic shkoi te shtëpia e familjes së të riut, që të lajmërojë se biri i tyre ka thënë shehadetin para se të vdes, e iu afrua atyre dhe u tha: "Ju përgëzoj se biri i juaj ka thënë shehadetin para se të vdes, familja e të riut, i thanë policit: ne të përgëzojmë ty se biri ynë është penduar dy javë para ngjarjes."
"Pendimi i pranueshëm te All-llahu është vetëm ai i atyre që e bëjnë të keqen në mos dije e pastaj shpejt pendohen, të tillëve All-llahu ja pranon pendimin, se All-llahu është më i Dijshmi më i Urti. Nuk është pendimi (i pranueshëm) I atyre që vazhdimisht bëjnë pune të këqija dhe vetëm atëherë kur t'i vjen vdekja ndonjërit prej tyre, të thotë:Unë tash u pendova!" (En-Nisa: 17-18)
Po vëllai im: "Agonia e vdekjes i vjen me atë të vërtetë (i zbulohet çështja e Ahiretit)." (Kaf: 19)
Paramendo pas tërë kësaj, ndërsa je duke hyrë në varreza i mbajtur mbi kraharorët e njerëzve pasi që ishe vetë ai, i cili i mbaje dhe i vizitoje të vdekurit. Ah, sikur ta dije çka ndodhë me xhenazen tënde, a do të thuash shpejtoni, shpejtoni, apo do të thuash: o mjer për mua ku do të shkoni me atë, pastaj do të zbresin në varrin tënd me të dashurit tu, me të afërmit. Të vendosin në shtresën e tokës, i renditin dërrasat në varrin tënd, ndërpritet arritja e dritës te ti, pastaj fillojnë e hedhin dhé mbi varrin tënd… Thotë njëri prej tyre: kërkoni falje për vëllain tënd, kërkoni që ta përforcojë All-llahu xh.sh., sepse ai tash pyetet. Pastaj shkojnë e të lënë ty, po, të lënë ty të vetëm në atë errësirë të tmershme, mbi ty dhe nën ty dhé, dhe në të djathtën dhe në të majtën tënde dhé, dhe pastaj të kthehet shpirti yt në trup, të vijnë dy melekë të zinj dhe të kaltër, njëri quhet Munker e tjetri Nekir, të ulin dhe të qortojnë, të pyesin: Kush është Zoti yt? Cila është feja jote? Kush është pejgamberi yt? Me çka dëshiron të përgjigjesh?
Nëse ke qenë gjatë jetës tënde i penduar, i sinqertë, besimtar, All-llahu do të përforcojë në atë moment: "All-llahu forcon ata që besuan në fjalën e fortë (të mirë) në jetën e kësaj bote edhe në botën tjetër…" (Ibrahim: 27)
Do të thuash: Zoti im është All-llahu, feja ime është Islami dhe pejgamberi im është Muhammedi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], thëret një thirrës nga qielli dhe thotë: të vërtetën e tha robi im, shtroni atij shtroje prej Xhenneti dhe visheni atë me tesha prej Xhenneti, hapjani ati një derë për në Xhennet, e të vjen ty një erë e këndshme dhe të zgjerohet varri sa largësia e të pamurit, paraqitet një njeri me fytyrë të bukur, tesha të bukura dhe erë të mirë, i cili thotë: gëzohu për atë që të gëzon, gëzohu për kënaqësinë e All-llahut dhe Xhennetit me begati të përheshme, kjo është dita që të premtohej, i thotë ky atij. Edhe ti, u gëzofsh gjithmonë, kush je ti? Fytyra jote është e atij që vjen me hajr, i thotë: unë jam puna jote e mirë, betohem në All-llahun, unë nuk të njohë ndryshe përveçse të shpejtë në bindjen ndaj All-llahut dhe të ngadalshëm në mosbindjen ndaj Tij, All-llahu të shpërbleftë me të mira! Pastaj i hapet një derë nga Xhenneti dhe një nga Xhehennemi dhe i thuhet ky do të ishte vendi yt (në Xhehennem) po të mos e respektoje All-llahun, All-llahu të nderoi me këtë (vend të Xhennetit), e kur ai sheh se çka ka në Xhennet thotë: O Zoti im, shpejtoje, shpejtoje ndodhinë e Kijametit. Ah, sa lumturi e sa gëzim për ty, o sa shpëtim i mirë për ty.
Nëse është robi - All-llahu na mbroftë - i cili e ka lënë fenë e tij pas shpine, lënës i namazit që tallet me robërit e devotshëm, që bën vepra të këqija dhe vdes në këtë gjendje, a e din se me çka do t'u përgjigjet melekëve kur do të pyetet se kush është Zoti yt? Cila është feja jote? Kush është pejgamberi yt? Do të thotë: ah, ah, nuk e di! Kemi dëgjuar disa duke thënë një gjë të tillë, dhe thoja: thëret një thirrës nga qielli: gënjeve, shtrojani atij një shtrojë nga zjarri dhe hapjani atij një derë për në zjarr, nga nxehtësia dhe flaka I ngushtohet varri derisa edhe i mbështillen edhe pjesët e trupit të tij, atëherë i paraqitet një njeri me fytyrë të keqe me rroba të ndyta dhe erë të keqe e I thotë gëzohu për atë që të shqetëson. Kjo është dita jote që të premtohej. I thotë ai: kush je ti? Zoti të gëzoftë me sherr! Fytyra jote është e atij që vjen me sherr. I thotë: unë jam puna jote e keqe, betohem në Zotin se ti çdoherë ishe i ngadalshëm në respektin ndaj All-llahut dhe i ngutshëm në mosbindjen ndaj Tij, All-llahu të shpërbleftë me sherr. Pastaj All-llahu ia dërgon atij një të verbër dhe shurdhmemec i cili mban në dorën e tij një shufër, sikur me të t'I bijë malit do ta bënte pluhur, me të njëjtin i bie atij dhe e bën pluhur, pastaj All-llahu e kthen ashtu siç është më parë dhe i bjen atij edhe njëherë me ç'rast lëshon një britmë të cilën e dëgjon çdo gjë përveç dy grupeve (njerëzit dhe xhinnët), pastaj i hapet atij një derë për në zjarr dhe i shtrohet atij shtrojë nga zjarri, e ai thotë: o Zot, mos e bën Kijametin.
Një ditë doli Ali Ibën Ebu Talibi [radijall-llahu anhu] me disa shokë të tij në varreza, pasi që i përshëndeti banorët e tij tha: "O ju banorë të varrezave, na lajmëroni neve apo ne t'ju tregojmë, sa na përket neve, pasuria është shpërndarë, gratë janë martuar dhe shtëpitë të banuara nga tjetër kush", pastaj heshti pak iu drejtua shokëve të vet duke thënë: po qe se u jepet rasti të flasin do të thoshin: "Edhe përgatituni me furnizim (për rrugë) e furnizimi më I mirë është devotshmëria …" (El-Bekare:197)
O ti, i cili do të jeshë nesër prej banorëve të varrit, kush të mashtroi ty për dunjanë, a e di se ti do të mbetesh për dunja apo ajo për ty? Ku është ajo shtëpi e gjerë? Ku është ajo veshje e bukur? Ku është ai misk dhe parfum i yt? Ku janë shërbëtorët e tu? Ku është ajo fytyra jote e bukur? Ku është lëkura jote e hollë? Ku është trupi yt i mirë? E si do të jetë me ty pas tre netëve kur do të varrosin, të kaplojnë brengat dhe përhapen rreth teje krimbat, kur do të shkyhet qefini, largohen ngjyrat, e kur të hahet mishi, e kur të bëhen eshtrat pluhur, kur do të copëtohet trupi.
U ndal Hasan Basriu pranë një varri dhe shikoi në të një kohë të shkurtër, pastaj iu drejtua njërit prej njerëzve duke i thënë: "Çka do të vepronte nëse dilte prej varrit? Tha: Do të pendohej dhe do ta përmendte All-llahun. Atëherë, Hasan Basriu tha nëse ai kishte për ta vepruar këtë, atëherë bëhu ti ai."
Shiko në vetën tënde çka ke përgatitur, ashtu që varri yt të jetë një kopsht prej kopshteve të Xhennetit. Vëllai im, si do të jetë gjendja jote: "Ditën kur thëret thirësi prej një vend të afërm ditën kur e dëgjojnë thirjen për të vërtet (ringjallja) e ajo është dita e daljes (prej varrezave)." (Kaf: 41-42)
Si do të jetë gjendja jote: "Në ditën ku njerëzit ngriten (prej varrezave) për të dalë para Zotit të botëve)." (El-Mutaffifin:6)
Si do të jetë gjendja jote: "E kur do të çahet qielli dhe kur të shkapërderdhen yjet dhe kur të përzihen detërat dhe kur të trazohen varret." (El-Infitar: 1-4)
Do të dalim unë dhe ti duke u paraqitur para All-llahut xh.sh., a e ke menduar o ti i mjerë, o ti rob i dobët, qëndrimin tonë para All-llahut: Në këtë qëndrim frikësues dhe trishtues në të cilin: "… secila gjidhënëse braktis atë që ka për gjini dhe secila shtatëzëne e hedh para kohe barrën e vet ndërsa njerëzit duken të dehur por ata nuk janë të dehur, por dënimi i All-llahut është i ashpër." (El-Haxhxh: 2)
Me se do t'i përgjigjemi Zotit tonë kur do të pyetemi për çdo gjë të vogël apo të madhe? "…ç'është puna e këtij Libri që nuk ka lënë as (mëkat) të vogël e as të madh pa e përfshirë? dhe atë që vepruan e gjejnë të gatshme, prezente, e Zoti yt nuk i bën të padrejtë askujt." (El-Kehf: 49)
Si do të jetë me ty kur do të dëshmojnë sytë, duart, këmbët, veshët dhe gjuha për atë që punove për këtë botë të kalueshme? "Sot ne ua mbyllim gojët e tyre, Neve na flasin duart e tyre kurse këmbët e tyre dëshmojnë për atë që punuan." (Ja Sin: 65)
"Ju nuk fshiheshit (kur bënit mëkate) se do të dëshmojnë kundër jush të dëgjuarit tuaj, të parit tuaj dhe lëkurat tuaja, bile ju menduat se All-llahu nuk di për shumë gjëra që ju i bënit." (Fussilet: 22)
Enes Ibën Maliku r.a. thotë: "Ishim te Resulull-llahu [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], ndërsa ai filloi të qeshë dhe tha: A e dini se përse qesha? Tha (Enesi): Thamë: All-llahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri. Tha (Muhammedi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]): Me të folurit e robit me Zotin e tij, e ai thotë: O Zoti im, a nuk më ke shpëtuar nga zullumi (padrejtësia)? All-llahu thotë: Po si jo! (Robi) Thotë: Unë nuk ja lejoj vetes përveç një dëshmitar. All-llahu thotë: Mjafton për dëshmitar sot vetja jote dhe Kiramun Katibin, pastaj atij i mbyllet goja e i thuhet gjymtyrëve të tij flitni, e ata do të flasin sipas veprave të tyre, pastaj veçohet mes tij dhe të shprehurit të tij, e i thuhet: larg (gjymtyrëve) për ju, të mallkuar qofshit, unë për ju kam bërë luftë".
Me se do të përgjigjesh kur do të pyet Zoti yt, jetën ku e harxhove, rininë ku e çove, pasurinë nga e fitove dhe ku e shpenzove, dhe me diturinë tënde çfarë punove? Parafytyro veten si fëmijë, kur nuk pate mëkate e as gjynahe, mendo si të ruajti All-llahu nga çdo sherr dhe prej pasuesve të sherrit.
E kur foshnja është varur për nënën e saj, frikohet prej ndëshkimit me zemër të trishtuar. Dhe duke qenë pa mëkat frikohet nga trishtimi i tij, e si ai që vazhdon tërë jetën në mëkate. A jemi përgatitur të japim përgjigje për pyetjen që do të na parashtrohet në Ditën e Gjykimit, e të japim një përgjigje të saktë.
O vëlla i dashur e I bekuar, përkujto, të përkujtoftë All-llahu me shehadet në çastin e vdekjes, në atë çast të vështirë. Pastaj, mendo o vëlla, si do të jetë gjendja e krijesave që bëjnë krahasimin me fatkeqësitë e Kijametit dhe trishtimet e tij. Ata duke qenë në këtë gjendje, duke qëndruar në këmbë, presin vërtetësinë dhe lajmet e asaj dite dhe ndërmjetësimet e ndërmjetësuesve në atë ditë, e kur t'i kaplojë kriminelët errësira në shumë rrugë dhe i kaplon zjarri me flakë të madhe, do të dëgjojnë aty dihatje dhe zhurmë që del nga mllefi dhe hidhërimi. All-llahu thotë: "Që posa të duket ai prej një vendi të largët, ata ia dëgjojnë atij edhe vëlimin edhe kërhamzën e tij (Xhennemit)." (El-Furkan:12)
Atëherë kriminelët do të binden se do të jenë të shkatërruar: "Kriminelët e shohin zjarrin dhe binden se do të hudhen në të, dhe se nuk gjejnë shtegdalje prej tij." (El-Kehf: 53)
Del një thirrës prej zebanive duke thënë: "Ku është filani i biri filanit I cili i linte punët pas dore duke shpresuar jetë të gjatë, i cili e ka kaluar jetën në humbje me vepra të këqija, fillojnë e nxitojnë kah ai me shufra të hekurit dhe e presin me kanosje më të rrepta, e shpiejnë në një dënim të vështirë dhe e përmbysin me fytyrë në fund të Xhehennemit, i thuhet atij: "(I thuhet) Shijoje! se ti je ai i forti, i autoritetshmi." (Ed-Duhan:49)
E vendosin në një vend ku dy anët i ka të ngushta, me rrugë të errëta që e shpiejnë në shkatërime, e thërasin atë me mallkime e qortime dhe përgjegjësi të madhe. "E kur të hudhen duart lidhur në një vend të ngushtë në të, aty do të kërkojnë shkatërrimin (vetëzhdukjen) tash mos kërkoni vetëm njëherë shkatërrimin, po atë kërkonie shumë herë." (El-Furkan: 13-14)
Dëshirat apo shpresat e tyre do të jenë shkatërime dhe për banorët e Xhehennemit nuk ka rrugëdalje, u shtrëngohen këmbët, u nxihen fytyrat prej errësirës së mëkatëve, thërrasin dhe gërhasin nëpër anët e saj dhe përqark saj: O Malik, e kemi merituar dënimin, na ka rënduar hekuri dhe na janë djegur lëkurat, o Malik, për ne zhdukja është më e mirë se ekzistojmë, o Malik, na nxjerr prej këtu se nuk do të kthehemi: "Dhe ata thërasin: O Malik, le të na I marrë shpirtin Zoti yt! ai thotë: Ju do të jeni aty përgjithmonë." (Ez-Zuhruf:77). "Ata thonë: O Zoti ynë ne na patën mundur të këqijat (u dhamë pas epsheve të dunjasë) dhe si të tillë ishim popull i humbur! Zoti ynë, na nxjerr prej tij, e nëse gabojmë përsëri, atëherë, vërtetë, jemi mizorë! Ai thotë: Heshtni aty e mos më folni." (El-Mu'minun: 106-108)
Atëherë, në ato çaste do të humbin shpresë në atë që kanë lënë mangut respektimin ndaj All-llahut dhe do të kërkojnë ndjesë, paramendo gjendjen e atyre, o vëlla i dashur, zjarri do të jetë mbi ta, ndër këmbët e tyre, nga ana e djathtë e tyre, dhe nga ana e majtë e tyre… "Se ata do të kenë shtresa të zjarrit edhe sipër edhe përfundi." (Ez-Zumer: 16)
Do të jenë të fundosur në zjarr, ushqimi dhe pija e tyre do të jetë zjarri, rrobet e tyre do të jenë nga zjarri "…e atyre që nuk besuan u qepën rroba prej zjarri u hudhet uje i valë mbi kokat e tyre, që me atë u shkrihet krejtë ç'ka në barqet e tyre edhe lëkurat." (El-Haxhxh:19-20)
Dëshirojnë të vdesin, por nuk ka vdekje për ta: "…atij i vjen vdekja nga të gjitha anët (sipas shenjave shkatërruese), po ai nuk vdes (e të shpëtoj prej vuajteve), atë e pret dënim shumë i rëndë." (Ibrahim:17)
Sillen kriminelët, do të jenë të zhveshur, të lidhur në pranga, e masë ndëshkuese.
Do të bërtasin: Mjerë për neve, mjerim të gjatë! E do të ngrisin zërat, në prangat e mëdhenj. Nuk do të jenë të vdekur, e të jenë të qetë. Të gjithë do të hyjnë në zjarr e nxehtësi.
Ah, sikur ta dija si do të jetë me ty kur do t'i shikosh ato fytyra të atyre që do të jenë të nxira, do t'u verbërohen sytë, do t'u mbyllen gojët. Ah, sikur ta dija si do të jetë kur t'i shihja ato duke i kapluar flaka e zjarrit në brendinë e pjesëve të tyre, gjarprinjtë e Xhehennemit dhe akrepat, të varur nëpër gjymtyrët e tyre, si do të jetë kur t'i shihje ato mes flakave të zjarrit me rroba të katranit: "Ndërkaq, kujt i jepen librat e veta nga e majta e tij, ai thotë: O i mjeri unë, të mos më jepej fare libri im. Dhe të mos dijsha fare se çka është llogaria ime. Ah, sikur të kishte qenë ajo (vdekja e parë) mbarim I amshueshëm për mua. Pasuria ime nuk më bëri fare dobi. U hoq prej meje çdo kompetencë imja. U thuhet zebanive: Kapeni atë, vënja prangat! Pastaj atë shtinie në Xhehennem… Mandej, lidhne atë me një zinxhirë të gjatë shtatëdhjetë kutë. Pse ai ka qenë që nuk besoi All-llahun e madhëruar. Ai nuk nxiste për t'I ushqyer të varfërit. Ai sot nuk ka këtu ndonjë mik. As ushqim tjetër përveç të të shplarave. Që atë nuk e ha kush, pos mëkatarëve." (El-Hakka: 25-37)
Ndërsa vëllai im i dashur, dije, All-llahu na mëshiroftë, se ky vend me pikëllimet dhe vështirësitë e saj të cilin e njoftove, e përballë të cilit qëndron një vend tjetër, praeja të mendojmë për disa kënaqësi dhe mirësi të saj, po, të mendojmë o vëllai im për banorët e Xhennetit pasi që e kalojnë rrugën e Siratit që është i ngritur përmbi Xhehennem, ndërsa duke pritur te dera e Xhennetit vjen Muhammedi a.s. e trokit derën e tij, thotë Ridvani, roja e Xhennetit: Kush është? Thotë: Muhammedi a.s.: Atëherë, thotë rojtari: Jam urdhëruar vetëm ty të ta hapi derën, hyn Pejgamberi a.s. dhe me atë hyjnë banorët e Xhennetit, paramendoe veten tënde o vellai im, nëse ke qenë I penduar në dunja, duke qarë për mëkatet, duke iu frikësuar Zotit tënd, mendo veten tënde kur do të hysh me ata që do të hynë në Xhennet, me mëshirën e All-llahut xh.sh., do të hysh në Xhennet në të cilin ka gjëra që syri nuk i ka parë, që veshi nuk i ka dëgjuar, dhe as që i ka shkuar mendja ndonjëherë. Mendo kur do të kënaqë me hyritë në të, të jetosh në pallate të Xhennetit, të hash nga frytet e tij, të pish nga lumenjt e tij, po mendo veten kur do ta shikosh fytyrën e Mëshiruesit në Ditën e Gjykimit. Vëlla i dashur, ndoshta ti don të thuash: çfarë janë cilësitë e grave të bukura, ndoshta do të thuash për lumenjt e Xhennetit, për ushqimin e banorëve të tij, për pirjen, për enët e tij, për tokën dhe kulmin e tij, për ndërtimin dhe gjerësinë e tij, nëse pyet për Ditën e Gjykimit se çka është?
Eja e ulemi me mjekun e zemrës, Ibën Kajjimin [All-llahu e mëshiroftë], që t'u përgjigjemi për këto pyetje dhe pyetje të tjera, pra të lexojmë së bashku dhe të dëgjojmë çka thotë ky dijetar. Nëse pyet për nuset e xhenneteve, ato janë vasha të reja të një moshe në gjymtyrët e të cilave rrjedh ujë i rinisë. Kur e takon të dashurin e saj, atëherë, thuaj ç'të duash për takimin e dy dritave, e nëse i flet, atëherë ç'do të thuash për bisedën e të dashurve, e nëse e përqafon, atëherë ç'do të thuash për përqafimin e dy degëve, lidhja e saj është më e këndshme për atë se sa dëshirat tjera. Sa më shumë të zgjatë kjo, u shtohet bukuria dhe estetika, sa më tepër vazhdon kjo, shtohet lidhshmëria dhe dashuria, mirëpo janë të pastërta nga shtatëzania, hajdi dhe nifasi, të pastërta nga çdo e metë dhe ndytësirë njerëzore, mbesin të reja përgjithmonë dhe rrobet e tyre nuk u vjetërohen. Këto nuk i ka prekur përpara as njeri as xhinn, sa herë që shikon kah ajo, i mbushet zemra me lumturi, sa here kur të flet ajo, ia mbush veshin me margaritarë të thurrur, e kur të paraqitet e mbush pallatin dhe dhomat me nur, nëse pyet për sjelljet dhe kënaqësitë atje, ato (hyritë), janë të këndshme dhe të dashura, e kur të këndon, ah, sa kënaqësi për shikim dhe dëgjim që është, e kur të shoqëron dhe të kënaqë, sa shoqërim dhe kënaqësi e madhe, e nëse e puthë nuk ka gjë më të këndshme se kjo.
Vëllai im i dashur, nëse pyet për lumenjt e Xhennetit, aty janë lumenjt prej ujit të kthjellët, lumenj prej qumështit të pandryshuar, lumenj prej verës të këndshme për pirësit, lumenj prej mjaltit të kulluar. Nëse pyet për ushqimin e tyre, janë fryte nga të cilët zgjedhin edhe mish shpeze që ua ka ëndja. Nëse pyet për pijet e tyre ato janë: tesnim (ujë më i mirë), zenxhebil (bimë aromatike) dhe kafur (aromë).
Nëse pyet për enët, ato janë nga ari dhe argjendi, nëse pyet për dheun e Xhennetit, ai është misk zaferan. Nëse pyet për kulmin ai është Arshi I Mëshiruesit. Nëse pyet për ndërtesat në të, një tullë është prej argjendi e tjetra prej arit, e nëse pyet për gjerësinë e tij, banori i tij me gradën më të ulët ec në sundimin e vet në Xhennet nëpër pallate dhe kopshte, udhëtimi i cili zgjat 1000 vjet. Nëse pyet për fytyrat dhe bukuritë e banorëve të tij, ato kanë pamjen e hënës, nëse pyet për shërbëtorët në Xhennet, janë fëmijë të amshueshëm si margaritarë të ruajtur.
Kjo pra, edhe nëse pyet për ditën në të cilën ka (tepricë për të mirat) dhe takim me të Lartësuarin dhe Falënderuesin, atëherë dëgjo në ditën kur të thëret thirësi: "O banorët e Xhennetit, për ju ka premtim që do ta përmbush (realizon), ata thonë: C'është ajo? A nuk na ke zbardhur fytyrat dhe na ke rënduar peshojat tona me punë të mira, na ke bërë banorë të Xhennetit dhe na ke larguar nga zjarri. Duke qëndruar kështu, u paraqitet një urë që ua ndriçon Xhennetin, pastaj i ngrisin kokat para Krijuesit (All-llahut), të shenjtë janë emrat e Tij, del para tyre dhe thotë: O ju banorë të Xhennetit, paqja qoftë mbi ju, e ata ia kthejnë me përshëndetjet dhe fjalë të urta: All-llahumme entes-selam ve minkes-selam tebarekte ja dhel-xhelali vel-ikram! O All-llahu im, ti je paqe, dhe prej teje është paqja e madhëruar, je Ti o Zoti ynë Bujar dhe i Madhëruar! Pastaj thotë: Ku janë robërit e Mi të cilët më adhuronin pa më parë, kjo është Dita e tepricës. Ata mblidhen në një fjalë, ne jemi të kënaqur, kënaqu edhe ti prej neve, pastaj thotë: O ju banorët e Xhennetit, po mos të kisha qenë i kënaqur nga ju, nuk do t'ju kisha strehuar në Xhennetin Tim, kjo është Dita e tepricës kërkoni prej meje. Atëherë, bashkohen në një fjalë: Na trego fytyrën tënde, që të shikojmë, pastaj Krijuesi zbulon mbulesën dhe u paraqitet atyre, drita e Tij i kaplon të gjithë, mirëpo All-llahu xh.sh. ka gjykuar që në atë tubim mos të djegë askë, saqë nuk mbetet askush në atë tubim pa iu paraqitur All-llahut. Sa kënaqësi për dëgjim në atë tubim dhe sa kënaqësi për sytë e të devotshmëve duke shikuar në fytyrën e Zotit Bujar në Xhennet. "Atë ditë do të ketë fytyra të shkëlqyera (të gëzuara), Që Zotin e tyre e shikojnë." (El-Kijame: 22-23)
Shtëpia e paqes, shtëpia e strehimit, shtëpi e grupit besnik që i janë përmbajtur Kur'anit. "Kujt t`i jepet libri i vet nga ana e djathtë e tij, ai do të thotë: O ju, që lexoni librin tim!, Unë kam qenë i bindur se do të jap llogarinë time. Dhe ai atëherë është një jetë e të kënaqshme. Në një Xhennet të lartë. Pemët e tij i ka krejt afër. (E thuhet) Hani e pini shijshëm, ngase në ditët e kaluara ju e përgatitët këtë." (El-Hakka:19-24)
Pas gjithë kësaj vëllezërit e mi, a nuk janë këta çaste të cilët nxisin që të qajnë dhe lotojnë sytë tanë, a nuk është ky udhëzim që kërkon nga ne që të pendohemi e të kthehemi tek All-llahu. Vëllezër, nxitoni, nxitoni… Shfrytëzoni frymëmarrjet e juaja të rëndësishme sa keni mundësi.
Përkujto të gjitha veprimet tuaja që ju bëjnë e t'ju afrojë në Xhennet apo në zjarr. Në fund të këtij fragmenti po ju përkujtoj për çdo person i cili është fundosur në dëfrime dhe epshe, që ka harruar Zotin e qiejve dhe të tokës, për çdo të penduar i kthyer sinqerisht, që kërkon falje nga All-llahu ju themi që të dyve, sikur atij që I ka thënë Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve selem]: "Në Ditën e Gjykimit e sjellin njeriun që është kënaqur në këtë dunja e që është prej banorëve të zjarrit, e zhytin në zjarr një çast, pastaj i thuhet: O biri Ademit a ke pare ndonjë kënaqësi? A ke përjetuar ndonjë kënaqësi? Ai thotë: Jo, vall-llahi o Zot, e sjellin njeriun që ka jetuar në dunja me përjetime dhe vështirësi, por është nga banorët e Xhennetit, e fusin në Xhennet një çast, pastaj i thuhet: O biri Ademit a ke parë ndonjë vështirësi? A ke përjetuar ndonjë vështirësi? Thotë: Jo, vall-llahi, nuk kam përjetuar as që kam pas vështirësi."
- Mësova se... -
Mësova se më të lumturit janë ata, të cilët kanë përmbushur zemrat e tyre me dashurinë e All-llahut, dhe janë të përmalluar për Te. Ndërsa të tjerët jetojnë në iluzione, që nuk përmban tjetër përpos përjetime të dynjas kalimtare.
Dhe se dituria e vërtete është dritë që Allahu hedh në zemër, siç ka thënë imam Maliku, Allahu e mëshirofte! Nuk është vetëm me të mbledhur shumë përmendësh.
Dhe se begatia e diturisë në vete dhe tek njerëzit është aq sa është i lidhur personi me Kur'anin Famëlartë dhe aq sa të kujdesët për te.
Dhe të nderohet dijetari në mesin e umetit aq sa i pason ai gjurmet pejgamberike, ngase nga kjo rrjedh nderi mbi te. Ndersa dijetari i lidhur me dynja po të jetë prijës, ai është dëmtuesi me i madh i dinit.
Dhe se dijetarin që e përgadit qeverija e prishur për vetëdijen e gjëndjes se popullit, nuk është tjetër pos buri e koordinuar nga qeveria, dhe ai do jetë kazme për rrenimin e atij populli.
Dhe se s'ka mundësi të mëkëmbët një umet i përparuar dhe as që të përcjellet mesazhi e tij, pa rregullore politike të nxjerrura nga besimi dhe sheriatit islam.
Dhe perderisa në mësin e umetit nuk ka njerëz besnik, që e bartin këtë mesazh sipas rregullorës politike të këtij dini dhe nuk veprojnë me te, atëherë ata do të jenë një kope që do t'i drejtojë tagjija dhe kamxhiku në ahurin e roberimit.
Dhe se organizimin për rizgjimin islam nuk ka mundësi ta bëjë askush tjetër përveç atyre që janë gjithmonë të gatshëm që të veprojnë per islamin. Ndërsa ata që e përfaqësojnë këtë organizim, nëse nuk kanë aftësi që t'i përmbushin skajet e projektit të këtij organizimi dhe kuadro, do të deshtojë në udhëheqjen e këtij organizimi.
Dhe se obligimi më i madh i sistemit politik në islam është vuarja e kurorës së krenarisë mbi kokën e umetit. E një gjë e tillë nuk mund të realizohet pa praktikimin e sheriatit.
Dhe se ai umet, i cili ia kthen shpindën xhihadit nuk e meriton e as nuk do të ketë krenari.
Dhe se krimi me i madh i sistemit të mykur arab, i gjunëzuar në krye të udhëheqës së popullit të tij, është humbja e krenarisë së umetit që ia sollën duke shmangur sheriatin e Allahut dhe dorezimin e tij në dorën e armikut. Ndërsa, ai cili u jep këtë të drejtë është edhe me kriminel sesa ata. Ndërsa, ai i cili i shpërbën umetit për Allahun do të sheh miresi, nderë, fitore dhe suksese (prej anës se Allahut). E nëse e godet ndonjë sprove në rrugën e Tij, Allahu do të zbret në zemrën e tij qetësi dhe durim prej nga nuk e mendon. Dhe do të dërgojë mbi te ëmbelsira në kohërat më të nëvojshme prej nga ai s'e kujton. Dhe kështu do të jetë nën strehimin e Tij dhe i nderuar me krenari deriqë ta takojë Allahun [subhanehu ve teala].
Dhe prej nderit më të çmueshem është që Allahu të të radhisë në rreshtin e ushtarëve të Tij. Atëherë, mos u brengos ndaj vuajtjeve në rrugën e Tij ngase durimi zbret me te, dhe së qetësia aty gjindet. Për këtë Thotë Allahu [subhanehu ve teala]:
إنّ مع العسر يسرا
"E, pa dyshim se me vështirësisë është lehtësimi" [El-Inshirah, 5]
E nuk ka thënë se pas vështirësis, por me veshtiresinë është lehtesimi.
Dhe se njëriu më budalla është ai që është mashtruar me mençurin e tij, fuqin dhe përpjekjet e tija. Realiteti është se disa njerëz perdorën nga ana e Allahut dhe të tjerët janë në fatin e shejtanit, dhe Allahu nuk i përdore per fenë e tij, përveç të sinqertit dhe ata qe u kanë mbeshtetur vetëm Atij.
Dhe mësova se duaja është çelësi i çdo të mire dhe nuk perjashtohet nga kjo e mirë askush përveç atij qe e ka përjashtuar vetën e tij.
Dhe se sprova nuk ka ilaç tjetër përpos durimit dhe për ziliqarin nuk ka shërim tjetër përpos që t'i mbeshtetë Allahut dhe t'i anashkalojë ato që e mundojnë.
Dhe se zilia gjithëherë ka sjellë pengesa dhe vështirësi në realizim e projekteve gjatë thirrjes islame. Gjithashtu ajo ka shkaktuar vonesë në realizimin e qellimeve te tyre. Prandaj, nuk ka ilaç me të mirë për zilaqarin se sa sinqeriteti.
Dhe se mbeshtetja e sinqertë në All-llahun është në sekretin e shpëtimit më të madh. Për këtë fituesit më të mëdhej ishin ata që i tejkaluan të tjerët në xhenet. E ata janë shtatëdhjetëmijë veta qe do të hynë pa dhënë llogari, ngase ishin me të sinqertit në tevekul (mbeshtetje në Allahun).
Dhe se burri i mirë që është sprovuar me burgim ose do t'i shtohet vlera e mirë dhe vendosshmeria ose i keqësohet gjendja edhe bie nga vlerat – Allahu na ruajt. Kurse të pakët janë ata që qëndrojnë në atë gjendje që kan qenë.
Dhe se sinqeriteti është më e kushtueshme e atyre që veprojnë për islam, për atë duhet që çdo aktivist duhet nxitur për ta arritë këtë, duke ia lenë synimet e tyre në dijenin e Allahut.
Dhe s'ka me injorant se ai, i cili mashtorhet me fjalët e pretenduesve para se t'i sheh veprat e tyre, dhe se ai i cili mashtrohet me veprat e tyre në kohën e liris para se t'i sheh ata në kohën e sproves.
Dhe se mësimet e vërteta të besimit janë në fushat e xhihadit dhe ballafaqimit me injorancen. Këtë e kemi vërejtur qartazi në irak, që mund ta marrim si shëmbull. Për një kohë shumë të shkurtë, trimat besimtarë, i njohën këto mësime dhe i punuan ato, në ate kohë kur e gjithë kjo u injorua nga ata, të cilët me dekada me rradhë ishin mesuesa të kësaj lëmie dhe nuk mjaftuan me kaq. Përdorën diturin e tyre në luftë kundër besimit (tevhidit) dhe pjestarëve të tij.
Mësova se për çdo send ka ilaç përveç marrëzisë. Të largohesh nga ata është rehati shpirtrore, edhe pse sprova me to është e domosdoshme, s'ka të ikur. E mendjelehtësia është shënja më e madhe e marrëzisë.
Dhe se qëndrimi në parime është shenja me e madhe e butësisë dhe urtësisë.
Mësova dhe se çështjet që gjinden tek thirrësat islam dhe që hasin mospajtime në to janë pesë:
1. Çështje që as nuk meriton të emërtohet çeshtje.
2. Çështje që nuk duhet ndalur shumë tek to, por aq sa u takon.
3. Çështje që duhet të ndalur para tyre edhe pse diskutimi në to është i lehtë dhe i afërt.
4. Çështje që meriton të merret qendrim i prerë ndaj kundershtarit.
5. Çështje e cila meriton distancim dhe braktisjen e kundershtarin.
E ngatërrimi mes tyre është i madh në fushën e thirrjes, e perzierja mes tyre dhe lakmisë së vetvetës është edhe më e shumtë.
Mësova se njerëzit janë tre shkallësh:
• Njerëz që aftesitë mendore të tyre i kanë te kufizuara tek disa përsona të veçantë, nuk mendojnë me gjatë sesa rreth e përqark tyre. Dhe në bazë të kësaj dhe marrin qëndrimet e tyre.
• Ndërsa një grup tjetër e kufizon të menduarit e tyre në ndodhi, nuk posedojnë një vizion të mëtutjeshëm. Kështuqë, çdo ndodhi i merr ata djathtas e majtas dhe sa herë që kalon një ngjarje angazhohen me ngjarjën tjetër.
• Ndërsa një grup tjetër kanë synime dhe dëshira të morishme, duke poseduar mendime të përgjithshme të plota, dhe të menduarit e tyre përqëndrohet në atë burim dhe përpiqet të përfshijë në tërësi, t'i përmisojë dhe orientojë njerëzit ashtu siç duhet në këtë fushë.
Pra, të parët stagnojnë në bregdet. Ata që vijojnë pas tyre zhytën në ujë të turbullt. Ndërsa pala e tretë është ajo që di të notojë në oqean. Sepse Allahu [subhanehu ve teala] për çdo send ka krijuar mundësi .
Mësova se e tërë intelegjenca është dallimi i shkallëve të mirësis dhe shkallëve të së keqës dhe të u ipet perparesi më të rëndësishmëve në kohërat specifike. Përndryshe, vetëm t'i dallosh të mirën nga e keqa është lehtë për çdokend.
Dhe se nga gabimet e mëdha është mosnjohja e ndryshimeve të karakterit të njerëzve gjatë aplikimit të projektëve islame. Ngase çdokush është i paraprirë për të punuar atë për të cilën është krijuar. Andaj, ka mundësi që një projekt të jetë i përshtatshëm për një mjedis e të dështojë në një mjedis tjetër, ashtu siç mund të jetë i përshtatshëm për një person dhe nuk i përshtatët një tjetrit.
Dhe se butësia e urtësia bashkë me besnikërinë dhe qëndrueshmërinë janë sekretët e suksesit të aktiviteti të davetit (thirrjes).
Dhe se xhihadi është organimzimi i gjithë umetit dhe nuk mund të ketë sukses në atë mjedis që nuk përgaditën për atë.
Dhe se burrat janë katër llojesh:
• Një lloj burrash që mund të mos i shohësh në kohën e paqës dhe qetësisë. Mirëpo, kur ndodhë ndonjë vërull a rrëmujë shpejtojnë drejtë teje për të të dalë në ndihmë.
• Një lloj tjetër i burrave që janë prezent në kohën e qetësisë, mirëpo në kohërat e vështira kur ndodhë ndonjë rrëmujë, fshihen dhe nuk dukën.
• Një lloj burrash që nuk turpërohen që të ka braktisur në kohën kur pate nëvojë për ta dhe pastaj të vijnë kur ai ka nëvojë për ty.
• Dhe një tjetër që kurr nuk të afrohet përpos kur dëshiron që të dëmtojë.
I pari është burrë besnik me plot kuptimin e fjalës.
I dyti është shoqërues i një rruge të shkurtë.
I treti është mashtrues.
I katërti është armik. Edhe pse ai armiqësia e tij është në dobinë tënde, mirëpo ai këtë nuk e heton.
Poashtu, gratë janë katër llojesh :
• Njera që është burrëreshë dhe ngritet në pozita të larta që ndodhë që shumica e burrave të mos kenë mundësi ta arrijnë këtë pozitë.
• Një grua e bekuar, motër e ndershme, ndihmuese në të mirë gjithëherë kur ka mundësi dhe arsyetohet kur nuk ka mundësi.. Në mesine e umetit ka shumë të tilla të bereqetshme saqë disa prej tyre kanë më shumë sukses dhe bereqet në davet sesa shumë disa të tjerë që pretëndojnë se janë davexhi –thirrësa.
• Një grua e mbuluar, si shumica e femrave besimtare, të pastërta nga sprovat e ato janë vepërmirat dhe fidan i burrave.
• Dhe një lloj tjetër që janë litarë nga litarët e shejtanit, që me to shejtani gjuan fatin e zjarrit –Allahu na ruajt prej llojit te tyre! Ashtu siç është cekur në hadith: “ Mallkoni se ato janë të mallkuara!“
Dhe se të rinjtë nga mesi i të mirëve janë gjithashtu katër lloje:
• Një i ri, i udhëzuar me sinqeritet dhe përqafues i së vërtetës me besnikeri, i motivizuar, vullnetlartë, keta janë shtyllat e islamit dhe ardhmëria e tij.
• Një i ri, që nuk është si ky që përmendëm më lartë. Mirëpo, është shpirtmirë. Shoqërohet me llojin e parë, u bë i lumtur me këtë shoqërim dhe përfitoi.
• Një i ri, që kalon kohën e lirë me të rinjtë e mirë, ai do të jetë njeri prej dyve: ose mërzitet dhe e le shoqërimin e tyre dhe anon në sprovat e dynjas ose ka për ta goditur era e udhëzimit dhe ndryshon e permiresohet gjendja e tij.
• Dhe një ri, i cili e llogarit vetën mes tyre, mirëpo është shpirtkeq dhe rrallë herë ndodhë që të jetë i përqëndrueshëm me ta.
Dhe se studentët islam janë gjithashtu katër llojesh:
• Studenti i sinqertë, i mallëngjyer në dituri, është i qëndrueshëm si hekuri. Këtij do t'i dhurohet trashegimia profetike.
• Studenti që përpiqet me mundësit e tija, këtë nuk ka për ta humbë Allahu [subhanehu ve teala], ashtu siç kan thënë dijetarët: Perpiqu në studime se do të të vijë ndihma (suksesi).
• Studenti që e humbë kohën në çështje diskutabile dhe me polemika të kota. Pra, ky e ka humbur bereqetin e diturisë dhe do të deshpërohet për humbjen e mundësive. E nëse nuk zgjohet dhe merr vetëdijën do të mbesë i dëshpëruar për tërë jeten.
• Dhe studenti që me diturin e tij don të ketë përfitime të kësaj bote. Këta janë kaloresit e djajve. Nëse arrijnë që këta të kenë ndonjë pozitë, mjer Islami nga ata.
Mësova dhe se përpjekjet e njerëzve të rëndomtë, që dëshirojnë te hecin në këtë rrugë, e përmbushin jetën e tyre me vepra të mira.
Ndërsa përpjekjet e disa të veçantëve është shfrytëzimi i veprave të mira në kohërat më të vlefshme.
Ndërsa perpjekjet e atyre më të veçantëve është që të realizojne pozitat më të larta që Allahu ka percaktuar për adhurim ndaj tij. E në veçanti ato lloje të adhurimëve që kanë të bejnë me zemrën. Kështuqe ata janë të përgaditur çdoherë në këtë front.
Dhe se kush vepron mirë gjatë natës shpërblehet gjatë ditës. E kush vepron mirë gjatë ditës shpërblehet gjatë natës.
Dhe kush i ka raportët e pastërta me Allahun dhe dhuntitë do t'i ketë të tilla. Ndersa ai, i cili i dobëson marredheniet me Allahun dhe shpërblimin do ta këtë të tille.
Dhe çdo sprovë, saqo që të jetë e madhe, është e vogël në syrin e atij që kjo botë nuk ka peshë për të, por jeton për botën e përherëshme. Dhe çdo sprovë është e rëndë dhe e pakalueshme për ata që lakmojnë shumë në këtë dunja dhe nuk shpresojnë fare Ahiretin.
Poashtu, çdo mashtirm i shjetanit është i dobët në syrin e atij që nuk jeton për këtë botë, por jeton për Ahiret.
Dhe shumica e prishjeve dhe ndamjeve mes njerëzve dhe mes familjeve është nga pasojat e mëkatëve dhe pakujdesia ndaj të përmendurit e Allahut [subhanehu ve teala].
Dhe ata që kanë karakter të vrazhdë nuk mund të shijojne bukuri dhe mirësi në jetën e tyre dhe nuk dine fare për ndjenjat e dashurisë së pastër. Dhe se ata të ulëtit dhe të lehtët nuk shikojnë bukuri përveç me syrin e epsheve të ndaluara .
Dhe i mashtruar i vërtetë është ai, i cili e ka lidhur zemrën e tij me njerëzit dhe shumica e njerëzve janë të sprovuar me njerez.
Thotë All-llahu i njerëzve:
قل أعوذ بربّ الناس ، ملك الناس ، إله الناس
"Thuaj: “Mbështetem (mbrohem) me Zotin e njerëzve! Sunduesin e njerëzve, Të adhuruarin meritor të njerëzve!" [En-Nas, 1-3]
Dhe mesova se s'ka njeri pa te meta dhe gabime, por e gjithë çështja është në shpirtmirësi dhe dashuri të së mirës ndaj besimtarëve. Çdo njeri duhet të orvatët të veprojë drejtë apo së paku të përpiqët që t'ia qëllojë. E kush do të jetë i këtillë Allahu ka për t'ia mbuluar të metat e tija para krijesave dhe do t’ia falë të metat dhe do t’ia mundesojë të këtë përfundimin nga kjo botë me vepra të mira.
Lus Allahun që t'na furnizojë nga mirësia e Tij, t'na japë shendet, t'na i mbulojë të metat dhe të na dhurojë perfundim të mirë dhe t'na i përmison gjëndjen në këtë botë dhe ahiret, neve dhe të gjithë besimtarëve! Amin
- Kurthët e shejtanit -
All-llahu [subhanehu ve teala] na ka paralajmëruar që mos t’i pasojmë hapat e shejtanit duke thënë:
“O ju të cilët besuat, mos shkoni gjurmëve të djallit, pse kush ndjek gjurmët e djallit ai urdhëron për të shëmtuara e të irituara...” [En-Nurë, 21]
Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] kërkonte nga All-llahu mbrojtje nga djalli dhe nga shirku.
Llojet e sherrit që shejtani të çon në to:
1. Lloji i parë: Shirku dhe Kufri
Shejtani e thërret njeriun në shirk, që ai t’i ofrojë All-llahu shok apo e thërret atë ta mohojë All-llahun (të bëjë kufër). E nëse njeriu shpëton nga kjo dhe djalli e humbë shpresën nga ai, orvatët ta shpije në sherrin tjetër.
2. Lloji i dytë: Bidati
Që është ta adhurojë njeriu All-llahun me një formë, të cilën Të Dërguarit e All-llahut [sal-lallahu alejhim ve sel-lem] nuk kanë e kanë kumtuar. Bidatë është koridor i Kufrit.
E nëse njeriu përseri shpëton nga kjo, ai përseri e tërheq në llojin e tretë.
3. Lloji i tretë: Mëkatet e mëdha
Mundohet ta shpie atë të veprojë punë prej mëkatëve të mëdha. Ia zbukuron ato dhe iu paraqet atyre të vogla. E nëse njeriu, ka nderin dhe mirësin e All-llahut të shpëtojë nga mëkatët e mëdha, ai përseri mundohet ta tërheqë në llojin vijues.
4. Lloji i katërt: Mëkatët e vogla
E shpie njeriun të veprojë punë prej mëkatëve të vogla dhe duke vazhduar në to. Por, vazhdimi në mëkate të vogla është më e madhe se sa mëkatët e mëdha. E nëse njeriu pati mirësi nga All-llahu [subhanehu ve teala] dhe shpeton nga kjo kurthë e tij dhe pendohet tek All-llahu për mëkatet e bëra, djalli prap orvatët që ta çojë në një kurth tjetër.
5. Lloji i pestë: Teprimi në Mubah (vepra të lejuara)
Në vepra që e angazhojnë nga dhikri-të përmendurit e All-llahut [subhanehu ve teala]. Si p.sh. ta teprojë në pirje dhe ushqim, gjë që njeriun e bën përtac dhe nuk është i zellshëm ta përmendë All-llahun [subhanehu ve teala]. E nëse njeriu edhe nga kjo shpëton, dhe nuk mundë ta pëngojë atë nga urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja, orvatët ta shpije në kurthin e gjashtë dhe të fundit.
6. Lloji i gjashtë: Preokupimi me vepra më më pak vlerë nga veprat që kanë vlerë të madhe
Apo mund të themi se djalli e bën njeriun të preokupohet me disa vepra që në to ka më pak sevap nga disa të tjera që kanë sevap të madh. Shumica e njerëzve bien në këtë lloj. Shokët e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] gjithnjë e pyetnin Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: “Cilat vepra janë më të dashura tek All-llahu [subhanehu ve teala]?”
E nga veprat më më vlerë tek All-llahu [subhanehu ve teala] është kërkimi i diturisë dhe dhënia e saj të tjerëve.
- Fjala e mirë -
Allahu [subhanehu ve teala] na mëson që të themi fjalën e mire çdo ditë dhe në të gjitha rastet. Ai na udhëzon gjithashtu, që të përmbahemi nga përdorimi i fjalëve të këqija dhe fjalëve të shejtanit.
"A nuk e ke kuptuar se si Allahu bëri shëmbull: fjalën e mire, si pema e mire që rrenjët e saj janë thellë (në tokë), e degët e saj janë lartë, e që më vullnetin e Zotit,a jo e jep frutin e vet në çdo kohë. Allahu, pra, u parashtron njerëzve shembuj, ashtu që ata të mendojnë." (Ibrahim, 24-25)
Allahu na vë në dijeni, që Ai pranon nga ne fjalën e mirë dhe veprën e mirë. Eshtë Ai, që na jep fuqi, pushtet dhe një pozitë të lartë, në këtë botë dhe në botën tjetër.
"E ti robëve të Mi thuaju: "Le ta thonë atë që është më e mira, pse djalli ndërsen mes tyre, e është e ditur se djali është armik i hapur i njeriut." (El-Isra, 53)
Allahu [subhanehu ve teala] na udhëzon me këtë ajet, që të themi fjalën e mire dhe të flasim me dashuri me njerëzit, ndryshe do t'i humbasim ata. Djalli do të luaj rolin e tij për të na ndarë dhe për të krijuar armiqësi mes nesh.
Edhe nëse ekziston ndonjë mosmarrveshje, mospërputhje, armiqësi, grindje, konflikt apo përplasje mes dy personave, muslimani duhet të thotë fjalën e mire dhe të bëjë më të mirën për menjanimin e tyre.
Fjala e mirë është ajo ç'ka njerëzit duhet të kujtojnë, që të përfitojnë prej saj, ta ndjekin atë dhe t'i nxisin të tjerët ta bëjnë atë. Fjala e keqe sjell pasoja të këqija, për ata që i shqiptojnë ato. Fjalët e këqija janë mbeturina që mblidhen brigjeve të lumenjëve.
Muslimani duhet të tregojë kujdes për sjelljet e tija, mënyren e të folurit dhe çdo gjë që bën. Nëse nuk e bën këtë, nuk mund t'u kërkohet të tjerëve të bëjnë atë që ju nuk e bëni! Tek Allahu është shumë e urryer të thuhet ajo që nuk punohet.
Fjala e mire dhe fjala e keqe dalin që të dyja nga e njëjta gojë dhe pasqyrojnë personalitetin dhe mbrendësinë e individit.
Pejgamberi Muhamed [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] na mesoi të themi fjalën e mire, ose ndryshe, le të qëndrojmë të heshtur. Në një rast tjetër, Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] këshillon të kontrollojmë gjuhën (të folurit), nëse duam që të kemi sukses dhe të jemi të shpëtuar.
Nëse ju deshironi të shlyeni mëkatët dhe gabimet tuaja, ju duhet të merrni nismën për të bërë mire për vetën tuaj dhe për të tjerët. Kontrollo vetveten, nëse je mes njerëzve të mire apo jo të atillë. Të bëhesh i mirë dhe të thuash të mirën, duhet që ushqimi yt të jetë hallall, shtepia e jote të jetë e rregullt, të vishesh mire dhe pastër, mënyra e jote e të jetuarit të jetë e rregullt. Vetë ju, duhet të jeni të ndershëm, të sinqertë, zemërhapur, të çiltër dhe të drejtë.
Kur ju të përpiqëni që t'i zotëroni këto cilësi ju, padyshim, mund të thoni të vërtetën dhe fjalën e mirë.
- Iblisi gëzohet me vdekjen e dijetarëve -
Thotë Ibën Abbasi [radijallahu anhu]: I kanë thënë shejtanët Iblisit: O zotëriu ynë ç'është me ne të shohim se gëzohesh me vdekjen e dijetarit më shumë sesa me vdekjen e atij që bën shumë ibadet?
-Tha Iblisi: Ejani me mua. Shkuan tek një adhurues në vendin e tij ku falej dhe i tha Iblisi: A mundet që Zoti yt ta fusë dunjan në mbrendësinë e vezës?
-Tha: Nuk e di. Atëherë tha Iblisi: A e shihni, bëri kufër mënjëherë (e mohoi Allahun). Pastaj shkuan tek një dijetar në uljen e tij e ai i bënte të qeshë shokët e tij dhe iu ligjëronte atyre, e i thanë shejtanët: Dëshirojmë të pyesim diçka. Tha (Dijetari) pyetni. I thanë: A mundet që Zoti yt të fusë dunjan në mbrendësinë e vezës?
-Tha: Po!
-I thane: Si?
-Tha (dijetari) vetëm i thotë bëhu dhe ajo bëhet menjëherë.
Kështu pra, shejtani e vendos një bidat (risi) e sheh atë dijetari dhe ndalon prej tij, kurse robi është i përqëndruar në adhurim dhe nuk e vëren atë bidat. Eshtë e vërtetë se dijetari e prish atë çka punon shejtani dhe e shkatërron çka të keqe.
Çdo herë që dëshiron shejtani ta ngjalljë një bidati dhe vdekjen e një suneti, dijetari e bënë dallimin mes këtyre dyjave. Nuk ka diç më të vështirë për Iblisin sesa mbetja e një dijetari në një popull.
Transmtohet nga Ebu Hurejra [radijallahu anhu] se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: "Dunjaja është e mallkuar dhe e mallkuar është çdo gjë në të përveç përmendjes së Allahut dhe atë çka e pason dijetari ose mësuesi."
Dunjaja është e nënçmuar dhe e pavlefshme tek Allahu sa që nuk barazohet tek Ai me krahun e mushkonjës. Ky pra është realiteti i mallkimit nga ana e Allahut xh.sh.. Mirëpo, Allahu [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] e ka krijuar dunjanë vendmbjellje për botën e amshueshme (Ahiretin).
Andaj, njeriu në të është vetëm një kalimtar, i cili e shton adhurimin gjatë qëndrimit në të. Nuk është për të që t'i afrohet dunjasë dhe të përqëndrohet në të.
Përmendjen e Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] është dituria me të cilën njihet, adhurohet, lavdërohet dhe madhërohet Allahut xh.sh.. Pra, për këtë qëllim Allahu xh.sh. e ka krijuar dunjan dhe banorët e saj.
Allahu xh.sh thotë: "Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë" (Edh-dharijat, 56)
Muadh bin Xhebeli [radijallahu anhu] ka thënë: "Ju porosisë që të kërkoni dituri se me të vërtetë mësimi është frikë ndaj Allahut, shkolla është adhurim, mësimi është madhërim, e hulumtimi për dituri është xhihad."
Andaj, për këtë ka bërë dallim Allahu xh.sh. mes librit të zbritur dh hekurit ndihmues siç thotë: "Ne i dërguam të dërguarit Tonë me argumente të qarta dhe Ne zbritëm me ata librin dhe drejtësinë që t'i përmbahen njerëzit të së drejtës. Ne e kemi zbritur edhe hekurin që në të ka forcë të fortë dhe dobi për njerz, e edhe për t'u ditur te All-llahu se kush ndihmon Atë (rrugën e Tij) dhe të dërguarit e Tij duke i besuar të fshehtës. S'ka dyshim se All-llahu është furnizues, mbizotërues." (El-Hadid 25)
Në këtë ajet Allahu [subhanehu ve teala] e ka përmendur librin e zbritur (Kur'anin) dhe hekurin përarsye se këto dyja janë drejtësi në fe.
K'ab El-Ahbari thotë: "Kërkuesi i diturisë është sikurse luftëtari në rrugën e Allahut."
Eshtë trasmetuar prej disa sahabeve (kënaqësia e Allahut qoftë mbi ta) se nëse i vjen vdekja nxënësit të diturisë dhe vdes në këtë gjendje, d.m.th. duke kërkuar dituri, ai është shehid.
Sufjan bin Ajjini thotë: "Kush kërkon dituri e ka lidhur besën me Allahun xh.sh.."
Ebu Derdai thotë: "Kush mendon se nxënësi i diturisë nuk është sikurse luftëtari në rrugën e Allahut [subhanehu ve teala] ai është i mangët në mendjen dhe mendimet e tij.
Transmetohet nga Ebu Hurejra se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: "Kush e merr një rrugë që të kërkojë dituri Allahu ia ka lehtësuar atij rrugën për në xhennet."
Transmetohet se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka bërë dua për atë, të cilin e ka dëgjuar, mësuar dhe transmetuar fjalët e tij, që t'i shëndritët fytyra.
Transmetohet nga Ibën Mesudi [radijallahu anhu] se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: "I prinë popullit (bëhet imam) ai i cili e lexon Kur'anin më së miri e nëse janë në lexim të njëjtë, më i dituri prej tyre për sunetin. E nëse janë në sunet poashtu të njejtë atëherë iu prinë ai i cili e ka pranuar më herët Islamin apo më i moshuari ndër ta." (transmeton Tirmidhiu).
Sipas hadithit shihet se ai, i cili ka dituri është më më vlerë dhe përparësi prej atij, i cili ka pranuar më herët Islamin dhe më i moshuari. Dituria për Kur'anin është më me vlerë se sa dituria për sunetin e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], pastaj ka përparësi ai, i cili e njeh sunetin para atij, i cili e ka pranuar Islamin dhe ka bërë hixhret (shpërngulje prej Mekkes ne Medine).
Transmetohet nga Othman bin Affani [radijallahu anhu] se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: "Më i miri prej jush është ai, i cili e mëson Kur'anin dhe ua mëson të tjerëve" (hadith Sahih transmeton Buhariu).
Transmetohet nga Ebu Hurejra [radijallahu anhu] se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: "Kush vjen në xhaminë time nuk i është dhënë diçka tjetër përveç të mirës ia mëson dikujt (të mirën) ose e mëson për vete. Ai është në pozitën e luftëtarit në rrugën e Allahut. E kush vjen për diçka tjetër ai është në pozitën e atij, i cili shikon në plaçkat e tjetrit."
Transmetohet nga Abdullah bin Omer El-Asi [radijallahu anhu] se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: "Transmetonie nga unë qoftë edhe një ajet, flitni për Beni Israilët. Nuk ka dyshim se ai, i cili gënjen për mua me qëllim le ta përgatisë karrigën e tij prej zjarri!"
Transmetohet nga Ebu Hurejra [radijallahu anhu] se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: "Nëse vdes personi i ndërpritet puna e tij përveç nga tri: Lëmosha e rrjedhshme, dituria që ka dobi prej saj dhe fëmiu i mire, i cili lutet për të (të vdekurin)."
- Edhe ti Danimarkë -
Danimarka është shtet i krishterë ashtu siç janë dhe shtetet tjera të evropës, si dhe amerika beson në fe të gabuar dhe të pavlerë. E natyrshme është që ajo si dhe të tjerat të mbesin armike e secilit që ka përkatësi islame, pamvarsisht se muslimanët garojnë për tregtim me ta në produktet e gjumshtit dhe lopëve.
Kjo është Danimarka, e cila prej disa muajve vazhdon të tallet me Pejgamberin sal-lallahu alejhi ve sel-lem, me të Dërguarin tonë të çmuar sal-lallahu alejhi ve sel-lem, përmes shtypit dhe mediave.
Jo për gjë tjetër, përveç se disa nga njerëzit këtij kombi filluan të mendojnë me plotë vendosje që të heqin dorë njëherë e përgjithmon nga feja krishtere e ta përqafojnë Islamin ashtu siç bënë shumë nga njerëzit e botës, të cilet u bën kurjozë për këtë fe që me ndodhinë e 11 shtatorit, kur pas saj pasuan genjeshtra e shpifje për Islamin dhe muslimanët.
Ajo me pandershmerinë e saj don ta shmangë popullin e vet nga zgjedhja e fesë së drejtë duke nënçmuar personalitetin e të Dërguarit të ndershëm, simbolin e përherëshëm të Islamin, sal-lallahu alejhi ve sel-lem.
Për këtë vepër që bën Danimarka ka përkrahje nga Norvegjia dhe nga heshtja e shtetëve krishtere të botës. Njëherit, kjo vërteton se lufta që bëhët mes Islamit dhe të krishterëve në Afganistan, Çeçeni, Irak është luftë fetare edhe nëse këtë mundohet ta mbulojë me gënjeshrën se ajo është luftë kunder terrorizmit dhe diktaturës.
S’ka në mesin e tyre që gjykon drejtë. Ata, paprejashtim, me dekada historike janë armiq të islamit dhe muslimanëve.
Gabon kush mendon se nga të krishterët e evropës ka njerëz që nuk janë të tillë e aq më shumë nësë mendon se mund të jetë mik i muslimanëve.
E vërteta është se këto që bëjnë janë metoda dhe levizje politike që i ndrrojnë sipas ndrrimit të kohërave dhe gjëndjes së popullisis dhe shtetit.
U tradhëtuan keq mediat arabe kur shpallën një ditë se Franca që prej kushtetutës DEJKOL deri në fund të etapës së DESTAN-it është mike e afërt e arabëve. Mirëpo, Franca ngreh falmurin kundër muslimanëve, i debon mërgimtarët arab, të cilët dhanë mundin e tyre për ndertimin e një pjese të madhë të Parisit, e më shumë se kjo ua ndaloi bijave të tyre mbulesën islame – Hixhabin dhe i dëboi vajzat e mbuluara nga institutet e arsimit.
Pra, feja krishtere dhe qeveritë kryqtare, të gjithë synojnë armiqësi, qëllime të këqija për secilin që është musliman, pamvarsisht paraqitjes së tyre si dashamirë apo e të drejtë në politikë për ummetit tonë muslimanë.
Atëherë, le ta kuptojnë të gjithë se koha e pajtimit mes botës islame dhe asaj të krishtere ka shkuar dhe nuk kthehet dhe se muajt e mjaltit kanë përfunduar që atëherë kur perëndimi i ka zhveshur dhëmbet dhe ka shpallur se armiku i parë i tyri është Islami, pas rënijes se bashkimit sovjetik. Dhe kur Bushi ka shprehur haptazi se ajo është luftë e re kryqtare dhe se “Zoti” e ka urdhëruar atë t’i luftojë talibanët në Afganistan dhe ta pushtojë Irakun dhe ta robërojë popullin e tij.
Andaj, neve na bëhët farz lufta kundër tyre deri sa të jemi musliman, dëshirojmë apo jo.
All-llahu subhane ve teala thotë: “Ata do t’u luftojnë juve vazhdimisht për t’ju zbrapsur, nëse mundën, nga feja juaj.” [El-Bekare, 217]
Dhe armiqësinë ndaj tyre duhet ta kemi patjetër deri sa ta besojmë Zotin Një.
All-llahu subhane ve teala thotë: “As jehuditë, e as krishterët kurrë nuk do të jenë të kënaqur me ty deri që të pasosh fenë e tyre.” [El-Bekare, 120]
A e kuptuat tash se pse Danimarka u tall me Pejgamberin tonë të dashur, flijofsha prindërit për te, sal-lallahu alejhi ve sel-lem.
- Dobësimi i Imanit -
Dobësimi i imanit
Pasojat, shkaqet dhe sherimi
Pasojat e dobësimi të imanit:
1. Rënia në mëkate
2. Zemërngurtësia dhe ashpërsia, "Edhe pas (faketeve të qarta) zemrat tuaja u bënë pasandej të forta si guri, e edhe më të forta…" [El-Bekare, 74]
3. Mospërkryerja e adhurimëve dhe mospërcjellja e tyre me frikë dhe me meditim në ajetet kur'anore.
4. Kryerja e adhurimeve me përtaci dhe lërja e tyre, " dhe kur ngritën për të falë namaz, ngritën me përtaci…". E gjithastu përtacia në sunnete dhe nafile (adhurime vullnetare).
5. Ngushtësia e gjoksit, ç'rregullimi temperamental, mërzia dhe monotonizmi.
6. Gjakftoftësia gjatë leximit të ajeteve kur'anore.
7. Pakujdesia ndaj Allahut duke mos i bërë dhikër e as duke iu drejtuar me lutje, "dhe shumë pak e përmendin Allahun".
8. Mos'hidhërimi kur shkelën ligjet e Allahut.
9. Dëshira për ngritje para njerëzve, dëshira për pozitë, dëshira për të udhëhequr bisedat dhe për të qën në krye të vendit në kuvende, dëshira që t'i çohën njerëzit në këmbë dhe ta respektojnë.
10. Moskujdesja ndaj mekruheve (të urrejturave), ai vetëm mëkatët i shikon.
11. Përçmimi i punëve të mira - "dhe mos nënçmo asgjë nga punët e mira."
12. Mospreokupimi me gjendjën e muslimanëve dhe mos marrja pjesë me to.
13. Koprracia.
14. Të thotë atë që nuk e vepron.
15. Humbja e ndjenjave për të mbajtur përgjegjësi për këtë fe.
16. Frika e madhe përballë fatkeqësisë.
17. Polimizimi dhe debatimi i tepërt.
18. Lidhja e ngushtë me këtë dunja, prehja në të dhe kënaqësia për të jetuar në të.
19. Preokupimi i madh me mirëmbajtjën e vetës, më ushqim, veshje dhe mbathje.
Shkaqët e dobësimit të imanit:
1. Largimi për një kohë të gjatë nga ambjentet e imanit dhe nga shoqëria e të devotëshmëve.
2. Mosgadishmeria për punë të mira.
3. Largimi nga mesimi i fesë dhe librave të selefëve në lidhje me besimin, të cilët të ngjallin zemrën.
4. Zhytja në preokupimin e kësaj bote.
5. Preokupimi i tepërt me pasuri, fëmij dhe grua.
6. Shpresa e madhe - e gjatë.
7. Teprimi në ushqim, gjum, pushim, fjalë dhe përzierje në çdo punë.
Shërimi i dobësimit të imanit:
1. Meditimi në ajetët kur'anore.
2. Ndenjat e madhështisë se Allahut Fuqiplotë.
3. Mësimi për fenë Islame.
4. Përmendja e shpeshtë e Allahut.
5. Shumimi i veprave të mira dhe përpikmëra në to.
6. Frika nga përfundimi i keq i jetës.
7. Përkujtimi i shpeshtë i vdekjës dhe vizita e vorrezave.
8. Përkujtimi i botës së ardhëshme.
9 Llogaritja e vetës.
10. Shpresa e shkurtë (për këtë botë).
11. Kujtimi dhe vetëdija për vlerën e pakët të kësaj bote.
12. Drejtimi kah Allahu [subhanehu ve teala] me lutje dhe përulje.
13. Madhërimi i dispozitave dhe ligjëve të Allahut.
14. Dashuria dhe urrejtja për hirë të Allahut.