Hixhabi të bënë të devotshme
Ka thënë All-llahu i Madhëruar: “O bijtë e Ademit, Ne krijuam për ju petk që ju mbulon vendturpësinë dhe petk zbukurues. Po petku i devotshmërisë, ai është më i miri. Këto janë nga argumentet e All-llahut, ashtu që ata të përkujtojnë.” [El-Ahzab, 26] Dmth, All-llahu na ka zbritur dy lloje të petkut, petk për t’i mbuluar pjesët e turpëshme dhe pekt zbukurues “Po petku i devotshmërisë, ai është më i miri.“
Pra, petku i devotshmërisë dhe frikërrespekti nga All-llahu i Madhëruar është gjëja më e mirë me të cilën një femër zbukurohet, sepse pastërtia e brendëshme është shumë më e rëndësishme se bukurija e jashtëme. Siç thotë një poet:
Veshja më e mirë e femres është nënshtrimi ndaj urdhërave të All-llahut,
dhe nuk ka dobi nga ajo, e cila ndaj krijuesit të vet është mëkatare.
Hixhabi është pastërti e zemrës
Thotë All-llahu i Madhëruar: “... E kur kërkoni prej tyre (grave të Pejgamberit) ndonjë send, atë kërkojeni pas perdes, kjo është më pastër për zemrat tuaja dhe të tyre...” [Al-Ahzab, 53]
Transmetohet nga Aishja [radijallahu anha] se Omer ibn Hatab [radijallahu anhu] ka thënë: O i dërguari i All-llahut, tek gratë tuaja hyjnë (për të pyetur për çështje fetare) të mirët dhe të këqinjtë, do të ishte mirë t’i urdhërosh që të vendojnë vello, dhe zbriti ajeti: “... E kur kërkoni prej tyre (grave të Pejgamberit) ndonjë send, atë kërkojeni pas perdes, kjo është më pastër për zemrat tuaja dhe të tyre...” [Al-Ahzab, 53]
Siç vërehet ky ajet na ka bërë të qartë se hixhabi është mjet mbrojtës i muslimanëve nga epshet dhe sprovat dhe hixhabi është një barikadë mbrojtëse nga lakmit dhe qëllimet e njerëzve me zemra të sëmura: “...andaj mos u llastoni në të folur e të lakmojë ai që ka sëmundje në zemrën e tij, po thuani fjalë të matura.” [Al-Ahzab, 32]
Hixhabi të bën të turpshme
Ka thënë Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] “Turpi është nga imani, ndërsa imani është në Xhennet”. (transmeton Tirmidhiu, shejh Albani e ka bërë të vërtetë)
Nuk ka fare dyshim se hixhabi e bën muslimanen që ta përjetoj pozitën e saj të lartë që e ka nën hijen e ombrellës Islame. Jo vetëm kaq, por ai e bën te kujdesëshme që nga ajo të mos bëhet ndonjë nga veprat, të cilat janë në kundërshtim me pamjen e saj Islame dhe kështu hap pas hapi e shpije në shtimin e modestisë.
Ndërsa modestin ia mundësoj hixhabi. Dhe kështu një nënshtrim ndaj Krijuesit të shpije në një nënshtrim tjetër.
Ka thënë nëna e besimtarëve Aishja [radijallahu anha]: Kam hyrë në shtëpinë ku ishte i varrosur Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] dhe babi im, Ebu Bekri [radijallahu anhu], pa vello dhe thosha: Këtu është burri dhe babi im, ndërsa kur u varros Omeri [radijallahu anhu] pasha All-llahun hyja e mbuluar mirë sepse më vinte turp nga Omeri [radijallahu anhu]. (transmeton Ahmedi, Hakimi e ka bërë të vërtetë)
Hixhabi është thirje për mbulim
Ka thënë Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] : "Çdo femër e cila e heq mbulesën në ndonjë shtëpi tjetër përveç shtëpisë së burrit të saj, e ka shkyrë mburojën mes saj dhe All-llahut.” (transmeton Ahmedi, shejh Albani e ka bërë të vërtetë)
Ajo, që është kujdesur për hixhabin e saj, ka shpëtuar me mburojën e All-llahut në këtë botë dhe në botën tjetër do të jetë nga banorët e Xhennetit, i cili është vendbanim i mbrojtjes.
Hixhabi është nga natyrshmëria
Hixhabi dhe mbulimi i trubit është nga natyrshmëria e femrës dhe ajo nga natyrshmëria e saj nuk dëshiron që ta shohë askush. Saqë muslimanja, e cila është e turpshme turpërohet edhe nga burri i saj, të cilin All-llahu ia ka bërë të lejuar. Pra, nga natyrshmëria e njeriut është mbulimi, ndërsa nga natyrshmëria e kafshës është xhveshja.
Hixhabi është adhurim i All-llahut
Hixhabi me të vërtetë ështe dekor nga dekoret e adhurimit të All-llahut, sepse Ai që na ka obliguar këtë është All-llahu. Thotë All-llahu i Lartësuar: “le të venë shamitë mbi kraharorin e tyre!” [En-Nur, 31]
Ajo besimtare, e cila i nënshtrohet urdhërave të All-llahut, është ajo zemra e të cilës i është mbushur me iman (besim) dhe dashuri ndaj All-llahut, ndërsa çështja e hixhabit nuk është e ndarë nga normat e All-llahut dhe mënyra e jëtës Islame. Ajo është çështje e cila lidhet me besimin dhe normat Islame.
Hixhabi të shpije deri tek një përfundim i mirë
Thotë një nga të parët tonë: Nëse dëshiron ta dish pozitën tënde tek All-llahu, shiko se në çfarë pozite të ka lënë. Nëse All-llahu e ka lënë një motër besimtare që ta adhurojë Atë dhe ta vendos hixhabin të njëjtën pozitë do ta ketë tek Zoti i saj. Jo vetëm kaq por ka thënë Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: "Nëse All-llahu dëshiron mirësi për robin e Tij atëherë atë e shfrytëzon. Është pyetur: Po si e shfrytëzon (sepse All-llahu s’ka nevojë për askend). Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] është përgjigjur: Ia mundëson që të veprojë punë të hajrit para vdekjes së tij dhe pastaj ia merr shpirtin.” (transmeton Tirmidhiu, shejh Albani e ka bërë të vërtetë)
Nëse All-llahu ta mundëson që të mbulohesh sa të jeshë gjallë atëherë dije motër e nderuar se All-llahu ka dëshiruar të të shfrytëzojë, pra bëj sexhde falenderimi Zotit tënd o ti motër e pastër.
Hixhabi është mbrojtje nga dënimi
Ka thënë Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: “Dy grupe nga banorët e Xhehennemit ende s’i kam parë. Dhe ndër to përmendi: Gra të veshura por të xhveshura, kokat e tyre i kanë sikur gunga në shpinën e deves. Ato nuk do të hynë në xhennet e as do t'ia ndijnë erën e tij (e era e tij ndihet shum largë).” (transmeton Muslimi)
Ajo çka e ka veshur hixhabin ajo e ka larguar vehten e saj nga dënimi i All-llahut të Madhëruar.
Hixhabi është shenjë e një femre të lirë
Transmetohet nga Suda se kriminelët i kanë ofenduar gratë, të cilat dilnin natën, ndërsa kur kanë parë ndonjë femër, e cila ishte me hixhab e kanë lënë dhe kanë thënë: Kjo "është e lirë", ndërsa nëse kanë parë ndonjë grua, e cila nuk ishte me hixhab kanë thënë: Ofendoni këtë!
Për këtë All-llahu [subhanehu ve teala] ka zbritur ajetin ku thotë: “O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave të besimtarëve le t’i vënë mbulesat e veta mbi trupin e tyre, sepse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen. All-llahu i fal gabimet e kaluara, Ai është Mëshirues”. [El-Ahzab, 59]
Hixhabi është nderë
All-llahu iu është drejtuar grave të moshuara, të cilat nuk ngjallin emocione tek gjinija mashkullore duke iu thënë: "E gratë e moshuara, të cilat nuk dëshirojnë martesë më, për to nuk është mëkat ta heqin petkun mbulues të tyre...” [En-Nur, 60]
Dmth, nuk ka gjynah që të dalë para burrave me fustan apo mantil të thjeshtë, i cili nuk i'a tërheq vëmendjen burrave dhe nuk ngjall epsh. Por, “... megjithëqë më së miri është për to të jenë të përmbajtura. All-llahu dëgjon, di”. [En-Nur, 60]
Nëse ajo grua e moshuar vendos hixhab dhe mbulohet sikur mbulohen të rejat atëherë kjo është më e mirë dhe më e pastër për të dhe do të ketë më shumë shpërblim.
Hixhabi është thirje për çdo besimtare
All-llahu i Madhëruar iu është drejtuar për mbulesë çdo besmitareje, e cila e llogarit vehten si ndjekëse e kësaj feje dhe e cila beson Ditën e Gjykimit.
Thotë All-llahu [subhanehu ve teala] në Kur'an: “..dhe grave të besimtarëve...” dhe “...dhe thuaji besimtareve...”, siç shihet se thirja është për të gjitha femrat muslimane. Ndërsa përgjigja do të jetë vetëm nga ato, të cilat e besojnë sinqerisht All-llahun dhe Ditën e Gjykimit.
- Letër vajzës së chatit -
Motër e shtrenjtë, Esselamu alejkum!
I dërgoj këto fjalë deri tek ty duke shpresuar se do të zëjnë vend të ty dhe do të ndikojnë në jetën tënde pozitivisht. Këto fjalë shpresoj që të mbrrijnë zemrën tënde të bardhë. Po, në zemër të bardhë sepse je krijuar me zemër të bardhë, u rrite e pafajshme, u rrite në pastërti, besnikeri dhe dashuri.
O e pasterta, e cila je robreshë e të Pastertit, je krijuar e pastër dhe je obliguar që ta ruash këtë pastërti. E pastër, e shkelqyer je sikur diamante. Sa e bukur është zemra yte kur nuk e ndotin fjalët e kota, pse e ndote atë me mëkate?! Pse lidhe zemren tënde me njerëz që nuk ta dijnë vlerën?! Ata njerëz njohtohen me ty vetëm për epshe, epshe djallezore, për momente të shkurta.
MOTËR…
Mos u mashtro me ata të cilët janë në mëkate dhe sillen rreth teje me flliqësira! Të gjithë do të pendohen një ditë, mirëpo nuk do të u sjell dobi pendimi i tillë, sepse atë ditë do të qendrojnë para të Madhit All-llah. Para Atij që i ka krijuar dhe do të japin llogari për çdo vepër, e madhe qoftë apo e vogël. Do të pyeten për fjaltë e kota nepër chat që kanë bërë.
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
“Çdo fjalë që ai hedh pranë tij është përcjellësi i gatshëm.” [Kaf, 18]
Çdo fjalë që del nga ty shenohet mënjeherë nga përcjellësit, që ka çdo njeri. Prandaj ke kujdes, çdo epsh që ngjall me ato fjalë do të japësh llogari!!!
OJ VAJZË E PASTER…
Oj vajzë e pastër, ngadal se je në rrezik! Ngadal se vdekja nuk njeh te madh as të vogël! Vallë ke deshirë të vdesësh duke iu folur njerëzve në chat fjalë të kota, të flliqura, ngacmuese?! Pastaj nëse vdese do të fusin në varrë të erret, vetëm, nuk ke askend të të ndihmojë. Krimbat ta hajnë trupin tend të bukur, fytyrën tënde që e ruajshe me lloj-lloj mikjazhi. Pastaj të shtrengon varri, do t’i bashkojë brinjte, t’i then eshtrat, nga ky shtrengim nuk shpeton askush.
Pejgamberi i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
“Në varrë është një shtrëngim që perjeton çdo kush. Nëse kishte shpëtuar dikush nga kjo, do të shpëtonte Saad ibn Muadhi, i cili vdiq shehid.”
Gjithashtu Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] u lutte për Aishen [radijalllahu anha] që t’i lehtësohet shtrëngimi i saj në varr, sepse ishte e dobët në trup. Pra, ti motër je e dobët pranë këtij shtrëngimi, lute All-llahun që ta lehtëson këtë shtrëngim!
Kujto atë ditë kur do ta marrish librin tënd, a të gëzon që të shohësh bisedat e tua të regjistruara aty, bisedat që i bëjshe në chat me të huajt. Ato biseda që ua ngjallshe njerëzve epshet e tyre. Mos me thuaj se unë me këto biseda vetëm po mahnitem apo po lozi. Sa tallje të tilla kanë pasur përfundim të idhët, sa lozje kanë shkatërrur moralin. Nëse tek ty kjo është lozje, te All-llahu, I cili të krijoi dhe furnizoi nuk është lozje, por mëkat dhe krim. Mos harro se mëkatet që përseriten rritën!
A NUK E DIN SE…
A nuk e din se me këto lozje e tallje që bën në internet humbë gjëjën më të shtrenjtë që posedon; humbë fenë, moralin, kohën, shëndetin, pasurinë... A ekziston diç më të shtrenjtë se këto?!
Me këto tallje e tradhton vetën tënde. Vetja yte është emanet të ty. Gjithashtu tradhton familjën, që u munduan të të edukojnë, i tradhton njerëzit që u flet me këtë tallje. Ndërsa tradhtinë më të madhe që ke bërë është tradhtija ndaj All-llahut. Argëtimi dhe lozja me nderë është krim, një gjë e tillë është e ndaluar në Islam, andaj pendohu të All-llahu dhe kthehu rrugës së drejtë!
All-llahu ta dhuroi zemren e bardhë e të shendoshë dhe ashtu ka deshirë që t’i kthehesh Atij. All-llahu të do të pastërt dhe me turp se keto të dyja janë peshorja e bukurisë dhe embëlsirës tënde. Atë ditë kur do të martohesh do të pendohesh për çdo gjë që ke vepruar …
Ndoshta gjen arsye e thua: Unë jam e sigurt për vetën time dhe nuk i dorëzohem kurtheve të djallit aq lehtë. Ne të thojmë: A je e sigurt me shumë sesa gratë e Muhamedit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], te cilat i urdhëroi All-llahu e u tha:
“O gratë e Pejgamberit, ju nuk jeni si asnjë grua tjetër, nëse kini kujdes e ruheni, andaj mos u llastoni në të folur e të lakmojë ai që ka sëmundje në zemrën e tij, po thuani fjalë të matura.” [El-Ahzabë, 32]
Vallë pas këtij ajeti akoma mendon se je me e sigurt dhe e paster se ato gra, që All-llahu iu tha mos u llastoni në të folur. E si do te bëhët me atë që tallet me lloj-lloj fjalësh joshese në chat?!
Pra, kthehu... pendohu te All-llahu... premtoi Atij se nuk do të kthehesh në gabime që të çojnë në amoralitet...!
All-llahu kur ndaloi nga amoraliteti nuk tha mos beni amoralitet, por tha mos iu afrohuni amoralitetit. Andaj kuptohet se çdo veper, që të afron në amoralitet është haram qoftë ajo fjalë apo levizje e dyshimtë që ngritë epshin e burrave.
A ke dëgjuar për një vajzë të re, e cila vdiq duke shiquar filma erotik, të cilës i kishte mbetur telekomanda në dorë. Kur moren ta lajnë kufomen e saj u munduan t’ia hjekin atë nga dora po nuk ia arriten dhe u detyruan ta vorrosin me telekomande në dorë. Valle a nuk ke frikë të kesh një përfundim të tillë?! Aspak nuk mendon?!
DËGJO…
Dëgjo njerin nga larësit e kufomave që thotë:
Vetëm për dy muaj në kryeqytetin Riad të Saudise kanë vdekur afër 400 përsona, shumica prej tyre kanë qenë të rinjë e të reja, për të cilët thuhej se kanë vdekur papritmas, pa sëmundje.
Vallë, a mendon se vdekja nga ty është largë?! Vdekja nuk njeh të vegjel apo të medhenj, meshkuj apo femra, të rinj apo pleq, të bukur apo të shumtuar. Për vdekjën të gjithë janë të barabartë, andaj zgjithe ti vetë përfundimin tend!
Njeriu e ka perfundim ashtu siç i posedon veprat. Nëse është vepërmirë, me të mirë përfundon. E nëse është vepërkeq, atëherë keq do të jetë fundi i tij, All-llahu na ruajtë nga përfundimi i keq, AMIN!
Shiqo pra veprat e tua, së paku vetëm në javen e kaluar çka ke bërë, do të zbulosh se si e ke fundin.
MOTËR E SHTRENJTË…
Ti je një lule e bukur që njerëzit e mirë nuk deshirojnë të të shohin të vyeshkur. Je lule që meriton të jesh në një kopësht të dlirë e të bukur, kthehu pra në pozitën tënde, në të cilën meriton të nderohesh, mos u bën si leckë që të përdorë çdokush e me në fund ...hudhe në vendin e mbeturinave…
Kthehu sikur ke qenë e pastër... kthehu tek All-llahu dhe dije fort mirë se do të qëndrosh para All-llahut! Nuk është me ty askush, të gjithë heqin dorë nga ti. Prej të parëve janë që hekin dorë nga ti ata qe lozeshe dhe u tallëshe me ta. Gjithashtu do të akuzojnë para All-llahut se ti ke qenë shkak që i ke derguar ata në mëkate. Çka do t’i thuash All-llahut për këtë?
Llogarite vetën para se te llogaritesh dhe dije se kjo jetë është sa një sekonde, ndërsa purfundimi yt është sekret, andaj puno për të ardhmen tënde! Pendohu sinqerisht, le anesh çdo lidhje që të çon në mëkate, gjej shoqe të moralshme, lexo historinë e grave të ndershme, nënave të muslimaneve dhe sahabijëve, mbushe zemrën tënde me leximin e Kur’anit, që të sjell dobi atë ditë kur nuk të sjell dobi interneti. Dije se nuk je krijuar për tallje, po vetëm për ta adhuruar All-llahun e vetëm!
DIJE…
Dije motër se të gjithë jemi mëkatarë, mirëpo me i miri është ai i cili pendohet. Andaj mos prit po pendohu sa më shpejte!
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë për ata që pendohen:
“Me përjashtim të atyre që më vonë pendohen dhe përmirësohen, vërtet All-llahu është që shumë falë e mëshiron.” [En-Nurë, 5]
Pendohu dhe vepro vepra te mira që të fshihen veprat e këqia!
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
“Dhe fale namazin në dy skajet e ditës, e edhe në orët e afërta (me ditën) të natës. S’ka dyshim se veprat e mira i shlyejnë ato të këqijat. Kjo është një këshillë për ata që pranojnë këshillat.” [Hudë, 114]
Mos i humb shpresat edhe nëse ke mëkate shumë sepse mëshira e All-llahut është e madhe, dije se dera e pendimit është e hapur! Bën lutje shumë sidomos ne kohën kur All-llahu zbret në qiellin e tokës në 1/3 e natës dhe thotë:
“A ka kush që të më lutet e t’ia jap atë që kërkon? A ka kush që kerkon falje e që ta fali atë...?
Gjithashtu All-llahu thotë në një tjetër hadith kudsijj: “O robërit e mi, ju bëni mëkate natë e ditë, andaj kërkoni falje nga Unë që t’ua fali! O robërit e mi, nëse dikush nga ju me vjen me mëkate sa toka të mëdhaja dhe ka bërë pendim për këtë, Unë do t’ia fali pamedyshje, pçrveç shirkut që nuk falet…
Mos humb shpresat e të të mashtrojë pastaj djalli i mallkuar, i cili të rrin mbi kokë e të thotë: Ka kohë, kur të martohesh pendohesh... dhe ta zbukuron ai i mallkuari vepren e keqe. Andaj largohu atij dhe mos e dëgjo, thuaj me zë të lartë: Jo nuk të nënshtrohem ty o i mallkuar. Pra, ke kujdes motër që mos të zë dita kur s’ka mundësi gjuha jote të flet fjalën e pendimit. Gjithashtu dije se kurthet e djallit janë të dobëta nëse ti pak bën durim dhe ke qëndrim!
Dije fort mirë se shumë shtëpi kanë humbur nderin e tyre duke percjellur tregjet e djallit. Vajzat e tyre dal ngadal duke filluar me chat (internet) e pastaj numrin e telefonit, takimet dhe fundi krimi i zinase (amoralitetit).
PËR NË FUND…
Motër, ndjesë por këtë letër ta kam kushtuar vetëm duke shpresuar faljen e All-llahut të Madhëruar për mua dhe për ty e te na mundeson All-llahu xhenetin më të lartë, i cili quhet Firdevs. All-llahu është i fuqishem për çdo gjë.
Esselamu Alejkum!
- Një qëndrim me vetëveten - Drejtuar motrës pa shami -
Motër, o ti e pastërt, e cila je rritur në kopshtin e fesë Islame dhe je ujitur me ujin e kthjellët të shpalljes dhe u bëre një trëndafil i shtrenjtë, për të cilin duhet që ne ta ruajm. Madje jo vetëm kaq, por pandërprerë duhet të kujdesemi për të.
Unë me të vertëtë i drejtohem një qenije të gjallë, një shpirti të kthjelltë sikur je ti. Pra, vështroj këto fjalë me sytë e zemrës dhe çlirohu nga prangat e nefsit dhe pasioneve dhe shëndrroi këto çaste një lloj qëndrimi me vetvehten, ndoshta një ditë kjo do të jetë shkas që të jeshë në gradat më të larta të xhennetit.
Pasha Atë që na ka krijuar oj motër, unë shpresoj dhe lus Zotin e Madhëruar që të jeshë nga banoret e xhennetit dhe dije se rruga e xhennetit është shumë e lehtë. Mirëpo, mehri i tij është shumë i shtrenjtë, ndërsa çmimi gjendet në duart tuaja, e ai është nënshtrimi i urdhërave të All-llahut të Madhëruar.
Dije o motër e nderuar se Islami ka qëllim primar ngritjen e një shoqërije të pastër ku nuk do të kenë ndikim kryesor dëshirat dhe epshet dhe nuk do të qëndrosh gjithmonë e varur nga ato.
Mu për këtë shkak Islami ia obligoi mbulesën dhe ia urreu zbulimin çdo femre muslimane, e cila beson në Zotin e Madhëruar.
Islami i ka vendosur këto rregulla në veshje për zbukurimin e femrës muslimane që ta formojë atë si një personalitet të vërtetë dhe të jenë mburojë ndaj të keqes së keqbërësve dhe mashtrimit të mashtruesve. Të jetë sikurse gjumshti i paketuar, të cilin nuk e ndotë asgjë dhe të jetë sikur margaritar ku nuk mund të arrijnë duart e keqbërësve.
Motër, Islami ty ta ka obliguar mbulesën jo pse ti je diçka e pahijshme, e cila duhet të mbulohet. Por, sepse ti je sikur margaritari, i cili duhet të ruhet, sepse çdo send sa më të madhe e ka vlerën shtohet nevoja që më shumë të ruhet dhe të mbulohet. Kështu që sa herë që mbulohet muslimanja, shtohet vlera e saj dhe nevoja për të.
Për këtë All-llahu i ka përshkruar gratë në xhennet duke thënë: " Aty rrinë të mbështetura në mbështetëse të gjelbra e shtroja të bukura." [Er-Rahman, 76]
Ka thënë Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] për gratë e xhennetit: "Dhe mbulesa në kokën e saj është më e vlefshme se dynjaja dhe çka në të." (Transmeton Nesaiu me sened sahih)
Ky është përshkrimi i shamisë së saj. O Zot, çfarë nderi dhe pozite e lartë!
Motër, duke pasur parasysh vlerën tënde si muslimane shpesh dëshiroj që të pyes: A e don All-llahun e Madhëruar dhe të Dërguarin e Tij, alejhi selam?!
Përgjigja do të jetë: Po.
E si atëherë e kundërshton urdhërin e All-llahut dhe frikohesh nga mbulesa dhe nga modestia?!
Bukurija jote që të është dhënë në këtë dunja është për burrin tënd musliman, e jo për reklamë. Ndërsa në Ahiret All-llahu do të bëjë shumë e shumë herë më të bukur sesa je tani. Dhe atë ku...? Në xhennetin e përhershëm, atje ku ka çka syri s'ka parë, veshi ska dëgjuar dhe as nuk mundet mu paramendu.
Motër, o ti e cila dëshiron pendimin dhe kthimin tek All-llahu, dëgjo dhe mendo mirë rreth fjalës së All-llahut të Madhëruar:
"Thuaj: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, pse vërtetë All-llahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!” (Ez-Zumer, 53]
Që në fillim do të mundohem ta sjell një ngjarje e cila do të jetë shembulltyrë e pendimit dhe kthimit tek All-llahu i madhëruar.
Bëhet fjalë për një vajzë muslimane nga Egjipti, e cila u pendua sinqerisht tek All-llahu dhe shpresojmë se me të njëjtin sinqeritet do ta takojë në Ditën e Gjykimit.
Një ditë motra Hyda ka dalë nga shtëpia e saj dhe me asnjë qëllim tjetër përveç që All-llahu ta bëjë shkak në udhëzimin e ndokujt. Duke qenë e vendosur në qëllimin e saj papritmas takon një vajzë, e cila ishte e veshur me fusran të shkurtë. Vazhdoi ta shikojë dhe vendosi t'i afrohet e ta këshillojë, që ta shpëtojë nga zjarri. I'u afrua dhe me plot butësi dhe mëshirë i tha:
- Motër të ftoj të vish me mu në xhennet, në një shtëpi nga shtëpitë e All-llahut. Vajza i'u përgjigj thirjes së saj dhe së bashku hyrën në xhami.
Kur hyri brenda vërejti se të gjith të pranishmet ishin të mbuluara dhe e shikonin me habi. Motrës huda i erdh keq se ato e shikonin në atë mënyrë dhe shkojë në shitoren, e cila gjendej pranë xhamisë dhe ia bleu një hixhab (mbulesë). Hyri dhe ja dhurojë vajzës hixhabin, të cilën ia bleu dhe i tha:
- Vishe këtë që të mos biesh në sy në mesin e vajzave që ishin në xhami, ndërsa pasi që të dalim si të duash hiqe. Vajza e pranoi dhuratën dhe e veshi. Kjo ishte hera e parë në jetën e saj që ajo vishet me mbulesë. U ngrit dhe e fali namazin e akshamit dhe filloi ta dëgjojë ligjëratën, e cila po mbahej në xhami me një tematik mjaft prekëse, e ajo ishte: Përshkrimi i Xhehennemit.
Pasi që mbaroj ligjërata u ngritën dhe falën namazin e Jacisë dhe duke dalë nga xhamija Hyda i'u drejtua mysafires: "Nëse dëshironi tash mund ta hekni mbulesën. Mysafirja i'u përgjegj: Pasha All-llahun për herë të parë në jetën time e kam përjetuar ëmbëlsinë e imanit dhe Pasha All-llahun nuk do ta hek mbulesën më asnjëherë dhe nuk do ta lë asnjë namaz pa falur. Do të jem thirse në rrugën e All-llahut dhe tërë jetën time do ta kaloj në shërbim të All-llahut të madhëruar.
Nuk kaloi shumë kohë dhe duke dalë nga dera e xhamisë, papritmas e godet një veturë dhe nga goditja e rëndë vajza, e cila u përbetua se do t'ia kushtojë tërë jetën kësaj feje, vdes. Filloi t'i rrjedhë gjak, ai gjak fisnik që ishte i përmalluar për takimin me Krijuesin e tij, dhe me të vërtëtë All-llahu i'a mundësojë të ketë përfundim të mirë, pasiqë deri para një ore ishte nga ato, për të cilat i Dërguari [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:"Dy grupe nga banorët e Xhehennemit ende si kam parë. Dhe ndër to përmendi: Gra të veshura por të zhveshura, kokat e tyre i kanë sikur gunga në shpinën e deves. Ato nuk do të hynë në xhennet e as që do t'ia ndijnë erën e tij (e era e tij ndihet shum largë)." [Transmeton Muslimi]
Po oj Motër muslimane, ti me të vertetë je ditë dhe nese kalon një ditë ka kaluar një pjesë e jotja. Ti je sikurse një udhëtar, i cili është nisur për tek All-llahu i Madhëruar, dhe gjithsesi musafiri që është nisur në udhëtim një ditë do të mbërrijë... e ajo është dita kur do të qëndrojshë para Gjykuesit Suprem. Atë ditë nga e cila edhe fëmijës do t'i thinjen flokët.
Motër, a nuk je ti Muslimane? A nuk je ti ajo e cila e dëshiron Xhennetin?
Atëherë dëgjoje fjalën e All-llahut të Madhëruar: "O ju që besuat, përgjigjjuni (thirrjes së) All-llahut dhe të të dërguarit kur ai (i dërguari) ju fton për atë që ju jep jetë, (për fenë e drejtë) dhe ta dini se All-llahu ndërhyn ndërmjet njeriut dhe zemrës së tij, dhe se ju do të tuboheni te Ai." [El-Enfal, 24]
Ajo është thirje për ngjalljen e zemrës, ruajtjen e nderit dhe fesë... dhe kush i përgjigjet kësaj thirje do t'i bashkangjitet karavanit të bekuar, të cilin All-llahu e nderoi duke i thënë: "O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave të besimtarëve le t’i vënë mbulesat e veta mbi trupin e tyre, pse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen. All-llahu fal gabimet e kaluara, Ai është mëshirues." [Ahzab, 59]
Oh sa nder i madh për ty o motër që t'i bashkangjitesh këti karavani të bekuar, në krye të së cilit ishin gratë dhe vajzat e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem].
Motër! All-llahu, Krijuesi yt dëshiron që edhe ti t'i bashkangjitesh këtij karavani, që së bashku me ata edhe t'i të hyshë në xhennet ,e ti a je e kënaqyr me zgjedhjen që ta ka bërë Mëshiruesi, Mëshirploti, i cili të drejtohet duke thënë:
"Kur All-llahu ka vendosur për një çështje, ose i dërguari i Tij, nuk i takon (nuk i lejohet) asnjë besimtari dhe asnjë besimtareje që në atë çështje të tyre personale të bëjnë ndonjë zgjidhje tjetërfare. E kush e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ai është larguar shumë larg së vërtetës." [El-Ahzab, 36]
Dhe gjithashtu thotë: "Për Zotin tënd jo, ata nuk janë besimtarë (të asaj që të zbriti ty as të asaj para teje) derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në atë konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tënd) të mos ndiejnë pakënaqësi nga gjykimi yt dhe (derisa) të mos binden sinqerisht." [En-Nisa, 65]
Apo ti po dëshiron ta kundërshtosh urdhërin e Krijuesit tënd?!!
Kjo është një pyetje për të cilën nevojitet një QËNDRIM ME VETVETEN! Ndërsa unë me gjith bindje po e them se nuk mund ta paramendoj se ekziston një muslimane, e cila nuk e dëshiron Xhennetin dhe kënaqësitë e tija dhe symbyllur i ndjek hapat e shejtanit.
Motër! Pasha All-llahun me të vërtetë ligjet, të cilat t'i ka caktuar All-llahu të bëjnë fisnike, të ndershe dhe të mbrojnë. Ti je vajzë, nesër do të jesh grua dhe nënë ku me respektin ndaj teje do të mundet të fitohet Xhenneti, dhe një ditë do të bëhesh gjyshe e një muslimanje. Ti pra do të jesh ajo që ke formuar burra dhe që ke edukuar heroj.
Motër! O ti e pastër, o bija e Hatixhes, Aishes, Esmas, Safijes (gratë e pejgamberit alejhi selam)! O bija e Islamit, a nuk të është bërë e ditur se një nga mënyrat me të cilën jobesimtarët e luftojnë Islamin je ti. Ndoshta të duket për t'u çuditur, por dije se është më se e vërtetë se nëse shkatërrohet morali i një femre muslimane atëherë shkatërrohet edhe familja dhe shoqëria Islame. A thua vallë je e kënaqur që në Ditën e Gjykimit ta takosh All-llahun dhe t'i ke qenë mjet me të cilin luftohet Islami. Motër, ti duhet të jeshë si një tullë e palëvizshme në murin mbrojtës, e cila e mbron Islamin nga keqdashësit.
O ti që deri dje ke qenë ajo që e ke mbrojtur dhe ndihmuar këtë fe, ndërsa sot je bërë barrë e rëndë për Islamin, kthehu dhe bëhu ajo që do ta ngrit flamurin e të vërtetës dhe do t'i zgjojë njerezit nga gafleti. Bëhu ajo që do ta zbukurojë personalitetin e saj me mbulesë dhe turp, dhe do ta shijojë kënaqësinë e Islamit në zemrën e saj, dhe dije vlerën tënde nën hijen e Islamit.
Motër, Një nga armiqtë, të cilët e luftojnë Islamin haptas ditë dhe natë thotë: Gota dhe këngëtarja bëjnë shkatërrim në ummetin e Muhammedit më shumë sesa arma.
Ke kujdes motër që të jeshë nga ato që e luftojnë All-llahun dhe të Dërguarin e Tij! Ke kujdes motër që mos të jesh nga ato, të cilat i përkasin ummetit Islam por megjithatë atyre i'u është humbur turpi dhe feja.
Ke kujdes... une po të pëshpëris dhe po të them: A nuk të është përmalluar shpirti yt për Xhennetin e All-llahut?!
Unë po të thërras për në Xhennet ,ndalu dhe mendo rreth këtyre fjalëve, të cilat i ka thënë i Dërguari [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: Pas juve do të vijë një kohë e vështirë, ai që do ta mbajë fënë do ta ketë vlerën e pesëdhjetë shehidëve nga ju (nga sahabët)." [transmeton Tabarani ndërsa sheih Albani e ka bërë të vërtetë]
Oh çfarë shpërblimi i madhë për ato, që janë kapur për fenë e tyre dhe për ta respektuar All-llahun dhe për të ruajtur nderin e tyre kanë veshur hixhabin.
Motër! Dije se nuk do të qetësohet zemra dhe shpirti vetëm me kënaqësinë e All-llahut dhe respektin e Tij, dhe për këtë të këshilloj me fjalën e All-llahut ku thotë: "Pra, shpejtoni e mbështetuni tek All-llahu!" [El-Dharijat, 50]
Hajde pra ta kënaqim All-llahun e madhëruar dhe të shpejtojmë tek Ai, dhe hajde me ne që të besojmë për një çast, ndoshta ky do të jetë çasti i fundit ndërsa pas kësaj do ta takojmë të Dërguarin e All-llahut në pellgun ujorë, pranë të cilit nuk afrohet kush pos besimtarëve dhe të jetojmë me të në Xhennetin e pafund dhe me plot kënaqësi ta shohim Krijuesin tonë.
- Përshpëritja lamtumirëse -
…asnjëherë nuk jam më e lodhur dhe më e pafuqishme sësa në momentet e ndarjes dhe lamtumires. E kujtoj ditën, të cilën udhëtoi dhe u largua me mijëra kilometra për të marrë dituri. Kaloi detra, rrugë të gjatë, por, patjetër iu desh të udhëtojë, të emigrojë.
Nuk e urrej asgjë më shumë sësa ato momente kur e vura dorën time në dorën e tij dhe i thashë: "Në emanet të Zotit!".
U ndala dhe po mendoj për ndarjën tonë dhe zëri i tij më ushton sikur në grykë të kështjellës së thellë dhe gjithnjë jehon… U pafshim për të mirë…! Mos na harro…! Na shkruaj…! Zoti qoftë me ty...! Dhe fjalë të tjera që i dëgjoj dhe nuk me hiqën mendësh, vetëm aty më rrijnë, sytë me kanë mbetur të shtangur aty me të gjitha ndjenjat.
U ndejva për një moment se i kisha humbur të gjitha ndjenjat, herë e pikëlluar dhe herë e gëzuar. Ndoshta njëkohësisht edhe e pikëlluar dhe e gëzuar. Gëzim dhe lumturi se ai shkoi për ta ndërtuar të ardhmën.
Kur shkoi, e shtriu dorën që t'më përshëndetë, e zgjata edhe unë dorën ashtu spontanisht dhe pa i thenë asnjë fjalë e largova më shpejt nga dora e tij! I humba të gjitha ndjenjat nga teprimi i mendimëve në zemrën time. Mu vrenjtën sytë dhe pa turp zura t'i lëshoj lotët nga syri…
Nëna e përqafoi atë me përqafim marrëzorë, e përqafoi sikur të dojë ta mbyllë ne vetën e saj. Babai…, në sytë e tij mbetët vetëm shpresa se djali u bë burrë dhe krenohej me të.
Na bëri me dorë duke a bartur çantën dhe shkoi aty ku ia kishte mësy. Ma beri edhe një herë me dorë sikur të më thoshte: Mos ke frikë, do të kthehem dhe humbi në mbrendësi të aeroplanit, i cili la prapa veç zërin shurdhues, zë ky i cili vertitej në veshët e mi duke sjellur shpresën e kthimit.
Ende zemra me rreh me fuqi kur dëgjoj zërin e aeroplanit. Vitet shkojnë pa u ndalur, s'kanë të ndaluar as letrat që i dërgon duke shprehur mallin që e kishte kapluar për ne. Vitet kalojnë dhe letrat e tija vijnë duke premtuar: "nuk ju harroj, së shpejti do të kthehem. Nuk më ndalë dot evropa me gjithë pushtetin e saj. Nëna jeton në çdo moment me shpresa dhe premtime për kthimin e të birit…
…Me gjithë këto, në mesin tone është një udhëtim që nuk ka kthim.
Motra ime, vërja gishtin kokës dhe mëndo, kjo ishte një pasqyrë e ndjenjave, mallit tim dhe mallit të çdo njeriu kur ndahet për një kohë të shkurtë nga shoku, biri, vëllai, bashkëshortja etj.
Vallë, si ndjehesh kur ndahesh nga të afërmit, familja, të dashurit, pa shpresën e kthimit?!
Përkujto momentin e ndarjës, ndarjes nga kjo botë në botën tjetër të përherëshme. Kujtoje fjalën e të Madhëruarit: "Po ju po i jepni përparësi jetës së kësaj bote, e dihet se jeta e botës tjetër është më e dobishme dhe e përjetshme." (El A'ëla 16-17)
Pse?! Pse o e uruar shkëpute çdo lidhje me Zotin tënd. Bredh rrugëve me fytyrë të gëzuar për rinin tënde dhe e harrove botën e ardhëshme. I këndove dunjasë me zërin më të ëmbël, ia ke thurrur asaj fjalët më të dashura kurse harrove ditën kur t'i thuash familjes dhe më të dashurve lamtumirën e fundit.
Ditën ku të udhëtosh një udhëtim të gjatë dhe të pakthim. Nuk e din se në cilin aeroplan do të hipësh, në cilën pistë të aeroportit dë të zbresësh dhe në çfarë vendi do të jetosh.
E madhëruar është fjala e Allahut: " Nuk e di askush pos Tij se çka do t'i ndodhë (çka do të punojë) nesërdhe askush nuk e di, pos Tij, se në ç'vend (ose kohë) do të vdes. Allahu është më i dijshmi, më i njohuri". ( Llukman, 34)
Do të ndahesh nga familja dhe nga më të dashurit, por vallë ç'është kjo ndamje?! Nuk do të jeshë në gjëndje që t'i shohësh ata e ndërsa ata janë para fytyrës sate iluzion. Nëna të përqafon duke vërshuar lotët e saj dhe gjymtyrët e saj do të dridhen nga pikllimi sepse ti u ndave për të fundit herë nga ajo. Ndërsa yt at, nga mbrendësia e zemrës së tij pikon keqardhja dhe dëshprimi. Do ti kalojnë të mjerit disa momente sikur nën të rrehurat e alarmit, momente këto të mbushura me pikllim dhe frikë. Sytë do ti shmangën e gjuha do zë ti bëlbëzojë e ti rrjedhin djersët që nuk e kish pas zakon më pare. Nuk zotron asgjë më përveç lutjes. I qortuar në shpirtë për të metat, i bën lutje Allahut duke thenë: "O Zoti im, falja mëkatët asaj, sepse mëkatët e saja ishin resultat i mëkatëve të mia, nuk e urdhërova që ta falë namazin e as që të mbulohet me shami".
Por, kjo nuk do të ndihmojë asjgë ty, e kam përqellim, dëshpërimi i babait dhe nënës. Ti i pate ditur të metat tuaja por ishe e angazhuar me mashtrimin tend.
Motra ime!
Para se të vijë ky moment, çohu dhe merr abdes me ujin e pëndimit. Pastrohu me ujin e kthimit tek Allahu i Madhëruar. Zëvendeso të këqijat e t'ua me të mira.
Kthehu oj motër para këtyre momentëve, në të cilat nuk dë të shohësh në të asgjë përveç lotëve dhe nuk do të dëgjosh asgjë përveç të qajturës dhe vajtimit.
Paramendo se ti je njëriu, i cili çoi jetën e tij pa mos punuar asgjë prej urdhërave të Allahut. Kthehu para se të bëhësh banore e një vendi shumë të çuditshëm, nuk dëgjon në atë vend asgjë përveç zhurmës së zinxhirëve dhe prangave dhe nuk sheh asgjë përveç denimit.
Përkujto fajlën e Allahut: "…e ti puqet kofsha për kofshë (t'i vështirësohet gjendja). Atë ditë vetëm të zoti yt shkohet". (el kijame 29-30).
Betohëm në Allahun se ky ajet ka një kuptim që zemra çahet nga deshprimi, frika dhe shpresa.
Motra ime!
Çdo punë që ta bësh do ta korrësh. Për çdo fjalë do të jepësh llogari. Qajë oj motër dhe mbushi sytë e tu me lotët e pendimit! Le të rrjedhin një here lotët për herërat e shumta të mëkatëve ashtu që ta pastrosh me ta zemrën dhe shpirtin tend nga të flliqurat e shejtanit.
Oj motra ime!
Pranoje këtë këshillë nga ajo, e cila u kthye tek Zoti i saj, pas mëkatëve të shumta, për të cilën mirësai i takon vetëm Allahut.
Es-selamu alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu
- A janë femrat të barabarta me meshkujt në shpërblim dhe dënim -
Disa thonë që gratë janë të mangëta në intelekt dhe në angazhimet fetare, gjithashtu edhe në trashëgimi dhe në qëndrim të dëshmive. Disa thonë se All-llahu i ka krijuar të barabarta në shpërblim dhe dënim. Cili është mendimi juaj: A janë të mangëta sipas islamit apo jo?
Përgjigje:
Falemderimi i takon All-llahut të Madhëruar.
Islami ka ardhur që ta nderojë gruan dhe që ngritë statusin e saj, duke i dhënë një pozitë të duhur, dhe që të kujdesët për te dhe për ta ruajtur nderin e saj.
Pra, islami urdhëron kujdestaret dhe bashkeshortët të shpenzojnë për te, ta trajtojnë mirë, të kujdesen për te dhe të jenë të sjellshëm me te.
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
وَعَاشِرُوهُنَّ بِالْمَعْرُوفِ
“Dhe çoni jetë të mirë me to!” (En-Nisa’, 19)
Tregohet se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: ”Më i miri nga ju është ai, i cili sillet më mirë me bashkëshortët. E unë sillëm më mirë se ju me gratë e mia.” [transmeton Tirmidhiu]
Islami u garanton grave të gjitha të drejtat, dhë u lejon që t'i ekspozojnë çështjet e tyre në mënyrë të përshtatshme.
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
َهُنَّ مِثْلُ الَّذِي عَلَيْهِنَّ بِالْمَعْرُوفِ وَلِلرِّجَالِ عَلَيْهِنَّ دَرَجَةٌ وَاللّهُ عَزِيزٌ حَكُيمٌ
“Edhe atyre (grave) u takon e drejta sikurse edhe përgjegjësia ne bashkëshortësi, e burrave u takon një përparësi ndaj tyre. All-llahu është i Gjithfuqishëm, më i Urti Gjithëgjykues.” (El-Bekare, 228)
Kjo përmban të gjitha llojet e marëveshjeve tregtare, blerjes, shitjes, kompromisit, caktimin e të tjerëve të vepron në interes të saj, huadhënies, depozimin e pronës etj.
Islami urdhëron gratë për obligimet fetare dhe detyrat, të cilat i takojnë asaj, të njejta detyra dhe obligime sikurse të burrave. Domethënë pastrimin, namzin, zeqatin, agjërimin, haxhin dhe adhurime të tjera.
Mirëpo, Islami i jep gruas gjysmen e pjesës së burrit kur vjen te trashëgimia, sepse ajo nuk është e obliguar që të shpenzon për vetën e saj, shtëpinë ose fëmijët e saj. Më saktë, ai i cili është i obliguar që të shpenzoj për to është burri, sikurse që është përgjegjës edhe për shpenzime tjera.
Për sa i përket dëshmisë për të cilën dy gra janë të barasvlershme me dëshminë e një burri në disa raste, kjo është sepse gratë harrojnë më shpejtë se burrat dhe për arsye te ciklit mujor, shtatzanisë, lindjes dhe rritjen e fëmijëve e kështu me rradhë. Të gjitha këto gjëra i preokupojnë ato dhe i bëjnë që të harrojnë.
Kështuqë provat tregojnë që një grua tjetër duhet ta përforcon dëshminë që ajo të jetë më e saktë.
Mirëpo, ka disa gjëra që i takojnë vetëm grave dhe mjafton dëshmia e një gruaje, sikurse determinimi se sa shpesh i është dhënë gji një foshnjeje, gabimet që mund ta dëmtojnë martesën e kështu me rradhë.
Gratë janë të barabarta në shpërblimin e All-llahut në Ahiret, duke qëndruar të palëvizshme në besim dhe duke veruar punë të drejta, në kënaqësinë e një jete të mirë dhe shpërblimit të madh në jetën e përtejme.
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
مَنْ عَمِلَ صَالِحًا مِّن ذَكَرٍ أَوْ أُنثَى وَهُوَ مُؤْمِنٌ فَلَنُحْيِيَنَّهُ حَيَاةً طَيِّبَةً وَلَنَجْزِيَنَّهُمْ أَجْرَهُم بِأَحْسَنِ مَا كَانُواْ يَعْمَلُونَ
“Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do ti japim atij një jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t’u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre.” (En-Nahl, 97)
Kështu që e dimë se gratë kanë të drejta e detyrime sikurse edhe burrat kanë të drejta edhe detyrime. Ka gjëra të cilat i përshtaten vetëm meshkujve, kështu që All-llahu i ka bërë përgjegjësi të tyre. Gjithashtu, ka gjëra të cilat i përshtaten vetëm femrave kështu që Ai i ka bërë femrat përgjegjëse për to.
All-llahu e di më së mirë dhe nga Ai është suksesi.
- Gruaja mes nderimit në Islam dhe poshtërimit në xhahilijet (injorancë) -
Falënderimi i takon Allahut. Gruaja ka një status të lartë në Islam, të cilin asnjë fe dhe shoqëri nuk e ka arritur, sepse nderin që jep Islami njerëzimit përfshinë burrin dhe gruan njëlloj.
Ata janë të barabartë nën sundimin e Allahut në këtë botë dhe do të jenë të barabartë në përkujdesje, në shpërblimin dhe dënimin e Tij në botën tjetër.
Allahu [subhanehu ve teala] thotë:
“Ne vërtetë nderuam pasardhësit e Ademit.” (El-Isra, 70)
“Meshkujve ju takon pjesë nga pasuria që e lënë prindërit e të afërmit (pas vdekjes), edhe femrave ju takon pjesë nga ajo që lënë prindërit e të afërmit.” [En-Nisa, 7]
“Edhe atyre (grave) u takon e drejta (mbi bashkëshortët në shpenzimet jetësore) ngjashëm (sikurse të drejtat e bashkëshortëve ) mbi ta (sikurse dëgjueshmëri dhe respekt) mbi bazat e arsyes.” (El-Bekare, 228)
“Besimtarët, meshkujt dhe femrat, janë evlija’(ndihmës, mbështetës, shokë, mbrojtës) të njëri tjetrit.” (Et-Teube ,71)
“Zoti ytë ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as “of-oh”, as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta, respektuese).Dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: “Zoti im! mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël.” (El-Isra, 23:24)
Gjithashtu Allahu thotë:
“Zoti i tyre iu përgjigj lutjes së tyre (e tha): Unë nuk ia humbë mundin asnjërit prej jush, mashkull qoftë apo femër.” (Ali Imran 3-195)
“Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do ti japim atij një jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t’u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre.” (En Nahl, 97)
“Kush bën ndonjë nga punët e mira, qoftë, mashkull ose femër duke qenë besimtar, të tillët hyjnë në xhennet dhe nuk u bëhet fare padrejtësi.” (En Nisa, 124)
Nuk ekziston religjion, popull, shoqëri apo ligj, i cili mund të krahasohet me nderin që gruaja ka në islam. Civilizimi Romak kishte vendim se gruaja ishte rob (skllav) që i përket burrit, e cila nuk kishte asnjë të drejtë. Në Romë një synod (këshill) i lartë u mblodh për të diskutuar çështjen e gruas, dhe përfundoi që ajo ishte qenie pa shpirt, dhe për këtë nuk do të trashëgonte jetë në botën tjetër, dhe se ajo ishte e ligë.
Në Athinë gratë konsideroheshin plaçkë (pasuri e tundshme), ata shiteshin dhe bliheshin, dhe konsideroheshin të liga, prodhim i djallit.
Ligji i lashtë i Indisë konkludon që sëmundja, vdekja, ferri, helmi i gjarpërim dhe zjarri të gjitha këto ishin më të mira se gruaja. Jeta e saj mbaronte kur burri – apo pronari i saj vdiste. Kur shihte se si trupi i tij digjet ajo duheshe të hedhet ne flakë, në qoftë se nuk e bënte këtë, ajo do të ishte e mallkuar nga të gjithë.
Në qoftë se vështrojmë statusin e gruas në hebraizëm, vendimi dhe statusi i saj në Dhjetën e vjetër është siç vijon:
“Dhe fillova të mendoj për të kuptuar,
Të hetoj dhe të gjurmoj mençurinë dhe konspektin e gjërave
Dhe të kuptoj idiotësinë e keqdashjes
Dhe marrëzinë e budallallëkut
E gjej më të hidhët se vdekja gruan e cila është kurth,
Zemra e së cilës është grackë, e duart e së cilës janë zinxhir…”
(Ecclesiastes 7:25-26 – versioni i ri internacional)
Është e ditur se dhiata e vjetër respektohet dhe besohet nga të fetë më të mëdha në botë ato hebre dhe krishterët. Kjo ishte situata dhe statusi i fermës në kohët antike.
Ndërsa sa i përket situatës së saj në mesjetë dhe në kohët moderne, kjo do të sqarohet në vazhdim:
Shkrimtari Danez Vieth Kordsten sqaron këndvështrimin e kishës katolike ndaj gruas. Ai thotë: “Gjatë mesjetës përkujdesje e vogël i është dhënë gruas, duke përcjell mësimet e kishës katolike, e cila e konsideronte gruan krijesë e klasit dhe rangut të dytë”.
Në Francë një këshill në vitin 586 vendosi të hulumtojë mbi çështjen e gruas, se femra a do të numërohej si qenie njerëzore apo jo. Pas disa diskutimeve ata vendosën se ajo ishte qenie njerëzore, por e krijuar që t'i shërbej mashkullit.
Në ligjin e Francës, neni 217 shkruan siç vijon: “Një grua e martuar – edhe në qoftë se martesa e saj bazohet me kusht që të ndahet çka i takon asaj dhe çka i takon burrit të saj – nuk i lejohet të japë asgjë si dhuratë apo të transferoj diçka nga prona e saj, ose të marrë në pronësi diçka qoftë ajo për shpagim ose tjetër send, pa pasur pjesë burri i saj në kontratë ose të pajtohet për kontratën me shkrim.”
Në Angli, Henri VII ia ndaloi gruas Angleze ta lexon Biblën. Deri në vitin 1850 gruaja nuk llogaritej qytetare, dhe deri në vitin 1882, gratë nuk kishin asnjë të drejtë personale.
(Silsiletu Mukaarineti El-Edjaan, nga Dr. Ahmed Shalebi, vol.3, f. 210-213)
Sa i përket gruas bashkëkohore në Evropë, Amerikë dhe nga vendet e tjera industriale, ajo është krijesë, e cila është e degraduar dhe e abuzuar për qëllime komerciale.
Ajo është tipar e shoqërive reklamuese, dhe gjërat kanë arritur në atë fazë sa që ajo zhvishet për të reklamuar produktet nëpër pllakate, dhe ajo shet dhe ekspozon trupin e saj sipas një sistemi të shpikur nga meshkujt, kështu që ajo nuk është asgjë më tepër se një objekt kënaqësie për ata në çdo vend.
Gruaja është e respektuar përderisa mund të japë dhe kontribuon fizikisht dhe mentalisht. Kur ajo do të plaket dhe nuk ka më se çka të shërbejë, shoqëria, individët dhe institucionet e braktisin atë dhe ajo jeton vetëm në shtëpinë e saj apo në spital mental.
Krahaso këtë – dhe pse nuk ka krahasim – me çka na mëson Kur’ani Famëlartë, në të cilin Allahu [subhanehu ve teala] thotë:
“Besimtarët, meshkujt dhe femrat, janë Evlija’(ndihmës, mbështetës, shokë, mbrojtës) të njëri tjetrit.” (Et Teube, 71)
“Edhe atyre (grave) u takon e drejta (mbi bashkëshortët në shpenzimet jetësore) ngjashëm (sikurse të drejtat e bashkëshortëve ) mbi ta (sikurse dëgjueshmëri dhe respekt) mbi bazat e arsyes.” (El-Bekare, 228)
“Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as “of-oh”, as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta, respektuese). Dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: “Zoti im! mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël.” (El-Isra, 23:24)
Pasi që Zoti i saj e ka nderuar në këtë mënyrë, është e qartë për gjithë njerëzimin se Ai e ka krijuar atë që të jetë nënë, bashkëshorte, bijë dhe motër, kështu që Ai urdhëroi ligje, të cilat i kushtohen ekskluzivisht gruas dhe jo burrit.
- Katër dëshira e katër femrave evropiane -
E para : Angleze-
"E kam shkruar dëshirën time para njëqind viteve!"
Autorja e njohur Ati Ruwd në artikullin, të cilin e paraqiti në vitin 1901, thotë: Të punojnë vajzat tona në shtëpi, shërbetore ose si shërbetore është më mirë dhe më e dobishme sesa të punojnë në vende të ndryshme, në të cilat shndërrohet vajza në një gjë të fëlliqur dhe të shthurur.
Në të cilat e humb efektin dhe shkëlqimin e jetës së saj njëherë e përgjithmonë.
Ah sikur të ishin vendet tona sikur vendet Islame, në të cilat vajza ka mbështetje dhe përkrahje!
Po, ky është turpi i vendit anglez, në të cilin është bërë vajza shembull për shthurjen dhe prishjen e nderit duke u përzier vazhdimisht me njerëz të huaj. E pse mos të qëndrojmë ne pas asaj të cilës i përshtatet natyrshmëria e femrës, të qëndrojë femra në shtëpi dhe punët e burrave t'ua len burrave e të jetojë me rrespekt dhe ndershmëri?!
E dyta : Gjermane-
Thotë: Unë dëshiroj të qëndroj në shtëpi, por ekonomia dhe struktura gjermane nuk i përfshin të gjitha shtresat e popullit, që të na i mbulon neve harxhimet dhe finansimet. Kështuqë duhet vazhdimisht punë, dhe çështja mbetet kështu-të qëndroj në shtëpi-e pamundur, për fat të keq!
E treta : Italiane-
Kur flet ajo me Dr. Mustafa Sebaij, thotë: Vërtetë unë lakmoj në femrën muslimane dhe kisha dashur të jem e lindur ne vendet islame, por për fat të keq!
E katërta : Françeze-
Një mjek musliman, i cili jeton në Francë tregon për dëshirën e një mjekes françeze e krishtere, e cila e ka pyetur: Si jeton gruaja yte muslimane e mbuluar? Si e kalon ajo ditën? Çfarë programi të ditës ka ajo?
U përgjigj mjeku: Ajo zgjohet në mëngjes dhe i përgatitë fëmijtë për në shkollë, pastaj flen deri kah ora nëntë ose dhjetë, e pastaj zgjohet dhe vazhdon punët e ditës, pastron dhe renditë shtëpinë, përgatitë ushqimin, etj.
Pyeti ajo: E kush shpenzon dhe e mbanë atë, pasiqë ajo nuk punon?
Tha mjeku: Unë.
Pyeti sërish: E gjërat e saja personale, kush ia blen?
Tha mjeku: Unë i blej krejt çka dëshiron ajo.
Pyeti: Ti i blen gruas tënde çdo gjë?
Tha: Po.
Pyeti me habi ajo: Ia blen edhe arin, dhe gjërat me të shtrenjta?
Tha : Po.
Tha ajo: Vërtetë gruaja yte qenka mbretëreshë.
Pastaj u betua mjeku, se ajo mandej kishte dashur të shkurorëzohet nga burri i saj, por me kusht që te martohet me një musliman dhe të largohet nga puna e mjekes e të qëndrojë në shtëpi siç qëndron gruaja muslimane. Dhe jo vetëm kaq, bile ka qenë e kënaqur nëse e merr një musliman, qoftë edhe per grua të dytë, vetëm të qëndrojë në shtëpi, dhe të jetojë si femra muslimane.
- Vajza e aventurave -
Thoshte duke i rrjedhur në faqe lotët e pendimit: Fillimi ishte vetëm lidhje telefonike pastaj përfundoi në një ngjarje. Më thoshte se me donte dhe se së shpejti do ma ofronte fejesën. Kërkoi nga unë që t’më shohë, por refuzova. M’u kërcenua se do ndahej nga unë, do i shkeputte çdo lidhje, u dobësova.
Ia dërgova një fotografi timën e pastaj mesazh pas mesazhit deri që kërkoi të dal me mua. Refuzova kategorikisht. Me kërcenoi me fotografitë, me mesazhet dhe me zërin tim, që e kishte inçizuar gjatë tërë kohës, se poqëse refuzoj ai do ia tregonte gjithkujtë këto gjëra. Dola me bindjen për t’u kthyer sa më parë që të mundëm. U ktheva, por... U ktheva me turpin më të madh... I thashë: Martesën! Ma ktheu me tallje dhe nënçmim:
Unë nuk martohem me vajza rrugaçe!
Motër e ndershme, nëse je e mençur dëgjoi nga unë këto këshilla:
Mos i beso!
Asnjëherë mos beso se martesa mund të bëhët përmes lidhjeve telefonike. Po edhe nëse arrihet kjo për t’u bërë, dije në këtë martëse do të ketë humbje, kapitullim, dyshim dhe pendim.
Mos beso se një djalosh i mirë, i besueshëm dhe i sinqërt e admiron një vajzë, e cila e nënçmon familjen e saj, e cila pranon të ketë lidhje telefonike, apo të dal në takime. Pa marrë parasyshë se sa ai i shpallë kësaj vajze dashuri dhe i flet më fjalë të ëmbla, ai këto të gjitha i bën vetëm për qëllime të liga, që të gjithë këtë e kuptojnë.
Mos u beso reklamave që supozojnë të ashtuquajturit “të përparuarit”, të cilët thojnë se patjetër duhet çuar dashuri para martesës. S’ka dyshim se dashuria reale është pas martesës. E çdo dashuri tjetër është false, e ndertuar mbi tradhëti, gënjeshtra, vetëm për të çuar aventura dhe zbrazur epshët dhe pastaj nuk shkon shumë dhe del në shesh çdo gjë.
Transmeton Buhariu se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: Më erdhën sonte (në ëndërr) dy vetë dhe më thanë eja me ne! Dhe e tregoi hadithin e njohur deri që tha: Dhe shkuam tek diç si furra, që në të kishte zëra të lartë dhe të trishtueshëm. Shkuam për të shikuar, kur ja, në të kishte burra dhe gra të zhveshura. Të cilëve u shkonte zjarri prej nga poshtë tyre. E kur u shkonte zjarri, bërtitëshin nga nxetësia e zjarrit. E kur i pyeti melaikët për ta, i thanë: E sa u përket burrave dhe grave të zhveshura, të cilët ishin në një ndërtesë si furrë, ata janë zinaqarët-amoralistët.”
Motër, vallë a dëshiron të jeshë prej tyre?
Largohu lidhjeve telefonike, sepse ato inçizohen tek All-llahu [subhanehu ve teala] dhe këto i inçizojnë djajt prej njerëzve, që e quajn vetën “dashnorë”, e pastaj i përdorin si armë kundër teje apo për ta marrë nderin tënd!
Largohu nga të bërit fotografi, ç’farëdo fotografije të jetë ajo, sepse kjo është arma më e rrezikshme, që përdorin ujqit e njërzve për të zënë gjahun e tyre!
Largohu dërgimit të mesazhëve sepse kjo poashtu është prej mjetëve të tyre, të cilat i përdorin për qëllime të keqija!
Largohu revistave tregimeve të turpshme, të cilat bratin në faqët e saja me ngjyra helm vdekjeprurës!
Largohu filmave serik dhe atyre të ndytë, të cilat zhdukin turpin dhe asgjëson moralin dhe vlerat!
Mos e zbulo trupin tënd e as mos i shpeshto daljet në pazare pa patur nëvojë, sepse këto janë vepra që tërheqin hidhërimin e All-llahut [subhanehu ve teala] dhe denimin e Tij!
Mos hyn e vetmuar në veturë, të cilën e vozit njeriu i huaj. Kjo është vepër që e ka ndaluar All-llahu [subhanehu ve teala]!
Mos i bën këto vepra duke thënë se e kam të nevojshme. Sepse kush i frikësohet All-llahut [subhanehu ve teala] i hap rrugëzgjedhje dhe e furnizon nga ai nuk e mendon!
Largohu shoqëve të keqija, të devijuara dhe që i çojnë të tjerët në devijim!
Motër e ndershme!
Largohu nga të gjitha llojet e mëkatëve dhe gabimëve! Këto shkaktojnë dëshpërim, shkatrrim, humbje të pasurisë dhe begative, zbritjen e hidhërimit dhe musibetëve.
Kujdes për melekun e vdekjes kur të vijë ai për t’a marrë shpirtin! Të jeshë e përgaditur çdo herë për ahiret, çdo herë të jeshë e paisur me pendim-tevbe të sinqertë dhe punë të mira, sepse ti nuk ke dijeni se kur do të zbresë për ty!
Pas këtyre këshillave, dije motër e dashur se dera e pendimit është e hapur për ato që dojnë të pendohen
Ka thënë All-llahu i Madhëruar:
“Thuaj: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës se All-llahut, pse vërtetë, All-llahu i falë të gjitha mëkatët, Ai është që shumë falë dhe mëshiron!” [Ez-Zumer, 53]
E nëse e ke prekur shpirtin me diç nga mëkatët, atëherë shpejto në pendim të vërtetë para se të të mbyllet kjo derë dhe para se të mbulojë dheu, e atëherë nuk ka dobi pendimi!
All-llahun e lusim të çojë salavatë mbi Pejgamberin tonë [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]!
- A i konsideron Islami meshkujt dhe femrat të barabartë -
Falënderimi i takon Allahut [subhanehu ve teala].
Së pari:
Kjo fjalë - barazi – të cilën shumë mendimtarë në lindje dhe perëndim e potencojnë në lëmi të ndryshme të jetës, kjo fjalë e cila është e bazuar në devijim dhe mungesë të mirëkuptimit, sidomos kur folësi atribuon këtë ide të barazisë kur’anit dhe islamit.
Njërën prej gjërave, të cilën njerëzit e keqkuptojnë është kur thonë se “Islami është religjion i barazisë”, atëherë kur duhet të thuhet se “Islami është religjion i drejtësisë."
Shejh Ibn Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:
“Këtu duhet të cekim se ka disa njerëz që flasin për barazi në vend të drejtësisë, dhe kjo është gabim. Nuk duhet të themi barazi, sepse barazia nënkupton jodiferencim (jodallim) në mes të dyve. Për arsye të kësaj thirrjeje jo të drejtë për barazi, ata fillojnë të pyesin, se cili është dallimi në mes të mashkullit dhe femrës?! Duke u bazuar në këtë këndvështrim të gabuar e kanë bërë mashkullin dhe femrën të njëjtë. Ky defekt ndodhi edhe tek komunistët kur parashtruan pyetjen se cili është dallimi mes sundimtarit dhe nënshtetasit. Dhe gjithashtu thanë se nuk ka asnjë lloj autoriteti mbi tjetrin, madje as babai dhe djali; babai nuk ka autoritet ndaj djalit, dhe kështu me radhë.
Mirëpo, nëse themi drejtësi, që donë të thotë t'i jepet çdokujt atë për të cilën ai ose ajo titullohet, ky keqkuptim më nuk aplikohet, dhe fjala e përdorur është e saktë. Kështu që nuk thuhet në Ku’ran se Allahu urdhëron barazi. Por, më e preferuar dhe autentike thuhet:
“Me të vërtetë, Allahu urdhëron në El-‘Adl (drejtësi)” (En Nahl, 90)
“…dhe kur të gjykoni, ju urdhëron të gjykoni me të drejtë mes njerëzve.” (En Nisa’, 58)
Ata të cilët thonë se islami është religjion i barazisë janë duke gënjyer kundër islamit. Më saktë, Islami është religjion i drejtësisë që donë të thotë trajtim të barabartë ne mes atyre që janë të barabartë, dhe diferencim në mes të atyre që janë të ndryshëm.
Askush kush e njeh fenë islame nuk kishte me thënë se është religjion i barazisë. Më saktë, çfarë të tregon se ky princip është i gabuar është fakti se ajetet në Kur'anin famëlartë e mohojnë barazinë, sikurse në ajetet vijuese:
“Thuaj: a janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë?” (Ez Zumer, 9)
“Thuaj: a është i barabartë i verbëri me atë që sheh, ose, a janë të njejta errësirat me dritën?” (Er Rra’d, 16)
“Nuk janë të barabartë prej jush ata që dhanë nga pasuria e tyre dhe luftuan para clirimit (të Mekes), sepse të tillët kanë vlerë më të madhe nga ata që dhanë dhe luftuan pas” (El Hadidë, 10)
“Nuk janë të barabartë prej besimtarëve ata që rrinë (në shtëpi), përveç atyre që janë të paaftë (nga lëndimi ose janë të verbër ose sakat), dhe ata që përpiqen fortë dhe luftojnë në rrugë të Allahut me pasurinë dhe jetën e tyre” (En Nisa’ 95)
Asnjë shkronjë në kur’an nuk urdhëron në barazi, më saktë urdhëron në drejtësi. Gjithashtu do të vëresh se fjala barazi është me e pranueshme për njerëzit, për shkak se ndjej se jam më i mirë se ky njeri në term të diturisë, ose pasurisë, ose devocionit, ose në të bërit mirë, nuk kisha dëshiruar që ai të jetë i barabartë me mua.
Çdo njeri e din, se është e papranueshme në qoftë se themi se mashkulli është i barabartë me femrën.”
Sharh al-‘Aqeedah al-Waasitah, 1/180-181
Duke u bazuar në këtë, islami nuk i konsideron mashkullin dhe femrën të barabartë në çështjet ku në qoftë se konsideroheshin të barabartë kishte rezultuar negative duke rezultuar me padrejtësi tek njërit prej tyre, sepse barazia që është e papërshtatshme është formë e ashpër e padrejtësisë.
Kur’ani urdhëron femrat të vishen me rroba që janë të ndryshme nga ato që vishen nga burrat, nga arsyeja se si dy gjinitë joshin (ngasin, provokojnë) njëra-tjetrën. Joshja që pozojnë meshkujt është më e paktë se joshja që pozojnë femrat, kështu që rrobat që femrat duhen të mbajnë janë të ndryshme nga rrobat që veshin meshkujt. Nuk ka sens të thuhet femrave të vinë në dukje (ekspozojnë) pjesët e trupit që meshkujt e kanë të lejuar t’i ekspozojnë, për arsye të dallimit në joshje që pozojnë trupi i femrës dhe trupi i burrit – siç kemi për të shpjeguar.
Së dyti:
Ka çështje në të cilat meshkujt dhe femrat trajtohen ndryshe në sheriatin e islamit, siç janë:
1 – Kivameh (të qenit kryesor i shtëpisë)
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
“Burrat janë përgjegjës për gratë, ngase Allahu ka graduar disa mbi disa të tjerë dhe ngase ata kanë shpenzuar nga pasuria e tyre.” (En Nisa’, 34)
Ibn Kethiri (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:
“All-llahu [subhanehu ve teala] thotë ‘burrat janë përgjegjës për gratë’ që donë të thotë se burri është kryesori i gruas, ai është udhëheqësi dhe kryeja e shtëpisë, ai i cili e disiplinon në qoftë se ajo e humb rrugën. “Ngase Allahu ka graduar disa nga disa të tjerë’ i.e. sepse burrat janë superior nga gratë dhe më të mirë se gratë. dëshmi për këtë është që Pejgamberia iu është dhënë vetëm burrave, sikurse pozita e halifes (udhëheqësit në shtet islam).
I Dërguari [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: "Asnjë popull nuk do të prosperojë në qoftë se caktojnë një grua për udhëheqës të tyre’. Hadithin e transmeton Buhariu nga Abdurrahman ibn Ebu Bekër nga babai i tij. E njëjta aplikohet edhe për pozitën e kadisë (gjykatës).
"Dhe ngase ata kanë shpenzuar nga pasuria e tyre’ i referohet mehrit dhe në harxhimet për mirëmbajtjen e gruas që All-llahu ka dhënë urdhër mbi burrat në librin e Tij dhe në Sunetin e të Dërguarit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] të Tij.
Kështuqë burri qenësishëm është më i mirë se gruaja, dhe është më superior nga ajo sepse shpenzon për të. Prandaj është e përshtatshme që ai të jetë kryesori i saj, siç thotë Allahu xh.sh .
“E burrave u takon një përparësi (në përgjegjësi) ndaj tyre." (El Bekare,2/228)
Ali ibn Ebi Talha ka thënë gjithashtu transmetohet edhe nga ibn Abbasi: ‘burrat janë përgjegjës për gratë’ donë të thotë se burrat janë udhëheqës të gruas dhe ata duhet t’i dëgjojnë ata në çështjet ku Allahu ka urdhëruar dëgjueshmëri. Dëgjueshmëri mund të kuptohet trajtimi i familjes së tij me mirësi dhe ruajtja e pasurisë së tij.
(Tafseer Ibn Katheer, 1/490)
2 – Dëshmia apo mbajtja e dëshmisë. Kur’ani cekë se dëshmia e një mashkulli është ekuivalent (i barasvlershëm) me dëshminë e dy femrave.
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
“Kërkoni të dëshmojnë dy dëshmitarë burra nga mesi juaj, e në qoftë se nuk janë dy burra, atëherë një burrë e dy gra, nga dëshmitarët që i pëlqeni. (dy gra në vend të një burri). Për atë se nëse njëra prej tyre gabon, ti’a përkujtojë tjetra.” (El Bekare, 282)
Ibn Kethiri [Allahu e mëshiroftë] ka thënë:
Dy gra janë për ta marrë vendin e një burri sepse gratë janë të mangëta në arsye, siç transmeton Muslimi në Sahihun e tij nga Ebu Hurejra se i Dërguari [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “O ju gra, jepni lëmoshë dhe kërkoni falje sa më shumë, sepse kam parë se ju formoni shumicën e banorëve të zjarrit.” Një grua e mençur në mesin e tyre tha: “Përse, o i Dërguar i Allahut ne jemi shumica e banorëve të zjarrit?” Ai tha: “Sepse ju mallkoni shumë dhe jeni jomirënjohëse ndaj bashkëshortëve. Nuk kam parë askënd më të mangët në arsye dhe në fe prej atyre të cilëve u është dhënë arsyeja, sesa ju!” Ajo ka thënë: “Ç’është kjo mungesa e arsyes dhe e fesë?” Ai ka thënë: “(mungesa e arsyes) është konfirmuar me atë që dëshmimi i dy grave është i barabartë me dëshmimin e një mashkulli; sa i përket mungesës në fe, kjo konfirmohet me atë që shumë ditë kalojnë e ju nuk faleni, dhe gjatë Ramazanit (gjatë ditëve) ju nuk agjëroni.” (Tafseer Ibn Katheer, 1/336)
Mund të ketë disa gra që janë më të mençura se disa meshkuj, mirëpo kjo nuk është rregull e zakonshme dhe këto gra nuk janë në shumicë. Sheriati bazohet në të përgjithshmen dhe atë çka është më e shpeshtë.
Fakti që gratë janë të mangëta në arsye nuk donë të thotë se ata janë të çmendura, më tepër arsyeja e tyre shpesh parakalohet nga emocionet e tyre, dhe kjo u ndodh më shpesh grave se meshkujve. Askush nuk e mohon këtë përveç atyre që janë arrogant.
3 – Femra trashëgon gjysmën nga ajo që trashëgon mashkulli.
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
“Allahu ju urdhëron për (çështjen e trashëgimit) fëmijët tuaj: për mashkullin hise sa për dy femra.” (En Nisa’, 11)
El-Kurtubi [Allahu e mëshiroftë] ka thënë:
Allahu e din më mirë se ata se çfarë është më mirë në interes të tyre, Ai ka bazuar ndarjen e trashëgimisë në diferencim, sepse Ai e din më mirë çfarë është në interes të tyre.
Tefsir al-Kurtubi, 5/164
Për shembull, mashkulli është i obliguar të shpenzojë më shumë se gruaja, kështu që është e përshtatshme që ai të ketë hise më të madhe në trashëgim se gruaja.
4 – Rrobat:
Avreti i gruas është tërë trupi i saj. Më së paku që mund të thuhet është se ajo nuk duhet të zbuloj asgjë përveç fytyrës dhe duarve, dhe është thënë madje se as këta nuk duhet zbuluar.Allahu thotë:
“O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave të besimtarëve le të vijnë shamitë (mbulojë) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen. Allahu falë gabimet e kaluara, Ai është mëshirues” (El Ahzab’, 59)
Avreti i mashkullit është prej kërthizës deri te gjunjtë.
I është thënë Abdullah ibn Xhafer ibn Ebu Talibit: “Ma trego çka ke dëgjuar nga i Dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] dhe çka ke parë nga ai, dhe mos na trego për askënd tjetër, edhe në qoftë se ka qenë i besuar.” Ai tha: ”Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) duke thënë, ‘pjesa në mes të kërthizës dhe gjunit është avert.’”
Transmetohet nga el-Hakimi në el-Mustadrak (6418); klasifikohet si hasen nga shejh Albani në Sahih el-Xhaami’,5583.
Tjera shembuj përmban lista në vijim e cila nuk është gjithëpërfshirëse:
• Mashkulli mund të martojë katër gra, kurse gruaja mund të ketë vetëm një burrë.
• Burri ka të drejtë të bëjë divorc dhe është valide në qoftë se e bënë këtë, mirëpo gruaja nuk ka të drejtë për divorc.
• Një mashkull ka të drejtë ta martoj një grua nga ithtarët e librit ( jehudët dhe krishterët), kurse gruaja muslimane nuk ka të drejtë të martohet përveç se me musliman.
• Mashkulli mund të udhëtojë pa gruan e tij apo pa asnjë nga mahremët e tij, kurse gruaja nuk guxon të udhëtojë përveç nëse është e shoqëruar nga ndonjë burrë që e ka mahrem (që e ka të ndaluar martesën me të).
• Namazi në xhami është i obliguar për burrat, por jo edhe për gratë; namazi i gruas në shtëpi është më i dashur tek Allahu.
• Gruaja mund të vishet me mëndafsh dhe të mbajë ari, kurse mashkulli nuk duhet ti mbajë këto.
Gjithçka që kemi përmendur bazohet në diferencën mes mashkullit dhe femrës, sepse mashkulli nuk është sikur femra.
All-llahu [subhanehu ve teala]thotë:
“E mashkulli nuk është si femra.” (Ali Imran, 36)
Mashkulli dallohet nga femra në shumë mënyra, në fuqinë e tij, në trupin e tij, në ashpërsinë dhe vrazhdësinë e tij, ku femrat janë të buta dhe gjentile.
Gjithashtu meshkujt dallohen në term intelektual, se meshkujt janë të njohur në fuqinë e tyre për kuptim dhe memorisë në krahasim me femrat. Femrat janë më të dobëta në kujtesë dhe harrojnë më shumë se meshkujt. Kjo dihet mirë ngase shumica e dijetarëve të nderuar në botë janë meshkuj. Ka disa femra që janë më intelegjente dhe me kujtesë më të mirë se disa meshkuj, mirëpo kjo nuk e anulon rregullën gjenerale. Shumica e rasteve janë siç i kemi përshkruar më lartë.
Sa i përket emocioneve meshkujt i shprehin kur inatosen apo kur janë të gëzuar, kurse femrat preken nga efekti më i vogël emocional, kështu u dalin lotët në provokimin më të vogël emocional.
Xhihadi është i obliguar për meshkujt, mirëpo xhihadi në kuptimin e luftimit nuk është i obliguar për gratë. Kjo është mëshirë e Allahut ndaj tyre, dhe në konsiderim të natyrës së tyre.
Si konkluzion mund të themi se rregullat për meshkujt nuk janë sikurse rregullat për femrat.
Së treti:
Islami konsideron meshkujt dhe femrat barabartë të obliguar sa u përket shumë akteve të adhurimit dhe bashkëveprimit me tjerë. Për shembull, femrat marrin abdes sikurse edhe meshkujt, marrin gusull sikurse edhe meshkujt, falen sikurse edhe meshkujt, dhe agjërojnë sikurse edhe meshkujt, përveç kur kanë ciklin mujor ose janë lehone. Femrat japin zeqatin sikurse meshkujt, ata bëjnë haxhin sikurse edhe meshkujt, përveç disa dallimeve të vogla në rregulla. Është e lejuar dhe pranohet që të blihet prej gruas, dhe në qoftë se femra jep lëmoshë kjo është e lejuar. Është e lejuar për femrat për të liruar robërit që i posedon, dhe ka shumë raste të tillas epse femra është binjaku i mashkullit, siç thuhet në hadith:
Transmetohet se Ajshja [radijallahu anha] ka thënë: I Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) është pyetur për mashkullin që gjen të lagur (në rroba) mirëpo nuk ka parë ëndërr erotike a duhet të pastrohet? I dërguari i Allahut është përgjiggjur: “Duhet të merr gusëll.” Është pyetur për një mashkull që ka parë ëndërr erotike, mirëpo nuk i ka pasur rrobat e lagura a duhet të pastrohet, I dërguari i Allahut i ka thënë: “Nuk ka nevojë që të marrë gusëll.” Ummu Seleme ka thënë, “o i Dërguar i Allahut, në qoftë se një grua sheh këtë, a duhet të marrë gusëll?” Ai ka thënë, “Po, se gruaja është binjaku i burrit.”
(Transmetohet nga Tirmidhiu, 113; Ahmedi, 25663. Klasifikohet si sahih nga shejh Albani në Sahih el-Tirmidhi, 98)
Konkluzion:
Femrat janë sikurse meshkujt në disa aspekte dhe dallohen në disa tjerë. Shumica e rregullave në islam zbatohen për meshkujt dhe femrat njëlloj (barabartë). Në rastet kur është bërë dallimi mes gjinive, muslimani e konsideron si mëshirë nga Allahu dhe shenjë e diturisë së Tij në krijimin e Tij, mirëpo qafirat (jobesimtarët) arrogant e shohin këtë si shtypje dhe padrejtësi, kështu ai me kryefortësi pretendon se meshkujt dhe femrat janë të njëjtë. Pra lejoni të na tregoj se si mundet mashkulli ta mban fetusin apo t’i japë gji atij?
Ai me kryefortësi injoron dobësinë e gruas dhe si ata kanë gjakëderdhje gjatë ciklit mujor, dhe me kryefortësi i mëshon murrit me kokë ndaj realitetit. Mirëpo, muslimani është në paqe me besimin e tij, i dorëzuar urdhërit të Allahut.
“A nuk e di Ai që ka krijuar, kur dihet se Ai depërton në thellësi të sekreteve, i njeh hollësitë.” (El Mulk, 14)
Allahu e din më së miri.
- Pozita e femrës para dhe pas Islamit -
Para Islamit gjithë popujt e tokës e ulnin dhe e zhvlerësonin femrën. Derisa më së shumti nga ajo që kishin arritë ata ishte gjykimi i tyre perfundimtar: pranimi dhe miratimi i femres si qenie njerëzore, e qe nuk mund të diskutohej vlera, nderimi dhe barazia e saj me mashkullin ne të drejta dhe obligime.
Ajo tek disa popuj konsiderohej vetëm si mjet zbavitje dhe shfrenimi dhe këtë mund ta kuptojmë më mirë tek fjalët e Dimostinit, i cili tha: "Ne i marrim laviret për kënaqësi dhe marrim të dashurat për përkujdesjen shëndetit tonë dhe i marrim gratë që të kemi femijë të ligjshëm".
Tek romaket kishte të drejtë prindi apo burri ta shesë atë për ke të dojë. Ndërsa tek arabet kishte të drejtë i biri i burrit të saj ta trashëgojë atë ashtu siç i trashëgon gjitha gjërat tjera nga prindi i tij. E shpetimi më i madh i saj ishte nëse ajo nuk varrosej për së gjalli. Kështu njejtë trajtohej edhe tek persianet, indianet dhe popujt e tjerë.
Deri në këtë kohë askush nuk mendoi për ndonjë kthese rrenjësore në këtë drejtim, e as që ndërmori dikush gjë për të drejtat e saja. Deri kur?
Deri kur erdhi Islami, i cili njohu barazinë e saj me mashkullin dhe ia dha të drejtat e saja të plota, që ta shpëtojë nga ky trajtim i tmerrshëm dhe i turpshëm, dhe ta ngritë atë në vendin e saj të duhur dhe meritues.
Si e ndryshoi Islami këtë gjendje dhe çfarë të drejta dhe barazime i dha asaj?
Barazia në zanafille të njerëzimit:
Erdhi vendimi islam dhe në formë të prerë sqaroi prejardhjen dhe origjinen e llojit njerëzor dhe atë ne shumë ajete, si: "O ju njerëz, kinie frikë Zotin tuaj, i Cili ju krijoi prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqen) e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra." [En-Nisa, 1]
Si dhe në ajetin tjeter ku thotë All-llahu [subhanehu ve teala]: "O ju njerëz, vërtetë Ne u krijuam juve prej nje mashkulli dhe nje femre, ju beme popuj e fise qe te njiheni ndërmjet vete, e ska dyshim se tek All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (nga të këqiat), e All-llahu është shumë i dijshem dhe hollesisht i njohur për çdo gjë."
Barazia në përfundim dhe gjykim (llogaritje):
Ashtu siç erdhi vendimi për krijimin e llojit njerëzor në fillim, ashtu do të jetë edhe perfundimi i tyre, qofshin ata meshkuj apo femra, të gjithë do të gjejnë shperblimin apo ndeshkimin e tyre, varesisht nga puna që kanë punuar në dunja.
Siç thotë All-llahu [subhanehu ve teala]: "Dhe se njeriut nuk i takon tjetër vetëm se ajo qe ka punuar. Dhe se mundi i tij më vonë (Diten e Gjykimit) do të shihet. Pastaj, ai shperblehet me shperblimin më të plotë. Dhe se kthimi i fundit do të jetë të Zoti yt."
Apo siç thotë: "Zoti i tyre iu përgjigj lutjes së tyre (e tha): Unë nuk ia humbi mundin asnjërit prej jush, mashkull qoftë apo femër."
Si dhe në ajetin: " Kush bën ndonjë nga punët e mira, qoftë mashkull apo femër duke qenë besimtar, të tillët hyjnë në xhennet dhe nuk u behet fare padrejtesi."
Barazia në të drejta dhe obligime fetare:
All-llahu [subhanehu ve teala] dërgoi pejgamberë dhe zbriti libra drejtuar njerëzimit, drejtuar meshkujve dhe femrave pa kurrfar dallimi. Dhe personaliteti femëror krahas me atë mashkullor është i njejtë në urdhërat dhe ndalesat e Islamit. Dhe nga ajo kërkohet që të besojë në All-llahun Një, në librat dhe pejgamberët e Tij, dhe gjithashtu të ketë kujdes dhe mos të afrohet në prostitucion, alkool, etj. Ajo ka përgjegjësi të plotë në të gjitha këto, sikurse mashkulli.
Allahu [subhanehu ve teala] thotë: "Nuk ka dyshim se për muslimanët e muslimanet, besimtarët e besimtaret, adhuruesit e adhurueset, të sinqertit e të sinqertat, durimtarët e durimtaret, të përvuajturit e të përvuajturat, sadakadhënësit e sadakadhënëset, agjëruesit e agjërueset, ruajtësit e nderit e ruajtëset e nderit, shumë përmendësit e All-llahut e shumë përmendeset e All-llahut, All-llahu ka pergatitur falje (mekatësh) e shpërblim të madh."
Si dhe ajeti: "Atyre që mohuan (pabesimtarët), Allahu ju sjell shëmbull gruan e Nuhut dhe gruan e Lutit. Ato të dyja ishin në kurore të dy robërve të mirë nga roberit Tanë, por ato të dyja i tradhtuan (ne fe) ato të dy dhe këta të dy nuk mund t'i mbrojnë fare tek Allahu, e atyre dyjave u thuhet: "Hyni të dyjat në zjarrë së bashku me ata që hyjnë". E atyre që besuan, Allahu u solli shembull gruan e Faraonit, kur ajo tha: "Zoti im, më bë një vend pranë meshirës Sate në xhennet dhe me shpeto prej Faraonit e brutalitetit të tij dhe më shpëto prej popullit mizor! Edhe Merjemen bijen e Imranit, që e ruajti nderin e vet, e Ne prej anës Sonë i frymezuam një shpirt e ajo i besoi fjalët e Zotit të saj dhe librat e Tij dhe ishte e devotshme."
Barazia para drejtësise dhe gjykatës:
Femra gjithashtu ka edhe mborjtjen e shtetin dhe ka të drejtë të paraqet në gjyq nëse i behet shtypje a dhunë.
Thote All-llahu [subhanehu ve teala]: "O ju që besuat, vazhdimisht të jeni deshmues të drejtë për hirë të All-llahut edhe nëse është kundër vetvetës suaj, kunder prindërve ose kurndër të afërmëve, le të jetë ai pasanik ose varfnjak, se All-llahu di më mirë për ta. Mos ndiqni pra emocionin e t'i shmangeni drejtesise."
Dhe shumë prej grave, të cilat shkonin të Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] dhe ankoheshin për padrejtësitë qe u bëheshin nga të afërmit e tyre, apo nga dikush tjeter, e ai [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] i ndihmonte dhe largonte padrejtesine prej tyre. Siç është rasti me atë të cilën e ndaloi vëllau i saj të martohet me atë që ajo dëshironte, dhe ajo shkoi dhe iu ankua Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], pastaj zbriti ajeti: "Nëse pelqejne mes vete ashtu si kerkojnë rregullat, mos i pengoni qe te martohen per burrat e tyre".
Poashtu edhe rasti i asaj, të cilën deshti ta martoi babai i saj, per atë që ajo nuk dëshironte, e pastaj ajo iu ankua Resulull-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] e ai ia dha të drejtën që të zgjedhe ajo vet, e ajo tha: "Une pranoj ate që ka dashur babai im, por deshta t'ua bëj me dije grave të tjera,s e nuk ka prindi në këtë çështje të drejtë."
Barazia në rrethin familjar:
Paraqet Islami barazinë ndërmjet të drejtave dhe obligimeve ndaj gruas në rrethin familjar, ku thotë All-llahu [subhanehu ve teala]: "Edhe atyre (grave) u takon e drejta sikurse edhe përgjegjësia në bashkëshortësi."
Gjithashtu Islami paraqet të drejtën e saj në konsultimin familjar, në lidhje me çështjet e familjes, femijëve siç thotë Allahu [subhanehu ve teala] në lidhje me ndërprerjën e gjidhënies së fëmiut: "E nëse pas një konsultimi dhe pelqimi (prinderit) shfaqin dëshirën për ndërprerjen (me heret) e gjirit, nuk është ndonjë mëkat për ta."
Keshtu pra Islami e ngriti femren dhe ia dha vlerën dhe të drejtën që i takon dhe e meriton.
Ve subhaneke Allahumme ve bihamdike, esh-hedu en la ilahe il-la ente, estagfiruke e etubu ilejke.